Kristaq Shabani-Antoneta Mallta:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani-Antoneta Mallta:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
NË KUADRIN E 10 VJETORIT TË BOTIMIT TË LIBRIT POETIK INTERESANT “KURRË VETËM’”
Mbi vëllimin poetik “KURRË VETËM” I BOTUAR NGA NËN KUJDESINE LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI “ALBANIA , BOTUAR NË SHTËPINË BOTUESE “JONALDA “ BERAT” NË VITIN 2001
AT THEODHORI NIKOLLA
KRISTAQ F. SHABANI
ANTONETA MALLTA
Poezia shpërthen dhe të rrok me atë valëzimin e saj rrethor, kur ndjenjat janë interprete të një shpirti që ndjen, të një shpirti që zjarrmon, të ringjall të mbulon me “çarçafë” të bardhë sinqeriteti të puthurash të ëmbla, të cilat të ngrohin jetën, të falin mëkatërinë e shtyrë…
Rasti i At Theoodhoriut është një rast i specifikuar “I veçantë”. Shkrimi i tij dimensional kundron, me një logjikë njerëzore dhe logjikë poetike. Ai shfaqet me sentencën poetike dhe të vë në mendim thellësor për të zbuluar atë, që ai këndvështron me largpamësi, e cila e shqetëson njeriun, “krijesën e Zotit të madh Qiellor”. Sitisja mendimore, “multimendimi” parësor, mbështjellja tek urtësia e mençuria profetike, zbulesa e fenomenit të varur në shkaqe dhe në arsye, shfaqja gjithë planëshe e një njeriu të lidhur me komunitetin, duke dhënë hapësirën e sferës së pakufizuar edhe shembëlltyrën e një fetari me përmasa mendimore, impulsatorit dhe inspiratorit të të drejtës së guxuar dhe të lirisë së ushtrimit spiritual, lidhësia me besimtarët e një “sovrani “ qiellor që personifikon afrimitetin njerëzor, paqen njerëzore dhe faljen jo të diktuar për të kuptuar e të bindur, janë disa nga karakteristikat e këtij vëllimi.
Përvijimi i një rasti jo episodik, shëmbëlltyrë e një elitizmi fetar dhe pjesëmarrja direkt në veprimtaritë e mirëfillta ideore dhe përçuese sjellin frymën e re dhe njëkohësisht krijojnë atë lidhësi shpirtërore me shpirtërorët e mëdhenj të kombit tonë.. Largimi me hapa galopë, mos aftësia e “kurmorëve”, dhënia parësi e frymorëve që realizojnë, bindin, bindin në këtë vëllim original. Vjershat e At Theodhoriut, duke marrë shkas edhe nga profesioni i tij janë ndërkohë dhe një “kungim” poetik dhe një predikim ungjëllor që përhapin ndjenja të çiltra, dashuri njerëzore dhe realitet… Lëvrimi dhe i temës së ndjenjës në këtë vëllim, paçka se kjo temë e dashur për të gjithë, është para ushtrimit të “profesionit” të tij, është njëkohësisht e barazvlerëshme me prioritetin e njeriut në fushën ndjenjësore. Le të urojmë siparin e “UNGJILLIT POETIK”…
AT THEODHORI NIKOLLA
U lind në Nokovë , Lunxhëri, Gjirokastër më 22.02. 1959. Pasi përfundoi shkollën 8 vjeçare në fshatin e Erind, vijoi studimet në Liceun “Jordan Misja Tiranë, dega Skulpturë. Mandej, pas përfundimit të shkollës, pati disa “peripeci” për ushtrimin e profesionit. Ironizmi, humori dhe sarkazma e tij e “sfiluar” në revistën “Hosteni” e detyroi të filloi punën në N.N Gjirokastër.
Në vitet 1986-1991 ushtroi profesionin e gdhendësit të drurit në Ndërmarrjen Artistike, Gjirokastër. Në periudhën 1992-1994, në mënyrë periodike, ndoqi seminaret teologjike dhe në qershor të vitit 1992 mori gradën fetare “Dhjak”. Në gusht të po atij viti u shugurua “Prift” në Manastirin e Ardenicës. Që prej vitit 1992 shërben si prift në Kishën e “Kryeëngjëjve” në Gjirokastër, si dhe në kishat e krahinës së Lunxhërisë. Gjatë gjithë jetës së tij është shquar për talent në fushën shkrimore si dhe në përgatitjen e skenarëve të estradës e tekste këngësh për festivalet folklorike krahinore. At Theodhoriu është skulptor “shpirti”. Poezia është një nga hobitë e tij. Libri “Kurrë vetëm...” është libri i tij i parë, i cili është përkthyer dhe në gjuhën greke. Ai ka përgatitur vëllimin e dytë për botim, si dhe një vepër tjetër të titulluar “ Objektet e kultit në Lunxhëri”.
Gjatë kësaj periudhe At Theodhoriu ka botuar shkrimet e tij, poezitë në gazeta të tilla si: “PEGASI”, organ i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, (anëtar i së cilës është që nga krijimi i saj dhe është një bashkëpunëtor i ngushtë i poetit, shkrimtarit Kristaq F. Shabani), në gazetën “Lunxhëria”, “Çiltër”, “Intelekt 2001” e tjerë në organet letrare fetare dhe profesionale. Në vitin 2008 ka marrë pjesë në Antologjinë poetike “KORSI E HAPUR” autorë të Lidhjej së Krijuesve “PEGASI” dhe autorë nga vendi dhe bota… si dhe në ”PEGASIADA” 1. Ka botuar gjithashtu në revistën letrare të mirënjohur greke “KELENO” të botueses Panajota Zalloni. Ka fituar çmim të tretë në konkursin e fabulës në Greqi në vitin 2005 dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari letrare, panaire dhe tre Simpoziume letrare për Letërsinë të zhvilluara nga LNPSHA “PEGASI” ALBANIA. Është pjeëmarrës nw SOFRA POETIKE, ku vijueshmwrish shfaqen krijimet e tij. Dis aprej krijimeve tw tij janw pwrkthyer nw anglisht ng apoetja dhe wprkthyesja Mirelal Dudi, ndwrsa vellim nw greqisht wshtw wprkthyer nga Pwrkthyesi
GURË TË LAGUR
Vitet si lumi..
të dy ,
duke u plakur,
poshtë lumit
“gurë” të lagur!
Koncept
Jeta si xhami:
herë i pastër,
shumë herë i lyer,
por edhe i thyer!
Pse?
Diçka më dhëmb,
terapi e vështirë,
shpresë e venitur
nga ngjarjet tronditur,…
Më dhëmb
mbahem me shpirtin
në dhëmbë!
Gjndje
Nën gjethet jeshile
të trëndafilit
kundërmonjës
Syçelë, i mprehur
rri gjëmbi thumbonjës!
Ngjyrë
“Entuziazëm”
fushata në brohoritje:
Ne me asëm!
Banderola blu
a rozë!
Premtimi i gënjeshtërt
na pushton si narkozë.
“Honepsje”
Shëtis i vetmuar
në falsitetin e urryer…
Shikoj a dëgjoj.
Hapi vazhdon.
Kopsat deri në fyt
mbërthyer.
S’e honeps dot
Dhëmballën e thyer!
Ec, pleqëri,
s’të afron njeri!
Por ti prapë vjen,
nuk zë pritë,
por miqësisht,
më përqafon,
pak nga pak
çdo ditë…
Vetëm
Kur jam me ju
ndihem gjithmonë vetëm…
Kur jam vetëm
nuk jam kurrë vetëm!
Loti
Qeshim me shpirt,
loti pikon…
Qajmë me shpirt,
loti nxiton…
Përkufizim
Lakuriq e dua
të vërtetën.
Lakuriqësia
me zemër,
nuk bën dot emër…
Freskim
Më puthi syrin,
si me shaka,
një flokë bore,
i qetë kur ra,
befasisht
më ngjethi,
por freski
më pruri,
puthja
e ngrohtë,
që avullohej
nga zjarri
i dashurisë
që më “freskoi”!
Gjuha
Ku dhëmb
dhëmbi
shkon gjuha
në gojë.
Po ku
s’ka dhëmbë?
Vete
në tjetër gojë!
Enigmë
Pse vallë ata sy ,
të çiltër, të gëzuar
Përse nuk pranojnë
për t’i dashuruar?!
Mos vallë në atë zemër,
të njomë rinore,
ka rënë një rreze
e flakë dashurore?!
Pa thuaj , më thuaj,
o vashë e bukur,
në dashurinë e zemrës,
mos tjetër është futur?”
Kisha shumë dëshirë,
të isha i pari,
Për zemrën tuaj
të isha behari…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-REZARTA PODE, PEDAGOGE PSIKOLOGE, ANËTARE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-REZARTA PODE, PEDAGOGE PSIKOLOGE, ANËTARE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi