Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerim Rrecaj: Para kompjuterit…

Shko poshtë

Blerim Rrecaj: Para kompjuterit… Empty Blerim Rrecaj: Para kompjuterit…

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 09, 2009 12:08 am

Para kompjuterit…

Nga Blerim Rrecaj

Para kompjuterit ndonjëherë mund të qëndrojë një kohë mjaft të gjatë. Edhe pse më duhet të pranoj se me mjete teknologjike nuk i kam punët aq mirë. Mund të qeshni po shyqyr me hap e shikuar emailin di, aty këtu edhe ndonjë funksion tjetër të thjeshtë të këtij lloji. Për t’ia vazhduar dikujt të qeshurën po i them se ende s’di me dërgu ndonjë dokument me attach. E pranoj se më duhet e ndoshta do t’i mësoj ca gjëra elementare të përdorimit ndonëse jo me dëshirë.Tash së fundi njëri ma dërgoi një email dhe më ftonte t’ i bashkohesha në shoqëri të Facebook-ut. Nuk i ktheva përgjigjje sepse ende s’e di dhe do të më duhet kohë për të kuptuar këtë funksion.Tash së fundi në një dasëm në restorant duke parë ca të afërm që diskutonin për termin e lartpërmendur bërtita ”He, gjenerata e Facebook-ut, he”. Edhe si fëmijë përtoja ta ndërroja një kabllo televizori. Një herë kur vëllai i madh (i cili tash ndodhet në Gjermani … atëbotë kur kompjuterat në Kosovë mbase mund të numëroheshin në gishta) më pat folur për këtë pajisje me emocione të përziera ku mbizotëronte çudia. Me kompjuter mundesh me ba këtë e atë vazhdonte ai dhe unë e pata pyetur se me të a mund ta dimë rezultatin paraprak të kësaj ndeshje sportive që me hesap ishim duke e shikuar në televizor dhe që më bëhet se ishte lojë basketbolli. “Jo” ishte përgjigjur ai…dhe ndoshta ky detaj nga fëmijëria është i mjaftueshëm sa për të vazhduar këtë shkrim që ia nisa dhe po e shkruaj duke trakatur mbi tastaturë. Trak-trak-trak e kërkojmë edhe ndonjë adresë në internet, ndonjë herë edhe kot. E, interneti si deti. Pra , çka s’ka në deti e çka s’ska në internet. Por pak i ftohtë qëndrimi para kompjuterit apo jo, kuptohet ndonjëherë. Mos të keqkuptohemi nuk kam kurrgjë kundër këtyre të arriturave që i takojnë gjithë njerëzimit e janë në funksion të tij. Por dua të dal te fjalia e famshme “gjithçka me masë të caktuar”. Le t’i parafytyrojmë tash miliona njerëz para kësaj pajisjeje, përpara këtij mjeti që çdoherë e më shumë po bëhet mëse i domosdoshëm. Për të kryer punë nga më të ndryshmet duke filluar nga ato profesionalet e deri te mundësitë për të hyrë ka hyhet e kah s’hyhet…Një barcoletë që tregohet e që u referohet njerëzve të pakicës më të shpërndarë në glob, (por sigurisht s’vlen vetëm për ta) thoshte se ata më së pari kur ta ndezin kompjuterin hynë në kantën e bërrlogut, (veç pak ta shoh si emërtohet, po i thokan Recycle Bin). Dhe ndoshta kanë të drejtë. Sepse jemi të rrethuar nga bërllogu dhe nuk e dimë a hedhim në kanta atë që duhet hedhur. Për televizionin thuhet se është makinë e përkryer e rrenave, për telefonin gjyshi thoshte se është “rrenc i madh”(mjet për të na shërbyer të gënjejmë) sepse ti p.sh.,mund të jesh në Prishtinë dhe t’i thuash tjetrit qe po të lajmërohem nga Italia. Ndërsa dje po më thonte një shok se pse shumë vetë që i lajmërohen në telefon edhe para se ta pyesin se si është e pyesin me “ku je?” Veç me u thanë në Shkup, siç i pata thënë njërit me hajgare tha ai. E nëse tash do më bijë zilja e telefonit unë do t’u përgjigjem: Para kompjuterit, të cilin do të dijë ta përdorë mirë në Jetëshkrimet (CV-të) e dërguara për ndonjë vend pune...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi