Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neziri: Rrofte shoku Enver!

Shko poshtë

Neziri: Rrofte shoku Enver! Empty Neziri: Rrofte shoku Enver!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 12, 2009 3:05 pm

11.08.2009
Rrahim Neziri, 72 vjeçar nga fshati Shipkovicë e Tetovës, ish i burgosur politik pretendon se vazhdon misionin që i kishte dhënë Partia e Punës, me dekret të Enver Hoxhës, “misionar i Bashkimit Kombëtarë dhe formimin e Partisë së Punës, kulturës, kombit të shqipemadhes”.
Kështu e quan misionin e tij Neziri, i cili për çdo ditë me orë të tëra qëndron në banjën e Tetovës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, ku në takime me qytetarët ai flet mbi të kaluarën e tij dhe thotë se kryen vetëm detyrën që ai pretendon se ja kishte dhënë “shoku Enver”. “Unë nuk veproj as prej frikës, as për interes e as për qejfin e shokut Enver, se po të ishte ashtu ai sot ka vdekur dhe unë do ndalesha, por unë bashkë me shokun Enver kemi vepruar dhe veproj për vizionin kombëtarë”, thotë Rrahim Neziri. Ai punën e tij e quan të shenjtë dhe “mbajtje e besës” që e kishte dhënë në vitin 1961 kur për herë të parë ishte arratisur në Shqipëri. “Nga tortura e okupatorit Jugosllav, u detyruam të ikim për në Shqipëri, atje fillimisht kam qëndruar në Peshkopi, në hetime të drejtorisë së punëve të brendshme, pastaj kam shkuar në Lushnjë ku nga Partia e Punës kam marrë dhe shifrën ‘Bashkimi’ dhe detyrën për të formuar Partinë e Punës, kulturës, kombit dykrenar shqipemadh”, rrëfen Neziri. Në Shqipëri ka qëndruar për dhjetë vite ndërsa në vitin 1981, Neziri ishte kthyer në vendlindje për të kryer detyrën që kishte marrë. Pasi kishin formuar Partinë e Punës, ai bashkë me katër sekretarët e tjerë ishin arrestuar nga policia fillimisht nën akuzën se kanë bërtitur “Rroftë Enver Hoxha” dhe më pas ishin përndjekur nga policia për aktivitetin e tyre dhe ishte dënuar me dhjetë vite burg të cilën e kishte vuajtur deri në vitin 1991. Rrahim Neziri thotë se inspirim i punës së tij dhe “shokut Enver”, kishte qenë mbreti Piro, i cili sipas fjalëve të tij, atëbotë kishte bashkuar fiset shqiptare në një mbretëri dhe këtë mbretëri duhej ta ribashkonin përsëri ata. Ai thotë se nuk ka asgjë kundër sllavëve, por vetëm dëshiron ta ndërkombëtarizojë të drejtën e shqiptarëve për bashkim. “Unë gjithmonë kam pas punë me ndërkombëtarët, edhe kur më nxorën në Gjyqin e Shkupit unë e ngrita grushtin që simbolizon përshëndetjen e shokut Enver dhe nuk pranova avokat tjetër përveç Fidel Kastros meqë ishim zënë dy popuj dhe na duhej një i tretë të na gjykojë dhe ky për atë kohë më i mirë ishte Fidel Kastro”, thotë Neziri.

36 orë grevë në Qendër të Tetovës

Më 2 Nëntor të vitit 2007, i veshur me uniform të UÇK-së, Rrahim Neziri me fotografinë e mbretit Piro, Enver Hoxhës, Xhorxh Bush dhe Karla Del Pontes, mbajti një grevë urie në Qendër të Tetovës, për të cilën ai vetë thotë se kishte për qëllim ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare. Pas 36 orëve ai ishte arrestuar nga policia dhe më pas ishte dërguar edhe në Spitalin psikiatrik meqë në stacionin policor kishte deklaruar: “Jam me uniformë të UÇK-së se me këtë kemi luftuar dhe kam ardhur të komandoj me stacionin policor sepse kjo është e jona”. (Arben Zeqiri, lajm)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi