Sejdi Peka: Zbardhja e krimeve të ish-Sigurimit mbi nacionalistët shqiptarë në botën perëndimore
Faqja 1 e 1

Zbardhja e krimeve të ish-Sigurimit mbi nacionalistët shqiptarë në botën perëndimore
Nga Sejdi Peka
Njëra ndër tiparet thelbësore të funksionimit të demokracisë është transparenca. Në këtë kontekst nuk ka përse të mbahet e fshehur në dosje apo dikund tjetër veprimtaria kriminale e diktaturës komuniste kundër popullit. Gjatë këtyre viteve pas përmbysjes së komunizmit shumë herë me vendosmëri maksimale, ka qenë iniciativë e Partisë Demokratike dhe personalisht e Kryeministrit Berisha, hapja e dosjeve të ish-Sigurimit komunist. Hapja e dosjeve nuk konsiston vetëm për të pare veprimtarinë e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit famëkeq, por është shumë e rëndësishme të njihet e të demaskohet veprimtaria e ish-Sigurimit në të gjithë veprimtarinë kriminale kundër popullit, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithnjë këto nisma janë kundërshtuar nga e majta ish-komuniste e cila në tërësinë e saj është vënë në alarm dhe ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj, si në Parlament, edhe në Gjykatën Kushtetuese për të bërë të pamundur “ligjin e lustracionit”. Ky alarm është i kuptueshëm, pasi PS dhe satelitët e saj janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Partisë së Punës (komuniste). Duke patur në vijë politike mendimin e gabuar se me hapjen e dosjeve dhe zbulimin e krimeve të komunizmit, Partia Socialiste do të humbiste kredibilitetin në elektoratin shqiptar, ajo po kundërshton shumë fort hapjen e dosjeve. Por në logjikën e shëndoshë të socialistëve që me të vertetë aspirojnë për demokraci dhe për një parti socialiste të modelit europian, është emergjente që sa më parë kjo parti duhet të distancohet nga e kaluara ish-komuniste dhe të demaskojë të kaluarën e vet. Nuk mundet që demokracia të funksionojë e nëpërkëmbur nga mentaliteti komunist që ka qenë dhe mbetet armiku më i egër i demokracisë.
Nuk mundet të thuhet se populli shqiptar gjatë viteve të vështira të regjimit komunist nuk ka patur përkrahjen maksimale të Europës demokratike dhe sidomos të SHBA. Pozicioni i vështirë strategjik dhe ndarja në blloqe,fuqizimi i Rusisë sovjetike dhe i arsenalit të saj ushtarak, shërbimet sekrete të perandorisë sovjetike, e bënë të pamundur çlirimin e Shqipërisë nga murtaja komuniste.
Pas rënies së komunizmit, gjithnjë dhe vazhdimisht Shqipëria ka patur ndihmën e pakursyer në rrugën e vështirë të demokracisë nga Europa demokratike dhe Amerika. Por shumë here ne kemi stonuar në rrugën e vështirë të demokracisë, të penguar nga e majta ish-komuniste dhe mentaliteti i saj komunist në zbatimin e reformave. Shembulli më i keq është revolucioni tipik bolshevik i vitit 1997, kur falangat e ish sigurimit komunist përmbysen qeverinë demokratike dhe i vunë zjarrin Shqipërisë. Tanimë kjo gjendje duhet të marrë fund. Në librin e tij “CIA kundër KGB”, ish-drejtori i këtij shërbimi Allen Dulles shkruan se “aleatët tanë dhe ne bashkë me ta ndodhemi para një zgjedhje: ose do të na duhet t’i japim një kundërpërgjigje energjike planit komunist të veprimeve minuese, që synon depërtimin e komunistëve në qeveri dhe në institucionet e rëndësishme të vendit, i cili nuk është në gjëendje të përballojë i vetëm kërcënimin, ose do të qëndrojmë menjanë dhe të sodisim se si ky vend përpiqet të çlirohet nga agresioni” (A.Dulles,CIA kundër KGB,fq.294). Në këtë këndvështrim mundet të shkojmë drejt logjikës se Amerika ka zgjedhur për vendin tone variantin e dytë. Ne sigurisht jemi në monitorimin e plotë se si po mundemi të përballemi në rastin konkret me agresionin komunist.Pa evidentuar dhe njëkohësisht dënuar krimet e komunizmit, Shqipëria nuk do të platsojë kushtin themelorë për të ju bashkuar familjes europiane. Shpresa është e madhe se Parlamenti i zgjedhur me 28 Qeshor do të fillojë menjëherë dhe pa u vonuar implementimin e rezolutës se Asamblesë Parlamentare të KE të 25 Janarit 2006 për “dënimin e krimeve të komunizmit”. Kur kam qenë në moshë të re,në ato vite të vështira të diktaturës komuniste, kur lufta e tmerrshme e klasave po bënte kërdinë në një popull të vogël si populli shqiptar, kurrë dhe asnjëherë nuk e kam humbur besimin se komunizmi ishte i destinuar të shembej si system. Por nga ana tjetër gjithnjë kam menduar se qindra e mijra libra do të shkruheshin nga të vuajturit e diktaturës duke bërë që brezat dhe historia e Shqipërisë kurrë mos të harronte se çfar barbarie kishte ndodhur në këtë vend. Është një fakt i pamohueshëm se shumë libra jan shkruar nga ish të burgosurit politik të diktaturës. Ndër ta mundet të mos harrojmë thesarin e paçmuar të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, por nga ana tjetër shumë libra të tjerë nuk kan vlerën historike për arsye të personalizimit të fakteve, shumëhere duke mbuluar të vertetën e turturave të xhelatit kundër victimës me një modesti që nuk i shërben askujt,prandaj edhe në shum raste jan injoruar nga lexuesi. Në këtë kontekst është e domosdoshme që ish kriminelët komunist të demaskohen me emra dhe me fakte për krimet e kryera në birucat e errta të hetuesive të ish sigurimit. Me anën e këtyre fakteve të jetuara dhe të treguara të paktën një majë e ajzbergut është ndriçuar por pjesa tjetër e veprimtarisë kriminale të ish sigurimit kundër antikomunistëve që u ndoqën nga Shqipëria dhe u larguan në “botën e lire”, siç shkruan Mitat Frashëri, “jo për të shpëtuar kokën por për të vazhduar luftën për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi”, deri sot ka mbetur enigmë dhe është mbuluar me natë.Jan me dhjetra dhe ndoshta dhe qindra raste që antikomunistët e spikatur në luftën kundër komunizmit kan vdekur,jan vrarë dhe jan zhdukur në mënyrë mjaft misterioze,duke gjykuar në dorën vrastare të “sigurimit komunist të Enver Hoxhës”.
Është një fakt i pamohueshëm se pothuaj e gjith lufta e tmerrshme e klasave kishte lidhje me të gjith personat, familjet dhe të afërmit e antikomunistëve që ishin larguar nga Shqipëria dhe përbënin një “rrezik” për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Kundër kësaj shtrese të popullsisë ushtrohej një persekutim mizorë me të gjitha mënyrat e mundëshme duke kopjuar pike për pike eksperiencën më kriminale të agjenturave ruse duke filluar nga ÇK e formuar si pjellë e revolucionit bolshevik në vitin 1920, e transformuar me emra të tjerë në dekada deri tek KGB. Kjo agjenturë kriminale ka shtrirë rrjetin e sajë në emër të sundimit të botës nga komunizmi dhe e maskuar në “emër të luftrave çlirimtare të popujve”në shum vende të botës por “shtëpinë e sajë” e ka patur në vendet e quajtura “demokraci popullore”, në mes tyre Shqipëria. Në Shqipëri,kundër kundërshtarve politik jan përdorur metodat staliniste çekiste të tortures,dënimit dhe zhdukjes së njerzve në mënyrat më misterioze dhe kriminale. Në këtë pikpamje shërbimi rus ka qenë i angazhuar për zhdukjen kudo të kundërshtarve politik që ishin të angazhuar në botën përëndimore jo vetëm ata që kishin lidhje me Bashkimin Sovjetik, por edhe të tjerë që kishin lidhje duke filluar që nga Shqipëria,Hungaria,Bullgaria,Çekosllavakia dhe gjith blloku sovjetik.Për Shqipërinë është kuptimplotë fakti që spiuni rus Kim Filbi,u dha informacione shërbimeve sovjetike për zbarkimin e desantëve të ardhur nga “kompania 4000” në Mynih të Gjermanisë Përëndimore.Dhjetra luftëtarë të lirisë që kishin për mission rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri,u kapën,u torturuan dhe u pushkatuan. Qindra të tjerë të afërt të tyre u burgosën dhe u internuan.Lufta e klasave mori përpjestime të tmerrshme. Në të njejtën kohë lufta kundër emigracionit politik në botën e lire ishte detyra më e rëndësishme e ish sigurimit. Për këtë qëllim në Ministrinë e Brendëshme dhe të jashtme ishin ngritur drejtori të posaçme. Për këto operacione shpenzoheshin miljona dollarë të paguar nga buxheti i shtetit por që mbaheshin sekret axhentëve të paguar në këto vrasje mafioze. Sipas fakteve që më vonë kan dale në dritë shumica e vrasjeve kryheshin me pluhur cianuri të kaliumit dhe ekspertët ligjorë deri vonë mendonin se vdekja kishte ardhur nga mosfunksionimi i zemrës. “Unë desha të nënvizoj se edhe në periudhën më të vonshme kur Hrushovi shpalli “ligjëshmërinë socialiste”,u eliminuan pothuajse të gjith liderët e emigracionit,të cilët kishin mbetur gjallë”.(Po aty Allen Dulles,fq.117). Në emigracionin shqiptarë kan ndodhur me qindra vrasje misterioze.Ndër këto përmendim vdekjen e Mittat Frashërit,Kryetar i Komitetit Shqipëria e lire në New-York në vitin 1949,vdekja misterioze e Vasil Gërmenjit nën Kryetar i Asamblesë së Kombeve të robëruar të Europës (ACEN).Në gjygjin e zhvilluar kundër Kadri Hazbiut në Tiranë,u vertetua se sigurimi shqiptarë kishte paguar një agjent për të vendosur një bombë në sallën ku mbahej mbledhja e (ACEN)në Paris.Në përbërje të delegacionit shqiptarë merrnin pjesë Kryetari i Komitetit Shqipëria e lire Dr.Rexhep Krasniqi dhe Vasil Gërmenji.
Unë personalisht kam patur fatin e lumtur të takoj personalisht Dr.Krasniqin Kryetar i Komitetit Shqipëria e lire nga viti 1956-1992,në New-York në vitin 1995.Afërsisht një muaj të qëndrimit tim në Amerikë pothuajse nuk ka patur asnjë ditë të mos bisedoja shum gjatë me Dr.Krasniqin.Ai kishte qenë një mik i ngushtë i Babajt tim të ndjerë,që unë fatkeqi nuk e njoha kurrë vetëm u përkula me lot pranë varrit të tijë në New-York.Ai po më tregonte se “Iljaz Peka nuk më është ndarë asnjëherë në përpjekjet tona për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.Ai veqanrisht ishte një mik i ngushtë i Xhafer Devës dhe i Lidhjes së dytë të Prizrenit. Momentet më të vështira për Iljazin ishin ato kur merrte letra kërcënuese anonime sigurisht nga sigurimi komunist i Tiranës. “Do t’a pushkatojmë djalin këtu në Shqipëri”i shkruanin kriminelët.Iljazi vdiç i ri dhe papritmas.Ekspertët e policies na thane se vdiç nga një atak në zemër.Ndoshta na e vranë komunistët e Tiranës. Ishte një humbje jo vetëm për ju por edhe mbarë emigracioni politik në diasporën shqiptare”.
Ky rasti im është si i qindra të tjerve ish të përndjekur politik të diktaturës që kërkojnë të zbardhen sa më pare krimet e komunizmit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdi Peka: Maskarada e fundit e maskarenjve
» Sejdi Peka: Politika e re me duetin Ruçi-Gjinushi dhe fenomeni fashizëm-komunizëm
» Sejdi Peka:Zëri që po i prish qetësinë një Kulle-patericë të Edvinit
» Sejdi Peka: Aleanca Kuq e Zi si lëvizje haxhiqamiliste dhe kush fshihet prapa saj
» Sejdi Peka:Një botë soc-komuniste, plot spiunë me maska e makiazhe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi