Sinan Sadiku: Një botë e pasur poetike
Faqja 1 e 1
Sinan Sadiku: Një botë e pasur poetike
NJË BOTË E PASUR POETIKE
Shpresë Ajvazi “Kufij kam në mes”, Nositi Dardanë 2004, fq. 60.
Nga Sinan Sadiku
“Kufij kam në mes” titullohet libri i parë me poezi i Shpresë Ajvazit. Është ky një titull mjaft simbolik dhe i qëlluar me një rrezatim të gjerë semantik. Kufiri çdo kund është simbol i ndarjes, ndërsa tek ne shqiptarët ai është jo vetëm simbol i ndarjes në kuptimin më të keq të fjalës, por edhe simbol i pengesës i vështirësive i kufizimeve etj.
Së pari ne si komb i kemi kufijtë të cilët hapësirën shqiptare e ndajnë në mes, për dallim nga kombet e tjera te të cilat kufiri e përkufizon hapësirën kombëtare. Si kufij në mes të kombit ata kanë shkaktuar pengesa nga më të shumtat, duke u bërë burim i përhershëm i vuajtjes dhe tragjedisë kombëtare e njerëzore. Nga këta kufij në mes, kanë dalë edhe shumë kufij të tjerë që e kanë kufizuar lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, lirinë e informimit, lirinë e hulumtimit e të mos flasim për lirinë e lëvizjes. Po të mos ishin këta kufij në mes, shumë vështirësi dhe pengesa nuk do të kishin ardhur në shprehje dhe shqiptarët do të jetonin më mirë, do të ishin të lirë dhe do t`i kishin të hapura rrugët e suksesit në të gjitha lëmit e jetës, duke përfshirë edhe atë të krijimtarisë artistike.
Pikërisht titulli i librit “Kufij kam në mes” që është edhe titull i poezisë së parë të përmbledhjes, është një fjali çelës, me të cilën mund ta hapim portën për të hyrë në godinën e pasur semantike dhe poetike të librit. Me kufirin lidhet edhe varfëria dhe disa herë e vetmja shpresë për ta hequr varfërinë mbetet kalimi i kufirit, shkuarja në mërgim, kurbeti. Krijuesi jonë popullor, poetët tanë, këngëtarët tanë, jetës në kurbet ia kanë kushtuar disa nga krijimet më të frymëzuara, më të sinqerta dhe gjithsesi më prekëse. Kësaj rruge shkon edhe autorja e veprës në shqyrtim e cila disa poezi ia kushton kësaj plage të vjetër dhe ende të pashëruar kombëtare. Në vitet e fundit në përpjekjet për ta kaluar kufirin kanë pësuar shumë njerëz, kanë ndodhur edhe tragjedi, në të cilat në mënyrën më të dhembshme e kanë humbur jetën kryesisht të rinjtë shqiptarë, duke mos i përjashtuar as fëmijët. Njëra prej këtyre tragjedive është edhe “Tragjedia e Karaburunit”, së cilës autorja ia kushton një poezi me të njëjtin titull. Në strofën e fundit të poezisë në fjalë poetja shkruan:
Yjet spektatorë
pikturojnë trishtim
për të satën herë
Fiket jeta
ndizen qirinj
Zanat këndojnë balada
Me kufirin, gjegjësisht me përpjekjen për ta bërë edhe një kufi në mes, lidhet edhe Tragjedia e Çabrës së cilës autorja ia kushton poezinë “Tragjedi” të cilën e fillon me vargjet:
Duke i ikur vdekjes
përqafuan lumin
vala i tradhtoi
Jo vetëm te këto dy poezi, te të cilat ngjarjet natyrshëm e shkaktojnë dhembjen, por mund të themi edhe sa i përket librit si tërësi , se përshkohet nga notat e dhembjes. Duket se autorja është një botë e ndjeshme, të cilën e shqetëson vuajtja e tjetrit. Nuk është fjala për një dhimbje të shtirur të shoqëruar me patos e deklarativizëm, por për një dhembje që buron nga shpirti i autores, për një dhembje njerëzore, që natyrshëm hynë në poezi dhe bëhet pjesë e rëndësishme e saj.
Shpresa e ka botën e vet poetike, një botë e pasur, e gjallë dhe aktive, një botë e cila i percepton, i regjistron dhe i përpunon në laboratorin krijues shumë ngjarje, fenomene, procese dhe dukuri të kohës dhe të hapësirës në të cilën jeton. Mbase e nxitur nga ngjarjet e kohës, ajo ndonjëherë i kthehet së kaluarës siç vepron në poezinë “Trashëgim”, në të cilën bashkëbisedon me Doruntinën, Rozafën, Teutën dhe Elenën. Secila nga këto personalitete femra, mitike ose historike Iliro-shqiptare, i drejtohet me shprehjen prindërore “bija ime”, duke ia numëruar vetitë e saja që janë edhe të tyre. Pra poetesha ka trashëguar nga diçka prej secilës nga këto paraardhëse dhe këto veti të trashëguara e bëjnë identitetin e saj.
Doruntinë Rozafë
Teutë Elenë
Si të doni më quani
mos më lini pa emër
Shkruan autorja në strofën e fundit të poezisë në fjalë. Është kjo një kërkesë për ta ruajtur identitetin, sfidë kjo me të cilën ballafaqohen kombet e vogla thuaja përherë.
Poetesha di t`i kap dhe t`i shndërroj në art edhe disa çështje, edhe disa ngjarje, edhe disa raporte të cilat ajo i përjeton në jetën e përditshme si njeri, si intelektuale dhe si krijuese. Është fjala për çështje të thjeshta në shikim të parë, përmes të cilave e artikulon ndjeshmërinë e veçantë dhe meditimet personale. Këto meditime poetike vijnë të qeta spontane dhe të natyrshme. Janë këto meditime të thella poetike me një strukturë të pasur ideore, që shpërndajnë kuptime, mesazhe dhe imazhe të shumta e të llojllojshme.
Në disa poezi autorja shkruan në mënyrën e vet edhe për poezinë, për frymëzimin, për raportin poeti-poezia-lexuesi.
Sado që moshës së saj do t`i shkonte poezia erotike, poetja edhe kur e shkruan lirikën intime është mjaft diskrete dhe e përmbajtur. Nuk ka këtu as vaj, as klithma e as sentimentalizëm të tepruar, siç ngjan zakonisht me krijueset e reja.
Është ndër autoret e sotme të rralla që e shkruan (madje me sukses) poezinë sociale. Në një kohë poezia sociale u pat shkruar shumë dhe qe tepruar me shkrimin e saj, siç teprohet tani duke mos e shkruar. Në kushtet kur një pjesë bukur e madhe e popullatës jeton në varfëri të skajshme, është e pakuptueshme të mos shkruhet poezia sociale. Shpresa e ka shkruar poezinë e tillë si kërkesë për t`iu dal në ndihmë të varfërve, si kërkesë për t`u kthyer vëmendja e shoqërisë kah ata njerëz, kërkesa këto shumë humane. Jam i bindur se poezia e tillë do të ketë lexues. Në shkrimin e kësaj poezie, autorja ka një qasje Migjeniane, e cila qasje vjen në shprehje edhe te poezitë kushtuar femrave të braktisura, fatkeqe e të nënçmuara. Një shembull i poezisë sociale është poezia “Zgjohu”, në të cilën i gjejmë vargjet:
Mos rri fjetur sonte
kur personazhet e Migjenit
ta shtrijnë dorën
Luli i vocërr t`shikon
Libri për të cilin po shkruajmë, është libri i parë i autores Shpresë Ajvazi, libër ky që na e zbulon një talente të re e cila krijimtarisë poetike i ka hyrë me një përkushtim, seriozitet dhe dashuri të veçantë. Kur plotësohen të gjitha këto kushte asnjëherë nuk mungon suksesi. Libri në tërësi, e veçmas disa nga poezitë e tij më të realizuara siç janë: “Pritje në shi”, “Trashëgimi”, “Tragjedia e Karaburunit”, “Zgjohu”, “Kufij kam në mes” , “Realiteti”, “Para shiut”, dhe disa të tjera, hyjnë në rrjedhat e poezisë së bukur shqipe që shkruhet sot, duke e begatuar atë me një emër të ri. Shpresa shkruan me një gjuhë të pasur dhe të zgjedhur poetike, në të cilën gjuhë vijnë në shprehje veçmas figurat e gjetura me kujdes, të cilat inkuadrohen natyrshëm në tërësinë e poezisë dhe të librit. Simbolet janë të lehta dhe personale, metaforat të zgjedhura me shije, e gjatë leximit të poezive na shfaqen asociacione të llojllojshme të cilat zgjojnë mendime, supozime dhe përjetime nga më të ndryshmet.
Autorja edhe pse e re, ka botuar një libër me vlera poetike. Duket se ajo posedon me një energji të madhe krijuese dhe presim që në të ardhmen të kemi në dorë libra të tjerë të saj, me nivel edhe më të lartë artistik. Është një emër që premton dhe meriton t`i jepet përkrahje.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cikël poetik nga Sinan Sadiku
» Sinan Sadiku: Poezi e përmallimit me rrjedhë të këndshme ritmike
» Sinan Vaka:Nenes
» Sinan Kërpaçi
» Rrahim Sadiku - Kur ke shumë shokë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi