Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ishte Dritan Dajti, lidhja e re mes Edvin Ramës e Vangjush Dakos

Shko poshtë

A ishte Dritan Dajti, lidhja e re mes Edvin Ramës e Vangjush Dakos Empty A ishte Dritan Dajti, lidhja e re mes Edvin Ramës e Vangjush Dakos

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:53 pm

A ishte Dritan Dajti, lidhja e re mes Edvin Ramës e Vangjush Dakos

Klasifikimi i Dritan Dajtit, si një klient i rëndësishëm i Bashkisë së Durrësit, status që ka kaluar edhe përmes presioneve në zyrën e kryebashkiakut, ka qenë emëruesi i përbashkët i luftës politike që Edvini dhe kryebashkiaku i Durrësit, kanë zhvilluar gjatë vitit të fundit. Por tashmë, informacionet po vijnë edhe për rolin thelbësor që ka luajtur Dajti në marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Vangjush Dakos


A ishte Dritan Dajti, lidhja e re mes Edvin Ramës e Vangjush Dakos ---Dritan%20Dajti

Në historinë “e re” të PS-së, të tipi “përtej të majtës e të djathtës”, bie në sy që pas ardhjes së Edi Ramës në krye të kësaj partie, emra anonimë janë katapultuar e mediatizuar si figura udhëheqëse në forumet e kësaj partie. E njëjta gjë është vënë re edhe në “përzgjedhjen” e kandidatëve për drejtues të njësive vendore. Në hamendësimet për standardet që Edi Rama ka përdorur për këto “prurje të reja anonimësh”, nuk kanë munguar argumentet që kreu në ikje i PS-së, të ketë shpallur tender për shitjen e këtyre “ofiqeve”. Sigurisht këtu nuk mund të bëhen përgjithësime, përderisa ndër këto emra ka vend për ti lënë shteg Edi Ramës që të bëjë edhe nder ndër miq e shok, fëmijërie apo jo, me të cilët ka luajtur apo jo (dhe jo vetëm) basketboll. Por edhe për këtë kategori nuk mund të bëhen përgjithësime, ndërkohë që nuk duhet të nënvleftësuar “standardi” tjetër, sipas të cilit Edi Rama ka qenë i detyruar, apo i kushtëzuar, ën disa përzgjedhje. Duke përjashtuar pakicën që mban lidhjet e PS me ish-PPSH, brenda kësaj “kategorie kushtëzimi” Edi Rama ka qenë i detyruar të nënkategorizojë përzgjedhjen e disa të zgjedhurve qendror apo vendor në pushtetin e partisë, apo administrimin e pushtetit lokal, për shkak se nuk ka pasur zgjidhje tjetër. E thënë ndryshe, Edi Rama, i përfolur për lidhje të dyshimta me “personalitete” të botës së krimit, i gjendur si ai njeriu të cilit i “është zënë koka me derë”, nuk ka pasur mundësi tjetër, veçse “të shpërblejë personalitetet” e botës së krimit... ... Brenda këtij konteksti, bie fjala, mund të pyes ndokush, “kujt i ra ndër mend për të bërë Vangjush Dakon, kandidat të PS-së për kryetar bashkie në Durrës?”. Dhe përgjigja që mund ti vijë ndërmend çdonjërit, thjesht dhe duke bërë një lidhje, me “kryetar bashkie në Durrës” dhe “autorin e masakrës ndaj oficerëve të policisë në Durrës”, duke u nisur nga emri “i përbashkët” dhe i përveçëm “Durrës”, pa hezituar do të shqiptonte “Dritan Dajti”. Emri i mundshëm i Dritan Dajtit, si personi që “ka forcuar miqësinë” midis Edi Ramës dhe Vangjush Dakos, nuk është thjesht dhe vetëm një hamendësim. Pa shkuar jo shumë larg, por thjesht te “analiza” e marrëdhënieve mes dy kryebashkiakëve të Tiranës e Durrësit, nuk mund të lihet pa përmendur, se ca kohë para zgjedhjeve të 28 qershorit, Edi Rama dhe Vangjush Dako, reciprokisht nuk ndanin ndonjë simpati për njëri-tjetrin. Por, me zhvendosjen e Dritan Dajti, si “rezident” në Durrrës, marrëdhënieve midis Edi Ramës dhe Vangjush Dakos, “ju buzëqeshi fati” dhe gjatë fushatës elektorale, marrëdhëniet mes dy kryebashkiakëve shkuan në nivelin e “honey moon”. Por kjo “e mirë, pati edhe një të keqe”. Nuk dihet për çfarë arsye, nëse Dritan Dajti kishte marrë garanci nga Vangjush Dako se PS-ja do të fitonte zgjedhjet, dhe se atij “nuk do t’i hynte gjemb në këmbë”, apo se atij, Dritan Dajtit, “iu shtua oreksi” dhe ai Vangjush Dako nuk mundej t’i përgjigjej këtij “ritmi të ri” (jo “politike të re”), përderisa, prej ditës që Dritan Dajti u arrestua, në Durrës tregohet, jo vetëm si anekdotë, se si ky (Dritan Dajti), jo shumë kohë para arrestimit, dhe kur Edvini e kishte patur shumë të nevojshme, kishte pasur një takim, aspak miqësor me Vangjush Dakon (“zërat e këqij” thonë se nuk i kishte kursyer, jo vetëm fjalët fyese, por edhe disa goditje) dhe se marrëveshje dhe bashkërendimi i forcave kundër qeverisë së Sali Berishës pat qenë nukli i muhabetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi