Qemal Sakajeva: Zgjedhje, arrestime, hetime dhe gjyq
Faqja 1 e 1

Zgjedhje, arrestime, hetime dhe gjyq
Nga Qemal Sakajeva
-Një shtet më i madh do të tallej me çfarë bën Serbia.
-Një populli të vogël i duhet të durojë.
Vrasësi dhe viktima asnjëherë nuk mund të barazohen. Vrasësi, edhe kur ndëshkohet me ligj, rron. Viktima, edhe nëse fiton të drejtën, ha dhe, ose i vuan pasojat sa të jetë gjallë. Shteti vrasës nuk ndëshkohet kolektivisht edhe pse kryen krim kolektiv, ndërsa populli viktimë ndëshkohet kolektivisht. Më e pështira është kur, si në rastin e Serbisë, mes vrasësit dhe viktimës, vihet peshorja, hiq pak këndej e vërë andej, pakso andej e shto këndej, për t’u ndërtuar politikisht simetria e krimit me qëllim përmbysjen e realitetit tragjik me vrasësin e viktimën virtuale. Gati-gati, dhjetë vjet pas luftës së fëlliqur në Kosovë, Serbia po zëvendëson tek shtete që e përkrahën apo te popuj të paqartë, pamjen e shtetit vrasës me pamjen e shteti viktimë. Shpallja e saj, disa vjet më parë se, do të bënte çdo përpjekje demokratike për të krijuar përfytyrimin se e drejta është në anën e Serbisë, dhe jo të viktimës, shihet se ka ecur deri diku, sipas arsyetimit serb se, Kosova humbi njerëz e shtëpi, ndërsa Serbia territor të saj.
E para, Serbia nxitoi të hartonte kushtetutën e re dhe, me një nen të veçantë, sanksionon Kosovën pjesë integrale të vet. Ky përcaktim ligjor serb është përsëritur e përsëritet, pafundësisht e kryqetërthorë botës, nga zyrtarët më të lartë të Beogradit. Nuk ka asnjë ndërmarrje ndërkombëtare kundër Serbisë, apo vënie kushtesh ndaj saj, që ajo të detyrohet ta shfuqizojë atë nen, i cili nuk i përgjigjet aspak realiteti të ri, ligjor, politik dhe në terren. Përkundrazi, qeveria serbe organizon zgjedhje lokale e të përgjithshme, të zakonshme e të jashtëzakonshme, në Kosovë, në mënyrë të përsëritur dhe e pandaluar, njëlloj si dikur pushtuese dhe tani e larguar ushtarakisht. Pakica serbe që është mjaft pakicë ka qendrim arrogant ndaj shumicës, vetëm nga që Serbisë i lejohet shtrirja qeverisëse në shtetin fqinj, aspak për shkak të numrit të serbëve atje, por për mungesë të vullnetit për të ndaluar përzjerjen e saj në ato territore prej të cilave u largua me luftë.
E dyta, Serbia e sotme nxjerr nga sirtaret e shtetit terrorist, fletë arresti kundër personaliteteve më të larta të Republikës së Kosovës, të cilat ia shërben Interpolit për ekzekutim. Kohë pas kohe bota ka dëgjuar lajme dhe ka parë filmime të vënies së prangave në duart e zyrtarëve të nderuar shqiptarë, nëpër kufij shtetesh, që nga Kolumbia e deri në Bullgari. Natyrisht, ata janë liruar me pasoja të vogla, por Serbia ka shtuar diçka më shumë në spektaklin e barazisë, sipas nëntekstit se, bota kriminelët po i kërkon brenda Serbisë, por kriminelët e Kosovës sillen lirisht e duhen kapur. Kjo nuk është sjellje demokratike e saj, por e neveritshme, ndaj të cilës, sidomos shtetet njohëse të pavarësisë, duhet të kundërshtojnë e ta dënojnë, që të ndalohet.
E treta, fshati Gurrë e Vogël e Matit dhe shtëpia e Abdulla Katuçit, në Shqipëri, janë vënë nga Serbia dhe libri “Gjuetia” e Karla Del Pontes, në qendër të përbaltjes së luftës së Kosovës dhe ndotjes së politikës së Shqipërisë, me të njëjtin qëllim. Edhe pse janë kryer një sërë hetimesh ndërkombëtare, dhe pse nuk është provuar asgjë, Serbia e mban çështjen të ngritur, për të dëmtuar Kosovën me anë të barazimit të krimit. Si Beogradi, dhe Karla Del Ponte, ndoshta e dinë që Shqipëria mezi, sapo e ka realizuar, transplantin e parë të veshkave, me ndihmën e mjekëve italianë. Shqipëria nuk ka pasur kurrë asnjë platformë politike terroriste, si Serbia, dhe asnjë mundësi logjistike e profesionale për të kryer marrje organesh. Por, Beogradit i duhet spektakli i zbehjes së krimit të saj, ndaj përdor thënien e Karla Del Pontes, për të transferuar krimin në Kosovë dhe për të përzjerë Shqipërianë në një krim që kurrë s’ka ndodhur.
E katërta, Serbia ndërtoi procesin e gjykimit të pavarësisë së Kosovës, në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës. Ajo e di, se, çfarë ka ndodhur është e pakthyeshme, por pëpiqet të fajësojë Kosovën dhe gjithë shtetet mbështetëse të saj, sipas pikëpamjes serbe që, Kosova vuajti luftën, ndërsa Serbia u ndëshkua dyfish: vuajti luftën e NATO-s, vuan shkëputjen e Kosovës. Por, ashtu siç drejtësia nuk është e tillë kur nuk jep drejtësi, po aq me pasoja ishte kur Serbisë së mundur, nuk iu tha menjëherë dhe prerë që, ajo ishte një shtet vrasës dhe s’kishte punë në Kosovë, të detyrohej për të të kuruar vetveten e të mos i bëheshin lëshime themelore, me të cilat vijon të dëmtojë viktimën edhe më, vërtetë me mjete të tjera, por për të njëjtin qëllim.
Një shtet i madh apo i mesëm, do mund të tallej me këto që bën Serbia, ndërsa popullit të vogël të Kosovës, i duhet të durojë në të drejtën e vet. Beogradi këmbëngul me shpërfillje shtetin e ri, por sa më gjatë të sillet ashtu, për Kosovën Serbia do të largohej si pjesë e parëndësishme e botës, edhe pse shtet fqinj. E vetmja rrugë demokratike e Serbisë është kjo: Prano vdekjen e kolonializmit, njih lindjen e shtetin fqinj! Kushtetuta, arrestimet, hetimet dhe gjyqi, të ndërmarra prej saj, nuk përfaqësojnë veprime demokratike, por mjete që përdor shteti agresor kur i mungon fuqia ushtarake. Për cilindo që mendon dryshe, le të ndërtojmë këtë rrethanë: sikur Kosova të mos mbrohej nga NATO, SHBA dhe BE, këta, perëndimorët e sotëm të Beogradit, në ditën që do ta quanin të përshtatshme, do të përsërisnin ushtarakisht diktatorin e mundur dhe krimin kolektiv.

Gazeta 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zgjedhje, arrestime, hetime dhe gjyq
» Qemal Sakajeva:Mos i lutni më!
» Qemal Sakajeva: Një shekull për t’u kthyer te deti
» Qemal Sakajeva: Paslajmet e një dite pa lajme
» Qemal Sakajeva: ''Zoti kjoftë me ju!'' - u lut ajo në shqip

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi