Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Borione: BE ka strategji të qartë për Kosovën

Shko poshtë

Borione: BE ka strategji të qartë për Kosovën Empty Borione: BE ka strategji të qartë për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 5:42 pm

Borione: BE ka strategji të qartë për Kosovën

Ambasadorja franceze, Borione, thotë se pavarësia e Kosovës tashmë është akt i kryer, ndërsa nënshkrimi i protokollit midis EULEK-sit dhe Serbisë ka karakter vetëm teknik.

Borione: BE ka strategji të qartë për Kosovën BORIONE
Borione: EULEX-i nuk nënshkruan marrëveshje që do të mund të ishin në dëm të Kosovës dhe sovranitetit të saj.

Ambasadorja franceze në Republikën e Kosovës, Delphine Borione,vlerëson progresin në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. EULEX-i nuk nënshkruan marrëveshje që do të mund të ishin në dëm të Kosovës dhe sovranitetit të saj. Kështu thotë ambasadorja e Francës në Kosovë, Delphine Borione, e cila sot përfundon mandatin e saj në Kosovë. Në intervistë për mediat vendase , znj Borione thotë se Bashkimi Evropian ka strategji shumë të qartë ndaj Kosovës- ta afrojë atë me BE-në. Ambasadorja franceze thotë se pavarësia e Kosovës tashmë është akt i kryer, ndërsa nënshkrimi i protokollit midis EULEK-sit dhe Serbisë ka karakter vetëm teknik. Duke folur rreth bashkëpunimit të saj me institucionet e Kosovës, Borione vlerëson se ka ekzistuar vullnet i mirë i dyanshëm për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm. “Mund të them se gjatë kësaj periudhe kemi pasur një bashkëpunim shumë të shpeshtë me të gjitha institucionet e Kosovës, duke nisur nga presidenti, kryeministri, ministrat dhe me institucione të tjera. Kanë qenë diskutime intensive rreth shtrirjes së EULEX-it dhe paraprakisht ishin bisedimet rreth pavarësisë së Kosovës. Gjithmonë kemi pasur një respekt të madh të ndërsjellët gjë që ka bërë që ky bashkëpunim të jetë i rëndësishëm dhe përmbajtjesor”, vlerëson Borione, duke shtuar se shtrirja e EULEX-it ka qenë një ndër prioritete më të rëndësishme të presidencës franceze. “Gjatë diskutimeve në KS të OKB kemi arritur të sigurojmë një marrëveshje në fund të presidencës franceze, kur Serbia ka konfirmuar shtrirjen e EULEX-it në Kosovë. Mendoj që është e rëndësishme që ky mision i EULEX-it ka mundur të vendoset këtu dhe të veprojë me mbështetjen e BE-së. Mendoj se misioni ka respektuar objektivat e veta sidomos në muajt e parë të vendosjes, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të policisë, drejtësisë dhe doganave, pra mendoj se ky mision është i kënaqshëm. Është e vërtetë që mund të kërkojmë në disa prej këtyre fushave, si për shembull në fushën e drejtësisë, por kjo kërkon kohë”, vlerëson Borione. Ajo thotë se përbërja franceze në misionin EULEX është shumë e rëndësishme. Kemi 193 policë, gjyqtarë, doganierë. Kemi shefin e misionin EULEX që ishte edhe komandant i KFOR-it.
“EULEX-i është këtu për të përkrahur autoritetet e Kosovës. Operon në kuadër të një mandati të definuar nga BE dhe në bazë të ftesës së presidentit kosovar. Është një mision teknik që angazhohet në disa fusha. Ka edhe disa veprime praktike, por në të vërtetë është një mision teknik. Sa i përket strategjisë së BE në raport me Kosovën, unë mendoj se kjo strategji është mjaft e qartë dhe ajo ka të bëjë me afrimin e Kosovës me BE-në. Kosova është në proceset e paraintegrimit, pra në procesin themelor që çon në anëtarësimin përfundimtar të saj. Ekziston një proces i përcjelljes të të gjitha standardeve që Kosova duhet t’i përmbushë për të hyrë në BE. Mendoj se ky proces është shumë i rëndësishëm dhe i ndihmon Kosovës që të integrohet në BE dhe në të njëjtën kohë t’i plotësojë të gjitha kushtet për anëtarësim në familjen e madhe evropiane”, thekson ajo. Borione shton se mundohet që t’iu japin argumente shteteve duke iu thënë që pavarësia e Kosovës tashmë është një akt i kryer dhe do t’i kontribuojë stabilitetit në rajon. Mirëpo vendimi për ta njohur pavarësinë e Kosovës i takon secilit shtet veç e veç.
Franca ndër të parat njohu pavarësinë e Kosovës
“Ju e dini që Franca është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt dhe unë kam pasur nderin t’ia dorëzojë letrën e presidentit francez Nikola Sarkozy, presidentit Sejdiu. Franca gjithashtu e ka mbështetur aderimin e Kosovës në FMN dhe BB. Jemi të bindur që pavarësia e Kosovës do ta forcojë stabilitetin e rajonit. Gjithashtu ne kemi dërguar argumente në GJND në Hagë. Pozicioni ynë është i qartë dhe ne jemi duke vazhduar të bëjë punë mjaft aktive”, vlerëson Borione. Ajo shton se shefi i misionit të EULEX-it Iv de Kermabo, EULEX-i ka nënshkruar marrëveshje të tilla me Maqedoninë, Shqipërinë dhe nuk është aspak jonormale të mos nënshkruhet një marrëveshje e tillë edhe me Serbinë. “Unë mendoj se ka një bashkëpunim shumë të mirë në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it. Shpresoj që do të gjendet një marrëveshje në lidhje me këtë çështje, sepse EULEX-i nuk nënshkruan marrëveshje që do të ishin në dëm të Kosovës dhe sovranitetit të saj. Ky është një nënshkrim i një marrëveshje teknike”.
Ekonomia duhet të përparojë
Borione: Unë mendoj që ekonomia duhet të përparojë. Përcjellja e standardeve evropiane është shumë e rëndësishme. Jam e sigurt se BE do të gjejë mekanizma për të integruar Kosovën. Është e vështirë të jepet një datë e saktë, sepse varet nga puna që do të bëhet këtu. Mirëpo, angazhimi financiar dhe ekonomik nga ana e shteteve të ndryshme, sidomos nga ato të BE-së do të vazhdojë. Kur i shohim progresin që është bërë këto dy vitet e fundit atëherë mund të jemi të sigurt në progresin e viteve të ardhshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi