Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini Empty Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 12:57 am


Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini U1_bilall_maliqi
INTERVISTË ME DREJTORIN E SHTËPISË SË KULTURËS

“ ABDULLA KRASHNICA “ NË PRESHEVË Z. NASER NUREDINI



KULTURËN DUHET KULTIVUAR NË VAZHDIMËSI



Nga Bilall MALIQI



Shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë kohëve të fundit u ballafaqua me ndërrime drastike të udhëheqësve.Prej vitit 2005 e tutje u ndërruan dy drejtor të kësaj shtëpie akoma pa i mbushur mandatet e tyre, njëri me tri vjet ushtrues detyre dhe tjetri me një vjet punë në këtë shtëpi që promovon kulturë.Shkaqet që më shtyen të bëjë këtë intervistë me drejtorin e ri të kësaj shtëpie z. Naser Nuredini ishin pikërisht disa interesime për shpjegim para opinionit, për këtë problematikë dhe për pyetje tjera me interes pë kulturën tonë, e që z.Nuredini me dëshirë iu përgjigj kësaj interviste...





Kohë më parë subjekti juaj politik ju ngarkoi me detyrën e drejtorit të shtëpisë së kulturës , na thuani se në çfarë gjendje e gjetët këtë institucion kulturor ?





- Si rezultat i krijimit të një shumice të re në udhëheqjen komunale , unë që nga fillimi i muajit korrik u caktova në funksionin e u.d. të drejtorit të këtij institucioni. Me profesion jamë ekonomist i diplomuar kurse politikisht vijë nga radhët e Partisë Bashkimi Demokratik i Luginës por thellësisht i bindur se përkatësia partiake nuk guxon të ndikojë në asnjë mënyrë në ndonjë punë apo veprim të njëanshëm në këtë institucion . Sa i përket gjendjes në të cilën e gjetëm këtë institucion unë mendoj se kjo tanimë botërisht është e njohur për të gjithë ; me infrastrukturë të filluar kaherë dhe të papërfunduar ende , flas për objektin e shtëpisë së kulturës , me mungesë të paisjeve teknike që janë të nevojshme për punë , me llogari të boshatisur financiare , por gjithnjë me shpresë në tejkalimin e këtyre vështërsive që kultura të marrë dhe të ruaj vendin e merituar në shoqëri.



Kultura



Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini U1nasernuredini1

Naser Nuredini





Çfarë na thuani për rrjedhat kulturore deri tani në komunën tonë kur ju nuk ishit drejtor ?
-Ne jemi munduar që të përcjellim për së afërmi të gjithë aktivitetet dhe punët që

ndodhin jo vetëm në këtë institucion kulturor por edhe në organizatat dhe institucionet tjera të komunës , por meqenëse është fjala për rrjedhat kulturore , unë do të thoja se edhe kultura është reflektim i gjendjes momentale nëpër të cilën kalon popullata jonë , me të gjitha vështërsitë dhe problemet me të cilat përballemi për çdo ditë drejt ruajtjes , kultivimit dhe avansimit të kulturës në përgjithësi . Nuk guxojmë të jemi të kënaqur asnjë herë me të arriturat në kulturë sepse vazhdimisht ekziston diçka e paarritshme, po në këto kushte dhe rrethana në të cilat jetojmë dhe veprojmë.





Çka mendoni – “ çka do të thotë kultura për një komb” ?



-Unë mendoj se kultura është shpirti i një kombi – dihet se shpirti sipas një thënie nuk vdes kurrë .



Viteve të fundit u bënë ndërrime drastike të udhëheqësve kulturor në këtë shtëpi , mos vallë kultura pakashumë është politizuar ?



-Unë nuk do të thoja se janë bërë ndërrime drastike , por janë bërë ndërrime që i janë përgjigjur realiteteve të krijuara nga vullneti i lirë .Kulturën nuk e prodhon udhëheqësi i këtij instutucioni por ai duhet të dijë të menaxhoj dhe të jetë gjithnjë në shërbim të atyre që prodhojnë kulturë dhe ate jo të një lëmie apo sfere të kulturës sepse kultura është shumë e llojllojshme dhe shumë e begatshme. Me rëndësi është që në udhëheqësin e institucionit të kulturës mos të shiqohet nga prizmi politik , por në një njeri që duhet të jetë i hapur për të gjithë ata që interes kanë kulturën , kuptohet gjithnjë duke pasur parasysh mundësitë financiare pa të cilat sot nuk mund të bëhet kulturë.



Angazhimi



Tani jeni njeriu i parë i kulturës në komunën tonë , na thuani sa do të jetë angazhimi juaj për të ecur përpara kultura në komunën tonë?



-E thashë edhe më parë jo njeriu i parë i kulturës por njeriu i parë në shërbim të kulturës , duke u munduar që t’i jipet hapsirë të gjithë atyre që interes kanë kulturën dhe jetojnë për kulturën , por jo edhe për ata që në kulturë shohin vetëm anën materiale , sepse më besoni mundësitë i kemi tepër të kufizuara kurse nevoja për të mbajtur gjallë kulturën është më shumë se kurdoherë më parë .Këte e them duke u mbështet në kushtet dhe rrethanat që mbretërojnë në komunë dhe rajon të cilat janë mjaft të ndërlikuara dhe të them edhe të tendosura . E para që rrezikohet në këto rrethana është pikërisht kultura , andaj duhet bërë çmos që të mbajmë gjallë aktivitetet kulturore sepse me këte mbajmë gjallë vetveten.



Në kuadër të shtëpisë së kulturës është edhe klubi letrar “Feniks”, a mendoni se kanë qenë aktiv dhe sa do ta përkrahni në të ardhmen këtë institucion legjitim letrar ?



-Unë vetëm përshëndes punën dhe aktivitetin letrar të Klubit “Feniks”i cili në gjirin e vetë tubon të gjithë entuziastët e penës ,e që sikur e tërë kultura ballafaqohen me shumë probleme të natyrave të ndryshme e në rend të parë të natyrës financiare me shpresë në tejkalimin e tyre në një të ardhme të afërt për të krijuar mundësi më të mëdha si të Klubit letrar “Feniks” ashtu edhe të kulturës në përgjithësi. Normalisht që puna dhe bashkëpunimi nuk guxon të ndërprehet në asnjë mënyrë por gjithnjë me një mirëkuptim të ndërsjelltë për situatën dhe rrethanat me të cilat do të ndeshemi . Unë jam i bindur se këtu do të kemi mirëkuptim.



Ndërtesa e shtëpisë së kulturës në brendi ende nuk është finalizuar , na thuani kur presim që një ditë ta shohim të kompletuar ?



- Po, ky është problemi që na përcjell me vite ndaj të cilit duhet të kemi një përgjigje adekuate . Shtëpia e kulturës mjerisht është e dekoruar nga jashtë por aty ku zhvillohet kultura , infrastruktura , vazhdon të mbetet në gjendje jo të mirë . Shpresoj në mirëkuptimin nga ana e udhëheqjes politike që këtë punë ta përfundojmë disi dhe të bëjmë aftësimin dhe kompletimin me të gjitha pajisjet e nevojshme që i nevojiten një institucioni kulturor ,në mënyrë që të mos ndodhë derisa të përfundojmë objektin nga brenda, të fillojë të amortizohet nga jashtë. Kjo ndoshta edhe më shumë ndërlikohet duke qenë të vetëdijshëm për situatën e cila sot mbretëron në nivelet edhe më të larta të shoqërisë ku mundësitë financiare çdo ditë e më shumë janë duke u kufizuar dhe vështërsuar.



Vizioni i punës suaj gjatë mandatit tuaj drejtor i shtëpisë së kulturës .



-Të krijojmë një infrastrukturë të arsyeshme për aktivitet kulturor , të ofrohen të gjithë ata që profesion kanë kulturën kuptohet të të gjitha lëmive të kulturës dhe me projekte adekuate të na bëjnë të mundëshme që të konkurojmë për të siguruar mbështetjen financiare të këtyre projekteve në nivele të ndryshme të pushtetit e që këto projekte të na shërbejnë si programe të rëndësishme për të marrë pjesë në festivale , manifestime , recitale dhe akademi të ndryshme , që në drejtorin , gjegjësisht udhëheqësin e shtëpisë së kulturës mos të shiqojnë në bazë të kriterit politik por në një njeri që bënë shërbim në kulturë , sepse udhëheqësit shkojnë e vijnë kurse kulturën duhet kultivuar në vazhdimësi. Nëse arrijmë t’i kuptojmë këto gjëra mendoj se mund të bëjmë diçka në këtë lëmi aq të rëndësishme të jetës , por kuptohet vetëm bashkë .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi