Ali D. Jasiqi: Ngjarje që kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesë
Faqja 1 e 1

NGJARJE QË KANË LENË GJURMË TË PASHLYERA NË KUJTESË
Tahir Bezhani JETA NË FURTUNË. Botoi “Vatra “Prishtinë 2009
Nga Ali D. Jasiqi
“Polici poet” është titulli i një shkrimi të autorit Jusuf Buxhovi, botuar këtu e afër dyzetë vjet më parë në gazetën “Rilindja”. Në shikim të parë duket pak absurde, diç që nuk shkon, nga se kemi të bëjmë me dy bota që pak a shumë bien në kundërshtim me njëra tjetrën. Derisa polici, sipas punës, profesionit që ka është pak me i ashpër, me i rreptë, në anën tjetër poeti në shpirt është i ndjeshëm, suptil. Por nuk ngjet gjithherë kështu, sepse këto dy cilësi shkrihen në një person, në një njeri, që quhet Tahir Bezhani. I veshur në rrobat e policit Bezhani shkruante poezi, të cilat i botonte në shtypin e kohës, duke u afirmuar si krijues që premtonte mjaft. Ai gjerë më tani ka botuar edhe tri përmbledhje poezish dhe ato:”Përplasje kohë”,”Pelcitje e vonuar” dhe “Frymëzim në errësirë"
Megjithatë ai librin e parë e botoi nga lëmi i monografisë. Është kjo monografia kushtuar luftëtarit Hysen Mal Arifi, i plagosur për vdekje në Kallavaj të Junikut me titull “Koha lind vigaj”më botuar më 2001. Po nga kjo gjini ai ka botuar edhe këto vepra:“Rapsodët e Rekës se Keqe” 2004, ”Shkolla shqipe në Rekë të Keqe” 2006 dhe “Smolica bastion i lirisë” 2007. Më këtë vazhdë është edhe libri i tij i fundit me titull”Jeta në furtunë”. Është kjo një vepër, një libër ku përshkruhet jeta e autorit, përkatësisht kujtimet e tij gjatë periodës së kaluar në shërbimin më uniformë të policisë, qoftë kjo para por edhe pas luftës, duke përshkruar edhe peripecitë nëpër të cilat ka kaluar. Përshkrimi i këtyre rrjedhave fillon diku në vitin 1969, kur kthehet nga shërbimi ushtarak dhe kërkon punë. Pasi nuk gjënë, edhe pse e kishte të kryer shkollën e mesme përkatëse, në konkursin e shpallur për polic paraqitet dhe i nënshtrohet testimit, të cilin e kalon me sukses, ashtu siç do ta kryejë edhe shkollën policore në Vushtrri dhe kështu do të behet polic i shkolluar. Në ndërkohë e kryen edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike – gjuhë e letërsi shqipe- në Gjakovë, por asnjëherë nuk shërbeu në arsim.
Libri, siç u tha, është formë kjo që trajtohen ngjarjet që i ka përjetuar autorit gjatë shërbimit të tij në polici dhe peripecitë që ka përjetuar gjatë viteve në kalim. Në këtë drejtim ai do të përkujtoi edhe shumë personalitete që i ka takuar gjatë punës, qofshin këta epror apo edhe kolegë. Në mesin e tyre ai me respekt të veçantë përmend Bajram T. Abazin, i cila ka lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e Bazhanit, për të mos thënë se e ka nxitë të vesh dhe mbajë me mburrje uniformën e policit. Ngjashëm do të shprehet edhe për personalitete të tjera siç janë Sim Blyta, i cili ishte zëvendës sekretari për Punë të Brendshme në periudhën më dramatike të ndryshimeve në këtë shërbim, njeri që e ka ndihmuar zhvillimin e shërbimit policor të Kosovës, mandej edhe Shefqet Beqajn, Sejfullah Sahatçiun e ndonjë tjetër, që i kanë ndesh gjatë punës dhe të cilët i kujton si njerëz që u angazhuan për të mirën e popullit shqiptar. Duke zënë në gojë këto personalitete Bezhani do të tregojë edhe përkushtimin e tij për t’i qëndruar besnik ndaj idealeve patriotike, që u dëshmuan me heqjen e uniformës së policisë së ish Jugosllavisë nga shqiptarët, të cilët gjer atëherë i kishin shërbyer të bindur se po i shërbenin popullit të tyre, gjë që u dëshmua se kishin qenë të mashtruar, si e gjithë popullate shqiptare. Jo vetëm kaq. Tahir Bezhani do të përshkruaj edhe veprimtarinë e këtyre policëve në ditët më të vështira të popullit, të cilit i takonin, kur u detyruan të jepnin dorëheqje nga shërbimi për shkak të rrethanave të krijuara, sepse nga ta kërkohej të nënshkruani lojalitetin ndaj Serbisë, në kohën kur Kosovës i ishte marrë edhe ai pak sovranitet, që e gëzonte sipas Kushtetutës së vitit 1974, kur ishte barazuar me njësitë tjera të ish-Jugosllavisë. Duke mos mund të pranonin një pozitë të tillë ata, ishin larguar nga ky shërbim dhe në ndërkohë kishin formuar Sindikatën e Shërbimit Policor të Kosovës, në kuadrin e së cilës kishin zhvilluar aktivitete të ndryshme, por që për këto aktivitete ishin paditur dhe dënuar nga regjimi antishqiptar i kohës. Në gjykatë ishin paraqit 72 policisë, në mesin e të cilëve ishte dënuar edhe autori i kësaj vepre. Dënim kishin qenë ndër më të ndryshmet, duke filluar nga shtatë vjet e gjashtë (Avdi Mehmeti), gjer ke një vit e gjashtë muaj (Zenel Rama) . Siç u tha dënimi më i madh i ishte dhenë eprorit Avdi Mehmetit, duke pasuar nga të tjerët si Jonuz Terstena e Sheremt Ahmeti e kështu më radhë.
Në libër gjejnë edhe shumë episode, që dëshmojnë për peripecitë nëpër të cilat ka kaluar autori. Në vitin 1971 ai suspendohet nga puna me motivacion se shoqërohej në njerëz që ishin kthyer nga Shqipëria, çka ishte e vërtetë, sepse shoqërohej me poetin tani më të ndjerë Mehmet Bobi, i cili,pas qëndrimi disa vjeçar në Shqipëri ishte riatdhesuar. Është kjo goditja e parë që e merr në profesionin e zgjedhur, për të vazhduar me largimin nga puna, përkatësisht dorëheqjen kolektive të policëve shqiptar në vitin kur iu mor autonomia Kosovës. Pason mandej dënimi dhe kthimi përsëri në polici pas luftës. Në punën e tij Bezhani ishte përpjekur që të shërbejë sa më mirë që të mundet. Dhe në këtë drejtim vlen të përmendet futja e gjuhës shqipe në administratën policore, sepse kishte qenë i emëruar në administratë, e cila më parë mbahej vetëm në gjuhën serbe.
Në ndërkohë gjërat kishin ndryshuar për të keq sa që njerëzit dënoheshin për gjëra fare banale, sosh që nuk mund ti marrësh me mend. Ndaj këtyre dukurive kishin reaguar kuadrot shqiptare disa herë, duke konstatuar se ”më duket e paarsyeshme dhe e paligjshme hapja e procedurës ndaj njerëzve për dëmet në fushë... Ju lutem për një korrigjim të këtij veprimi të pamatur se nesër ndryshojnë raportet”,do të shkruaj Bezhani në vazhdim.
Për lexuesin interes, përkatësisht e zgjon kureshtjen, masat që ndërmerreshin kundër shqiptarëve në ditët kur kishte filluar zbatimi i planeve të Akademisë se Shkencave të Serbisë, që synonte zhdukjen e shqiptarëve, në një formë apo tjetër, nga Kosova. Për të dëshmuar fuqinë ata fillojnë me burgosjen edhe të policëve, siç ngjat me Bajram Gashin e të tjerë, për të dëshmuar kështu se atyre mund t’u ndodhte çdo gjë. Ose të përmendim rastin kur ky ishte ngatërruar me një polic serbe dhe ishte suspenduar dhe dënuar si nacionalist.
Pas luftës Bezhani i kthehet shërbimit. Përkundër punës se mbarë edhe këtu ai vërejtur disa dukuri negative që e përcillnin punën në këtë shërbim të rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi, e veçmas atë kosovare.
Të gjitha këto janë shkruar rrjedhshëm, me një gjuhë të pasur, çka flet se janë shkruar një krijues, nga një poet. Andaj edhe pse kemi të bëjmë kujtimet e një polici ato lexohet lehtë, nuk behën të mërzitshme. Përkundrazi, lexuesi do të vazhdojë ta shfletojë nga faqja në faqe për të mësuar shumë gjëra nga realiteti i kohës, të dhëna përmes kujtimeve personale të Tahir Bazhanit. Një pjesë e mirë e konstatimeve të autorit janë ilustruar më pohime të njerëzve të shquar nga jeta publike, përkatësisht artistike, siç është rasti me mendimet e Marcess, Fatos Kongolit, Rexhep Qosjes e ndonjë tjetri. Kështu, bie fjala, do të gjejmë edhe këtë mendim të Naimit tonë të madh se “Liria është thelbi i shpirtit dhe mendjes, atu s’ka liri mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë”. Apo mendimi tjetër i Singerit, sipas të cilit “I vetmi qetësim mbetej varri, nëse kufomat jetonin në paqe”. Bezhani citon edhe këtë mendim të Rexhep Qosjes “Liria s’arrihet nëpër lule, por nëpër vuajtje e mundime të gjata”.
Të gjitha këto e bëjnë këtë vepër tërheqëse, interesante dhe gjithsesi të lexueshme, vepër nga e cila mësojmë për rrjedhat në shoqërinë kosovare,sepse përjetimet e Tahir Bezhanit janë përjetimet e një numri bukur të madh njerëzish, pra jo vetëm të atyre që kanë shërbye në polici. Andaj mendojmë se libri do të pritet mirë dhe të lexohet me kureshtje të posaçme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vjedhësit e arit në Pejë nuk kanë lënë gjurmë
» Ali D. Jasiqi:FILLET QË PREMTONIN
» Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet
» Bilall Sherifi: Ndërkombëtarët na kanë ndihmu, na kanë…. si plaka e Bajram Rexhepit (Video)
» Ali D. Jasiqi:PASQYRË E ZHVILLIMIT TË PËRGJITHSHËM

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi