Ali D. Jasiqi:PASQYRË E ZHVILLIMIT TË PËRGJITHSHËM
Faqja 1 e 1

Nga Ali D. Jasiqi
PASQYRË E ZHVILLIMIT TË PËRGJITHSHËM
“RILINDJA 1945-1985” përgatitur nga Ali Sutaj, botim i “Rilindjes “ 1985
Shkruan Ali D. Jasiqi me rastin e 20 vjetorit te vdekjes se Ali Sutajt
Pos përmbledhjes se punimeve nga lëmi i letërsisë dhe kulturës në përgjithësi të titulluar “Mbresa” Ali Sutaj do të përgatis edhe monografinë e Ndërmarrjes Gazetare Botuese e Grafike “Rilindja 1945-1985” në dyzetvjetorit e saj. Është kjo një monografi e përgatitur me mjeshtri të rrallë, me një kujdes të posaçëm, përmes se cilës është pasqyruar rruga e zhvillimit të këtij gjiganti të madh të kulturës shqiptare,por që në të njëjtën kohë dëshmon edhe zhvillimin e kulturës shqiptare në trojet e ish-Jugosllavisë. Edhe në këtë monografi vërehet talenti, prirja dhe në të njëjtën kohë edhe aftësia krijuese e hartuesit të saj që duke shtruar lëndën e bollshme të mos behët i mërzitshëm për lexuesin.
Si mjeshtër i mirë i gdhendjes së lëndës i shtrirjes se saj në një tërësi Ali Sutaj do të përgatis këtë monografi, që pasqyron zhvillimin dyzetvjeçar të këtij gjiganti informativ e botues dhe në të njëjtën kohë edhe industrial, sepse në kuadër të saj vepronte shtypshkronja më moderne, e pajisur me makinat më të fjalës së fundit të teknikës. Duke i shtruar këto të dhëna në mënyrën e posaçme ai do të sjelli para lexuesve një tërësi të ndërtuar nga dromcat, nga cuklat që në shikim të parë dukeshin fare të parëndësishme, por që e plotësonin tërësinë e organizuar me kujdes e maturi të nevojshme.
Monografia e “Rilindja 1945-1985” është ndërtuar në atë mënyrë që bëhet e këndshme për lexuesit,sepse lënda është dhenë në forma më të ndryshme. Janë këtu bisedat me personalitetet e dalluara, me ata që e kanë mbajte barrën e ngritjes se “Rilindjes” nga themelimi i saj në Prizren më 12 shkurt 1945 e gjer më vitin kur doli monografia, pra në vitin 1985, kur edhe doli nga shtypi libri në fjalë. Është biseduar me Kolë Shirokën, njeri ndër njerëzit e parë që ka dhënë kontribut fillestar për gazetën, mandej me Esad Mekulin, kryeredaktorin e parë të saj e shumë personalitete tjera të jetës politike e shoqërore që kanë udhëhequr apo edhe ndihmuar në një formë ose tjetër zhvillimin e gazetës, por jo vetëm të saj,por edhe të Ndërmarrjes Gazetare,Botuese e Grafike “Rilindja”, e cila lindi me bashkimin e Shtëpisë Botuese “Mustafa Bakija”e Shtypshkronjës “Milladin Popoviq”, se cilës iu bashkua edhe gazeta në fillim e përvajshme, mandej që dilte dy herë në javë dhe më në fund me të përditshmen “Rilindja” dhe periodikut që sa vinte e shtohej për ditë e më shumë.
Siç u tha më lartë numri i parë i gazetës “Rilindja”,si organ i Frontit të Përbashkët Nacional Çlirimtar të Kosmetit, doli më 12 shkurt 1945 në Prizren më gjithësejt në katër faqe dhe me këta artikuj “T’i përvishemi punës” shkruar nga Fadil Hoxha,mandej “Pushteti populluar” shkruar nga Mehmet Hoxha si dhe dy artikuj të Esad Mekulit, njeri nënshkruar me emër e mbiemër, kurse tjetri në firmën Sat Hoxha,pseudonim ky i njohur i poetit tonë të madh dhe disa artikuj të shkurtër për ngjarjet e ndryshme në Krahinë e më gjerë. Krahas zhvillimit të veprimtarisë gazetare e botuese që zhvillonte “Rilindja” ajo që bërë shtyllë e industrisë grafike, duke shtypur me qindra e mija gazeta e libra me një kualitet të lart dhe me mjeshtri të rrallë që e karakterizojnë një shtypshkronjë moderne. Të gjitha këto nuk i kanë shpëtuar syrit të mprehtë të Ali Sutaj, që në monografinë me titull të thjeshtë “Rilindja 1945-1985” ka sjellë për lexuesit edhe rrugën e zhvillimit të këtij gjiganti grafik, duke filluar nga shtypja e numrit të parë të gazetës “Rilindja” në Prizren krejt me dorë e gjer ke zbatimi i teknikës moderne që u zbatua kohëve të fundit në këtë shtëpi. U mur vesh se e gjithë barra për sendërtimin e gjithë asaj që është planifikuar dhe realizuar në jetë gjithherë ka rënë mbi supet e njerëzve, të punëtorëve të palodhshëm dhe të vyeshëm të kësaj shtëpie,në mesin e të cilëve do përmendur ata që e përgatiten numrin e parë dhe disa të tjera në vazhdim e këta janë:Kolë Lekaj, Skënder Lumezi,Sebë Laçi,Beqir Driza,Sllodoban Peroviq, Reshat Arapi, Mile Dishenko, Margarita Mjeda_Shukriu,Kolë Lumezi etj. Në këtë monografi është dhënë portretin e disave nga ta, qoftë përmes skicave apo edhe “cuklave” të nxjerra nga shtypi i kohës, kur është shënuar ndonjë e arrirë e mirë në veprimtarinë e Kosovës në përgjithësi dhe të “Rilindjes” në veçanti. Të këtillë nuk janë vetëm gazetarët, disa nga të cilët tërë jetën punuan në gazetë,për t’u bërë kështu ikona të saj, por edhe punëtorët grafikë, që nuk kursyen asgjë nga mundi për mirëvajtjen e punës dhe të sukseseve të shtëpisë në të cilën kishin punuar vite më radhë dhe vazhdonin zë punonin gjer në moshën më të shtyre, atëherë kur do të shkonin në pushimin e merituar, pra në pension. Dhe as numri i të tillëve nuk është i vogël. Në monografi është dhënë edhe lista e atyre që kanë shkuar në pension, bashkë me listën e atyre që nuk ishin më në mesin e të gjallëve, ditët kur doli nga shtypi monografia. Në këtë mënyrë,sado pak, u dilej borxhit njerëzve që kishin derdhur djersën në mirëvajtjen e punës dhe të shënimit të sukseseve të pamohueshme që kishte shënuar “Rilindja” në rrugën e saj dyzetvjeçare, me çka mburreshin të gjitha ata që kishin dhënë kontributin,sa do modest, në këtë rritë.
Vlerë të posaçme kjo monografi ka edhe për pasqyrimin e fizionomisë së punëtorëve të thjeshtë, t’i quajmë të tillë, ata që e kanë mbajtur në shpinën tyre barrën më të madhe të zhvillimit të ndërmarrjes se “Rilindjes”, qofshin këta punëtorët grafikë apo edhe ata që në një mënyrë ose tjetër kanë qenë të lidhur me mirëvajtjen e veprimtarisë së kësaj shtëpie, të vetmes që merrej me botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e shtypit në gjuhën shqipe në Kosovë, për të mos thënë edhe në trojet shqiptare të ish- Jugosllavisë. Sepse ndërmarrjet që vepronin në Maqedoni apo edhe në Mal të Zi nuk kishin reputacionin që e kishte “Rilindja”, si gjigantë i botimeve në gjuhën shqipe në mbarë territorin ku flitej gjuha shqipe, qoftë në Jugosllavi e besa edhe në Shqipëri. E Ali Sutaj ishte i vetëdijshëm se pa kontributin e punëtorëve “të thjeshtë” nuk mund të zhvillohej as një veprimtari shoqërore e publike, siç ishte ajo e asaj botuese e grafike, simbol i së cilës ishte bëre “Rilindja”.
Duke sjellë portretet e punëtorëve të profileve të ndryshme të shtëpisë se madhe me emrin “Rilindja” Ali Sutaj do të pasqyrojë besnikërisht gjithë zhvillimin shoqëror të Kosovës në periudhën në të cilën është rritë “Rilindja”, pra në atë prej vitit 1845 gjer në vitin 1985. Gjejmë këtu portrete njerëzish të ndryshëm, duke filluar nga gazetarët më të vjetër, në mesin e të cilëve përmendet pos Esad Mekulit edhe Mark Krasniqi, Haki Hoxha, Sedat Dida, Mustafa Shala, Shemsi Mehmeti e ndonjë tjetër si dhe ata të gjeneratave të reja. Ilustrimi i ndonjë ngjarje përmes fotografisë ishte edhe një karakteristikë e të shprehurit të Ali Sutajt në veprimtarinë e tij gazetareske. Kështu do të veprojë ai edhe në monografinë “Rilindja 1945-1985”.Përmes fotografive, siç është ajo “Dy gjenerata:një traditë Nezaqete Rukovci e Haki Hoxha”, praktikë të cilën e përdortë Ali Sataj në shumë raste, flet për mënyrë e afrimit të informatave lexuesit duke mos e bërë të mërzitshme shfletimin dhe leximin eventual të kësaj monografie.
Monografia “Rilindja 1945-1985” nuk është vetëm pasqyrë e zhvillimit dhe rritës se kësaj shtëpie, por në të njëjtën kohë edhe zhvillimi i mbarë Kosovës, e dhënë përmes informatave që janë sjellë në forma të ndryshme, qoftë duke prezantuar fytyrat e shquara të jetës kulturore e arsimore të Krahinë sonë, siç është rasti me prof. dr. Dervish Rozhajën,rektorin e parë të Universitetit të Prishtinës prof.dr. Idriz Ajetin ,por edhe Eqrek Çabejn, Daut Berishën e ndonjë personaliet tjetër të dalluar në jetën arsimore, kulturore e shoqërore, jo vetëm të Kosovës por edhe më gjerë. Në këtë mënyrë ajo behët pasqyrë reale e gjithë asaj që ka ndodh në këto treva gjatë këtyre dyzetë vitesh.
marrë nga:http://rugovapress.blog.com/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ali D. Jasiqi:FILLET QË PREMTONIN
» Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet
» Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
» Vetëvrasja e ish-ushtarëve, pasqyrë e zezë për institucionet
» Ali D. Jasiqi:NDARJA E QYTETIT NGA DY SUNDUES

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi