Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet

Shko poshtë

Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet Empty Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 19, 2009 2:34 am

Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet U1_AliJasiqiGjashtëdhjetë (60) vjet të “Jetes se re”

JUBILEU QË (NUK) PO SHËNOHET


Nga Ali D. Jasiqi

Këtë muaj mbushen 60 (gjashtëdhjetë) vjet nga botimi i numrit të parë të revistës letrare “Jeta e re”. Më konkretisht në korrik të vitit 1949 e pa dritën e botimit revista që shënonte një ngjarje të rëndësishme në kulturën e veçmas në letërsinë shqipe në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë. Sepse kështu u vu një gurë në themelin e godinës së zhvillimit letrare në gjuhën shqipe,nga se më vonë ajo u bë fidanishte e kultivimit të penave të reja, u bë tribunë e zhvillimit të mendimit letrar dhe kultivuese e vlerave të njimenta artistike. Revista doli në 88 (tetëdhjetë e tetë) faqe duke sjell materiale të lermishme. Në hyrje të saj është fjala e redaksisë ku u bëhet thirrje intelektualeve që të bashkëpunojnë me revistën duke përfunduar me këtë konstatim: “Në këtë revistë udhërrëfyese dhe nxitëse për gjeneratën e re që po ngrihet, për pendat e reja që do të shkruajnë dhe këndojnë, do të pasqyrohet, do të reflektohet gjithe veprimatarija e intelektualëve shqiptarë të krahinës sonë,për zhvillimin sa ma të mirë në lamën letrare dhe kulturo-arsimore”. Në numrin e parë të revistës janë botuar shkrime nga lemitë e ndrzshme duke filluar nga ato teoriko-letrare,poezi e proza apo edhe sosh nga tradita si dhe shkrime për muzikën, çka dëshmon se revista kishte synim përfshirje e të gjitha llojeve të krijimtarisë artistike.
Që në fillim revista sjellë shkrimin e Sat Nokshiqit, alias Esad Mekullit me rastin e vdekjen se dy poetëve të shquar të letërsisë jugosllave – Oton Zhupançiqit dhe Vlladimir Nazorit,dy krijuesë të dallaur, I pari me origjinë sllovene dhe i dyti me atë kroate,që kanë lenë gjurmë të pashlyera në letërsinë e popujve që u takonin dhe asaj botërore. Revista sjellë edhe disa poezi të këtyre autorëve të përkthyera nga E. Mekuli dhe M. Krasniqi. Në vazhdim nga i njejti autor, por kësaj radhe me emer të vërtetë Esad Mekuli ( sepse ai në të shumtën e rasteve nënshkruhej me Sat Nokshiqi, siç ndodh edhe me shkrimin për Oto Zhupançiqin), botohet shkrimi me titull “Mbi letërsinë dhe punën letrare” ku ipen disa mendime të autorit për nevojën e angazhimit të krijuesve për hartimin e veprave letare. Në vazhdim Zekeria Rexha boton punimin “Dy fjalë mbi prishjen e gjuhës sanë”, ku autori konstaton edhe këtë: “Masakrimi I gjuhës në menyrën e deritashme nuk lejohet n’asnjë mënyrë dhe seçili nesh duhet ta ndije njiherë e mirë përgjësinë e kësaj pune”
Duke u përpjekur që lexuesve t’u sjell punime nga tradita, qoftë ajo shqiptare apo edhe botërore, revista boton shkrimin e Nexhat Begolit për shkrimtarine njohur rus Aleksandër Sergejeviç Pushkin ( bashkë me disa poezi nga i njejti autor) si dhe shkrimin e Kasim Domit për vlerat artistike të veprës se Naim Frashërit duke e ilustruar atë me poezi të zgjedhura nga ky autor. Që të jetë revistë që merret me të gjitha lemitë e krijimtarisë artistke “Jeta e re” në numrin e vet të parë sjell edhe studimin e Lorenç Antonit me titull “Folklori muzikor në Kosovë e Metohi”, mandej veshtrime nga jeta kulturore dhe reçensionin për librin e V.Majakovskit “Lexo e gjezdis Kinë e Paris”. Dhe Bibliografi ku sillen shenime për librat e botuar, si dhe konkursi për pjesë teatrale, novelë, poezi,ese dhe këngë korale.Aty botohen edhe disa krijime popullore.
Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet U1_1Nga krijimtaria letrare revista boton poezitë e Esad Mekulit,Mark Krasniqit, Rexhep Hoxhës, Enver Gjerqekut, proza me titull “Kerxhaliu” shkrimi I Hilmi Aganit, i çili ishte vleresuar si hartimi më i mirë i maturantëve të Gjimnazit të Prishtinës. Në numrin e parë të vet revista letrare “Jeta e re” i sjell të botuara poezitë e Radovan Zogoviqt “Kanget e Ali Binakut”, por pa emër të autorit, i cili kishte renë në konflikt me pushtetin pas Rezolutës se Infrorbiros, nga se e kishte përkrah qendrimet e Stalini e jo ato të Titos, andaj edhe i ishte ndaluar botimi i punimeve në shtypin e kohës.Në vazhdim botohet rubrika “Letërsija feminore” kue gjejmë prozën “Mirë se erdhe Ramadan” te Fehmi Sinellës dhe poezinë e Rexhep Kastratit.
Në vitin 1949 botohen tre numra të revistës (tetur dhe dhetur)me gjithesejt 328 faqe për të vazhduar në vitet në vijim me nga gjashtë numra në vit në fillim, kurse më vonë me konkretisht 40 vjetori i daljes se kësaj reviste u shënua me numrin e 12 të saj, çka do të thotë se në 1989 ajo u bë e përmuajshme. Por kjo nuk zgjati shumë, sepse regjimi antishqiptar ia ndaloj financimin,kështu që në vitin 1990 u botuan vetëm 8 numra, kurse në vitin tjetër,pra në atë 1991 nuk doli asnjë numër i saj. Por në saje të angazhimit të redaksisë së atëhershme ajo vazhdo jetën duke botuar nga gjashtë numra në vit në saje të përkrahjes që hasi ke firmat e ndryshme të afaristëve shqiptarë, të cilët u treguan dorëlirë dhe e ndihmuan materialisht daljen e me tutjeshme të revistës. Në këtë peridoë revista filloi edhe botimin e numrave tematik kushtuar figurave të shquara të letërsisë shqipe, atyre që lane gjurma të pashlyera në letrar tona. U botuan kështu numrat tematik kushtuar: Gjergj Fishtës, Martin Çamajt, Mitrush Kutelit, Hivzi Sulejmanit, Anton Pashkut, Fahredin Gungës,Azem Shkrelit e shumë shkrimtarëve të tjerë.
Me qenë se revista në fillim botohej si organ i Lidhjeës se shoqnive kulturo-arsimore për Kosovë e Metohi, në krye të së çilës ishte Zekeria Rexha emri i tij figuron si drejton në numrin e parë të saj.Kurse kryeredaktortë saj në vitet në vijim kanë qenë: Esad Mekuli (1949 - 1972), Rrahman Dedaj (1973), Rexhep Qosja (1974 - 1975), Hasan Mekuli (1976 - 1981) Ali D. Jasiqi (1982 - 2000 ) Sali Bashota (2001-2003), dhe Demë Topalli,qe nuk nënshkruhej fare. Ndërkaq si anëtare të redaksisë kanë qene Tajar Hatipi, Vehap Shita, Enver Gjerqeku. Anton Pashku,Azem Shkreli,Nazmi Rrahmani, Din Mehmeti, Ali Podrimja,Hasan Hasani, Beqir Musliu,Hasan Hasani,Mensur Raifi, Mehmet Kraja,Kujtim Rrahmani , Ibrahim Berisha e ndonjë tjetër që për momentin nuk po më kujtohen.
Në udhetimin e vet revista hasi në shumë pengesa që i dilnin nga politika e ditës. Kështu, bie fjala, botimi i poezisë se Tahir Jahës “Bylbyli” u bë objekt trajtimi në forumet më të larta partiake e shtetërore. Por në saje të angazhimit të Esad Mekulit, i nuk pritonte të këshillonte njerëzit e gjeneratave të reja ( ruajten revistën , ajo është më rëndësi, thoshte ai) i cili kishte një autoritet të madhe në të gjitha meset edhe kjo fortunë kaloi. Ndërkaq, pothuajse e njejta gjë u përserit edhe me rastin e shënimit të 40 vjetorit, kur u botua shkrimi I Ibrahim Rugovës, i cili në atë kohë ishte kryetar I LDK,shkrim ky që ishte thjeshtë letrar, por që i pengonte autoritetet politike. Sepse Rugova atëherë ishte bërë figurë e shqyar politike, që ju kishte kundërvenë regjimit antishqiptare, që e udheheqte Sllobodan Millosheqi dhe klika e tij shoveniste.“Grushtin” më të madhe revista e mori në vitin 1990, kur një “komision”i formuar nga politika përkatesisht nga Bashkësia vetëqeverise se interesit për kulturë e radhiti “Jeten e re” në mesin e revista që nxisin nacionalizem e shovenizëm (sic) andaj edhe iu ndërpre finançimi. Çka është edhe me keq pas luftës, përkatesisht në vitin 2006, pas botimit të një dymnumershi ajo pushoi se botuari. Përkundër angazhimit të ministrisë së kulturës që të vazhdohet tradita “Jeta e re” pushoi se dalur, për mungesë të vullnetit dhe angazhimit të njerëzvet që e udhëhoqen vitëve të fundit. Është kjo një humbje e pakompensuar për kulturën dhe veçmas letërsinë shqipe.
Në rrugëtimin e saj “Jeta e re” ka nxjerrë disa numra jubilar, duke filluar që nga pesëvjetori (5) i daljes e gjer ke 50 (pesëdhjetë) vjetori. Ky jubile,pra jubileu i fundit u shënua menjëherë pas luftës me nxjerrjen e një numri solemn, në të cilën defiluan penat më të dalluara të letrave shqipe. Kemi prit që këtë vit ta shënojmë edhe 60 (gjashtëdhjetë) vjetorin me një numër poashtu solemn, të bindur se do të hasim në perkrahje materia. Por kjo nuk ndodhi, nga se kerkesa për një ndërmarrje të tillë nuk gjeti mirëkuptim dhe përkrahje të Këshilli i librit pranë Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportëve të Republikës së Kosovës. Kjo nuk mund të kontatoht ndryshe vetëm si mohim i traditës, çka ndodh vetëm ke ne. Sepse popujt tjerë me çdo kushte e ruajnë dhe e kultivojnë të kaluarën duke ngrit mbi te vlerat e reja te ne ndodhe e kundërta – mohimi, përkatesisht injorimi i gjithë asaj që është krijuar më parë. Është ky një apsurdiitet i llojit të vet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi