Halit Bogaj: Samuraji i fundit
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Samuraji i fundit
SAMURAJI I FUNDIT ,në regjinë e Edvard Zvikut, me aktorët Tom Kruz dhe Ken Vatanabe në rolet kryesore.
Nga Halit Bogaj
Kapiteni Nejtan Algren/Tom Kruz/ është i humbur në betejat luftarake të cilave u ka kaluar koha dhe rëndësia.Njëherë e kishte rrezikuar jetën për nderin e vetë dhe të atdheut, por në vitet pas luftës qytetare bota kishte ndryshuar, me ç’ rast pragmatizmin e kishte zëvendësuar trimëria.Nderi nuk zinte vend askund ngase dominonin interesat personale të botës lakmitare.Diku në fushat e harruara afër lumit Vashita, Algren e kishte humbur shpirtin e tij, duke u shëndrruar në hije të vërtetë dhe vetja i dukej pas asnjë vlerë dhe kuptim.Me fjalë të tjera ishte thyer i tëri në brendinë e tij njerëzore, bashkë me një samuraj tjetër me emrin Kacumoto/Ken Vatanabe/, prijësi i fundit i luftëtarëve mesjetarë të cilin e shkilte koha e re, kurse jetën e deriathershme ia kishte kushtuar mbretit të tij.
Krahas me kohrat ndryshonin edhe vlerat:ato për çka kishin jetuar dhe luftuar me shekuj samurajët krenarë, por samuraji i fundit Kacumoto nuk donte të tërhiqej pa luftuar, në mënyrë që të mos i varroste aq lehtë traditat shekullore të përcjellura brez pas brezi të cilat i njihte mbarë bota si virtyte tejet të larta të lashtësisë japoneze.
Rrugët e këtyre dy luftëtarëve gërshetohen në një vend dhe kohë të caktuar, duke u gjendur para sfidave të jashtëzakonshme dhe në një luftë të pabarabartë me kundërshtarët e tyre të armatosur deri në dhëmbë dhe me mjete moderne.
Tani Nejtan Algren është i impresionuar me samurajët e pavdekshëm të cilëve u prinë legjendari Kacumoto për të cilin Nejtan ishte bindur se kishte famë të madhe në atdhe dhe autoritet kolosal tek të gjithë njerëzit.Ai kishte lënë mbresa të thella në shpirtin e tij dhe e kishte dehur të tërin me burrërinë, trimërinë dhe taktikën luftarake samurajase ku kishte ndikuar që edhe Nejtan/Ushtari amerikani i zënë rob në teritorin japonez/ t’u bashkangjtej shkathtësive të Kacumotos , duke hyrë në një luftë të egër dhe epike mes dy botrave luftarake, gjatë së cilës e udhëheq vetëm karakteri i vetë i ndershmërisë së paskajshme dhe ndjenja për t’i ndihmuar një samuraji autoritar të cilit vërtet i duhej ndihma e tij.
Rrëfimi i filmit daton kah fundi i shekullit 19 dhe bënë fjalë për një restaurim kohor nga e kaluara kah moderniteti i vendit, kurse ngjarja e tij është e vendosur në një kështjellë të vjetër 900 vjet , e cila dukej mjaft magjike me pamjen e saj mesjetare.
Tom Kruz ishte ndeshur me shumë sfida gjatë xhirimit të filmit të tij monumental, por më së vështiri e kishte pasur kur ishte ulur në gjunj sipas zakoneve japoneze.Aktori ishte trajnuar tetë muaj për këtë rol në mënyrë që ta aktronte sa më bindshëm dhe t’i perfeksiononte metodat luftarake në të cilat shkëlqeu pa mëdyshje.Filmi’’Samuraji i fundit’’patraqet thellësi filozofike dhe forcë të një epi historik me konotacione bashkëkohore.
Në mesin e konfliktit të dy epokave dhe dy kuptimeve të ndryshme të mënyrës jetësore, në këtë film është gjetur një kalorës amerikan të cilin samurajët e presin miqësisht edhe pasiqë e zënë rob.Ai mahnitet me qëndrimin e tyre aq burrëror dhe fillon ta simpatizojë atë botë enigmatike dhe deri atëherë të huaj për të.Algren ne vetvete paraqiste një njeri të demoralizuar deri në fund, edhepse kishte qenë i dekoruar me’’Medaljen e nderit’ për luftrat e tij të mëparshme.
‘’Kasteri nuk është hero, por vrasës i cili ishte i dashuruar në legjendën e vetë dhe i cili në fund i dërgoi në vrasje ushtarët e tij’’-thoshte Algren për gjeneralin e njohur amerikan i cili ishte i glorifikuar në mënyrë legjendare për luftrat e tij e sidomos për betejën e fundit kur i vriten të gjithë ushtarët që ishin të rrethuar nga forca të shumta indiane.
Duke e kultivuar kodin e tyre të nderit’’Bushido’’, samurajët përcillnin ligjin e shpatës i cili nuk ua lejonte që ta pranonin dështimin.Të ishe i humbur do të thoshte ta humbje edhe nderin, që për samurajin do të thoshte që menjëherë të bënte’’harakiri’’.
Kur mbreti i luhatshëm japonez, vendos që t’i thërret instruktorët amerikanë për ta ushtruar ushtrinë moderne japoneze, rrugët e Algrenit dhe Kacumotos kryqëzohen për jetë.Duke pranuar punën e re, Algren shkon në Japoni si mercenar që të luftojë kundër samurajëve, por që pasi zihet rob prej tyre, siç theksuam edhe më lart, ai së shpejti bëhet njëri prej tyre!Në botën mistike rituale të samurajëve, Algren sërish e zbulon shpirtin e tij të humbur më parë dhe ushtron mësimin e besimit të madh ndaj miqësisë së thellë dhe të përjetshme njerëzore.
Edhepse i bindur se ishte e pafuqishme lufta samurajase ndaj topave amerikanë, Algren krahpërkrah me Kacumoton shkon në luftë vetëvrasëse kundër armatës që e ka trajnuar ushtria amerikane.
‘’Ata kanë ardhur për ta shkatërruar atë që kam filluar ta dua’’- ishin fjalët kryesore të ushtarit samuraj amerikan që u bë pionier i një lufte të vjetër shumëshekullore.
Filmi i përngjet shumë edhe’’Vallëzimit me ujqit’’, i Kevin Kostnerit kur një ushtar tjetër amerikan gjen kënaqësi në botën e brendshme të një kulture tjetër në të cilën ishte gjetur rastësisht, por që kishte hyrë thellë në brendinë e saj .

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi