Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mungon faktori politik nga mërgata në institucionet e Kosovës

Shko poshtë

Mungon faktori politik nga mërgata në institucionet e Kosovës Empty Mungon faktori politik nga mërgata në institucionet e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 11:03 pm

Mungon faktori politik nga mërgata në institucionet e Kosovës

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci priti anëtarët e kryesisë së Degës së LDD-së nga Gjermania


Mungon faktori politik nga mërgata në institucionet e Kosovës 2.%20homazhe
Delegacioni i LDD-së nga Gjermania bën homazhe tek varri i presidentit Rugova

Në selinë e LDD-së në Velani, kryetari i kësaj partie akademik Nexhat Daci në një takim vëllazëror priti shumicën e anëtarëve të kryesisë së Degës së LDD-së nga Gjermania, kryesuar nga Hafiz Gagica, kryetar i Degës dhe njëherë anëtar i kryesisë qendrore.
Në këtë takim akademik Daci në pika të shkurtëra i njohu mysafirët me të arriturat e partisë, për problemet si dhe përgatitjet që po i bënë LDD-ja për zgjedhjet e ardhshme lokale që po afrohen. N. Daci po ashtu me kënaqësi (edhe pse ende ishte në pushim veror) iu përgjigj shumë pyetjeve që i shtruan anëtarët e degës nga Gjermania të cilat kishin të bënin lidhur me situatën aktuale në Kosovë, angazhimet në ristrukturimin partiak si dhe rreth shumë problemeve të mërgatës, sidomos ato në aspektin e ruajtjes së identitetit kombëtar të mërgimtarëve tanë, pastaj rreth çështjes së dokumenteve për udhëtim, rreth vështirësive të shumta administrative, etj. Si zakonisht, para këtij takimi anëtarët e kryesisë së Degës bënë homazh të përbashkët tek varri i presidentit Rugova, njeriut i cili ndryshoi rrjedhat e historisë dhe politikës ndërkombëtare dhe asaj nacionale. Në fund me një drekë të përbashkët u përmbyllë vizita e anëtarëve të kryesisë së Degës LDD-së nga Gjermania, me ç´rast u zhvillua një debati i lirë dhe pa kurrfarë ngurrimi u këmbyen mendime rreth të gjitha çështjeve shqetësuese në Kosovë, mbase ishte konstatim i përbashkët se mbetet edhe shumëçka për t´u dëshiruar në organizimin dhe ndërtimin e mirëfilltë të shtetit të Kosovës, sidomos është shqetësuese mungesa e faktorit politik nga mërgata në përfaqësimin e saj në institucionet shtetërore dhe parlament, ose të paktën në ato struktura që mërgimtarët i godasin drejtpërdrejti siç janë përfaqësitë tona diplomatike, çështjet jo rezidente, etj.

Për Komisionin për Informim të LDD-së në Gjermani, Mentor Thaçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi