Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Kush ma i pari bani...
Faqja 1 e 1
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Kush ma i pari bani...
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
KUSH MA I PARI BANI…
Pikërisht në orën gjashtë të mbrëmjes në kafenenë e italianit, aty afër kambanares së kishës në Stolberg, takohen pensionistët e Tetovës. Po e kërkove ndonjërin prej tyre, do ta gjesh aty, po nuk e gjete, ta gjejnë ata që rrinë aty, si Sytkiu, Ibrahimi, Shafiu, Ahmeti, Beshiri, Afeti, Musafeti e kush jo tjetër. Disa janë të rregullt, disa të herëpashershëm, e disa të tjerë të rrallë, sidomos ata që janë kthyer në Tetovë dhe vijnë ndonjëherë këndej. Edhe unë i takoj një mbrëmje aty, derisa përpara kanë filxhanat e kafesë, ndërsa në dorë mbajnë telefonat mobilë, se dikush i thërret, ja djemtë, ja nuset, ja nipat e mbesat. Derisa i shikoj pasi më kanë bërë vend në tavolinë, si nëpër ëndërr më kujtohet ajo kënga e vjetër “Kush i pari bani…” dhe, mundohem ta di cili është prej këtyre i pari që shkeli në mërgim, në këtë skaj të botës. Padashtas më sillen në mendje vargjet:
Tri ditë ymër pata
Në këtë tokë fallgjore,
Edhe k’to të shkretat
Në kurbet na i more!
Cili është i pari? Nexhmi Rexhepi? Jo. Ai duket më i moshuari, por jo. Ibrahim Ibishi, jo se jo. Sytki Rexhepi ? Jo. Kadri Bexheti që ka ikur në Tetovë i pensionuar, jo. Mund të jetë edhe ndonjëri që është më i ri përnga mosha, por më i pari mund ta ketë shkelë tokën e huaj. Jo e jo. I pari, më thonë, është Xheladin Halili nga Bozofca. Ai qysh në fillim të viteve gjashtëdhjetë kishte ardhur në Gjermani dhe tash është i pensionuar. Jeton në Tetovë dhe kthehet ndonjëherë këndej, këndej ku i ka kaluar ato “tri ditët e shkreta”. Ai i ka çelë udhë Bozofcës për të ardhur një pjesë deri në Stolberg të Gjermanisë, e që disa janë shpërndarë varësisht prej vendeve të punës, të biznesit etj. Të gjithë kanë ngritur familjet dhe kanë zgjeruar pasuritë. Dikush në Tetovë, dikush në Gjermani, e dikush në të dy vendet. Por edhe pse gjatë në dhé të huaj, ku iu kanë lindur e rritur fëmijët, shumë pak ose fare i kanë përzier familjet me të huaj. I kanë gjetur nuset ose djemtë nga Tetova dhe kanë zgjatur lozën familjare shqip. Po pas Xheladin Halilit, cili punën e kishte filluar në minierë në vitin 1964, dy vite më vonë, në Gjermani vijnë edhe Nexhmi Rexhepi dhe Halil Halili. Një vit më vonë, Xheladini merr edhe vëllain më të madh, Enver Halilin, që tash është i pensionuar.. Nexhmiun e kemi përballë në ndejën e mbrëmjes që për pensionistët fillon në orën gjashtë të mbrëmjes. Ai ka ardhur aty ku ka marrë pensionin e merituar dhe Stolbergun dhe rrethinat e tij, i njeh që nga rinia. Këtu, pos që ka lënë pjesën më të madhe të jetës, ka krijuar edhe shtratin e sigurt për t’u kthyer sa herë ka ndonjë punë ose kur don të rrijë me muaj të tërë. Njërin djalë, atë të madhin, e ka në Tetovë, ndërsa tjetrin, Idrizin, në Stolberg. Në Gjermani, na thotë lala Nexhmi, vij kur bora rëndon mbi shpatullat e Sharrit. Netët i kaloj te djali, ndërsa ditën dal shëtis me shokët e dikurshëm, me ata të cilët në ditët e rënda kurbetçare kam ndarë të mirën dhe të keqen, gëzimet dhe dëshpërimet, sukseset dhe vuajtjet. Kur kemi ardhur në fillim, nuk kemi menduar se do të rrimë gjatë, por ja, dalëngadalë, këtu i morëm fëmijët dhe tash, na janë bërë edhe nipërit e mbesat, që pos që kanë lindur këtu, po rriten dhe po shkollohen këtu, pra në Gjermani. Por lidhjet i mbajmë ngushtë me ta. Pjesë të familjes në Tetovë dhe pjesë të familjes në Gjermani që kemi, komunikojnë lirshëm mes vetes dhe festat familjare i bëjmë bashkë, kështu që i zbusim dallimet mes pasardhësve. Djali im, Idrizi, me ndihmën e Lirim Destanit ka bërë një kualifikim të nevojshëm profesional dhe, tash sa vite ka punë të mirë, stabile, në njërën nga fabrikat më prestigjioze të Stolbergut, në Prymmetal. Pranë Nexhmiut, kemi atë burrin më me përvojë në mërgim, Halil Halilin. Atij sikur nuk ia ka lënë puna dhe pesha e mërgimit. Duket shumë vital, i mbajtur dhe i freskët, ani që vite të tëra ka kaluar këndej në punishtet gjermane. Krenar është për mirëqenien familjare që e ka krijuar me mund të madh dhe me nder.
Ahmet Shabani, që po ashtu iu bashkohet ndejave të mbrëmjes, herët ka nisur udhët e mërgimit. Pas ca kohe kur kishte bërë punë në Beograd, ku dimrit, ajo era e fortë, Koshava, si i thonë andej, ta çan gjoksin, derisa shokët po shkonin ta kalonin një pjesë të dimrit në Tetovë, ky ia mësyn Zvicrës. Thoshin se ka më shumë para në Zvicër, flet Ahmeti. Me të dalë këndej, pra në Europë, jo vetëm pagat, por edhe kushtet e jetës ishin shumë më të mira se në Beograd apo qyteteve e katundeve të Vojvodinës ku bënim punë. Dalëngadalë filluan të vijnë edhe të tjerë. Edhe unë pastaj erdha në Gjermani. Fillova punë në ndërtimtari, në qytetin Leverkuzen, afër Këlnit. Atëherë aty kisha më shumë kolegë pune nga Kosova. Vit pas viti dhe këtu u moshuam. Kur jemi këtu, mendjen e kemi në Tetovë, e kur jemi atje, mendja na rrin këtu. Tash si të pensionuar, nuk mund të merrni vendim që të ktheheni andej, i themi. Jo lalës! Tash jemi moshuar dhe na ka hyrë frika nga pak. Këtu jemi mësuar me motin, me shërbimet e ndryshme, e më së shumti me shërbimet shëndetësore. Kur jam në Tetovë, një ftohje të vogël po ta përjetoj, mendja më shkon këndej. Po ashtu, tash edhe fëmijët që janë rritur, i kemi këndej me punë dhe ne jemi ata që nuk mund të jetojmë ndaras, ani që kanë ardhur këto kohët moderne, si po thonë.
Shafi Abazi na rikthen te mosha e rinisë, te njomësia e saj. Ne nuk kishim si të shkolloheshim. Ishim njerëz të paperspektivë në atë drejtim. Rrethi i jetës po ngushtohej në Malësi, atje mbi Tetovë. Për ta mbajtur jetën në ato shpatije të Sharrit, duhej bërë punë, jo vetëm në fshat, por larg, në viset ku mund të bëhej pak fitim. E si dihet, paratë dhe pushteti ishin në duart e sllavëve dhe në pjesët nga jetonin ata. Kështu rinia e shumicës prej nesh filloi nëpër stacionet e trenave, ku bëhej ngarkim-shkarkimi dhe punët e tjera. E fillonim me Shkup e me Gjevgjeli dhe, kalonim në Beograd e në Vojvodinë. Por sado që punonim pa ndalë, nevojat e familjes shtoheshin. Punë për punë, më mirë për ne që u hapën udhët nga Europa. Njëri pas tjetrit gjetëm punë dhe u sistemuam edhe me familjet. U hapën perspektivat edhe për fëmijët tanë që po vinin në jetë. Kështu e mbërrimë edhe pleqërinë në dhe të huaj, por edhe patëm çka të lëmë pas. Ne me punë e me sjellje kemi fituar të mirat materiale dhe tek vendësit kemi fituar respektin si njerëz të ndershëm dhe punëtorë të përkushtuar. Në mesin e vendësve kemi bërë miq të shumtë.
Me bashkatdhetarët e vet ndonjëherë bashkohet edhe Destan Destani, i cili tash punon në Trier. Ai qysh në vitin 1969, bashkë me vëllain, Myqeremin, vjen në Gjermani. Pas dy viteve punë në sharra, ku bëhej gjysmëfabrikimi i drurit, ai për të ardhura më të larta kalon në një punë më të rëndë, në deponinë e hekurishteve, kurse Myqeremi kalon në fabrikën Prym dhe, njëkohësisht vazhdon të punojë edhe ne sharra, jashtë orarit. Me shumë mund, Destani arrin të bëhet edhe udhëheqës i punës, te Firma Thomas, ku realizon të ardhura të mira dhe bëhet njeri me prestigj në vendin e punës. Atij në Stolberg i lindin edhe tre djem. Por, në vitin 1978, firmës ku punonte Destan Destani i vdes pronari dhe normalisht, e njëjta shkon në falimentim. Me këtë rast vjen një firmë nga Trieri dhe e blen gjithë makinerinë e firmës së falimentuar. Por firma e falimentuar vështirë të mëkëmbej pa Destanin. Kështu, atij i ofrohet një rrogë e dyfishtë dhe kalon në Trier. Atje i lind edhe djali i katërt Dalifi, që trashëgon emrin e gjyshit. Por Destani, me gjithë fitimet e mira në punë, vëmendjen e përqëndron te shkollimi i fëmijëve.Kështu djali i madh Ramadani kryen Fakultetin e Mjekësisë dhe specializon kardiologjinë, ndërsa Hasimi aftësohet për automekanik. Djali i tretë, Selami, ndjek rrugën e vëllait të madh Ramadanit dhe studion mjekësinë, e më i vogli, Dalifi, studion në Fakultetin Ekonomik. Pa marrë parasysh se Stolbergu me Trierin kanë një largësi mbi 100 kilometra, Destani vjen fundjavës te bashkatdhetarët dhe gjithë aktivitetin e tij humanitar dhe kulturor e zhvillon me vite në Stolberg. Të gjithë njerëzit që i njohin vëllezërit Destani, thonë se ata janë gojëmbël shumë të afërt e të dashur, jo vetëm ndër vete, por me të gjithë shqiptarët.
Në këndin e majtë të kafenesë së italianit, Beshir Ramadani, me mall e me dashuri flet për jetën në Bozofcë, duke rikthyer kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë se hershme. Bozofca, thotë ai, është fshati i fundit që i është ngjitur malit më së largu nga Tetova. Në anën tjetër të Sharrit më afër e ka Prizrenin se Tetovën. Ne edhe tregun e kemi bërë në Prizren. Jeta në Bozofcë ishte e mirë por nevojat shtoheshin me kohën. Mbaj mend punët e vekut, ku gratë punonin ditë e natë për shtrojë e mbuloje dhe për veshje. Gjithçka kishim vendore. Janat, qilimat, këmishat, dhe veshjet e trasha të trupit. Por jeta u mbush me halle. Patëm edhe njerëz që ia mësynë Turqisë dhe nuk u kthyen kurrë. Nuk prekën më pragun e shtëpisë. Ndërsa ne që vetëm punuam dhe me punë ruajtëm trojet, u kthyem. Bëmë shtrat për veten dhe për familjet. Kush më herët e kush më vonë. Pas Xheladin Halilit, Nexhmi Rexhepit dhe Halil Halilit, erdhën edhe Mahmut Mahmuti, Qazim Shabani, Rrahim Ramadani, Musafet Ramadani, Afet Farizi, Xhevxhet Ramadani, Destan Destani, Nadi Rexhepi e shumë të tjerë që kanë sjellë këtu edhe shokë edhe familje. Tash jemi bërë shumë. Të gjithë jetojmë në harmoni.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Kush ma i pari bani...
Ismet Qamili me emrin Gjergj |
ME TETOVARËT NË GJERMANI
ISMET QAMILI ME EMRIN GJERGJ
Qyteti gjerman i Stolbergut nuk është ndonjë toponim i njohur në viset shqiptare, si janë Berlini, Frankfurti, Shtutgarti, Munihu… Por ky qytet i vogël, megjithatë, po nga shqiptarët përmendet shpesh. Përmendet në Tetovë, në Kumanovë, në Mitrovicë, në Vushtërri, në Drenicë. E përmendin ata shqiptarë që këtu kanë të afërmit e vet, që kanë pjesëtarë të familjes në këtë qytet, prej nga me vite janë ushqyer dhe kanë ngritur ekonominë familjare, pa u kursyer nga malli e mërzia.
Qyteti gjerman i Stolbergut ka një rrugë kryesore dhe në të, përpos gjermanishtes, spanjollishtes, frëngjishtes, turqishtes e ndonjë gjuhe tjetër, dendur flitet edhe shqipja. Ndoshta më së shumti nga gjuhët e huaja flitet shqipja ose këtë më lehtë e dëgjojmë dhe e kapim me veshin tonë. Në pjesën e kësaj rruge kryesore, si i themi ne qendër, nuk ka pjesë të ditës kur nuk ka një shqiptar. Ja aty është restorani i Hazirit nga Vushtërria që do ia kishin lakmi edhe francezët. Në rrugë mund ta takosh, lalën Mahmut, Muharremin, bacën Canë, Abedinin, Naimin, Selmanin, bacën Kadri, bacën Afet, Rexhepin, lalën Sytki, Lirimin e kë jo tjetër. Po deshe të pijsh çaj a kafe në xhezve, kthehu në Klubin Shqiptar. Po deshe verë të thatë e qetësi, mësyeja te Haziri. Në të pastë marrë malli për poterë Ballkani e tym duhani, shko te kafeneja e Turkut dhe, bisedo e shfryjy me zë të lartë se kush nuk ta vë veshin. Kudo që të shkosh këtu, do të takohesh me ndonjërin nga shqiptarët e përmendur, si jo. Bile edhe me më shumë sish. Secilin që ta zgjedhësh është më i këndshëm se tjetri. Por kur vjen e shtuna, kot e kthen kokën kah kafeneja e Italianit, disa metra përtej Hazirit. Nuk do ta shohësh më Ismet Qamilin, atë burrin thatim që ulej e llafoste për historinë e shqiptarëve. Ishte nga Tetova dhe përgjithmonë është kthyer atje, por jo në mesin e të gjallëve. Pasi i kaloi të gjashtëdhjetat e jetës, më shumë se gjysmën prej tyre në mërgim, vdiq nga një sëmundje e shkurtër dhe e rëndë. Këtij njeriu gjysma e qytetit nuk ia dinin emrin e vërtetë. Përpos në dokumentet zyrtare, gjatë bisedave, kurrë nuk është identifikuar me emrin Ismet.
- Po shkoj të rri me bacën Gjergj!
- Po shkoj të takohem me axhën Kastriot!
- Ndejta me Gjergjin dhe më recitoi nga “Lahuta e Malcisë”!
- Me Kastriotin i pimë nga dy kafe gjatë dy orëve dhe më foli për dy mijë vjet histori të shqiptarëve.
Kështu komentoheshin takimet me punëtorin e pensionuar nga Tetova, që duke lexuar e dëgjuar bëmat e kryetrimit shqiptar, kishte dëshirë që ta thërrisnin në emrin e tij: Gjergj Kastrioti. Dhe njerëzit me kënaqësi e thërrisnin herë Gjergj e herë Kastriot. Ndodhi një mbrëmje dhe në mesin e shqiptarëve të këtushëm erdhi rektori i Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmami. Pasi përshëndeti të pranishmit, kur ia zgjati dorën Ismetit, iu drejtua:
- Si je Gjergj?
Të gjithë mbetën të befasuar dhe të ngazëllyer njëkohësisht për nderin që i bëri profesori. Kënaqësi për të pranishmit ishte që dikush nga larg ta nderonte Ismetin me emrin Gjergj. Si mos të nderohej ai burrë, kur në çdo takim, ose fliste për librat e lexuar, ose recitonte vargjet e rilindësve, ose e fliste ndonjë këngë a anekdotë nga folklori ynë, megjithëse kishte pak shkollë.
Tash bashkatdhetarët shpalojnë kujtimet.
Kur përfundoi lufta në Kosovë, megjithëse i rënduar nga sëmundja, Gjergji shkoi për të pushuar në Tetovë, por tha: « Nëse edhe një herë nuk i bie trup e tërthuer Kosovës, nëse nuk e prek e nuk e puth atë dhe të njomur me gjak dhe nëse nuk ngihem së qari për trimat e asaj toke që ma bënë zemrën mal, nuk më vdiset rehat!» Dhe shkoi Gjergji. Disa ditë me radhë. Varr më varr e vendluftim më vendluftim. Vuri lule e derdhi lot. Këndoi me zë këngët e mësuara me vite. U takua me kë deshi e piu ujë krua më krua. Kur u kthye në Stolberg, shkrepi e tha: ”Tash u ngiva jetë. E pashë Kosovën ashtu si desha, ashtu si e kam kënduar me vite, ashtu si kam ëndërruar përnatë e përditë. E gëzofshin shqiptarët lirinë e saj!” Nuk vonoi shumë kohë dhe Gjergji u shtri në Klinikën Universitare të Aachenit. Shkonin për ta vizituar miqtë, por ai përditë e më shumë rrëshqiste drejt vdekjes. Nuk deshën t’ia pranojnë me dëshirë testamentet kur ai më të afërmëve u foli guximshëm: “Unë do të vdes shpejt. Ua lë kaq para që të ma dërgoni trupin e pajetë në vendlindje, si i ka lënë Faik Konica. Pjesa tjetër e parave të shfrytëzohen për të pamen time. Me librat që i kam ruajtur me vite, e që në fshehtësi i kam kënduar nga policia sllave, dua ta përshëndes Fadil Sulejmanin. Jepjani atij dhe le të mbeten pronë e Universitetit të Tetovës!… Në qytetin gjerman të Stolbergut, sërish në rrugën kryesore takohen shqiptarët, përshëndeten shqip, ulen mbrëmjeve apo në fundjavë. Disa në Klubin Shqiptar, disa në restoranin e Hazirit, ca të tjerë te kafeneja e Turkut, e disa vetëm sa parakalojnë rreth kafenesë së Italianit. Por aty nuk është më Ismet Qamili me emrin Gjergj. Thonë se nuk ka lënë trashëgimtarë. Unë iu them nuk është e vërtetë. Ai me të veten ka lënë trashëgimin më të madh: ndjenjën e shqiptarizmës. Do t’iu them një ditë kryeparëve të klubit që në një kënd të tij, si shenjë nderimi, të vendoset fotografia e Ismet Qamilit me emrin Gjergj. Nesër mund t’i vijë radha tjetrit. Pse të mos bëhet tabela e kujtimit nëpër klubet tona të mërgatës për pjesëtarët e tyre që kanë ikur nga jeta? Secili ka lënë nga ndonjë kujtim dhe ka ndihmuar familjen dhe Kosovën. Kultura për t’i kujtuar të vdekurit nderon të gjallët.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Profesori që bëri universitet
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
PROFESORI QË BËRI UNIVERSITET
Verë e vitit 2009. Pas vënies së kontaktit telefonik, në kafenenë e vogël të qendrës tregtare vizavijë Fakultetit Filologjik në Prishtinë, jemi ulur të pimë kafe me profesorin tim të dikurshëm, me njeriun që bëri një pjesë të ndritshme të historisë kombëtare shqiptare, ku pas Tiranës e Shkodrës, Elbasanit e Gjirokastrës, Vlorës e Prishtinës, edhe Tetovën e bëri me Universitet. Ky është profesori Fadil Sulejmani, ideator, themelues dhe rektor i parë i Universitetit të Tetovës, që asaj pjese të viseve shqiptare, jo vetëm që ia ndërroi pamjen e jashtme, por edhe ristrukturoi fuqitë e popullit të shtypur. Ai u bë strumbullar i një epoke të re „në një cep të Ilirisë“ rreth të cilit u afruan njerëzit që dhanë dije, djersë e para për ta ngritur Universitetin. I shantazhuar, i përndjekur dhe i burgosur për shkak të këtij qëllimi fisnik, Fadil Sulejmani nuk u përkul. Ai edhe kur ishte në burg Universiteti rritej se nuk bëhej ndryshe. Kishte ardhur koha që studentët e rinj të mos „mërgojnë“ më nga Tetova e Struga, nga Kërçova e Gostivari, nga Prespa e Kumanova për të marrë dije gjetiu, por për ta marrë dhe për të rrezatuar mu aty ku i kishin trojet e veta.
Qëllimi i takimit tonë me profesor Sulejmanin, është që të dimë për rolin e mërgatës shqiptare në ngritjen e Universitetit të Tetovës, ku ai me kënaqësi flet:
Kur populli e kuptoi se themelimi i Universitetit nuk është vetëm ide, por edhe realizim i menjëhershëm i asaj ideje dha atë që mundi, e madje edhe gjakun, sado që në dorë mbante vetëm lapsin. Në ndihmë erdhi edhe mërgata shqiptare, duke ndarë nga kafshata e gojës edhe pjesën më të dhembshme të djersës. Kështu u krijua Fondi i Universitetit në Gjermani, ku secila markë që u dha u menaxhua si duhet përmes llogarive bankare dhe u bart në mënyrë transparente drejt Universitetit. Por jo vetëm kaq. Për fillim, disa nga mërgimtarët lëshuan edhe shtëpitë e tyre për lokalet e Universitetit, pa asnjë kompensim, madje me vite të tëra. Ata kanë luajtur një rol me rëndësi jetike në financimin e punës së Universitetit i cili funksionon edhe sot. Falënderimi ynë u takon atyre që ndanë kohë, para e mund të madh që kur të kthehen në vendlindje, Tetovën ta shohin ndryshe, ose njësoj si i shohin qytetet europiane, me Universitet.
Duhet të shtojmë këtu se një pjesë e tetovarëve të mërguar, janë pikërisht shokë fëmijërie me profesor Fadilin, por ata nuk patën mundësi të shkolloheshin, se pushteti maqedon i kohës, në Malësinë e Sharrit, shtrihej vetëm për të marrë taksa dhe për ta mbajtur të shtypur ndërgjegjen kombëtare shqiptare, për ta ngulfatur rrugën e dijes.
Shumë vite më vonë, i pajisur me dije të lartë në fushën e gjuhësisë, i kthyer në Tetovë me një përvojë të madhe nga universitetet e ndryshme, profesor Fadil Sulejmani, nuk po i kthehej vendlindjes si „politikan“ për të qenë prezent në faqet e para të gazetave, por si dijetar për hyrë në pjesën e brendshme te zemrës së kombit. Ai sot është krenar, ani që mbi të rëndoi fuqia e pushtetit maqedonas, ani që sipas nevojës së tyre iu sulën edhe politikanë shqiptarë, por nuk mundën ta instrumentalizojnë kur e si deshën, ose kur iu thanë padronët.
Fadil Sulejmani ende jeton me devizën se kur njeriu dëshiron të realizojë diçka të shenjtë në jetën e tij, nuk duhet t’i frikësohet vdekjes, por për realizimin e qëllimit duhet të shkojë deri në vdekje. Nuk kishte rëndësi a vdes sot a pas dhjetë vitesh. Prandaj u përcaktova të bëj Universitet në Tetovë, ani që pushteti maqedonas më rrinte te koka me “kartelën” e vdekjes, shkëput fjalë profesori.

(2009)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhërrëfyesi shpirtëror Mulla Jakup Asipi
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
UDHËRRËFYESI SHPIRTËROR
MULLA JAKUP ASIPI
Shqiptarët e mërguar në Leverkuzen të Gjermanisë, me pietet e kujtojnë bashkatdhetarin e tyre mulla Jakup Asipin, i cili pas dijeve të fituara në shkollat e larta fetare, zgjodhi shërbimin në mërgatë. Ai ishte udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve në Leverkuzen që jo vetëm se bëri shërbesa fetare, por njerëzve në hall iu gjend në çdo hap, duke ua plotësuar atë boshllëkun shpirtëror larg familjes. Për të nuk ka vetëm fjalë të mira, por edhe reflektim krenarie, që shumë njerëz e kishin pranë, kishin kuvenduar dhe kishin marrë dije të gjera prej tij. Edhe pse ai me urdhërin e Zotit ka ikur në botën e përtejme, kujtimi për të është i gjallë dhe në çdo hap, ndjehet vepra e tij fetare e atdhetare ndër mërgimtarët e Leverkuzenit.
Jakup Asipi është i lindur më 1951 në fshatin Sllupçan të Kumanovës, ku edhe e kreu shkollën fillore. Pas një pauze disavjeçare, për shkaqe ekonomike, u detyrua të punojë si bujk, veprimtari kjo prej nga familja e tij e siguronte ekzistencën dhe mbijetesën në atë tokë shqiptare shpesh të tronditur nga vërsuljet e fqinjve me pushtet në dorë. Në moshën 24-vjeçare, i etur për dije dhe me besim e dashuri tek Perëndia, udhëton për në Damask të Sirisë, për ta kryer shkollën e mesme, e më pastaj Fakultetin e Tefsirit (Komentimin e Kur'anit) ta vazhdojë në Kajro. Pas mbarimit të studimeve vazhdon edhe më tutje vitet e mërgimit, por si shërbyes i devotshëm i Zotit dhe njerëzve të vet të mërguar, duke u ndalur për disa vjet imam në Leverkuzen të Gjermanisë. Në fillim të viteve nëntëdhjetë kthehet në vendlindje ku veprimtarinë e tij, si imam, e vazhdon në xhaminë e fshatit të tij të lindjes. Në fillimin e vitit 1994 hapet radiostacioni i parë në Kumanovë me emrin simbolik Radio Zëri i Kumanovës. Po nga valët e këtij radiostacioni filloi të jehojë edhe zëri kumbues dhe me fjalime domethënëse i mulla Jakup Asipit. Një natë, duke dalë nga lokalet e Radios, kapet nga njerëzit e sigurimit të asaj kohe, nën udhëheqjen e Lubomir Fërçkovskit, ku dërgohet në stacionin policor të Butelit në Shkup. Aty mbahet plot 48 orë dhe maltretohet nga shumë inspektorë të sigurimit. Përpos nxënësve, studentëve e intelektualëve të tjerë, edhe ai hyri në vargun e atyre njerëzve që arrestoheshin në të ashtuquajturat biseda informative të sigurimit shtetëror. Pas asaj kohe çdo hap i tij ka qenë i përcjellë, derisa filloi lufta në Kosovë. Ai me bashkëfshatarët e tij dhe me kryetarin e atëhershëm të komunës së Likovës, Vaid Sahiti, ka pritur mbi 40.000 refugjatë kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre nga makineria ushtarako-policore e Serbisë. Bashkërisht kanë organizuar pritjen dhe vendosjen e tyre nëpër familjet shqiptare të Kumanovës dhe fshatrave të shumta shqiptare të asaj ane të Karadakut.
Në mesin e vitit 2000 mulla Jakupi definitivisht i ndërpreu kontaktet me qytetin sepse ministri i brendshëm Pavle Trajanov kishte lëshuar aso kohe fletarrest për të. Në trevat e Kumanovës, qysh në shtator të atij viti filloi të flitej se po formohej Armata Kombëtare Shqiptare. Me sulmin e parë, të 22 Janarit 2001, në Tearcë të Tetovës doli në shesh Armata Kombëtare Shqiptare. Filluan përgatitjet edhe në Komunën e Likovës për një hap vendimtar në ndryshimin e pozitës politike të shqiptarëve në Maqedoni. Në këto rrethana vendimtare nuk mund të rrinte anash as Jakup Asipi. Pas disa muajve me transformimin e AKSH-së në UÇK dhe nga lëshimi i pozicioneve të UÇK-së nga kalaja e Tetovës UÇK-ja fillimisht do të tërhiqet në Tanushë, Brezë, Malinë dhe Goshincë. Në fund të Marsit 2001 komandantët e lavdishëm të UÇK-së Fadil Nimani tash dëshmor, Jetulla Cari, Sami Ukshini dhe shumë të tjerë fillimisht do të stacionohen në shtëpinë e Jakup Asipit. Në atë shtëpi do të formohet shtabi i parë i UÇK-së për Komunën e Likovës. Aty mulla Jakup Asipi u bë pjesë aktive e luftës së UÇK-së, si në aspektin frontal edhe në atë të logjistikës. Pas mbarimit të luftës zgjidhet edhe myfti i qytetit të Kumanovës. Ai, si njeri i kombit dhe i fesë, ka mbetur yll i pashuar si dijetar, luftëtar dhe humanist i dalluar. Humbja e jetës së tij në aksident komunikacioni në vitin 2006 nga njerëzit ku jetoi e veproi, por edhe nga ata që përmes tij dëgjuan edhe zërin e Zotit u përjetua rëndë. Por kujtimi për të mbeti i paharruar.

Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Xhamia e Leverkuzenit, vatër fetare e kombëtare
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
XHAMIA E LEVERKUZENIT - VATËR FETARE E KOMBËTARE
Përpos Klubit Kulturor Shqiptar “Xheladin Zeqiri” në qytetin Leverkuzen të Gjermanisë, shqiptarët e këtushëm janë të organizuar edhe në Bashkësinë Islame, ku e mbajnë edhe xhaminë për shërbesa fetare, për takime të ndryshme, por edhe për ndeja të përbashkëta në kohën e lirë. Strumbullar i gjithë aktivitetit këtu është hoxha i pajisur me një dije të lartë fetare dhe me një kulturë të gjerë, Amir Xheladini, me të cilin na jepet kënaqësia të bisedojmë rreth organizimit fetar e kombëtar brenda këtij tempulli, që dita ditës nga shqiptarët e mërguar synohet t’i jepet një fizionomi më e përsosur.
Shqiptarët në rrethinën e Këlnit dhe më gjerë e dinë edhe një adresë: ajo është xhamia shqiptare e Leverkuzenit, ku shumica shkojnë gjatë festave fetare, por edhe në ditët e tjera kur bëhen faljet e rregullta. A mund të na shpaloni çka ka pas kësaj adrese z. Amir?
- Këtu, në Leverkuzen, unë jam nga viti 1996, ndërsa objekti i xhamisë sonë ekziston qe shtatëmbëdhjetë vite. Para meje ka pasur edhe hoxhallarë të tjerë. Jemi një bashkësi shqiptare e organizuar, po të themi në nivel të duhur ndoshta është pak e tepërt, por në krahasim me pjesët e tjera të mërgatës, llogaritemi nga më të mirët. Leverkuzeni është një qytet i vogël, por është qytet industrial, ku disa fabrika kanë bërë që shqiptarët të fokusohen këtu nga të gjitha viset tona. Ne si xhami kemi statistikat tona, pra, në bazë të evidentimit të shqiptarëve që jetojnë e punojnë këtu në Leverkuzen, xhamia jonë i ka 300 anëtarë, d.m.th, kur themi këtu 300 anëtarë, kemi parasysh vetëm kryefamiljarët. Përafërsisht në qytet janë diku 600 familje shqiptarësh. Përsa u përket veprimtarive, çdo thirrje e atdheut, që është bërë nga anë të ndryshme, jemi munduar që me kryesinë e xhamisë t’i përgjigjemi pozitivisht, aq sa kanë lejuar mundësitë dhe kushtet tona. Xhamia ka aktivitete të shumta dhe mund të themi se është prej institucioneve që krahas kultivimit të fesë islame ndër bashkatdhetarët e mërguar, bën edhe mbrojtjen e popullatës nga asimilimet e ndryshme, si gjuhësore, kulturore e të tjera. Në xhaminë tonë predikohet shqip, e po ashtu të shtunave e të dielave, fëmijët mësohen në gjuhën shqipe, që do të thotë se marrin dije nga fusha fetare, por me shpjegim shqip. Xhamia jonë është një qendër e cila bën pjesë në koordinimin e të gjitha xhamive shqiptare në Gjermani, ku momentalisht i kemi 20 të tilla. Përpos veprimtarisë dhe mirëmbajtjes së objekteve, mundohemi të mbajmë familje të varfëra në vendlindje, nëpërmjet sadakave. Prej vitit 1994 e këndej, xhamia jonë nuk e ka lënë kurrë pas dorës familjen e Abdylselam Eminit, dëshmorit të Universitetit të Tetovës. Bashkësia jonë bën edhe organizime të ndryshme, qofshin ato fetare apo kombëtare. Me rininë organizojmë ndonjë turnir të vogël sportiv, ndonjë ekspozitë e gjëra të tjera praktike. Me ekzistimin dhe funksionimin e xhamisë në një qytet të mërgatës shqiptare, jeta pasurohet dhe gjallërohet edhe më shumë, e sidomos ajo ana shpirtërore e saj.
Të rinjtë tanë, jo vetëm në atdhe por edhe këtu në mërgim, ndeshen me rrjedhat asociale dhe me dukuri të dëmshme. Sa është ndikimi që t’i parandaloni, ta zëmë, konsumimin e drogës, të alkoolit, ushtrimin e prostitucionit etj?
- Islami është një besim që ka të bëjë me jetën e shëndoshë të njeriut në këtë botë. Ai ka të bëjë komplet me realizimin e synimeve të njeriut në planin personal, familjar, shoqëror etj. Islami si fe nuk ka proces në të cilin nuk është përgjegjur në vështirësitë dhe dilemat sa i përket jetës së njeriut. Dukuritë negative, si janë, ta zëmë narkomania, ndeshen në vendlindje dhe në mërgim. Sikurse në vendlindje që hoxhallarët flasin kundër narkomanisë, flasin edhe këtu. Sikurse e gjykojnë atë në vendlindje të njëjtën punë e bëjnë edhe këtu. Mirëpo paradoksi qëndron në atë se këtu në mërgatë kemi raste më të rralla të përdorimit të drogës nga të rinjtë tanë se në vendlindje. Ndërkaq në viset nga vijmë, bazuar nga informatat që i marrim gjatë pushimeve që i bëjmë atje, mjerisht, dëgjojmë se përdorimi i drogës nga të rinjtë ka filluar edhe nëpër fshatra, e të mos flasim nëpër qytete. Prandaj, roli i xhamisë, edhe këtu, është që njeriun ta udhëzojë, ta frymëzojë dhe kryesisht ta pengojë që të futet në kanalet e përdorimit dhe të shitjes së drogës. Përsa i përket prostitucionit, gjithashtu ka të bëjë me ato dukuri që i lufton feja. Nëse në të ardhmen do të kishim një rini të zhytur në narkomani dhe prostitucion, kur kemi parasysh erërat e stuhishme politike që fryejnë në ballkan, vështirë që ajo rini do të mund t’u përgjigjej kërkesave të kohës dhe çuarjes përpara të atdheut.
Cilat janë kontaktet tuaja dhe vizitat me instiucionet e ndryshme fetare e shoqërore në vendlindje?
- Sidomos gjatë muajit të Ramazanit, por edhe gjatë pjesës tjetër të vitit, kontakte të vazhdueshme kemi me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe me atë të Maqedonisë, por edhe me atë të Shqipërisë, pak më rrallë. Prandaj çdo vit kemi pasur vizita nga këto bashkësi. Normalisht se ne, si institucion fetar në diasporë, iu ndihmojmë atyre bashkësive, sidomos me rastin e blerjes së kurbanëve, të cilët i dërgojmë në medrese të Shkupit dhe të Prishtinës. Por edhe në rastet më të rënda, si ishte lufta në Kosovë e më vonë edhe në Maqedoni, kemi ndihmuar popullatën e tronditur shpirtërisht e materialisht, ashtu që në ato vise të rrezikuara dhe të izoluara nga flaka e luftës, me sukses kanë depërtuar veprimtarët e Bashkësisë Islame dhe të shoqatave humanitare si janë El - Hilal dhe Kalliri i mirësisë.
Kam edhe një pyetje paksa delikate: Të gjithë mërgimtarët shqiptarë që ia kanë mësyrë Gjermanisë dhe shteteve të tjera europiane, janë nisur përkohësisht në këtë udhë. Por përvoja po e dëshmon të kundërtën. Shumica e mërgimtarëve i kanë sjellë edhe familjet këtu, disa kanë marrë edhe shtetësinë gjermane dhe këtu jetojnë edhe si pensionistë. Megjithatë natyra i kryen proceset e veta. A është menduar ndonjëherë për ngritjen e varrezave shqiptare në nivel të Gjermanisë apo të republikave të këtushme?
- Këtu nuk ekziston mundësia e blerjes së një trualli nga një shoqatë e caktuar apo bashkësi shoqërore. Megjithatë, në varrezat e qytetit të Këlnit, në pjesën e quajtur Bëklemund, por edhe në varrezat e qyteteve të tjera ekzistojne parcela të posaçme në të cilat varrosen myslimanët, pa marrë parasysh se të cilave vise janë, apo çfarë përkatësie kombëtare kanë. Njëkohësisht, ne shqiptarët, nuk e kemi traditë t’i lëmë të vdekurit tanë në mërgim. Neve, si xhami, mund të na ketë ndodhur ndonjë rast i rrallë i lindjes së ndonjë foshnjeje të vdekur e cila është varrosur këtu në varrezat myslimane, ose kemi pasur foshnja që janë varrosur pas dy apo tri ditë jete. Bile kemi pasur raste, që tregojnë lidhjen e fortë të mërgimtarit me tokën e vet, kur foshnja njëjavëshe pas vdekjes është dërguar për varrim në atdhe. Por për çdo eventualitet, si ceka më lart, mundësia e varrosjes ekziston edhe në këto kushte, natyrisht duke plotësuar obligimet qytetare si edhe vendësit që e blejnë pjesën e tokës për varr.
Mund të them se këtu në Gjermani jetojmë me vendësit që kanë simpati ndaj islamit dhe të cilët nuk na kanë penguar në asnjë aspekt që t’i kryejmë shërbesat fetare. Për më tepër, një pjesë e xhamive këtu, tashmë ekzistojnë me atë arkitekturën e jashtme si në viset e banuara me myslimanë, si janë kupolat, minaretë etj. Ndërkaq nga ato 20 xhamitë shqiptare që përmenda, disa janë edhe pronare të objektit dhe truallit ku janë ndërtuar. Mund t’iu them se edhe këtu, në Leverkuzen, popullata shqiptare që jeton e vepron këndej, ka bërë blerjen e një trualli për ndërtimin e xhamisë së re, ndërkohë që presim lejen e ndërtimit nga organet përkatëse gjermane. Si thashë, këtu në Gjermani kemi xhami me minare, por ato janë kryesisht të arabëve dhe të turqve, ndërkaq ne shqiptarët ende në Europë nuk e kemi një xhami të tillë, përpos asaj në Amerikë. Me ndihmën e Zotit, besoj se xhamia e parë e ngjashme me ato që kemi në vendlindje, do të jetë kjo e jona, në qytetin e Leverkuzenit. (2002)

Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Prej gjakut të sharraxhijve...
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
PREJ GJAKUT TË SHARRAXHIJVE
DERI TE RETË QUMËSHTORE
MBI MAJAT E SHARRIT
Kur kam marrë kumtin se në Tetovë po përgatitet monografia për 20-vjetorin e kompanisë shqiptare të udhëtimeve “Sharr-Turist” me president afaristin e suksesshëm Lazim Destanin, menjëherë më është kujtuar poezia e papërsëritshme “Gjaku i sharraxhijve” e Murat Isakut, poetit me prejardhje nga Gajrja e Tetovës. Kjo poezi, që intonon një dhembje të rëndë kombëtare, ma ka sjellë në kujtesë portretin e shqiptarit nga Malësia e Sharrit, që ka punuar qyteteve të huaja për ta siguruar bukën e gojës. Gjithmonë si refren i trishtë ka trokitur në zemrën time dyvargëshi:
O sharraxhijtë e mjerë, vëllaznit e mi-
të gjallë e të vdekur
pa kunorë, -
kur, heu, kur do t’buzëqeshë fati juej, o vëllaznit e mi
të gjorë?!
Në pjesën e dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë, kur bota po zhvillohej në çdo sferë, shqiptarët ende po vendnumëronin, të shkelur nga regjimet komuniste dhe, çdo intelektual i këtij kombi, do të pyeste si poeti vazhdimisht: kur do t’buzëqeshë fati, o vëllaznit e mi? Me pjesën e mërguar të shqiptarëve në vitet shtatëdhjetë të atij shekulli do të jetë edhe Lazim Destani, djaloshi nga Bozofca e Tetovës, i cili mësyn Gjermaninë. I ndodhur mes bashkatdhetarëve të zellshëm dhe atdhedashës, ai merr përvojat e punës në botën perëndimore dhe sikur përgatitet për një ditë të bardhë edhe për kombin. Në vitet kur perandoria komuniste kishte filluar të jepte shpirt, në qytetin e vogël Stolberg të Gjermanisë, Lazimi vendos që të themelojë agjencinë e udhëtimeve me emrin simbolik dhe domethënës “Sharr-Turist”, duke sinjalizuar se me këtë buzëqeshi edhe fati i vëllezërve të tij, si do të pyeste poeti. Që nga ai moment, bashkatdhetarët e Lazim Destanit, braktisën trenat e mërzitshëm dhe iu qasën aeroplanëve dhe autobusëve që siguronte “Sharr-Turisti”. Për pak kohë, kjo kompani dhe pronari i saj, u bënë të njohur për të gjithë shqiptarët. Tashmë ata “sharraxhijtë”, po i preknin retë qumështore mbi majat e Sharrit, ndërsa agresorët serbë, ende po mundoheshin që me luftë t’i mbajnë nën këmbë. Lufta krijoi shumë refugjatë shqiptarë, që kërkuan shtigje në vendet e huaja, por që “Sharr-Turisti” u bë adresë e tyre për kthim fizik e shpirtëror.
Në vitin 1994, kur Kosova më kishte mbetur larg dhe edhe unë isha gjendur në “fund të botës”, befas m’u shfaq para syve një autobus modern në një rrugë të qytetit Aachen me firmën e shkruar në pjesën anësore me shkronja të mëdha “SHARR-TURIST”. Nuk përshkruhet ai çast ngazëllimi, kur më dukej se gjithçka shqiptare më kishte mbetur larg. Vetëm kalimi i autobusit rreth meje me një mbishkrim shqiptar m’u duk si një dorë e zgjatur. Pas ca ditësh, kuptova se jo fort larg Aachenit, në qytetin e vogël Stolberg, “Sharr-Turisti” kishte zyrat e punës. Por ato nuk ishin thjesht vetëm zyra të një agjencie. Aty po kompensohej edhe qendra kulturore shqiptare, edhe ambasada lidhëse me atdheun, edhe posta njëkohësisht. Lidhja e vetme kishte mbetur “Sharr-Turisti”. Përmes tij, mërgimtarët e shumtë po komunikonin me pjesët e atdheut, diku të përfshirë nga flakët e luftës e diku të përmbytur në mjerim. Kur radiot dhe televizionet kombëtare ishin mbyllur në ish-Jugosllavi, përmes “Sharr-Turistit” dhe fuqisë shpirtërore e financiare të Lazim Destanit, po vinin grupe artistësh në Europë, po vinin programet audiovizuele, po vinin libra e abetare për fëmijët e sapolindur, ndërsa në anën tjetër, po shkonin paratë për të afërmit, buka që pushtuesit serbë e kishin këputur për familjet shqiptare në Kosovë. Pikërisht në ato vite, diku në njërën nga sallat koncertale të Aachenit, jam takuar me Lazim Destanin, të cilin nga larg e kisha njohur jo vetëm nga veprimtaria afariste, por edhe përmes mikut tim, tash të ndjerë, poetit tetovar Ramadan Sinani. Ai takim ka bërë që të fillojë mes nesh një miqësi e re, ndërsa puna, sukseset, korrektësia dhe ndihma ndaj klientelës, ma kanë shtuar krenarinë për mikun nga Tetova. Ai u bë dëshmi e gjallë e suksesit që del nga vitaliteti i një populli kur fillon t’i ndrijë liria kombëtare. Agjencia e tij në kryeqytetin e Landit të Rajnë-Vestfalisë veriore të Gjermanisë, në Dyseldorf, u bë emblemë shqiptare, përkrah firmave të shumta gjermane e botërore, ku reklamat shkëlqejnë dhe trembin terrin e netëve të gjata. Po kështu, edhe Lazim Destani hyri në radhën e afaristëve të suksesshëm gjermanë e botërorë duke e zgjeruar dhe më në fund transferuar veprimtarinë e “Sharr-Turistit”. Në Stolbergun e vogël, ku Lazimi kishte ardhur si i ri, kanë ardhur në jetë edhe bij e nipër të brezit të tij, ndërsa për të flitet kudo me respekt e admirim. Sa herë që e kërkon momenti, madje edhe në organizimin më të vogël familjar e shoqëror, Lazim Destani, u shmanget edhe punëve të mëdha që ka, për të qëndruar mes bashkatdhetarëve ku me ta ka ndarë gëzimet dhe pikëllimet e viteve të mërgimit. Kur “Sharr-Turisti” i bëri 20 vjet jetë, ai porositi një aeroplan dhe bashkatdhetarët e tij, i solli për një mbrëmje në vatrat e veta dhe në manifestimin e firmës në mes të Shkupit. Edhe unë isha në mesin e tyre, duke i prekur retë e borës me zemër të ngrohur mbi majat e Sharrit. Diku mbi qiellin shqiptar të asaj nate dhjetori po pëshpëritej emri i Lazim Destanit. Emri i njeriut që i preku edhe ëndrrat në qiell. Pikërisht ku mblidhen retë e borës, ndërsa majat e Sharrit gjithmonë mbesin bardh.
I bardhë qoftë ky shekull edhe për shqiptarët!
(2007)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Intervistë me biznesmenin Lazim Destani
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
NUK KA NDONJË MODEL TIPIK
PËR BIZNESMEN TË SUKSESSHËM
(Intervistë e bërë nga Rexhep Aliu për gazetën “Valuta” të Prishtinës)
Valuta: Si ju lindi ideja për të themeluar agjenci turistike?
L. Destani: Në atë kohë për mërgimtarët udhëtimi për në vendlindje ishte vërtet problem i madh. Ekzistonte vetëm një linjë me tren që quhej Akropolis (Athinë - Paris - Athinë). Kjo ishte e vetmja mënyrë për të udhëtuar në kohën e pushimeve. Por, edhe në këtë linjë ne ishim të detyruar që të udhëtojmë në grupe duke rezervuar një vagon, pasi rruga vërtet kishte rrezik. Gjatë udhëtimit caktonim person kujdestar pasi ndodhnin shumë plaçkitje dhe dëmtime nga më të ndryshmet. Pasi dihej që shqiptarët paratë e fituara në kurbet i kanë me vete, prandaj edhe ishin në fokusin e lloj-lloj plaçkitësve. Fluturime me aeroplan për në Shkup nuk kishte, përveç se përmes Zagrebit dhe Beogradit. Pra, edhe ky lloj udhëtimi ishte deri në mes të rrugës. Thënë shkurt, mungonte një agjenci udhëtimesh që do të organizonte udhëtim të sigurt për në vendlindje. Unë aso kohe kisha përvojë si vozitës i autobusit urban në Gjermani, disa herë edhe bartnim turistë gjermanë në bregdetin kroat. Dhe vendosa ta shfrytëzoj përvojën time në këtë kompani gjermane dhe bashkatdhetarëve të mi t’ua ofroj të njëjtat shërbime. E gjithë ideja ishte që bashkatdhetarëve të mi t'ua ofroj të njëjtat shërbime, për të cilat unë kisha nevojë të më ofrohen edhe mua. Kështu nisëm. Në fillim mora një autobus me huazim dhe nisëm me udhëtimet e para për në vendlindje. Vetë firma gjermane, si dhe autobusi me targa gjermane garantonte sigurinë e udhëtarëve, pastaj edhe shërbimet e tjera ishin në përputhje sipas standardeve europiane të kohës. Kështu që, bashkatdhetarët e mi, gjatë udhëtimit ishin plotësisht të sigurt dhe të rehatshëm. Kjo e bëri që të shtohen kërkesat për udhëtime të tilla dhe duke ndjekur kërkesat e udhëtarëve ne i shtuam edhe autobusët e, më pastaj, në vitin 1987, e regjistrova edhe Agjencinë e udhëtimeve “SHARR TURIST”.
Valuta: Përse e emërtuat “Sharr-Turist”?
L. Destani: Sharri për mua përherë ka qenë më shumë se emër i një mali apo bjeshke, e kam ndjerë si diçka shumë domethënëse për mua. Që në fëmijërinë time të hershme fillova të ndjej respekt të thellë për këtë emër që disi ngulitej edhe në karakterin e malësorëve. Me shumë ëndje i dëgjoja bisedat e pleqve në odat e burrave, kur rrëfenin për ndodhi të ndryshme që kishin ndodhur në Malësinë e Sharrit. Unë jam nga Bozofca, pra diku në mes dy territoreve tona që Sharri edhe i ndan, por edhe i bashkon. Prandaj, vendosa që agjencia ime ta mbajë këtë emër, që për mua e ka këtë domethënie.
Valuta: A mund të na e përshkruani pak fillimin e punës së agjencisë?
L. Destani: Hapja e “Sharr Turistit” në atë kohë u prit shumë mirë nga shqiptarët që punonin në Gjermani. “Sharr Turisti” u bë një urë lidhëse midis Europës dhe vendeve tona. Dhe jo vetëm shqiptarët e Gjermanisë, por edhe ata të Belgjikës, Holandës e kështu me radhë, udhëtonin me “Sharr Turistin”. Për një kohë të shkurtër u ndërtua një besim i ndërsjellë midis udhëtarëve dhe “Sharr Turistit”. U lehtësua udhëtimi, u shtua siguria. Në popull u përhap fjala menjëherë se për të udhëtuar në vendlindje të duhet vetëm një biletë në linjat e “Sharr Turistit” dhe asgjë tjetër, gjithçka tjetër të nevojshme i siguron Sharr Turisti. Kjo veçanërisht ndikoi shumë që me ne të udhëtojnë edhe familje të tëra pa përcjellës, pasi siguria dhe korrektësia ishte maksimale. Ky besim i ndërsjellë ishte maksimal. Me ne udhëtonin edhe fëmijët e mërgimtarëve në kohën e pushimeve shkollore apo festave të ndryshme.
Valuta: Si e pritën hapjen e agjencisë kurbetçinjtë shqiptarë?
L. Destani: Atë e përmendëm më lart, udhëtarët “Sharr Turistin” e kishin si të vetin, pasi me të u hoqën të gjitha pengesat e udhëtimeve që ishin aso kohe. Dhe jo vetëm të udhëtimeve, pasi “Sharr Turisti” luajti edhe rolin e postës dhe të bankës. Përmes “Sharr Turistit” përcilleshin letra, medikamente dhe pako të vogla, si dhe para për familjet. Këto shërbime janë bërë falas, pa asnjë pagesë.
Valuta: “Sharr Turist”-i është bërë sinonim i udhëtimeve të këndshme, suksesit dhe mirësisë, a thua ky ishte synimi juaj kur e themeluat këtë agjenci?
L. Destani: I bindur që nga themelimi se, duke respektuar dhe trajtuar në mënyrë humane (njerëzore) klientin, pa një materializim të shprehur të çdo shërbimi, do të “njihem” (identifikohem) me epitetin e biznesmenit human dhe kjo do të krijojë një mundësi shtesë për ta rritur në mënyrë të vazhdueshme numrin e klientëve. Dhe kjo me kohë ndodhi. Nuk ishte vështirë të ndërtohej ky koncept, sepse unë vetë isha një kurbetçar që kisha çarë rrugët e kurbetit për hallet e mia sociale-ekonomike. Pra, unë në fillim isha pjesë e asaj “armate” të kurbetit, e cila dita-ditës rritej. Radhët e gjata të klientëve të mi ishin një fundament i qëndrueshmërisë së biznesit tim. Unë me “Sharr Turistin” u faktorizova dhe u bëra faktor relevant në tregun e udhëtimeve të të gjitha llojeve. Shumë kompani të transportit ajror dhe ujor i kishin “lakmi” klientët e mi dhe, për pasojë, dëshironin të kenë bashkëpunim afarist me mua. Këtë synim të suksesshëm tentoj ta përcjell me përkushtim te trashëgimtarët natyrorë të biznesit tim sot.
Valuta: Biznesi ka baticat dhe zbaticat e tij, a mund të na thoni se në cilin moment jeni ndjerë më i lumtur me veprimtarinë e agjencisë?
L. Destani: Njëzet vjet aktivitet është shumë vështirë të përshkruhen me disa fjalë. Por, së shpejti do të botohet monografia e “Sharr Turistit”, ku do të përfshihen të gjitha aktivitetet, prej vitit 1987 deri më 2007. Aty lexuesit do të kenë rastin të lexojnë për shumëçka. Aty do të përshkruhen të gjitha baticat dhe zbaticat e “Sharr Turistit” dhe gjeneratat e reja do të kenë rastin të shohin se si janë kaluar disa pengesa jashtëzakonisht të vështira. Kurse, më i lumtur kam qenë unë kur klientët e mi ishin të lumtur me organizimet e mia. Mendoj se kësaj pyetjeje iu përgjigja në fjalimin tim në akademinë solemne kur thashë: Për mua përherë kënaqësi dhe pasuri më e madhe ka qenë buzëqeshja e klientit tim.
Valuta: Cilat manifestime, të sponsorizuara nga “Sharr Turisti”, ju kanë dhënë më shumë kënaqësi shpirtërore?
L. Destani: Edhe ato nuk do të kisha mundur t'i përmend, pasi për mua të gjitha organizimet e kanë pasur peshën dhe vlerën e vet, për atë unë shumë i kam respektuar ata organizatorë që merrnin përsipër organizime të ndryshme dhe kishin vullnet të madh të realizoheshin manifestime apo vepra të ndryshme. Dihet se për realizime të tilla duhej edhe financim, prandaj unë kam ndihmuar me sa kam mundur çdo iniciativë me ngjyra kombëtare dhe jam i lumtur që m’u dha mundësia të ndihmoj.
Valuta: Kam takuar shumë haxhilerë, të cilët kanë udhëtuar me “Sharr Turistin”, ata thonë: E, sikur edhe një herë ta organizonte z. Destani shkuarjen në haxh, me siguri do të kishim shkuar. Përse nuk e organizuat edhe një herë përpara se ta mbyllnit agjencinë?
L. Destani: Organizimi i udhëtimeve për në haxh nisi rastësisht dhe me insistimin e disa miqve të „SHARR TURISTIT“. Ata kërkuan të mendojmë edhe rreth bartjes së haxhinjve në vendet e shenjta, që nuk ishte punë e lehtë, sepse, deri atëherë ky aktivitet bllokohej nga grupe interesash që dëshironin të ruanin monopolin e tyre. Këto udhëtime ishin shumë të shtrenjta dhe të paarritshme për shumicën e njerëzve që dëshironin të kryejnë shtyllën e pestë të fesë Islame. Pikërisht këto rrethana nxitën „SHARR TURISTIN“ t’i rreket këtij projekti me shumë seriozitet, dhe pas një kohë të shkurtër hapi rrugën dhe krijoi mundësinë e udhëtimit për në haxh me cilësi të lartë dhe me çmime përgjysmë më të lira se ekzistueset. Ky projekt për ne ishte një mision që për qëllim të vetëm kishte vënien e standardeve dhe krijimin e kushteve të volitshme për kryerjen e këtij detyrimi fetar. Kompenzimi më i çmueshëm për ne ka qenë gjithmonë buzëqeshja dhe emocionet e njerëzve të moshuar që vazhdonin të jetonin të lumtur se kanë realizuar ëndrrën e tyre, se kanë kryer haxhin. Pasi ia dolëm me sukses, pra pasi u krijuan standardet dhe u rregullua udhëtimi për në haxh, „SHARR TURISTI“ kishte kryer detyrën që nisi dhe me këtë e përfundoi projektin duke lënë kështu një rrugë të shtruar.
Valuta: Cilat ishin arsyet e mbylljes së „Sharr Turistit“?
L. Destani: Koha ka ndryshuar, dhe me këtë edhe rrethanat: Më parë çdo klient qoftë në aeroporte, qoftë në vende të tjera nga unë apo nga nëpunësit në agjenci kërkonin ndihmë për udhëtime. Kurse tre apo katër vitet e fundit thuajse të gjitha kërkesat lidhen me punësimet. Shumë klientë të mi më drejtoheshin për punësimin e vajzës apo djalit që sapo kishin diplomuar, por që ishin pa punë. Këto kërkesa shtoheshin dita-ditës gjë që më brente vazhdimisht. Mirëpo kohëve të fundit udhëtimet janë lehtësuar shumë, falë teknologjisë dhe unë nuk shihja se mund të jepja kontributin tim në këtë drejtim me aktivitetet e agjencisë. Prandaj vendosëm që të ndërpresim këtu këtë projekt, klientët të shpërndahen nëpër agjenci të ndryshme dhe mungesa e “Sharr Turistit” nuk do të ndjehej shumë. Ndërkaq, duke qenë se për qëllim thelbësor të biznesit kemi zhvillimin, vendosëm të orientohemi kah veprimtaritë tjera tonat, veçanërisht ato që i udhëheqin djemtë e mi. Me këto veprimtari, që kanë shtrirje globale, ne mund të ndihmojmë më shumë me hapjen vendeve të punës dhe të kontribuojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit. Ndërsa unë personalisht do të mund të përqendroj eksperiencën time në mbështetjen e djemve të mi në veprimtaritë e tyre. Pra ne me këtë veprim, po transferojmë energjinë tonë nga një biznes konvencional që ka qenë i nevojshëm dhe funksional në një periudhë të caktuar kohore, në një biznes bashkëkohor me përmasa shumë më të gjëra që paraqet mënyrën e vetme për të realizuar qëllimet që dikton e sotmja, për të vazhduar dhe rritur kontributin zhvillimor në trevat tona e gjetiu.
Valuta: Si e vlerësoni punën 20-vjeçare të “Sharr Turistit”?
L. Destani: Puna e “Sharr Turistit” përgjatë dy dekadave mund të vlerësohet e suksesshme në disa dimensione. Dimensioni i guximit dhe aksionmarrjes në “kohëra të pakohë”. Zhvillimi i biznesit duke u ballafaquar me sfida nëpër shumë shtete, kufij dhe struktura turbulente të gati më se një dekade me radhë, duke mbajtur llogari, para së gjithash, për sigurinë fizike dhe disponimin psikik të udhëtarëve në ato hapësira dhe momente me shumë papërcaktueshmëri. Dimensioni i qëndrueshmërisë financiare, krijimit të rrjetit të infrastrukturës së përfaqësive në të gjitha trojet shqiptare dhe zhvillimit të parkut teknik me të cilin operonte agjencioni. Dimensioni social dhe bamirës i agjencisë, ku duhej mbajtur ekuilibrat e mundësive dhe nevojave, që këto të fundit gjithmonë janë shumë më të mëdha se të parat.
Këto dimensione dhe të tjera duhej të harmonizohen dhe bashkërenditen në një sistem sinergjik që në fund të rezultojnë me sukses. Puna, përkushtimi, bashkërenditja dhe përfshirja e shumë njerëzve në këtë sinergji të sistemit ishin parimet bazë të këtij suksesi.
Valuta: Ju konsiderojnë si njeriun e parë, i cili solli trend modern në biznes, gjegjësisht ju ishit të parët që e përdorët marketingun, a është ky sekreti i suksesit tuaj si biznesmen?
L. Destani: Asokohe kur unë kam filluar biznesin, koncepti “marketing” nuk ishte gjithaq i njohur, kjo shpesh ngatërrohej vetëm me reklamën më të thjeshtë. Marketingu më i mirë për mua ka qenë kënaqësia e klientit tim që e trajtoja me respekt dhe korrektësi. Shtresat sociale të kurbetit dhe klientët e mi kryesisht ishin njerëz me shumë peripeci, halle dhe vuajtje. Në këto rrethana ata kënaqeshin me shumë pak. Unë jam munduar që këtë t'ua ofroj dhe ata e kanë pritur shumë mirë. Më vonë fillova të praktikoj jo reklamën, por promovimin, siç më sugjeronin disa që më mirë i kuptonin këto punë dhe vërtet ndjehesha i stërplotësuar kur klientët e mi e pranonin këtë promovim. Zoti më fali sensin dhe intuitën për të qenë gjithmonë i pari që i ulja çmimet dhe e përmirësoja cilësinë e shërbimeve. Gjithmonë dëshiroja të jem në lëkurën e ndjenjave të kurbetit se si i fitonin paratë klientët e mi. Ky ishte marketingu më i madh për mua dhe mendoj se ishte çelësi i suksesit në rritjen permanente të biznesit tim. Merreni vetëm shembullin e uljes së tarifave dhe çmimeve monopole për në haxh, dikur shiteshin dy hektarë tokë për të shkuar deri në Vendin e Shenjtë, kurse sot me shumë më pak!
Valuta: Sipas juve z. Destani, cilat veti duhet t'i ketë një biznesmen i suksesshëm?
L. Destani: Nuk ka ndonjë model teorik për biznesmen të suksesshëm, por në varësi të biznesit, ju duhet të profiloni sjelljen dhe modelin e suksesshmërisë. Fare thjesht, sipas meje, duhet të jeni i përkushtuar dhe konsekuent ndaj punës suaj, të mësoni për punën tuaj dhe ta zhvilloni gjithnjë atë, sepse asnjë biznes nuk është i përsosur, pra ju duhet të pretendoni gjithnjë për më mirë, të kërkoni këshilla nga më profesionistët, të merrni vendime racionale dhe jo emocionale në biznes dhe të përkujdeseni për “konsumatorin” tuaj (në këtë rast klientin). Nëse do të veçoja vetitë që ju i apostrofoni, atëherë këto do të ishin: përkushtimi ndaj punës dhe klientit, bëje punën që e njeh më mirë, shmangiu hilesë, bamirësia dhe ndarja e kafshatës me shumë njerëz. Në këto rrethana edhe Zoti i Madh të përkrahë, bile edhe në kohët e krizave vetëm atë e ke “partner” të sinqertë, nëse ke punuar sipas parimeve të Zotit.
Valuta: Edhe fëmijët tuaj janë të suksesshëm në veprimtarinë e tyre, a do të thotë kjo se prirjen për biznes e kanë trashëguar prej jush?
L. Destani: Ka dashur Zoti që edhe fëmijët të qëndrojnë në rrugën e koncepteve të mia për biznes, kuptohet ata duke i zbatuar kërkesat e kohës për profesionalizëm më të madh, duke angazhuar shumë profesionistë të dëshmuar, bile me përmasa ndërkombëtare, në menaxhmentin e lartë të bizneseve të tyre, por ata mbeten vetë ideatorët dhe vizionarët autoktonë të strategjive të biznesit të tyre. Patjetër se kanë ndikuar edhe vetitë e mia aksionmarrëse. Unë kam vetëm një kërkesë prej tyre: krahas vetes, të mendojnë edhe për të tjerët në biznes dhe unë ua rekomandoj që ta bëjnë sa më shumë biznesin me njerëz dhe për njerëzit. Sot i jam mirënjohës Zotit që ato, në mundësi që të gjejnë punëtorë nga tregu global, edhe pesë herë më të lirë se nga vendi ynë, ata përsëri marrin njerëzit që kanë nevojë nga vendi ose regjioni ynë. Nuk është lehtë për këtë t'i bindim menaxherët profesionalë (amerikanë dhe gjermanë) që i shikojnë vetëm kushtet e tregut. Këto kërkesa tonat është vështirë t'i kuptojnë ata, por djemtë e mi deri tani janë të pakompromis në këtë dimension.
Valuta: Për në fund, çfarë do t'i kishit porositur biznesmenët shqiptarë?
L. Destani: Oh, ka shumë gjëra që unë edhe i kam mësuar prej të tjerëve, por do të ndalem në disa:
-të kapen dhe të përkushtohen për punën që më së miri e njohin dhe jo të kopjojnë duke iu lakmuar fitimit të tjetrit;
-të mësojnë për biznesin e tyre, duke e zhvilluar atë dhe duke angazhuar njerëz profesionalë pranë tyre, por gjithmonë të dinë se për çështje të caktuara duhet t'i marrësh vetë vendimet;- t’u gëzohen rezultateve të partnerit, shokëve dhe miqve e jo të pengojnë njëri-tjetrin, siç ndodh zakonisht, sepse nuk mund ta kesh mirë biznesin vetëm ti, nëse të tjerët janë keq. Kjo nuk zgjat shumë;-të bashkëpunojnë me korrektësi midis tyre dhe jo me hile, sepse populli thotë “hilja-hilon” dhe të delë atje ku nuk e pret; dhe së fundi
-t'i ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë gjithmonë sipas mundësive, duke mos harruar se ku dhe kush kanë qenë vetë para se Zoti t`ua ketë dhënë idenë dhe forcën për atë biznes.

Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Bozofca krenohet me birin e saj
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
BOZOFCA KRENOHET ME BIRIN E SAJ
(Shkrim i huazuar nga Astrit Abdullahi, Bozofcë)
I lindur në gjirin e një familjeje, ku si shumë familje të këtij katundi, ishte e njohur për të gjitha ato veti të sipërmenduara dhe nga e cila Lazimi, si i ri, do të trashëgojë shumëçka. Kur dëgjojmë emrin e tij s’mendojmë gjë tjetër, veçse për një humanist të pashoq, për një bamirës të veçantë, dora e të cilit është e shtrirë në shumë drejtime dhe në të gjitha kahjet, për të qenë afër atyre që vërtet kanë nevojë.
Të nisësh për udhëtim në rrugën gjarpërore në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tetovës, në largësi prej 20 km, do të hasësh në katundin Bozofcë.
Ky katund, i rrethuar me male të larta me kodrina të bukura, të cilat edhe më tepër ia shtojnë bukurinë edhe sot e kësaj dite është i njohur për shumë karakteristika, për shumë veti: i njohur për mikpritje, për humanizëm e zemërgjerësi, ku gjithkush që ka qëndruar apo ka kaluar së paku atypari, e di më së miri fisnikërinë e tyre: njerëz humanë e mikpritës, bujarë e fisnikë, njerëz të buzëqeshur e zemërbardhë.
Ky katund u dha jetë, i pajisi me të gjitha këto veti, shumë njerëz që edhe sot e kësaj dite janë ndër njerëzit më të dalluar të këtyre anëve dhe më gjerë. Këtu u lindën e u rritën intelektualë të shumtë arsimdashës që kontribuan për kulturën dhe arsimin e gjeneratave të ardhshme. Familje të tëra humaniste dhe bamirëse që gjithë herë kanë qenë në shërbim të nevojtarëve, të atyre që shoqëria e gjerë i ka lënë pasdore. Njëri nga ata është dhe humanisti, mirëbërësi, ndihmësi më i madhi i këtyre viseve, Lazim Destani.
Pinjolli i familjes bamirëse
I lindur në gjirin e një familje, ku si shumë familje të këtij katundi, ishte e njohur për të gjitha ato veti të sipërmenduara dhe nga e cila Lazimi, si i ri, do të trashëgojë shumëçka. Kur dëgjojmë emrin e tij s’mendojmë gjë tjetër, veçse për një humanist të pashoq, për një bamirës të veçantë, dora e të cilit është e shtrirë në shumë drejtime dhe në të gjitha kahjet, për të qenë afër atyre që vërtet kanë nevojë edhe atë në raste të shumta si në arsim, kulturë e shkencë; ndihmës të nevojtarëve që sot janë të shumta, kontribues në përmirësimin e kushteve jetësore për shumëkënd, me një fjalë, bamirës i shumanshëm. Edhe pse i angazhuar me punë, në të katër anët e botës , kurrë nuk iu shkëput vendlindjes së tij, nuk e harroi Bozofcën as edhe një çast të vetëm.
Lazimin shpeshherë e gjenë të rrethuar në mesin e katundarëve të vet, të qetë, me një urtësi të madhe, i buzëqeshur si askush tjetër, me një thjeshtësi të pashoqe, i interesuar për hallet e këtij vendi, nga i cili për së pari herë mori ajrin e kësaj bote.
Njeriu i fjalës që nderoi vendlindjen
Duke e parë se vërtet vendlindja e tij, nga pushtetet e mëparshme, ishte lënë pasdore në çdo aspekt, u zotua se do të përpiqet të ndihmojë dhe në zgjidhjen e problemit më të vogël, me të cilin mund të ballafaqohen bashkëvendësit e tij.
Nëse ne mund të nisemi nga thënia e famshme se mos pyet atdheun se ç`ka bërë për ty, por pyet veten çfarë ti ke bërë për atë. Lazim Destani e mbajti fjalën e dhënë, ashtu si dinë ta mbajnë njerëzit e këtyre anëve.
Angazhimi i tij për ta ndihmuar katundin e vet, u shtri hap pas hapi, në të gjitha drejtimet, si në kanalizimin e të gjitha ujërave që përmbysnin lagje të tëra të këtij vendi. Më pas ndihmoi ndërtimin e ambulancës së katundit, që me të drejtë mund ta quajmë spital e për të vazhduar edhe në ndërtimin e Pallatit të Kulturës së këtij katundi.
Ndihmat e tij nuk u ndalën me kaq, por vazhduan me një shtrirje të madhe, ku vlen të përmendim edhe ndihmën për ndërtimin e foshnjores së katundit; ndihma të konsiderueshme dhe në ndërtimin e xhamisë së vendlindjes së vet, kurse ndihmesa e tij më e madhe është në rregullimin e të gjitha rrugëve të katundit, të cilat shtrohen me megatona, sipërfaqja e të cilave është me disa mijëra metër katrorë e tanimë janë në përfundim e sipër. Këto janë disa nga ato shumë kontribute të Lazim Destanit, që me të vërtet e ngrenë në piedestalin më të lartë human.
Lazim Destani me biznesin e vet që ka, ka punësuar me mijëra punëtorë në vende të ndryshme të këtij planeti dhe në këtë mënyrë ka arritur të zbusë gjendjen e mijëra familjeve skamnorësh. Përpjekjet e tij nuk janë vetëm me kaq, sepse ne folëm vetëm për angazhimin e tij në vendlindjen e vet, ku këto angazhime, në forma të ndryshime, kalojnë kufij të shumtë.
Humanisti shembullor
Të gjitha këto që i përmendëm, nuk e bëmë për të reklamuar apo ngritur figurën e tij, sepse për këtë flasin veprat që vetë i ka bërë, por duam të themi se kontributdhënës të kalibrit të tij ndër shqiptarë janë të rrallë, se shumëkush mund të ketë mundësi, por i mungon guximi, vullneti për të qenë pjesë edhe e atyre që nuk kanë e që kanë nevojë, kurse Lazim Destani i ka të gjitha këto, pra jo vetëm mundësinë, por e ka guximin, shpirtin human e bamirës që të tjerëve ju mungon. Ky njeri duhet të merret për shembull nga të gjithë ata që kanë mundësi e të jenë pranë bashkëkombësve të vet që kanë nevojë për ata, sepse vetëm kështu mund të zbusim sadopak ato vuajtje që i përjetojmë për shumë kohë. Le të jetë Lazim Destani një nxitës për të gjithë ata që kanë nevojë për pak nxitje e të tjerëve t’u lehtësohet vuajtja. Le të jetë Lazim Destani udhërrëfyes për të gjithë ata që së paku kanë nevojë për udhëzime si di dhe ku duhet t’i përqendrojnë mundësitë e veta. Ky njeri lirisht mund të themi se nga shumëkush njihet si humanist sepse sa herë përmendet emri i tij, na kujtohen edhe aktivitetet humane që ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë jo vetëm në Bozofcë dhe Malësinë e Sharrit, por çdokund ku ka pasur nevojtarë. Me të drejtë themi se Lazimit duhet t’i jepet titulli “Humanist i shekullit mbarëshqiptar”. Të shpresojmë se njerëz të këtillë do të angazhohen në çdo anë e të gjithë të krenohemi me ata, ashtu siç krenohet Bozofca me birin e saj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Lazim Destani
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
OBJEKTIV I KOMPANIVE TONA
ME TETOVARËT NË GJERMANI
OBJEKTIV I KOMPANIVE TONA
NUK ËSHTË VETËM FITIMBËRJA,
POR ZHVILLIMI STRATEGJIK I TYRE
POR ZHVILLIMI STRATEGJIK I TYRE
Pasi e lëmë të takohemi në një restoran, në periferi të Aachenit, njeriu që punon e lëviz në gjithë kontinentet e botës, afaristi nga më të shquarit e botës shqiptare, Lazim Destani, më pret te hyrja e lokalit. Ai pas takimeve me ministra, me kryeministra, me kryetarë shtetesh dhe me njerëz të botës së biznesit, gjen kohë të takohet me miq të vjetër dhe po ashtu me gazetarë. Takimin miqësor e shfrytëzojmë për ta bërë një intervistë, ani që ai e ka kohën e kufizuar, pasi bashkë me një pjesë të familjes ka ardhur në Stolberg, një qytezë gjermane, aty ku e ka një pjesë të fisnisë. Me këto hapësira, Lazimi është i lidhur që nga rinia e hershme, kur me një grup bashkatdhetarësh, mori udhën e mërgimit, ende pa e mbërri moshën 17-vjeçare.
I lindur më 1954 në fshatin Bozofcë të Malësisë së Tetovës, Lazim Destani, katër klasat e para të shkollës fillore i bëri në vendlindje, për të vazhduar pastaj në Veshallë dhe Shipkovicë deri në mbarimin e tetëvjeçares, Paralelisht me këtë, vazhdoi mësimet edhe te imami i fshatit, ku pos pajisjes me edukatë dhe kulturë fetare, mësoi edhe shkrim - leximin arab. Pas fillores vazhdon me korrespondencë shkollën e mesme ekonomike në Prishtinë. Por djaloshi entuziast, sapo nis punën në përpunimin e drurit në Stolberg, nuk mjaftohet vetëm të ketë para për ta ndihmuar familjen. Menjëherë fillon ndjekjen e kurseve të gjermanishtes, që më vonë pa pengesa të kryejë aftësimet profesionale, në fillim në shkollën e mesme ekonomike të natës në Aachen, e pastaj në kurset elektroinxhinierike, ku një kohë punoi në këtë fushë. Pas një vit shkollimi në fushën e komunikacionit, për tri vjet me radhë punoi si njeriu i parë nga të huajt në kompaninë shtetërore të komunikacionit urban të Aachenit, derisa nga kjo përvojë më 1987 formoi kompaninë private të udhëtimeve “Sharr-Turist” me seli në Stolberg, e cila për njëzet vjet me radhë lidhi shqiptarët nëpër hapësirat europiane. Por Lazim Destani nuk u ndal vetëm me kaq. Rezultat i punës së tij sot janë tri kompanitë e mëdha multinacionale, të cilat i udhëheqin djemtë e tij, si Ecolog- Internacional, me në krye Nazif Destanin, Don-Internacional e udhëhequr nga Selim Destani dhe L.A.R.A-Enterprises nga Blerim Destani, njëkohësisht edhe aktor, që kanë selitë në të gjitha kontinentet e botës. Lazim Destani, përpos si afarist, ai gjurmë të pashlyeshme ka lënë dhe në ngritjen e shumë institucioneve kombëtare e kulturore në viset shqiptare, duke ndihmuar materialisht, pa e lënë anash as kontributin humanitar në shumë fusha të jetës. Ai vazhdon me një energji të pashterrshme në zhvillimin e afarizmit dhe në ngritjen e dinjitetit të ekonomisë shqiptare. Edhe intervistën tonë e fokusuam në këtë drejtim.
I madh është ai njeri që din të ringritet
Z. Destani, për një kohë relativisht të shkurtër, madje kur shqiptarët ishin të penguar ta bëjnë mbarë biznesin, pasi monopolin e kishte shteti, qoftë në Shqipëri qoftë në ish-Jugosllavi, ju triumfuat dhe u bëtë i njohur nga afaristët më të suksesshëm shqiptarë. Cili ishte ai çelësi kryesor që iu shtyri drejt suksesit?
L. DESTANI: Shumë herë më është shtruar kjo pyetje dhe unë gjithnjë kam të njëjtën përgjigje: disiplina dhe përkushtimi në punë, ku gjithnjë në qendër të vëmendjes kam pasur respektin ndaj klientit. Ky respekt ndaj klientit dhe përkushtimi im që ai ta realizojë në mënyrë të suksesshme dhe të dinjitetshme synimin e vet përmes shërbimit që i kam ofruar, është çelësi i suksesit tim. Pra përgjigjja tingëllon shumë thjesht, por, të jeni të sigurtë se kjo është një filozofi e thellë dhe domethënëse, që kërkon mund, durim, disponim dhe sakrificë të vazhdueshme në shumë plane. Nuk është lehtë të realizohet ashtu siç tingëllon lehtë!
Pra, ne shqiptarët, të gjendur në një sistem të egër, që pengon idetë dhe iniciativat si ishte pushteti komunist, mbetëm gjatë kohë të varfër. Qarkullimi i njerëzve dhe ideve, bëri që shqiptarët në këto 20 vitet e fundit ta ndryshojnë jetën. Duke u nisur edhe nga shembulli Juaj, a mendoni se sot shqiptarët janë drejt pasurimit si individë dhe si komb?
L. DESTANI: Është e vërtetë se duke na ndjekur për të na ngulfatur, në të gjitha aspektet, na mundësuan që të krijojmë progres. Vërtet ia mësymë Perëndimit ku sakrificat dhe dhimbjet familjare ishim motiv shtesë për ne për të mbijetuar. Duke u bërë edhe pjesë e përvojave të të tjerëve, mësuam nga kultura e biznesit perëndimor, kështu u detyruam të mendojmë kreativisht dhe të gjenerojmë edhe invencion dhe novacion në biznes. Prandaj Skënderbeu i madh, në kontekst të ndjekjes së popullit për zhdukje shprehet ,,livadhi sa më shumë të kositet ai gjithnjë e më shumë shumëzohet dhe bëhet më i qëndrueshëm”. Kështu ka ndodhur edhe me ne, posaçërisht me shqiptarët e Maqedonisë përgjatë kohës së monizmit.
A ka ndikuar te Ju edhe jeta dhe puna në perëndim, si është Gjermania, që të merrni guximin dhe t’i qaseni punës individuale për të arritur deri te kulmet e biznesit?
L. DESTANI: Filozofia e biznesit gjerman është e njohur për qëndrueshmëri dhe përcaktim se s’ka gjë që s’bëhet, vetëm duhet të jesh i përkushtuar dhe të sakrifikosh për suksesin. Sigurisht se përvojat e fituara nga biznesi dhe kultura gjermane paraqesin platformën e suksesit në biznesin tonë familjar. Këtë e shpjegova edhe më lart, por po të ishte gjithaq formula e thjeshtë do ta realizonte shumëkush! Falë edhe dhuntisë së Zotit dhe shkathtësive të lindura të kombinuara me shpirtin e ndërmarrësit rezulton kjo që është.
Njerëzit e rrethit, ku keni jetuar e punuar, ju njohin si njeri të sinqertë, të drejtpërdrejtë, por edhe mjaft kooperativ, sidomos kur pala tjetër kërkon ndihmën tuaj? A ju ka penguar ky qëndrim ndonjëherë në zhvillimin e biznesit, përkatësisht a i kanë shfrytëzuar këto cilësi bashkëpunëtorët jokorrektë?
L. DESTANI: Sigurisht se përgjatë gjithë ciklit të biznesit angazhimi im ka qenë gjithmonë, me njerëz dhe për njerëz, kam hasur edhe në zhgënjime, por gjithmonë jam munduar të reflektoj pozitivisht dhe të falë të tjerët. Ju e dini që Profetin tonë edhe një pjesë e të afërmëve të tij e kanë ndjekur dhe mohuar, por ai i është lutur Zotit që t’i mëshirojë ata. Të gjithë ata që merren me biznes duhet ta dinë se gjithmonë ka rreziqe në biznes dhe unë jam ballafaquar me shumë sfida të këtilla, por populli thotë se ,,nuk është i madh ai që nuk rrëzohet, por ai që di të ringritet shpejt dhe të vazhdojë rrugën e suksesit”. Unë kam pasur edhe këso situatash, por falë Zotit, drejtësia ka fituar si gjithmonë edhe pse ajo shpesh vonohet. Bëje punën dhe jepja hakun asaj pa hile, të jesh i sigurt se suksesi s’do të mungojë!
Nuk jam për status të “mëshirës” në biznes
Në vitetet e fundit Juve dhe afaristëve të tjerë, shoqëria shqiptare, pra e kam fjalën për Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, iu ka shikuar, përpos si biznesmen të suksesshëm, edhe si donator humanitar, qoftë në fushën e çlirimit kombëtar, të përparimit arsimor e kulturor, por edhe humanitar. A ka ardhur koha që shoqëria shqiptare të ju shikojë si investitor serioz dhe të domosdoshëm?
L. DESTANI: Sigurisht se shoqëria shqiptare në kuptimin e gjerë të fjalës ka nevojë për investitorë autoktonë dhe vendorë, të cilët për dallim nga të huajt e njohën më mirë ambientin dhe kulturën e biznesit në përgjithësi. Asnjëherë nuk jam për status të ,,mëshirës” në biznes sepse kjo ju vë në gjumë dhe nuk arsyetohet vetëm dimensioni etnik në biznes, siç shpesh dëgjoj prej shumëkujt, por në kushte të barabarta duhet dhënë përparësi dimensionit vendor pikërisht se predispozitat janë që të jetë më i suksesshëm, por prapë me filozofinë që e shpjegova dhe jo ,,për hatër”. Sot ne fare nuk jemi më inferiorë se të tjerët, ne me familjen dhe strukturat tona menaxheriale operojmë në biznese me ambiente globale dhe me konkurrencë globale, në të sensi dhe avantazhi ynë regjional është disa herë më i shprehur se i çdokujt tjetër. Politikëbërësit e politikave makroekonomike regjionale duhet të kenë në konsideratë këtë nevojë dhe realitet.
A ju kanë ofruar qeveritë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë ndonjë mundësi për realizimin e ndonjë projekti serioz investitor, apo ju u jeni ofruar atyre dhe nëse po, si ju kanë pritur në këtë drejtim?
L. DESTANI: Jemi në raporte të mira me qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë, por akoma nuk kemi ndonjë konkretizim të vendimeve të tyre për projektet tona. Ne tanimë kemi disa projekte të studiuara deri në fazën e ,,biznes planit të miratuar”, të cilët kanë kaluar nëpër të gjitha filtrat e procesit të vendimbërjes, duke filluar nga studimet e arsyeshmërisë (Feasebilitz Study) përmes analizave dhe planeve preliminare e deri te miratimet në strukturat strategjike të kompanive tona. Kemi shumë projekte strategjike në sektorë strategjikë, ku shqiptarët deri më sot zakonisht nuk kanë qenë aplikantë seriozë dhe ne po sfidojmë qeveritë e rajonit për akceptim të këtyre mundësive. Të shpresojmë se do të reflektojnë pozitivisht.
Sa do të ishte funksionale përvoja Juaj që një nga viset shqiptare ta bëni të mëkëmbur ekonomikisht, natyrisht, nëse nuk ju pengojnë, por ju ndihmojnë qeveritë e përmendura?
L. DESTANI: Tek unë tanimë nuk është në pyetje vetëm përvoja, por një gërshetim i kësaj me resurset e nevojshme që janë të disponueshme, sepse shumëkush mund të ketë ide, por duhet pasur edhe resurse për t’i jetësuar ato ide. Koncepti i resurseve nuk është vetëm kapitali financiar si aludohet më shpesh në të, por mbi të gjitha, në dije të zbatueshme, të një menaxhmenti strategjik dhe profesional që punon në kompanitë tona. Kapitali më i madh i kompanive tona janë resurset e trurit që ne jemi duke akumuluar edhe atë në një proces rekrutimi dhe selektimi profesional dhe të pavaruar nga menaxhmenti i jashtëm i kompanive. Sapo kemi kryer fazën e parë të punësimit të një numri të madh të të diplomuarëve në universitetet tona. Vetëm imagjinoni çfarë potenciali janë këto: një gërshetim i dinamizmit dhe entuziazmit rinor në njërën anë dhe të invencionit dhe ideve të reja në anën tjetër. Kjo paraqet një kapital human tejet premtues. Jemi në proces të përgatitjes për raundin e dytë të një kontigjenti tjetër, edhe më të avancuar se ky i pari, dhe sot, rrallë gjeni kompani me këto potenciale. Ky është vetëm një avantazh i theksuar pa i elaboruar aspektet e tjera. A ka rimëkëmbje më të madhe ekonomike se kjo, le të gjykojnë vetë lexuesit tuaj!
Deri tash shqiptarët e kanë ngritur standardin e jetesës duke u bërë punëtorë të shkathtë nëpër vendet e huaja, ku kanë vjelur paranë. A do të mundnin edhe shqiptarët e mbetur në viset e veta që me prodhimet e tyre të vjelin paranë?
L. DESTANI: Pikërisht këtë e kisha parasysh kur elaborova momentin e angazhimeve të të rinjve në këtë proces dhe unë besoj se shumëkush prej tyre do të gjenerojë impaktet zhvillimore të paimagjinueshme për vendin. Ka ardhur koha të reduktojmë kurbetin e ,,argatit,, dhe të bëhemi zot ekonomik të resurseve në trojet tona. I kemi të gjitha predispozitat për këtë dhe unë i përkushtohem këtij misioni, sepse besoj në të.
Pa pavarësi ekonomike
nuk ka pavarësi të qëndrueshme kombëtare
nuk ka pavarësi të qëndrueshme kombëtare
Shqiptarë punëtorë dhe biznesmenë të njohur ka tash në gjithë botën, a ka ardhur koha që të bëhet një biznes edhe mes tyre, që vlerat e shqiptarëve të këmbehen mes vete si, është edhe te disa popuj të tjerë, si te izraelitët, te turqit etj?
L. DESTANI: Një nga objektivat tona strategjike është edhe kjo, por pa eufori ,,folklorike patriotike”. Biznesi nuk njeh këso vlera, duhet të konkurojmë me botën e zhvilluar dhe nuk mundemi të jemi konkurrentë në logjikën e krijimit të vlerave vetëm mbi bazën kombëtare. Vepra më e madhe kombëtare dhe patriotike sot është të punësosh, përveç vetes dhe familjen, së paku edhe një tjetër. Kjo duhet të jetë motoja e biznismenit shqiptar. Të fillojmë me vepra ,,të vogla” por reale sepse jemi ngopur me ,,ëndrra patriotike” dhe tërë kohën duke u shërbyer të tjerëve. S’ka pavarësi të qëndrueshme kombëtare pa pavarësi ekonomike. Këtë duhet ta kultivojmë edhe midis bizneseve tona (ndërshqiptare). Ka përmirësime në këtë proces, por akoma janë shumë larg mundësive reale. Unë jam realist në filozofinë e suksesit për biznes, zatën edhe eksperienca, shtigjet e biznesit tim deri më sot, por edhe mosha ime nuk më lejon të ,,fluturoj,, me ëndrra.
A keni ndonjë ëndërr të realizueshme që në viset prej nga vini, të realizoni një projekt që do të funksiononte dhe do ta ndryshonte jetën?
L. DESTANI: Një ,,ëndërr” time të biznesit e rrubullakësova para një viti, për të cilën opinioni është i njohur por së shpejti edhe do të dokumentohet. Tani jemi në vazhdë të planeve reale dhe ju përmenda më lart se janë disa projekte strategjike për në regjion. Disa prej tyre mund të ndryshojnë strukturën dhe konceptin e biznesit tek ne, të shpresojmë se nuk do të pengohemi t’i realizojmë ato. Sigurisht se impakti dhe rezultati i tyre nuk është vetëm fitimbërës, por mbi të gjitha zhvillimor. Dy-tre vitet e fundit objektivi ynë kryesor strategjik nuk është më vetëm fitimbërja por mbi të gjitha zhvillimi. Kjo është e shkruar në strategjinë e kompanive tona si synim parësor dhe besoj se ecim në këtë drejtim. Këso objektiva sot kanë vetëm kompanitë planetare të tipit magnat që kanë dalë nga orbitat e fitimbërjes lokale. Ne besojmë në përcaktimet tona dhe shfrytëzoj rastin të ftoj institucionet përgjegjëse për zhvillim, të na bashkangjiten në këtë mision.
(2009)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Anesteziologu Dr. Lirim Vela
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
ANESTEZIOLOGU DR. LIRIM VELA
Gjatë viteve gjashtëdhjetë, nga Tetova dhe viset e tjera shqiptare, drejt Europës Perëndimore, mërgoi vetëm krahu i punës, e aty-këtu, ndonjë intelektual i ndërprerë nga përndjekjet e shtetit jugosllav. Por, në vend të avancimit të çështjes kombëtare, për shqiptarët, sado që përparuan në fushën e dijes dhe të punës intelektuale, rrethi u ngushtua, madje në fillim të viteve nëntëdhjetë, deri në deinstitucionalizim total. Në mesin e mijëra shqiptarëve të dëbuar nga puna, do të gjendet edhe mjeku Dr. Lirim Vela me bashkëshorten, Ajtenen, që të dy të zënë me punë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Nga pamundësia e mbijetesës, ose së paku për ta kaluar një kohë të shkurtër sa për të fituar pak që ta mbajë jetën, Lirimi do t’ia mësyejë Gjermanisë bashkë më familjen dhe, gjen punë në Dyseldorf . Ai do të shkojë andej si specialist i anesteziologjisë, fushë të cilën e kishte kryer në Universitetin e Zagrebit.
I lindur në fshatin Gajre të Tetovës, pas shkollës fillore, Lirimi do të kryejë gjimnazin në Tetovë, ndërsa për studime, drejtohet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ishte kohë kur pothuajse të gjitha familjet dëshironin të kishin shkollarë, rrëfen Lirimi. Mua më shkonin shkencat teknike dhe gjuhët. Por familja kërkonte të bëhesha mjek, pasi vëllai më i madh, tashmë vazhdonte elektroteknikën. Pasi nga gjimnazi kisha dalur me sukses të shkëlqyeshëm, nuk e kisha vështirë të drejtohem edhe në mjekësi. E respektova dëshirën e familjes dhe puna më eci mbarë. Për suksesin e lartë që në fillim të studimeve, u zgjodha demonstartor në lëndën e anatomisë. Pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë, fillova punën si mjek i ri në Drenas e më vonë në Besianë, në Shtëpi të Shëndetit. Praktika mjekësore më dha mundësi të njoh njerëz dhe gjendjen shëndetësore të popullatës të cilës i shërbeja. Në ndërkohë vendosa edhe të specializoj, kështu që për këtë qëllim iu drejtova Zagrebit, njërës nga qendrat më prestigjioze universitare të kohës. Në një afat optimal u ktheva në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës si anesteziolog. Por ndihmesa ime në këtë fushë ishte e shkurtër. Si dihet, në vitin 1990, mjekët shqiptarë dhe punëtorët e tjerë u dëbuan nga puna, pasi shteti serb u egërsua kundër shqiptarëve. Provova të dal në Gjermani dhe gjetëm punë në profesion me bashkëshorten. Puna në Gjermani më ofroi mundësi të gjera për ushtrimin e profesionit, kështu që edhe sot atje bëj punën e anesteziologut, në një klinikë private në Dyseldorf.
Rrëfimi për Dr. Lirim Velën nuk përfundon këtu. Ai Europën e kishte shëtitur edhe gjatë kohës së studimeve. Në kohën e pushimeve kishte shkuar si student për të punuar punë të ndryshme dhe me paratë e fituara, jo vetëm që kishte mbajtur veten në studime, por kishte gjetur kohë të vizitojë edhe qytetet të rëndësishme, në Gjermani, Francë e Itali. Kështu pos gjuhëve sllave, Lirimi do të përvetësojë edhe frëngjishten, anglishten e gjermanishten, që më vonë, të komunikojë lirshëm në punën profesionale dhe në jetën e përditshme. Me kalimin e kohës, tash nga familja e tij kanë dalur edhe dy shkollarë. Djali i madh Butrinti studion makinerinë në Universitetin e Aachenit në Gjermani, ndërsa Driloni, pret të regjistrojë studimet në njërin nga universitetet gjermane pas mbarimit të gjimnazit.
Njerëzit nga Malësia e Tetovës, që dikur kanë mësyrë mërgimin si punëtorë krahu, nuk i kthehen më vendlindjes vetëm si pensionistë por edhe me pasardhësit e tyre të shkolluar në fusha të ndryshme. Mjeku i mërguar Lirim Vela nuk është i vetëm në këtë fushë profesionale nga Tetova. Për disa vite në Gjermani kanë dalur disa mjekë të rinj nga Tetova si kardiologu Ramadan Destani, pastaj kirurgu Xhevair Farizi etj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Shtëpia e zotit dhe e shqiptarëve të mërguar
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
SHTËPIA E ZOTIT DHE
E SHQIPTARËVE TË MËRGUAR
Pas gjashtë vitesh marrim udhë të takohemi sërish me imamin e xhamisë shqiptare në Leverkuzen. Është po i njëjti, Amir Xheladini. Pasi merremi vesh, takimin e lëmë në stacionin hekurudhor ku presin pak taksistë dhe disa vetura në një autoparking. Koha është jo fort larg namazit të drekës dhe hoxha, sigurisht nxiton të më marrë mua dhe të mos e lë keq xhematin. Pa vonuar më ndalet para këmbëve vetura që e nget ai vetë dhe pas përshëndetjes, ai vazhdon vozitjen duke nxituar rrugës kryesore të qytetit që çon drejt te xhamia. Derisa rrëfen i entuziazmuar që ka arritur me bashkatdhetarët të bëjë xhami të re në Gjermani, të parën xhami shqiptare me minare dhe me arkitekturë tradicionale në Europë, nga një distancë veç na shfaqet një godinë e mrekullueshme. Jemi në rrugën Mühlenveg 211. Këtu është xhamia e re me arkitekturë tradicionale. Pasi dalim nga vetura, mulla Amiri na prin drejt xhamisë, i kujdesshëm, energjik dhe fjalëmbël. Ai me emocion rikujton ditën e vënies së gurthemelit, angazhimin e madh të shqiptarëve në Leverkuzen për një faltore myslimane, që tashmë shërben edhe më shumë se faltore, ashtu si e ka menduar gjatë gjithë shërbimit të vet këtu, edhe si një qendër të kulturës kombëtare. Ne po hymë nga lart, më thotë hoxha. Çdo dhomë, çdo hapësirë dhe çdo kthinë e xhamisë ka derën e vet. Ja hyrja për burrat, hyrja për gratë. Sylynjarët e avdesit po ashtu të ndarë, por të përshtatshëm. Ecim tutje, andej nga mafili ku zakonisht falen gratë dhe hapësirën e xhamisë e shikojmë nga lart. Poshtë shikojmë hylbenë, vendin ku prin hoxha dhe hapësirën e dizajnuar bukur, prej nga kumbojnë lutjet drejtuar Zotit. Koha e faljes së namazit të drekës po afrohet. Xhemati hyn ngadalë në sallën e namazit. Hoxha bëhet gati.
Namazi i drekës nuk zgjat shumë. Afërsisht një çerek ore. Shumica e xhematit janë pensionistë. Ata ndalen në sallën e ndejës, ku ka kafe e çaj. Rrinë bashkë duke llafosur herë për vendlindjen, herë për vitet e gjata të kaluara në mërgim. Përtej sallës së ndejës, është salla e mësimit dhe e tubimeve të ndryshme. E rregulluar bukur dhe e pajisur mirë. Aty fëmijët mësojnë lutjet, edukatë fetare dhe kulturë të përgjithshme. Por salla përdoret edhe për veprimtari të tjera. Sidomos për mbledhje të karakterit lokal rreth organizmit të shqiptarëve në xhami dhe aktivitetit të tyre të përgjithshëm.
Por xhamia shqiptare në Leverkuzen dhe rrethinë, si dihet, është themeluar në vitin 1985. Këtë na e thotë edhe Veli Mustafa, një nga aktivistët e Leverkuzenit, që në themelimin dhe mbarëvajtjen e punës së xhamisë është angazhuar që nga dita e parë. Ai ka tridhjetë e pesë vjet në mërgim. Të gjitha i ka kaluar në Leverkuzen, në fabrikën e njohur të medikamenteve medicinale Bayer, ku për shumë vite kanë punuar afërsisht dyqind shqiptarë. Ne përpara faleshim në xhamitë e turqve dhe të arabëve, na rrëfen Veliu. Madje me vite. Por një ditë menduam ta kemi xhaminë tonë, çerdhen tonë, ku mund të falemi e të takohemi si të tjerët. E ndërmorëm iniciativën. Në fillim ishim gjashtëmbëdhjetë vetë. E nisëm punën në një lokal të improvizuar. Na printe mulla Nafi nga Nerashti. Ne e mbanim xhaminë dhe hoxhën, pra ata 16 vetë. Por ngadalë filluan të na bashkohen edhe të tjerët. Më vonë imam erdhi mulla Jakup Asipi nga Kumanova. Ai për pesë vjet bëri shërbesat fetare dhe anëtarësia në xhami filloi të rritej. Pas tij erdhi Shaban Mehmeti nga Shkupi, ndërsa tash e 13 vjet jemi me mulla Amir Xheladinin. Por i gjithë ky historik mbrun shumë vlera brenda vetes. Mos të harrojmë se krahas ngritjes së xhamisë, këtu në mërgim, kjo popullatë, ka bashkëjetuar shpirtërisht e fizikisht me pjesën e popullit në atdhe, ku pikërisht brenda këtyre viteve i ranë zavalle të mëdha mbi shpinë. Shqipëria po dilte nga komunizmi i rëndë, ndërsa viset shqiptare nën ish Jugosllavi, bashkë me Kosovën, pas shtypjes së gjatë, i përfshiu lufta. Ne kishim familjet atje, vëllezërit tanë, gjakun tonë. Kjo vatër na ka shërbyer të tubohemi, të grumbullojmë ndihma dhe t’i dërgojmë në pjesët e atdheut. Rolin kryesor për ndihma drejt atdheut në Leverkuzen e ka luajtur xhamia, flet Veli Mustafa. Shqiptarët e këtushëm, edhe kanë bërë xhami, edhe kanë mbajtur familjet, edhe kanë ndihmuar ngritjen e institucioneve shtetërore e kulturore shqiptare, edhe kanë ndihmuar vëllezërit. Tash xhamia, pasi ka kaluar në ndërtesë të re dhe moderne, po ashtu mbahet nga anëtarësia që ka arritur në gati 500 pjesëmarrës. Por donacionet nuk kanë munguar e nuk mungojnë as tash. Gjithçka filloi kur me këshillin inicues për ndërtimin e xhamisë e vizituam Lazim Destanin në zyrën e “Sharr-Turistit”, pasi ia prezantuam planin, ai na dha një ndihmë fillestare prej 15.000 euro dhe na tha: “Zoti ju ndihmoftë, po patët nevojë për ndihmë të mëtutjeshme përsëri llogaritni në mua!” Fjalët e tij na dhanë vullnet të madh dhe kështu nisëm. Pas tij u radhitën edhe shumë të tjerë që kontribuan për ndërtimin e xhamisë. Pas tij janë radhitur qindra të tjerë… Së pari u ble lokacioni, pastaj u bë projekti dhe filloi ndërtimi. Jo pak shqiptarë kanë bërë ditë të shumta pune në ngritjen e godinës së xhamisë. Edhe organet shtetërore të qytetit e përkrahën këtë iniciativë me dhënien e lejes për ndërtim. Si na thotë edhe mulla Amiri, këtu vijnë edhe afro 100 të rinj shqiptarë, që pos organizimeve sportive, zhvillojnë edhe jetën kulturore. Të gjithë angazhohen për mirëmbajtjen e objektit, zakonisht gratë, sa njëra sa tjetra, vijnë për ta pastruar. Në këtë xhami nuk mund të ta gjejë gishti as një vazhgë pluhuri. Secili kënd është i pastër.
Por bashkëbiseduesit tonë, Veli Mustafës, i kthehemi sërish. Jo për punën në kryesi të xhamisë që e bën tash e 23 vjet, por për vitet e mërgimit. Veliu vjen nga fshati Cerovë, nja njëzet kilometra larg Tetovës: “Herët, thotë, kam dalur nga fshati, por askund tjetër nuk kam bërë shtëpi, pos “aty ku më ka rënë koka”. Mërgimin e nisa si pesëmbëdhjetëvjeçar në rrethinat e Beogradit. Vëllai im dy vjet më i vjetër se unë, veç punonte atje. Dimrit bartja qymyr dhe dru, ndërsa verës, ose vjeshtës së ftohtë, më thirrnin të punoja ose nxirrja panxhar sheqeri, madje jo rrallë padronët më kanë thirrë edhe në gjysmë të natës. Kur u hap udha për Gjermani, ndryshuan gjërat për të mirë. Këtu së paku kisha banesë të mirë, shtrojë e mbulojë e jo si atje në Serbi, ku mblidheshim disa vetë në një dhomë. Erdha këndej dhe tash i bëra 35 vjet po në Leverkuzen. Pra, kam ardhur 20 vjeçar këndej, thotë Veliu.
Bashkë me ne, në bisedë është edhe Shukri Sinani, një nga mërgimtarët e vjetër. Mulla Amiri na e prezanton si veprimtar të zellshëm, jo vetëm në kuadër të xhamisë, por edhe më shumë. Kur nisim të shpalojmë palët e jetës së Shukriut, ai na kthen që në fëmijërinë e vet, duke shtuar se mundin ia patëm borxh kombit. Ishim një familje që jetonim në fshatin Kalishtë të Gostivarit, por shpejt zbritëm në Tetovë. Më vonë mora vesh se babai iku nga Kalishta për t’iu shpëtuar pak fjalëve dhe izolimit të fshatarëve që i bënin nga frika. Pse? Pas Luftës së Dytë, tre nga xhaxhallarët e mi, nën Ballin Kombëtar ia kishin kthyer pushkën partizanit. Ata kur ishte formuar shteti policor e ushtarak i Jugosllavisë, nuk kishin mundur më të qëndrojnë në male dhe marrin arratinë. Në fillim drejt Greqisë, e pastaj në Turqi, me shpresë se një ditë do të ktheheshin në vendin tonë. Për hir të tyre ma kishin burgosur babanë. Tek pas burgut babai im kishte blerë shtëpi në Tetovë. Më kujtohet si fëmijë, kur gjyshja më thoshte:” Afrohu se ky është babai yt!”- por unë nuk e njihja. Ishte viti 1953 kur ai kishte dalë nga burgu. Si dihet, kushtet i kishim të vështira. Për kafshatën e gojës dhe mëkëmbjen e ekonomisë familjare, në fund të viteve gjashtëdhjetë edhe unë ia mësyva Europës. Shkova në Belgjikë dhe u paraqita refugjat. Njeri i familjes së ndjekur nga Jugosllavia. Ndeja ca kohë atje, por erdhi një urdhër që ta lëshoja Belgjikën për shtatë orë. Kalova në Gjermani. Fillova punën. Nja tri vjet më vonë, kur shkova në pushime në Tetovë, nga shtëpia më nxorën policia maqedone dhe drejt e në stacionin e tyre. Në ato bisedat e njohura informative, si u thoshin. Por për fat nuk më burgosën. E mora udhën për në Gjermani dhe punën e bëja punë, ndërsa sjelljen, sidomos atë politike, shumë i kujdesshëm. Nga përvoja në zyrat e policisë, edhe pse dukeshin të heshtur, xhaxhallarët e mi, Xhelili, Avdyli dhe Hyseni, nuk ishin të harruar. Ata si ballistë të mërguar, përcilleshin që nga Gostivari, në Stamboll e deri në Bruksel. Pos që i njihnin bëmat e tyre gjatë Luftës së Dytë e më vonë, policia jugosllave vazhdimisht merrte informata për ta dhe për anëtarët e familjes. Kur e pashë që as unë nuk do t’iu shpëtoja bëmave të familjes, natyrisht që u rendita në frontin kombëtar për çlirim e përparim të shqiptarëve në Jugosllavi. Kështu ngadalë u inkuadrova në grupet politike ilegale, ku xhaxhai im Xhelili, i njohur me emrin Xhelo Kalishta, insistonte për formimin e një lobi kombëtar. Këto përpjekje morën hov sidomos pas vitit 1981. Por më vonë, me daljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në skenë, u ndjemë të çliruar nga brenda. Ishte kjo organizata e parë publike shqiptare brenda Jugosllavisë. Të gjithë u renditëm drejt saj, por më vonë, dolën edhe parti të tjera shqiptare, si Partia e Prosperitetit Demokratik, Partia Demokratike Popullore në Maqedoni dhe Lëvizja për Republikën e Kosovës që vepron në Europën Perëndimore. Këto bënë që shqiptarët të ndahen varësisht prej orientimeve që i bënin këto parti, por edhe prej viseve nga vinin. Ndarjet brenda krijonin edhe ndarje jashtë, këtu në mërgatë. Për një kohë të gjatë u krijua bindja se partitë neve, mërgimtarëve, na kthyen në sponzorë materialë të tyre. Nuk vonoi shumë dhe krisën luftërat në viset shqiptare. Sërish u desh të ndihmojmë, madje edhe me njerëz, por për atdheun kurrë nuk është mjaft. Falë punës dhe ndihmës së Zotit, Kosova u bë shtet dhe shqiptarët përreth avancuan pozitën e tyre. Tash ne në mërgatë edhe pse iu kemi kthyer detyrave tona, sërish organizohemi, por më shumë në planin humanitar. Kjo është lidhja më e mirë me vendin tonë, rrëfen Shukri Sinani.
Por, gjatë kësaj bisede, nuk mund ta shmangim xhaxhain e tij, Xhelo Kalishtën, që tash në Bruksel kalon pleqërinë e thellë. I tregoj Shukriut se unë njihem me të dhe mëngjeseve të hershme kam shëtitur me Xhelon në parkun e madh të Brukselit në Shkarbek, aty ku shqiptarët me vite kanë ngritur bustin e Skënderbeut. Po aty, Xhelo Kalishta, më ka rrëfyer për luftën që ka bërë, për shputën e këmbës së këputur, për djalin që e ka lënë në Kalishtë dhe ia kanë rritur vëllezërit dhe për ikjen drejt Greqisë, pastaj kalimin në Stamboll e më vonë në Bruksel, i përndjekur nga shteti jugosllav… Pasi kemi pirë kafetë, u lëmë lamtumirën edhe anëtarëve të tjerë të xhamisë që presin të bëjnë namazin e iqindisë, ndërsa hoxha, mulla Amir Xheladini, më shpie drejt stacionit të trenit dhe sërish kthehet në xhaminë e Leverkuzenit, në atë shtëpi të Zotit dhe të shqiptarëve të mërguar.
(2008)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Anesteziologu Dr. Lirim Vela
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
ANESTEZIOLOGU DR. LIRIM VELA
Gjatë viteve gjashtëdhjetë, nga Tetova dhe viset e tjera shqiptare, drejt Europës Perëndimore, mërgoi vetëm krahu i punës, e aty-këtu, ndonjë intelektual i ndërprerë nga përndjekjet e shtetit jugosllav. Por, në vend të avancimit të çështjes kombëtare, për shqiptarët, sado që përparuan në fushën e dijes dhe të punës intelektuale, rrethi u ngushtua, madje në fillim të viteve nëntëdhjetë, deri në deinstitucionalizim total. Në mesin e mijëra shqiptarëve të dëbuar nga puna, do të gjendet edhe mjeku Dr. Lirim Vela me bashkëshorten, Ajtenen, që të dy të zënë me punë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Nga pamundësia e mbijetesës, ose së paku për ta kaluar një kohë të shkurtër sa për të fituar pak që ta mbajë jetën, Lirimi do t’ia mësyejë Gjermanisë bashkë më familjen dhe, gjen punë në Dyseldorf . Ai do të shkojë andej si specialist i anesteziologjisë, fushë të cilën e kishte kryer në Universitetin e Zagrebit.
I lindur në fshatin Gajre të Tetovës, pas shkollës fillore, Lirimi do të kryejë gjimnazin në Tetovë, ndërsa për studime, drejtohet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ishte kohë kur pothuajse të gjitha familjet dëshironin të kishin shkollarë, rrëfen Lirimi. Mua më shkonin shkencat teknike dhe gjuhët. Por familja kërkonte të bëhesha mjek, pasi vëllai më i madh, tashmë vazhdonte elektroteknikën. Pasi nga gjimnazi kisha dalur me sukses të shkëlqyeshëm, nuk e kisha vështirë të drejtohem edhe në mjekësi. E respektova dëshirën e familjes dhe puna më eci mbarë. Për suksesin e lartë që në fillim të studimeve, u zgjodha demonstartor në lëndën e anatomisë. Pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë, fillova punën si mjek i ri në Drenas e më vonë në Besianë, në Shtëpi të Shëndetit. Praktika mjekësore më dha mundësi të njoh njerëz dhe gjendjen shëndetësore të popullatës të cilës i shërbeja. Në ndërkohë vendosa edhe të specializoj, kështu që për këtë qëllim iu drejtova Zagrebit, njërës nga qendrat më prestigjioze universitare të kohës. Në një afat optimal u ktheva në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës si anesteziolog. Por ndihmesa ime në këtë fushë ishte e shkurtër. Si dihet, në vitin 1990, mjekët shqiptarë dhe punëtorët e tjerë u dëbuan nga puna, pasi shteti serb u egërsua kundër shqiptarëve. Provova të dal në Gjermani dhe gjetëm punë në profesion me bashkëshorten. Puna në Gjermani më ofroi mundësi të gjera për ushtrimin e profesionit, kështu që edhe sot atje bëj punën e anesteziologut, në një klinikë private në Dyseldorf.
Rrëfimi për Dr. Lirim Velën nuk përfundon këtu. Ai Europën e kishte shëtitur edhe gjatë kohës së studimeve. Në kohën e pushimeve kishte shkuar si student për të punuar punë të ndryshme dhe me paratë e fituara, jo vetëm që kishte mbajtur veten në studime, por kishte gjetur kohë të vizitojë edhe qytetet të rëndësishme, në Gjermani, Francë e Itali. Kështu pos gjuhëve sllave, Lirimi do të përvetësojë edhe frëngjishten, anglishten e gjermanishten, që më vonë, të komunikojë lirshëm në punën profesionale dhe në jetën e përditshme. Me kalimin e kohës, tash nga familja e tij kanë dalur edhe dy shkollarë. Djali i madh Butrinti studion makinerinë në Universitetin e Aachenit në Gjermani, ndërsa Driloni, pret të regjistrojë studimet në njërin nga universitetet gjermane pas mbarimit të gjimnazit.
Njerëzit nga Malësia e Tetovës, që dikur kanë mësyrë mërgimin si punëtorë krahu, nuk i kthehen më vendlindjes vetëm si pensionistë por edhe me pasardhësit e tyre të shkolluar në fusha të ndryshme. Mjeku i mërguar Lirim Vela nuk është i vetëm në këtë fushë profesionale nga Tetova. Për disa vite në Gjermani kanë dalur disa mjekë të rinj nga Tetova si kardiologu Ramadan Destani, pastaj kirurgu Xhevair Farizi etj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Tetovë të kesh shtëpi
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
NË TETOVË TË KESH SHTËPI
Shumë mërgimtarë shqiptarë nga Malësia e Tetovës, në vitet gjashtëdhjetë, mësynë drejt veriut, në viset ku ekonomia ishte më e zhvilluar, por edhe në shtetet perëndimore të Europës. Njerëzit që në fëmijëri i kishin marrë mësimet në shkollë për luftën e fundit, vetëm aty kishin dëgjuar emrin e Gjermanisë, ndërsa në moshën e rinisë kur prej tyre kishte zënë jeta të kërkonte më shumë, këtë emër po e lakonin ndryshe. Burri që 37 vjet më parë ka lindur në Gjermani, Lirim Destani, në qytetin e Stolbergut përfytyron hijen e babës së vet Myqerem Destanit, i cili në këtë qytet kishte ardhur të punonte qysh i ri, duke lënë fshatin e lindjes, Bozofcën, të strukur atje në shpatijet e Sharrit, ku netët e dimrit ishin më të gjatë sa kurrë, ku në supet e fshatit rëndonte varfëria e paperspektiva, si bora mbi degët e drurëve të malit. Në fundin e viteve gjashtëdhjetë, Myqeremi, bashkë me të vëllain e vet Destanin, të yshtur për ta mëkëmbur ekonominë familjare dhe për të krijuar familjet e tyre, për ta zgjatur sipas zakonit lozën e pashkëputshme të trashëgimisë në ato brigje, ku të parët e tyre kishin jetuar denbabaden, shtrëngojnë burimet e lotëve në shpirtërat e tyre djalosharë dhe nisen, në fillim drejt Zvicrës. Pasi kalojnë udhën e gjatë dhe të rëndë, ku buzëqeshjen ua kthen vetëm shpresa për t’u kthyer fitimtarë në vendlindje, për ta gëzuar vatrën prindore, nisin punën me një elan e shkathtësi të skajshme. Punojnë dhe fitimet i dërgojnë në një adresë, për ta shumë domethënëse, te babai i tyre, te Dalifi në Bozofcë. Për pak kohë familja e tyre ngrit kualitetin e jetesës por edhe fillon të mbahet zgjerimi i saj. Në ndërkohë nga Tetova vijnë edhe kontigjentet e para të punëtorëve mërgimtarë në Gjermani. Për t’u ndier më të sigurtë dhe më të fortë, Myqeremi me Destanin, pasi ua kishte bërë garancionet bashkëvendësi i tyre Nexhmi Rexhepi, në fund të vitit 1969 kalojnë në Gjermani, pikërisht në Solberg të Rajnë Vestfalisë, aty ku kishin nisur punën disa nga bashkëfshatarët e tyre, por edhe familjarë. Punën e fillojnë në një ndërmarrje sharrash, ku fillimisht përpunohet lënda e drurit. Dalëngadalë, në Stolberg, po bëhej një Bozovcë e vogël, që në heshtje po i ndiente meloditë baladike të kavalleve të Sharrit, të cilat vinin si jehonë dhe si kujtim për vendlindjen e mbetur dy mijë kilometra larg. Por ata as që bënin mend se një ditë do të nguliteshin në Stolberg, as në vise të tjera të Gjermanisë.
Lirim Destani, fëmija i tretë i Myqerem Destanit, punëtor i kualifikuar në njërën nga fabrikat më me renome të krahinës së Rajnë Vestfalisë, në Prymmetal, jeton në qytetin e lindjes dhe punon ku ka punuar babai i tij, në pjesën më të madhe të jetës së tij prej mërgimtari. Ai është rritur e shkolluar këtu, madje për shkak të notave të larta në mësim, i ka kaluar dy klasë brenda një viti shkollor, pastaj ka bërë edhe një përvojë të gjatë pune afër njëzetëvjeçare, por në asnjë moment nuk ndihet si vendësit. Nëse bisedon me të pa ia ditur biografinë, nga e folmja e tij vendçe, mendja të thotë se ai do të ketë ardhur para dy-tri, apo pesë viteve në Gjermani. Por jo! Lirimi ka krijuar edhe familje këtu, ashtu si motra e tij Vasfija, por edhe si vëllezërit Arifi e Sevriu. Që këta fëmijë të ndjehen ashtu si janë, shqiptarë, por edhe ta mësojnë gjuhën dhe ta marrin përgjithmonë frymën e vendlindjes, Myqerem Destani, pra babai i tyre, i bie gurit e drurit, si i thonë një fjalë, deri te qëllimi suprem. Blen shtëpi në Tetovë, si këndon bukur në një nga vjershat e tij edhe poeti i asaj ane Ramadan Sinani, dhe, kthen familjen që t’i shkollojë fëmijët shqip. Që nga viti 1977 e deri më 1979 fëmijët me nënën qëndrojnë në Tetovë. Lirimi, edhe pse ajo kohë ka mbetur larg, të freskët e sjell ndër kujtime:
- Motra dhe vëllai i madh kishin lindur në Bozofcë. Kur shkova unë me ta, dija pak shqip, por më ra që në Tetovë ta nis klasën e parë. Vazhdova edhe të dytën atje. Isha nxënës i shkëlqyeshëm. Që të tre, për pak kohë e harruam tërësisht gjuhën gjermane. Babai ishte i lumtur që iu kishim kthyer trungut tonë. Me përpjekje maksimale na mbante në Tetovë. Por edhe ne mërziteshim për të. Të vetmen shtyllë që na bënte të ndiheshim të fortë e kishim gjyshin tonë, Dalifin. Ai çdo javë zbriste nga Bozofca deri te shtëpia jonë në Tetovë, e sidomos ditën e enjte, kur në qytet ishte ditë tregu. Ne fëmijët e prisnim me gëzim ditën e enjte, madje më me gëzim se ndonjë ditë feste, pasi gjyshi, pos që na gëzonte me buzëqeshje e përqafime, në trastën e tij sillte edhe një pjesë Bozofcë, duke i shpaluar në duart tona frutat e pemëve që piqeshin javë për javë në Malësi. Por këto dy vite të qëndrimit tonë në Tetovë, babai, pos që i përjetoi rëndë shpirtërisht, trupin e tij e goditën edhe dy fatkeqësi. Ai ishte lënduar në dy aksidente, në njërin duke shkuar në punë dhe në tjetrin në vendin e punës, ku makina ia kishte shtypur këmbën. Mundimet e tij ishin të mëdha, edhe pasojat po ashtu. I mërzitur dhe me dhembje në trup, sërish na kthen në Gjermani, për të na pasur më afër vetes, të kujdeset për ne, por edhe ta zbusë mërzinë e vet. Kur u rikthyem në fillim, si thashë, ne e kishim harruar gjuhën gjermane, ndërsa në shkollë, drejtoritë e shkollave, neve fëmijëve donin të na kthenin një klasë prapa. Por babai nuk pranoi që nuk pranoi. Iu tha drejtorive të shkollave se nëse fëmijët e mi nuk arrijnë që brenda një viti shkollor ta përvetësojnë gjuhën dhe t’i marrin mësimet sipas planprogrameve të klasave përkatëse, atëherë le të ngelin e jo tash. Për fat, në fund të vitit, që të gjithë i kaluam klasat. Babi u ndie dyfish më mirë por edhe ne ishim të gëzuar. Jeta bashkë me babain na bënte më të fortë e më të lumtur. Ai kujdesej në çdo hap që ne të shënojmë suksese në shkollë. Kur motra, Vasfija, mbaroi shkollën e mesme, nuk priti fare dhe e dërgoi në Prishtinë. Ajo atje regjistroi studimet në Degën e Gjuhës Angleze, ku edhe arriti të absolvojë. Por, pas vitit 1981, kur ishte bërë vështirë që nga Tetova të jesh student në Prishtinë, për shkak të demonstratave të rinisë studentore që u bënë atje, motra e lë zvarrë diplomimin. Krijon familjen e vet dhe sërish kthehet në Gjermani. Kështu bëjmë edhe ne djemtë. Njëri pas tjetrit krijojmë familjet tona dhe trungu ynë familjar zgjerohet. Sot Arifi ka tre djem: Urimin, Valonin dhe Myqeremin, trashëgimtarin e emrit të babait. Unë kam vajzat Florinën dhe Albinën dhe djalin Fatosin, ndërsa Sevriu ka dy djem, Blertonin dhe Leonin. Që të gjithë i kemi nuset nga Tetova, ashtu si ka pasur dëshirë babai. Unë dhe motra kemi bërë shtëpitë tona në Gjermani. Vëllezërit tanë Arifi dhe Sevriu janë afruar të xhaxhai Lazimi dhe punojnë në ndërmarrjet e tij. Jetojmë të lumtur në një rreth familjar të lidhur ngusht. Kontaktet me shqiptarët e mërguar janë të pashkëputshme. Ata kontakte kanë bërë që ne të jemi kështu si jemi, pa u dalluar nga shqiptarët në Tetovë. Kështu këto kontakte i trashëgojmë edhe për fëmijët që i kemi, ta ruajmë qenësinë tonë sa më pastër. Por babai ynë vdiq herët. Ndoshta dashuria e madhe për Tetovën, atë e shpuri atje. Në vitin 1998 ishte në pushim vjetor dhe shtatë javë pasi i kaloi në shtëpi dhe dy ditë para se ta mbaronte pushimin dhe të nisej për në Gjermani, në Muajin e Bekuar të Ramazanit, pasi hëngri syfyr dhe sërish e mori gjumi, mbylli sytë përjetësisht. Ai jeton në kujtimet e familjes dhe të shokëve të punës e të mërgimit.
Por në Stolberg jetojnë edhe dhjetëra familje shqiptare nga Malësia e Sharrit. Si rrëfen Lirimi, pas insistimit tonë, fëmijët e punëtorëve të ardhur në vitet gjashtëdhjetë, pothuajse të gjithë janë martuar me shqiptarë. Po ashtu secili prej tyre ka bërë shtëpi në Tetovë. Kështu edhe babai ynë, Myqeremi, bëri shtëpi në Tetovë, që ne fëmijët, kudo që të shkojmë nëpër botë, sërish ta kemi vatrën prindore. Tash e kemi shtëpinë trekatëshe në Tetovë, aty në Reçicën e Vogël dhe secili nga vëllezërit kemi nga një kat. Sa herë shkojmë në Tetovë, kemi ku të shkojmë, kemi me kë të takohemi, aty ku tymon oxhaku i dashur, dhe ku freskohet kujtimi për babain që nuk është më. Porosia e tij ishte: shko ku të duash, puno ku të duash, por në Tetovë të kesh shtëpi!
Ashtu bëmë edhe ne.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Malësi udhë e pa udhë
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
NË MALËSI UDHË E PA UDHË
Për 38 vjet punë e qëndrim në Gjermani, Kadri Bexheti nga Veshalla e Tetovës, një apo dy herë në vit e ka vizituar vendlindjen, ka këmbyer një apo dy letra në muaj derisa është zhvilluar telefonia dhe, paratë e fituara i ka investuar në mëkëmbjen e familjes. Ai tash është në pension dhe, muajt e dimrit i kalon në Gjermani, ku i ka shokët e punës dhe të rinisë, ndërsa kur del syri i pranverës, i kthehet Tetovës. Kur vjen në Gjermani e pyesin: Kur ke ardhur, sa do të rrish? E njëjta pyetje i bëhet edhe kur kthehet në Tetovë. Por Kadriu në të dy anët ka bërë vend nderi. Në Stolberg të Gjermanisë me gëzim e presin shokët e tij të punës dhe të jetës mërgimtare, ndërsa në Tetovë, familjarët miqtë e shumtë që nga fëmijëria e deri më tash.
Që nga dita e parë e ardhjes në Gjermani Kadriu i mban të freskëta kujtimet, ndarjen nga vendlindja, fillimin e punës, sistemimin në dhé të huaj. Ai rrëfen se në Malësinë e Tetovës, familja e tij, merrej me blegtori dhe synim themelor kishte rritjen e tufës se deleve. Por derisa familja i ngryste mbrëmjet me biseda për rritjen e tufës, për plehërimin e tokave të veta dhe për rritjen e rendimenteve të drithërave, Kadri Bexheti informohet se në Gjermani kërkohen punëtorë dhe, pa hezitim konkuron që të fillojë një punë të re. Fati e do që të bëhet pjesë e atij kontigjentit të punëtorëve që në fund të viteve gjashtëdhjetë po ia mësynte Gjermanisë. Në fillim, rrëfen Kadriu, në Stolberg ka ardhur daja im nga Bozofca, Xheladin Halili, para 40 vitesh. I dyti ka qenë vëllai i tij, Halili, ndërsa i treti Nexhmi Rexhepi. Pastaj njëri pas tjetrit kemi ardhur diku 70 vetë për një kohë të shkurtër. Në fillim pothuajse të gjithë e kemi nisur punën në një deponi hekurishtesh, derisa gradualisht jemi shpërndarë në punë të ndryshme, aty ku ka pasur nevojë dhe ku na ka pëlqyer.
Në fshat, rrëfen Kadriu, ishim familje e madhe 60-anëtarëshe. Jemi familja e parë që e kemi nisur shkollën atje. Mbas tri vitesh, kur unë isha larguar për në Gjermani, disa nga anëtarët e familjes kishin zbritur në Tetovë, për shkak të shkollimit, ndërsa pjesa tjetër kishin mbetur në Veshallë. Tash nga familja e gjerë, jemi bërë 150 anëtarë, prej të cilëve i kemi 30 intelektualë, ekspertë të fushave të ndryshme të dijes, që veprimtarinë e vet e zhvillojnë në Tetovë. Ardhja ime në Gjermani ka bërë që të shkollohen fillimisht dy vëllezërit e mi më të rinj, madje qysh në vitet shtatëdhjetë. Pastaj edhe djali im ka mbaruar fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, dhe të tjerët po ashtu kanë kryer shkallë të ndryshme të shkollimit. Kur jemi te shkollimi, me hapjen e Universitetit të Tetovës, kur si dihet pengonte pushteti që shqiptarët ta kishin këtë institucion, ne e lëshuam shtëpinë për Universitet pa kurëfarë kompensimi. Jemi të lumtur si familje që studentët e parë në Tetovë bënë fillimin e studimeve në shtëpinë tonë.
Por kur flasim me Kadri Bexhetin, sërish iu kthehemi viteve të mërgimit, të atyre viteve që tashmë janë të largëta, por me kujtime të freskëta. Po, thotë dhe vazhdon ai, në fillim të gjithë ishim pa familje, të shpërndarë nëpër disa banesa të vogla, sa për të kursyer më shumë. Unë gjatë tërë jetës mërgimtare kam ndejtur pa familje. Kisha një banesë të vogël, ku tuboheshim shpesh. Aty afër kisha një fqinj gjerman. Ai kishte një servis televizorësh dhe kur më vinin shumë mysafirë, huazonim televizorët e vjetër te ai që prisnin për riparim dhe uleshim mbi ta. Banesa ishte e shefit tim dhe atë vazhdimisht e lëja me derë të shkyçur. Kush arrinte i pari fuste kokën aty. Kjo sidomos shërbente kur vinin bashkëvendësit e mi dhe nga hallet e jetës, punonin jozyrtarisht, në të zezë, siç themi ne. Unë kam punuar tetë vite në hekurishte. Aty kishte plot tetovarë. Kishte edhe aso që i merrnim ne për të punuar përkohësisht. Ka pasur raste edhe kur në të zezë kanë punuar 5 vetë. Njëherë i zuri policia dhe pasi i mbajti të izoluar për dy javë, i deportoi në Beograd. Kisha një rast tjetër, kur një djalë i tezës sime, si i themi ne tezoll, punoi disa muaj dhe u kap nga policia. Po kështu ishte jeta. Duhej gjendur disi. Familjet kërkonin mjete për të mbijetuar e për t’u zhvilluar. Duhet shtuar se po këto banesat e vogla, ku bënim gjumin, pasi nuk kishim ku të organizoheshim, na shërbyen në fillim të viteve nëntëdhjetë për t’i formuar partitë politike këndej në perëndim. Po ashtu që të gjithë jemi angazhuar për mbledhjen e mjeteve financiare, qoftë për partitë politike shqiptare, qoftë për Universitetin e Tetovës, qoftë për ndihmë Kosovës për liri e pavarësi. E mira është që ndihmat tona kanë zënë vend kudo që i kemi dërguar.
Shumë vite kanë kaluar dhe mënyrat e jetës kanë ndryshuar. Para dyzetë vitesh, siç thotë Kadriu, në Malësi jetonim udhë e pa udhë. Derisa bota zhvillohej ne kishim ngelur me bujqësi e blegtori. Postieri i fshatit, një Ymeri, letrat i sillte me mushkë nga Tetova. Ato vononin derisa vinin atje. Një muaj deri në gjashtë javë dy letra. Në fillim, kur ktheheshim ne mërgimtarët, fëmijët kureshtarë na pyesnin: A me mushkën e Ymerit shkoni e vini nga Gjermania!? Ata nuk e dinin ku është Gjermania?! Duke e parë se i vetmi mjet i komunikmimi me botën ishte mushka e Ymerit, si të mos dyshonin fëmijët se ne udhëtojmë me mushkë.
(2008)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhë e gjatë e mëkëmbjes familjare
FARUK TASHOLLI
ME TETOVARËT NË GJERMANI
LOTËT E KUJTIMEVE
Mahmud Mahmudi, nga Bozofca e Tetovës, në Gjermani vjen me dimrin, kryen ca nga punët e veta, viziton shokët dhe, sërish kthehet në Tetovë, te djemtë, te nipërit e mbesat, me të cilët tashmë është i lidhur shumë. Ai pas 37 vjet pune e qëndrimi në Gjermani, tashmë është i pensionuar dhe, si thotë, për këtë kohë jo vetëm që ka ngritur familjen e vet atje në Tetovë, por edhe në Gjermani ka bërë miq të shumtë, me të cilët e ka kaluar pjesën më të frytshme të jetës. Kur e pyesim se si e ndjeu veten në ditët e para të pensionimit dhe kur duhej t’i kthehej Tetovës, Bozofcës dhe familjes, ai rrëfen:
- Duke iu afruar pensionimit, ndjeja një shqetësim të këndshëm se, më në fund, do të kthehem në familjen time, me të cilën kisha ndenjur jo më pak se 37 vjet ndaras. Por edhe qëndrimi në mërgim e kishte bërë të veten. Nuk është kohë e shkurtër kjo. Kisha shokët e ditëve të para të mërgimit, bashkëvendësit e mi nga Bozofca dhe fshatrat e tjera të Malësisë së Sharrit, pastaj shokët nga Kosova, pastaj mërgimtarët e rinj, fëmijët e shokëve që u rritën këtu dhe u bënë për punë e kështu me radhë. Të gjithë këta duhej lënë prapa për t’u kthyer përgjithmonë në atdhe. Ndoshta vitet e qëndrimit në mërgim e kishin bërë të vetën, por më duket, më rëndë e pata t’i lë këndej gjithë këta shokë me shumë kujtime të mira se sa kur kam ardhur në fillim në dhé të huaj. Kur shkova në Tetovë, aty ku kam bërë shtëpinë familjare, u gëzua familja ime, e cila po fillonte të mësohej të jetonte me mua më gjatë, pasi të gjithë aty ishin banorë të përhershëm, ndërsa vetëm unë i përkohshëm. Por jashtë familjes, edhe unë e kisha vështirë të mësohem me Tetovën time, ani që për të kisha parë pothuajse ëndrra natë për natë. E kërkoja atë kohën kur kam dalë si 24-vjeçar në mërgim, por nuk e gjeja. I kërkoja edhe njerëzit, por vështirë t’i takoja. Ishte ndjenjë e vështirë kjo, të dukesh i huaj në vendin tënd. Lëvizjet e mia ishin të ngadalshme, me kujdes, si fëmija kur mëson të ecën. Dalëngadalë, fillova t’i ritakoj e t’i rinjoh shokët e dikurshëm, të njohtohem me njerëz të rinj, që nga fqinjët e tutje, t’i njoh dyqanxhinjtë, berberët dhe hoxhallarët, e bashkë me të edhe pjesë të xhematit. Tash jam bërë pjesë e pashkulur e Tetovës, ku pjesën më të madhe të kohës e kaloj me nipër e mbesa, të cilët më duan dhe i dua shumë dhe më bëjnë shumë të lumtur. Shkoj në xhami, i lutem Zotit për vete , për familjen dhe për mbarë njerëzimin e vullnetit të mirë, por më ka mbetur si rremb nga vitet e mërgimit, t’i dëgjoj lajmet, ta përcjell në çdo hap secilën lëvizje brenda trojeve shqiptare. Këtë qejf ma respektojnë edhe fëmijët e djemve, të cilët në zhurmat më të mëdha të humbur në lojë, ndalën të ma krijojnë qetësinë: baba po i dëgjon lajmet! Edhe ata sikur e kanë kuptuar se unë frekuentoj një vakt namaz në xhami dhe pesë vakte lajme në shtëpi! Unë kam pension, djemtë kanë një dyqan dhe kalojmë mirë ekonomikisht. Ndërkaq nga ana shpirtërore, tash bëj pjesë në mesin e njerëzve të lumtur, pasi kam realizuar ëndrrat e mia. Kam punuar e vuajtur gjatë në mërgim, por për asnjë moment nuk jam i penduar pse familjen e kam lënë në vendlindje, ku fëmijët janë zhvilluar aty ku kam dashur, në vendin tim, e nuk janë bërë mërgimtarë si unë. I kam gjashtë fëmijë dhe 15 nipër e mbesa. Vajzat e martuara i kam në Itali, por kam uzdajën se shpejt do të kthehen, pasi t’i investojnë fitimet në Tetovë. Të gjitha investimet e mia, qofshin ato materiale, qofshin ato shpirtërore, kanë rënë në vendin e vet. Kjo më bën të ndjehem i lumtur dhe krenar. Unë i ftoj të gjithë ata shqiptarë që të kthehen sa më shpesh në viset e tyre, pasi ashtu e ndjej unë, aty është parajsa, edhe pse vetë ende nuk kam qenë në parajsë.
Mahmud Mahmudi di të flasë gjatë dhe me emocion për jetën e mërgimtarit. Por mbi të gjitha, ai ka kujtime të mira për shokët e punës e të jetës në Gjermani, pasi si thotë, përmes tyre i kam njohur edhe viset shqiptare. Por nga të gjitha, ai veçon vitet më të vështira dhe më të mira, ato pas vitit 1990, pasi si thotë në fillim e fituam lirinë të flasim të lirë. Dhe kur u bë sistemi shumëpartiak, edhe në Maqedoni, e morëm vesh sa e shtrenjtë është vota jonë. Bashkëvendësi ynë Lazim Destani, që tashmë e kishte hapur agjencinë e udhëtimeve “Sharr-Turist”, për votimet e para kontraktoi dhjetëra autobusë që ne kush ishim me të drejtë vote, të shkojmë në Tetovë. Nuk pyeti kush sa kushton udhëtimi, a po i lëmë punët keq në Gjermani, kemi apo nuk kemi para me vete. Të gjithë ia mësymë Tetovës, sa me autobusë, sa me aeroplanë, sa me vetura private. Veç të arrijmë në kohën e duhur te kutia e votimit. Diku-diku, ku u zhvlerësuan zgjedhjet, pati njerëz që shkuan dy e tri herë, vetëm të triumfojë vota shqiptare, ashtu si do të duhej, drejt. Kur jemi te udhëtimet, pasi Lazimi e kishte bërë agjencinë, ne shqiptarët u bëmë si një familje. Nga Gjermania e deri në Tetovë dhe anasjelltas, flisnim shqip, dëgjonim këngë shqip dhe këndonim edhe vetë shqip, pa na u përzier kush. Ato udhëtime ishin të mira, por kishin edhe barrën e dhembjes. Po, shton Ibrahim Ibishi. Kur mbërrinim në Tetovë, na pikonin lotët e gëzimit, kur niseshim për në Gjermani, sërish lotë, por me pikëllim për çastin e ndarjes. Megjithatë, shton lala Mahmud, merrnim forcë dhe i fshinim lotët. Pasi duhej të punonim dhe puna jonë e ndryshonte familjen, Malësinë dhe Tetovën, për të mirë. Ata lot tashmë kanë mbetur si kujtime, pasi fluturimet janë shtuar dhe njerëzit si zogj i kthehen atdheut. Mahmud Mahmudi është i kënaqur edhe me lotët e kujtimeve, pasi tashmë është pranë familjes, pranë miqve, pranë majave.
Për Mahmud Mahmudin bashkatdhetarët flasin fjalët më të mira. Ai ishte njeriu që rikthente paqen në zemrat e egërsuara nga mërzia. Kurrën e kurrës nuk ka këmbyer me askënd fjalë të rënda. Vazhdimisht ka qenë në ballë të aksioneve kombëtare, qoftë në organizimin e ndihmave humanitare, qoftë në donacionet për Universitetin e Tetovës, qoftë për luftën e drejtë të UÇK-së. Ai ishte edhe nga nismëtarët e themelimit të Klubit Kulturor Shqiptar “Bashkimi” në Stolberg, që t´i bashkojë shqiptarët nën një kulm. Për ndihmesën e tij në këto fusha, Kryesia e Klubit (Lirim Destani, Avdullah Halimi, Selman Zymberi etj.) me rastin e pensionimit të tij, më 2006, organizoi një mbrëmje muzikore dhe në mënyrë solemne, si kujtim dhe falënderim i dhuroi një orë xhepi të gravuar me emrin e Klubit që tash e mban me shëndet.
(2008)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Parathënie
» Faruk TASHOLLI - KUSH THA SE TI IKE KUR IKIN LEJLEKËT
» Faruk Tasholli:Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani
» Faruk Tasholli
» Faruk Tasholli :

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi