Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmire Bajramaj dy gola për kombëtaren e Gjermanisë

Shko poshtë

Fatmire Bajramaj dy gola për kombëtaren e Gjermanisë Empty Fatmire Bajramaj dy gola për kombëtaren e Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 12:08 am

Fatmire Bajramaj dy gola për kombëtaren e Gjermanisë

Kemajl Goca, BOTA SOT
Të lumtë Fatmire Bajramaj. Kjo futbolliste shqiptare mahniti me lojën e saj mbi 7500 adhurues të tubuar në stadiumin e futbollit në Tampere, ku mrekulloi me lojë në hapje të Kampionatit Evropian në futboll në Finlandë për femra.


Fatmire Bajramaj dy gola për kombëtaren e Gjermanisë Fatmire%20bajramaj
Fatmire Bajramaj djathtas me flokë të zeza me bashkëlojtare i gëzohet fitores së kombëtares gjermane

Futbollistja shqiptare, Fatmire Bajramaj është mjeshtër e futbollit. Ajo këtë e dëshmoi në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian në futboll për femra që po mbahet në Finlandë. Fatmirja mjeshtër e golave, arriti dy herë të shënoi për kombëtaren e Gjermanisë në fitoren bindëse me rezultat 4:0 kundër Norvegjisë. Futbollistja shqiptare që në kampionatin gjerman luan për skuadrën Turbine Potsdam, mrekulloi me lojë dhe më golat e shënuar në kombëtaren më të fuqishme gjermane. Gjermania që bënë pjesë në grupin B në evropian tregoi angazhim të pashoq dhe me futjen në lojës të shqiptares Fatmire Bajramaj dëshmoi lojë gjithnjë e më të pëlqyeshme. Fitorja ishte e pashmangshme me shifra kaq të thella. Pra, kombëtarja e Gjermanisë në futboll në konkurrencën e femrave ka pasur një fillim të suksesshëm të Kampionatit evropian në Finlandë. Në Tampere, gjermanet shënuan fitore me rezultat të thellë 4:0 ndaj kombëtares së Norvegjisë.
Fatmire Bajramaj dy gola për kombëtaren e Gjermanisë +Fatmire%20BajramajFatmire Bajramaj me bashkëlojtaren Mittag

Gjermanet kanë pasur një nsimë të furishme dhe si pasqyrë e kësaj shënuan fitore me rezultat të lartë. Gjermanet kaluan në epërsi në minutën e 33-të me golin e shënuar nga penalltia nga futbollistja e shquar Bresonik. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rerzultat 1:0 për gjermanet, për të shpërthyer në pjesën e dytë me hyrjen në lojë në minutën e 65-të të shqiptares Fatmire Bajramajt. Në minutën e 90-të kryetrimja e ndeshjes, Fatmire Bajramaj shënoi golin e parë të saj dhe epërsinë në 2:0 për gjermanet. Pas pas dy minutave (90+2) Mittag e ngriti në 3:0. Dhe epërsinë e thellë 4:0 e shënoi Bajramaj, duke hyrë në histori me shënimin e dyfishtë të saj dhe ngritur epërsinë përfundimtare 4:0 në favor të gjermaneve. Dy golat e Bajramajt bënë gëzimin e jashtëzakonshëm të kombëtares gjermane dhe aq më tepër qysh në ndeshjen e parë të evropianit. Kjo ndeshje është zhvilluar në praninë e 6.000 adhuruesve të futbollit në stadiumin Tampere të Finlandës. Gjermanet nisën një mision të mirë në mbrojtje të titullit të kampionit evropian. Rivali i ardhshëm i gjermaneve do të jetë Franca dhe ky ballafaqim zhvillohet të ejnten mbrëma në orën 19.00 dhe pas tri ditëve takohen me Islandën në orën 15.00.
Fatmire Bajramaj dy gola për kombëtaren e Gjermanisë +gjerNor1
Gjermania-Norvegjia 4:0 (1:0)
Stadiumi Tampere në Finlandë.
Shikues: 7500.
Gjyqtarë: Alexandra Ihringova (Anglia)
Shënues: Bresonik (33'-nga penalltia), Bajramaj (90' e 90+4), Mittag (90+2).
K.V: Kulig, Bresonik (Gjer), Mjelde (NO).
Bresonik (33., Foulelfmeter), 2:0 Bajramaj (90.), 3:0 Mittag (90. +2), 4:0 Bajramaj (90. +4)
Gjermania: Angerer, Schmidt, Krahn, Hingst, Peter, Garefrekes (Bajramaj 65'), Kulig, Bresonik, Behringer (Mittag 86'), Prinz dhe Grings (C.Okoyino Da Mbabi 65').
Norvegjia: Hjelmseth, Akerhaugen, Rönning, Mjelde (Pedersen 72'), Huse, Gulbrandsen, Stensland, Storlökken (Giske 80'), Lövbraek, Herlovsen dhe Thorsnes (Larsen Kaurin 58').
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi