Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korrupsioni me pronat publike, arrestohet ish-deputeti Bajramaj

Shko poshtë

Korrupsioni me pronat publike, arrestohet ish-deputeti Bajramaj Empty Korrupsioni me pronat publike, arrestohet ish-deputeti Bajramaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 17, 2009 3:28 pm

Korrupsioni me pronat publike, arrestohet ish-deputeti Bajramaj

Ish-deputeti akuzohet për shpërdorim detyre në kohën që ka qenë anëtar i Këshillit Teknik në Rrashbull

Forcat e Policisë së Durrësit arrestuan mbrëmë ish-deputetin Flori Bajramaj si dhe një person tjetër pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit. Prokuroria e Durrësit i kishte kërkuar Gjykatës, që të merrte vendim për arrestimin e ish-deputetit Bajramaj, pasi ai hetohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ka qenë anëtar i Këshillit Teknik në Komunën Rrashbull. Burime nga policia lokale bënë të ditur se, deputeti i Legjislaturës së shkuar të Parlamentit, Flori Bajramaj, është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nën dyshimet për shpërdorim detyre.
Flori Bajramaj, 38-vjeç, lindur e banues në zonën e Plazhit pranë qytetit bregdetar, u prangos në orën 19.00 nga shërbimet e Policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Shkëmbi i Kavajas". Bashkë me të, u arrestua edhe 50-vjeçari Pasho Beqiri, lindur dhe banues në Shkallnuer të Durrësit. Flori Bajramaj ishte deputet në legjislaturën pararendëse të Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur nga Partia Demokratike. Nga të dhënat e para, mësohet se ish-deputeti i Durrësit, Flori Bajramaj, është nën akuzë për çështje pronësie lidhur me hetimet për abuzime në dhënie lejesh në një komunë bregdetare, por detajet pritet të bëhen të ditura më vonë.
Policia e Durrësit bëri të ditur se, arrestimi i Bajramajt dhe Beqiri u krye, sepse Gjykata e Rrethit Durrës në Vendimet numër 548 dhe 549 të ditës së mërkurë 16 shtator, ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me Burg" për Bajramajn dhe Beqirin. Që të dy këta shtetas akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", vepër penale kjo e kryer nga Pasho Beqiri në kohën kur ai kryente detyrën e Kryetarit të Këshillit Teknik dhe Relatues në KRRT-në e Komunës Rrashbull. Kurse për ish-deputetin Flori Bajramaj, arrestimi u bë se në kohën kur kryente detyrën e anëtarit të Këshillit Teknik në Komunën Rrashbull, në bashkëpunim me Beqirin, kanë kaluar për shqyrtim dhe miratuar njëkohësisht në KRRT-në e kësaj Komune disa kërkesa për sheshe dhe leje ndërtimi, në pronë publike, pa vërtetim pronësie, në kundërshtim me Ligjin "Për Urbanistikën".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi