Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Majac!Mos shëno më gola!... (tregim)

Shko poshtë

Përparim Hysi:Majac!Mos shëno më gola!... (tregim) Empty Përparim Hysi:Majac!Mos shëno më gola!... (tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 17, 2009 2:35 pm

Majac!Mos shëno më gola!...


Përparim Hysi


Tregim

Ia kushtoj ekipit të "Apolonisë" kur
luante Majaci me shokë
dhe kur"Apoloninë" e drejtonte,trajneri Vangjel Capo.
Autori


Ju duket pardoksal titulli i tregimit tim,por nuk
është aspak i tillë.Ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë,për shumë
fierakë që kanë qenë sportdashës,janë të njohura.Ata që nuk i
njohin,do t'u duken paradoksale.Mjerisht,ç'do tregoj është e
vërtetë,por nuk do di sa do jem i zoti që t'i afrohem sadopak asaj se
çfarë ka ndodhur me të vërtetë.
* * *
Fieri jo vetëm ka qenë qytet sportdashës,por edhe
është.Unë me këtë tregimin tim,nuk kam për qëllim që të analizoj
sukeset apo dështimet e futbolllit në Fier,por dua të flas për një
kohë kur "Apolonia" arriti,si të thuash,apogjeun e saj.Me punën me
përkushtim të Vangjel Capos alias Xhelës,Fieri u bë një nga skuadrat
më të mira dhe arriti që të ndeshet dhe me "Olimpikun" e
Marsejës.Natyrisht,në këtë ballafaqim,Fieri u nda me humbje,por
s'duhet harruar se në gjithë këtë hop në futboll,skudra fierake u
luftua haptas apo fshehurazi,vetëm e vetëm që të mos u bënte
karshillëk skuadrave kryeqytetase ku si "vëllezërsiamezë",pakësa të
egër,të "hanin" me gjithë lecka:Dinamo dhe Partizani!Duhet të
përballoheshe me elefantë të tillë dhe nuk qe aq e lehtë.
Për futbollin fierak kanë dhënë përvojën e
tyre,Skënder Dede,trajner që kish mbaruar jashtë për futboll;mjesshtra
të mëdhenj sporti si Zihni Gjinali e Vasip Biçaku,ish lojtarë të
Kombëtares,por vetëm Vangjel Capo,bëri atë që nuk e bëri askush prej
tyre:e renditi Apoloninë në vëndet cilësore në kampionatet tona
Kombëtare.Dhe kini parasysh se "Apolonisë" i morën me forcë shytllën e
mbrojtjes,qendërmbrojtësin, Sotiraq Tegu,dhe kur"Apolonia" ngulmoi të
mos e lëshonte Raqin,atëherë erdhi dhe ndëshkimi:na kthyen Raqin,po na
hoqën 6 pikë.Luftën e patëm me "Dinamon" dhe ky klub qe i Ministrisë
së Mbrëdshme.Do të thoni po këtu s'ka logjikë.Po kush të pyeste për
Sulo-be?Thoshte një fierak i vjetër,sportdashës:-Vallahi,nuk ke seç i
thuaj kësaj pune.Lopën unë e kam në kasolle,po do që ta mjelësh ti se
të pëlqen qumështi i saj.Unë ankohem,ti ma jep me kovë mbi kokë.Vete
prapë ankohem dhe "kadiu"(kupto ata lart),më jep dhe një gjobë të
mirë.Se kur hahesh me kadinë,s'ka kush ta bën davanë.
"Apolonia" me Xhelën bëri një ekip për t'u patur
zili.Me Raq Tegun në qëndër të mbrojtjes,me mesfushorë(për mua si
sportashës,mesfushorët janë motorët e një skuadre futbolli:Po punuan
mirë motorët,skuadra zor të njohë humbje) të tillë si,Ilir Meçe,Iliaz
Haxhiu,Raq Kukuri dhe Pandeli Tole,dhe me sulmues si Stroni,Paço dhe
mbi të gjitha me një supersulmues si Kujtim Majaci,jo vetëm kish
ngritur peshë tifozërinë fierake,por dhe më tej:në gjithë vëndin.Porta
ruhej nga Stefa vigjilent që zor se ia hante qeni shkopin.Duke shkruar
sot për ta,për "Apoloninë" e asaj kohe,do të ketë dhe ndonjë që nuk e
përmënd,jo se e kam harruar,por qëllimi im nuk është ai që ka një
kronikan futbollli.Se nuk jam i tillë.Por gjetkë është edhe tregimi
im.Unë dua të tregoj këtu se sa të vështirë e kanë patur këta
futbollistë aq të mirë në atë kohë,kur rrethet qoft dhe në futboll
shikoheshim me syrin e njerkës.Dhe nuk ka qenë vetëm Fieri që është
parë me këtë sy,por dhe rretht të tjera.Kurora duhet të mbetej veç në
dy klube:Dinamo e Partizan.Të jerët,rrallë.Shumë rrallë.
Sikur të kesh një mundësi dhe të bësh një anketë për
futbollistin me të madh fierak të të gjithë kohërave,padyshim që
përgjigja më e saktë do të qe:Kujtim Majaci!Jo se në Fier gjatë kohës
nuk ka patur futbollistë të shquar.Jo.Fieri ka patur futbollistë me
peshë,me uljet e ngritjet e këtij sporti në vite,por Kujtim Majaci ka
qenë(deri tani,pa diskutim është njëshi në futbollin ferak)një
futbollist që ka patur aq tifozë(sot quhen fansa),sa rrallë të ketë
patur tjetërkush.Sikur Kujtimi të mos ishte fierak dhe ca më shumë me
origjinë nga Kosova,padyshim,që ai do të ishte sulmuesi nr.1 i
Kombëtares në atë kohë.Thirrej me Kombëtaren sa për sy e faqe dhe
aktivizohej po kështu.Po sa për sy e faqe.Kurse dashamirët e futbollit
jo vetëm që e donin,por i shkonin pas;e imitonin deri aq:sa të
visheshin si ai.Edhe sot,po të kishte një kronikan dhe koleksionist
reliktesh,s'kish si të mos fliste për një këmishë verore,me kuadrate
të kuqe e blu,që u quajt "këmisha e Majacit".Po kur një të tillë e
kampatru dhe unë?!Por kjo"këmishe e Majacit",sa shprehte dashuri dhe
mall për idhullin e tyre,aq ngjalli frikë në"pallatin e
partisë".Ç'është kjo dashuri kaq e madhe për një futbollist(aq më
shumë dhe kosovar?!!!),kur rinia duhet të dojë vetëm
sh.Enver?Alarm!Alarm!Të mobilizohen të gjithë:front,rini,bashkime
profesionale,aktivistë(spiunë vullnetarë dhe jo vullnetarë) dhe t'i
thonë ndalë kësaj dashurie të frikëshme.Se nesër...e po kushedi seç
ndodh nesër.-E patë se çfarë ndodhi në Kavajë?Ndodhi gjithë ai
sherr.Vetëm nga Majaci.Se shënoi gol ai...pa dale,duhet parë mirë.Dhe
prapë,pas sherrit me Kavajën,u dënua Fieri.Ah,a i Majaci!Po ata që i
shkojnë prapa?Ç'janë ato këmisha?Po vepron armiku?Fillluan dhe
gjyqet.-Ke qenë në Kavajë?-Pse ke qenë?-Ç'është kjo tifozëri?Duhet të
çajmë bllokadën dhe ti më rend pas sportit.Pas Majacit?Mos po shtoj
apo po shkruaj revan?Jo.Aspak.Vetëm sot nuk jap dot shifrën e saktë të
tifozëve që e pësuan dhe me gjyq nga puna e këtij,Majacit.Pas
gjyqit,ndonjëri edhe burg apo punë korrektonjëse.Të shkoje në
stadium,u bë hall.Të vërshëllente kamzhiku nbas veshit:pse ke dalë nga
rreshti?Vagabond!As pyetej për moshë.Partia qe nxehur.Duhet të
varroste një mit."Mitin"Majac.Dhe ai,Kujtim Majaci, një futbollist
model,një djalë për t'u pirë në kupë,dalë nga një familje punëtore,e
bënte beli me sjelljen e tij.Kur kapte topin, e kapte flama,-thoshte
tërë entusiazëm një plak tifoz,dhe ne e dinim mirë,se do shënonte.Ky
qe gëzimi ynë në ato ditë aq të"nxehta" nga proçkat e dallkaukëve.Dhe
e donim "Apoloninë" që nga Xhela Topi(s'e quanim më Capo),vazhdonim me
Lakun e portës,me Raqin e dy mbrojtësit e krahut,me
Pandin(hajde,llamarina,bërtisnim një zëri për Pandeli Tolen),për
Kukurin e shkurtër,por që ta fuste topin poshtë shalëve(Kukuri qe aq
teknik sa mund ta krahasoje me teknikë si Bert Jashari,Vasillaq
Zëri,Agim Janku apo dhe ndonjë tjetër që tash s'e kujtoj dot).Por ylli
qe veç Majaci.Dhe për t'i thënë ndal gjithë këtij vrapimi galopant që
po merrte "Apolonia" dhe Majaci,u vu në përdorim gjithë makineria
propagandistike e kohës.Sigurisht,porosia vinte nga lart.Dilnin në mes
të rrugës makina me aktivistë(syte veshët e mbretit) dhe kthenin
tifozat për të mos ndejkur skuadrën pas.Organizoheshin mbledhje në
lagje,në ferma,e fshatra.Ndal tifozërisë të "sëmurë?!".Erdhën deri
hetuesë me eskortë dhe kërcënonin.Por rinia çante ferrën dhe as që
pyeste për këto masa drakoniane."Epidemia" Majac po bëhej e
rrezikshme.Aq sa sekretarja që mbulonte artin dhe sportin i thotë
Majacit:-Dëgjo,për partinë e pushettin,është më mirë të mos shënosh më
gola!!!Porosi më të "çmuar" dhe më me "kripë"se sa aq s'kishe si mos
të ngjallte krupën.Por Kujtimi si një djalë që kurrë nuk i kanë
pëlqyer ankesat nga padrejtësitë e kohës, bëri sikur s'e dëgjoi këtë
porosi kaq të"urtë".Dhe kurrë-kurrë me askënd nuk ka treguar për atë
"porosi me aq vlerë".Unë që po shkruaj e di mirë se si janë zhvilluar
ngjarjet e asaj kohe dhe e kam njohur mirë atë partiake të
sëmurë.Akademiku i shquar,Xhevahir Spahiu(gjej rastin t'i uroj shëndet
Poetit tonë të madh),duke flour për një rast të tillë të ngjajshëm,jo
pa eufomizëm i tha intervistuesit:-Po vure kuzhinere bythën,prit që të
hashë mutin.Shtesat e prishin të gjithë bukurinë e kësaj ngjarje pakëz
paradoksale,po krejt të vërtetë.
Epilog:
Dua t'ju uroj të gjithë atyre futbollistëve të ekipit
"Apolonia" gjithë të mirat dhe të më falin në s'fola për ta kokë për
kokë.E sa për Vangjel Capon,trajnerin,kam edhe diçka.Kur qeshë
inspektor për gjuhën e letërsinë shqipe në Drejtori të Arsimit në
Fier,sollën si inspektor dhe Xhelën.Kurrë nuk erdhi për inspektim në
shkolla.Nisej për zyrë e sosej në fushë të sportit.Një ditë erdhi dhe
i tha drejtorit:-Ika unë.Nuk punoj dot në zyrë.Dhe iku.Se nuk e ka
Vangjel Capo,po Vangjel Topi.Nuk e di seç bën tani,po i uroj në
veçanti vetëm të mira.

Përparim Hysi, 16 qershor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi