Enver Bytyçi: Pse Fatos Klosi nuk mund të jetë ndryshe, veçse "mizë kali"?
Faqja 1 e 1

Pse Fatos Klosi nuk mund të jetë ndryshe, veçse "mizë kali"?
Manteli politik i një kryespiuni
Nga Enver Bytyçi
Në një shkrim të botuar në gazetën "Bota sot" në korrik, me titull "Sa i besueshëm është Ilir Meta", kam shkruar se "Nëse Meta është vërtet i sinqertë në vendimin që ka marrë do të duket nga disa tregues: Më e pakta është të largojë nga vetja emra të lakuar si autorë e regjizorë të krimeve. Fatos Klosi është pjesa më e ndotur e krimit dhe ish-shefi i SHIK-ut, tash nën sqetullën e Metës, e ndot jo vetëm LSI-në, por gjithë koalicionin qeverisës si dhe skenën politike shqiptare".
Isha i bindur se një parti politike me principe të lirisë e demokracisë nuk mund t'i përjashtojë anëtarët e vet, edhe nëse ata janë nuk meritojnë të jenë në politikë.
Por një intervistë e Fatos Klosit te një e përditshme e Tiranës, e botuar dje, duket se ai e sqaron marrëdhënien e tij me Ilir Metën. Kjo marrëdhenie, sipas Klosit, paska qenë e kushtëzuar me "luftën kundër armikut Berisha".
E kam denoncuar ish-shefin e SHIK-ut për akte kriminale në gjykatën e Göttingenit në Gjermani dhe provat që kam paraqitur kjo gjykatë i ka pranuar si të vërteta. Ndaj bindja ime për aktivitetin kriminal të Klosit nuk vjen nga ndonjë antipati personale, as nga thashethemet e klubeve.
Në intervistën e djeshme Fatos Klosi ka paralajmëruar që "nëse Ilir Meta nënshkruan marrëveshjen e bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike, atëherë ai do të largohet nga LSI", pasi sipas tij "nuk ka më LSI". Kjo do të thotë se Klosi e ka gjetur strehën se ku do të fusë kokën. Megjithëse ai thotë se ky qëndrim i tij nuk ka lidhje me kongresin e PS-së së Edi Ramës, deklarimet dhe thirrjet cinike që ai bën kundër Metës e kundër Berishës janë sinjal i qartë i koordinimit të diversionit politik me selinë rozë.
Logjika dhe përvoja e të gjithë shefave të spiunëve të botës, përveç Vladimir Putinit, ka treguar se këta, mbasi mbarojnë mandatet e kryespiunëve nuk merren me politikë, shkojnë në profesionet që kanë pasur ose në pension. Ata që mërren me politikë, kanë përfunduar në ndonjë breg liqeni, sepse kanë cënuar interesat madhore të vendit, të cilit i kanë shërbyer. Vetëm në diktatura kryespiunët kishin privilegjn të ishin në nivelet më të larta të politikës, sa kohë që i shërbenin diktatorit me besnikëri të tejskajshme.
Fatos Klosi bën përjashtim. Ai vazhdon të jetë në politikë dhe do të vazhdojë të përfshihet në politikën "e re" të Edi Ramës. Tani që ka dalë kundër Metës ai i plotëson të gjitha kushtet paraprake të Ramës që të jetë në stanin e tij politik. Klosi ka qenë në përgjithësi kundër Nanos, ka bashkëpunuar më së shumti me ish-presidentin Mejdani dhe ish-kryeparlamentarin, Gjinushi, me të cilët i kishte lidhur fakulteti i shkencave. Kishte mendur se te Meta do t'i mbronte krimet e tij. Tash që Meta ka bërë koalicion me Berishën, nuk ka më besim te ai. Ndaj dhe është në kërkim të "armikut" më të madh të Berishës. Tani për tani "ky armik" është Edi Rama. Ndaj i duhet të ikë prej LSI-së e të shkojë te PS. Dhe kjo është më mirë të bëhet heret sesa vonë, pra më mirë para kongresit sesa pas tij. Pas kongresit nuk dihet si ndahet torta.
Në intervistë ai duket se ka përpunuar vijën politike të konflikteve armiqësore në spektrin e partive shqiptare, kur thotë se "E majta, fatkeqësisht, në Shqipëri kështu është ndarë, të majtë janë të gjithë ata që nuk e pranojnë Berishën. Nuk ka parime të rëndësishme, ide apo kolona të rrugës që të thonë se një forcë është e majtë apo e djathtë". Ai përmend fjalën "fatkeqësisht". Por nëse vërtet do ta ndjente këtë ndarje si një akt fatkeq të dikujt tjetër, ai do të duhej ta përshëndeste marrëveshjen për bashkëqeverisje midis PD-së dhe LSI-së, marrëveshje e cila është përshëndetur nga të gjitha institucionet dhe mediumet e perendimit, si një akt civilizues dhe moderimi.
Por Klosi gjithë jetën nuk ka punar në këtë drejtim. Duke punuar sipas shabllonit antiBerishë, të cilin ai vetë e pranon, i ka pasur të gjitha shanset që të udhëheqë edhe krimin politik të përçarjes, likuidimit dhe shkatërrimit të lëvizjeve e personaliteteve politike në Shqipëri, sipas ndarjes që ai bën. Teorikisht në atë intervistë Fatos Klosi ka pranuar akuzën konkrete që një nga të dënuarit për vrasjen e Azem Hajdarit i ka bërë atij, për tentativën e ish-kret të SHIK-ut, që të likuidojë fizikisht në vitin 2000 ish-liderin e opozitës gjatë vizitës që ai do të bënte në Vlorë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pse Fatos Klosi nuk mund të jetë ndryshe, veçse "mizë kali"?
» Enver Bytyçi:"Po edhe këtë na e bëre, o Sali Berisha"!?
» Enver Bytyçi:Bill Clinton dhe "Guri i kristaltë i Rugovës"
» Enver Bytyçi:"Fajet" e qeverisë dhe misioni hibrid i EULEX-it
» Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi