Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tahir Bezhani: Në rrugëtim jam (Cikël me poezi)

Shko poshtë

Tahir Bezhani: Në rrugëtim jam (Cikël me poezi) Empty Tahir Bezhani: Në rrugëtim jam (Cikël me poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 1:35 am

Tahir Bezhani: Në rrugëtim jam (Cikël me poezi)


Tahir Bezhani: Në rrugëtim jam (Cikël me poezi) U1_TahirBezhaniTahir Bezhani ka lindur më 1947 në Smolicë të Rekës së Keqe,Gjakovë.Shkollimin fillor e kreu në Ponashec,të mesmen në Gjakovë,kurse studimet e larta në SHLP “Bajram Curri” Gjakovë,në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe.
Ka mbi 40 vjet që mban uniformën e punonjësit të policisë,duke qënë shembull në punë e në jetë.
Për aktivitetin dhe angazhimin në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës,Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në vitin 1995 e dënoj me dy vjet burg.Tahir Bezhani që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruaj dhe të botojë poezi e prozë në faqet e gazetave dhe revistave letrare të kohës.Një kohë bashkëpunoi me “Rilindjen” dhe me periodikët e tjerë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës dhe i Klubit Letrar Ndërkombëtar “Pegasi” Gjirokastër.
Në nëntor të vitit 2008 është pranuar anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohor të Globit ( W.P.S.).
Me ftesë të Klubit Letrar Ndërkombëtar “Pegasi” Gjirokastër,në prill të vitit 2009,mori pjesë në takimin ndërkombëtar të poezisë me temë “ Poezia bashkëkohore shqipe”,ku u nderua me çmim letrar dhe me çertefikatë nga ky klub dhe Klubi “Kafeja e Ideve” ,Athinë,që drejtohet nga shkrimtari i njohur grek.Dino Kubatis.

Deri më tash ka botuar këto vepra:

1. “Koha lind vigaj”,monografi ,2001,
2. “Përplasje kohe”,poezi,2002,
3. “Pëlcitje e vonuar”,poezi,2004,
4. “Rapsodët e Rekës së Keqe”,monografi,2006,
5. “Shkollat shqipe në Rekë të Keqe”,monografi,2007,
6. “Smolica,bastion i lirisë”,monografi,2007,
7. “Frymëzim në errësirë”,poezi,2008,
8. “Jetë në furtunë”,kujtime,2009.

Tahir Bezhani punon dhe jeton në Gjakovë.

NË RRUGËTIM JAM
( cikël me poezi )

LIRIA ËSHTË…

Etje pa shuar kurrë,
Vuajtje e ngarkuar në shpirt;
Luftë e pandalur e përditshmërisë,
Rrugë e shtruar me ferra,
Është varr i përjetësisë…

Liria është Yll Polar
Në ndërgjegjen e njerëzve.

Gjakovë,04.08.2009.

UDHËTAR I VONUAR

Vonë u nisa udhëve magjepëse
Me kohë arrita i ngazëllyer
N’jehonën e këngës memece
Arrita të puth syrin e gjelbëruar
E mallin ta shuaj
N’aromën e vuajtjeve
Anipse pak kohë ka mbetur
Për të shijuar
Ëmbëlsirë të helmuar…

ZHURMON KËNGA

Ti je det i qetë
Unë prockë;
Ushtoj,zhurmoj,
Farkohem shtratit tim
Rrëmbyeshëm,
I bashkohem lumit përkëdhelshëm
Derdhem në gjirin tend
O det !...

Kënga thith jetën time
E mbetem kasnec i tharë.

Gjakovë,07.08.2009.

HIDHËRIME

Vallë pse hidhërohet hëna
Kur Yjet i dua
E pse qeshin Yjet
Kur iku nga dielli
Jam produkt i hijes
Më vret bukuria…

Pse vallë
Ndalë ushtimën ujvara në bjeshkë?!
Loti ende s’ka pushuar
Rrugëton,rrugëton nepër stinë
N’pranverë pushon në pllaja
Vijon udhëtimin për vjeshtë
Në dimër ngrihet n’acar…

Pse vijojnë këto hidhërime?...

Gjakovë,02.08.2009

PABESI NATE

Gjumi i ëmbël më vodhi
Tradhëtisht natën pa hënë
Errësira më lidhi nyje
Nësjetullave të saj
Mbështjellur me shokën e djepit
Ku idhshëm përkundej
Fëmijëria ime
Në sytë e dritës së venitur
Në rrjetën e merimangës
E blozën e kohës…

Koha më puthi n’kafshim
Mbeta i lodhur brenda
hapësirës misterie.

Muza ime shetit këndshëm
Mbi planetin e ëndrrave…

Gjakovë,07.08.2009

DUA QETËSI

Në katrorin e dhomës
Më leni të qetë
N’aromën e alkoolit
Nikotinës e tymit të dendur
Më leni të qetë
Në rrugëtim jam
Kanaleve shkëmbore
Mes heshtjes së krismave
Përzier me trazim
Dyerve të ferrit
Pa zhurmë çelësash…

Dikush shikon tymin
Unë vërej zjarrin
Në dhomat e banimit
Ngjizur kokës sime.
Erërat prore fryjnë
Këndojnë dhëmbjeve

Më leni të qetë
Të meditoj lirshëm
Të fshij shkrumbin buzëve…

Gjakovë,30.07.2009.


Përgatiti për ZSH bashkëpunëtori ynë Gjon Neçaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi