Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I fokusuar POETI Tahir Bezhani
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I fokusuar POETI Tahir Bezhani
Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I fokusuar POETI Tahir Bezhani
Kur imagjinoj puthjen
Sytë mbyllen në pllajë...
*
Jam strukur
Në veten time
Shprushi zjarrin
E një dashurie të fikur....
RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
I fokusuar POETI Tahir Bezhani W.P.S , LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
POEZI NGA TAHIR BEZHANI W.P.S
POETI S’HESHT
Mos hesht poet
Kur fryjnë stuhitë
Brenda lëkurës sate
Mos hesht
Kur zjarri të shkrumbon
Gjithçka rreth teje
Mos hesht
Edhe nëse bjeshkët
Rrënohen mbi ty
Mos hesht
Edhe nëse të vënë
Në trekëndësh
Mos hesht
Ti je poet
Sy i dritës.
A N I J A
Arrin nga larg anija
Si një fëmijë bonjak i lodhur
Valëve me furtunë
Oqeaneve e deteve pa fund
Ngarkuar me shpresa
Premtime
Luftëra e gjakime
Mbushur me politikë e trillime
Ujërave të botës
Anija e lodhur
Pushon
Në skelën shekullore
Konopët e lidhur për trupin tim.
BRENDA VETES
Brenda vetEs
Në heshtje
Fërkohet gëzimi i nximë
Nëpër eshtrat
E shekujve tè ngrirë.
LENDINA E TMERRIT
Ti je dhimbja ime e madhe
Lëndinë e tmerrit
Më kafshon thellë
E unë dënesën e mbaj
Ndër dhëmbë
Në shpirt e mbaj
Përjetësisht
Meje moj lëndina
Lemeritëse e gjakut
Në kujtesën e tmerruar
Të njerëzimit
Do të mbetesh nëpër shekuj
Meje lëndinë e dhimbjes.
Maj, 2004
MEDITIM
Jam strukur
Në veten time
Shprushi zjarrin
E një dashurie të fikur
Vetëm kujtesa lodron
Ëndrrave të mia
Të mbështjella me mallin tim
Që digjet si qiri në mua
Para meje shtrihet qielli
I pafund por i futuar
Dhe asnjë rrugë nuk të çon
Te urat e bardha
Te urat e shpresës së madhe....
Nëntor,2004
OFSHAMË
Një ofshamë
Damarëve rrugëton
Si zjarr shprush
Si e çmendur shëtit
Në botën time
Rrëmujë krijon
Nga larg shikoj
I tmerruar.
P L A G Ë T
Kur era përplaset
E portat gjëmojnë
Plagët e hapura
Në truallin kullojnë
Vrimave të pambyllura.
Gusht,2006
Gjakovë
BREDHJE NATEN
Kur më shqetëson dhimbja
Shëtis natën
Rrugëve të qytetit tim
I tretur në mendime
Shëtis i hutuar
E zë pisk dhimbjen
Kthesave mashtruese
Të rrugëve
Rreth meje dritat e neonit
Dhe zukama e mushkonjave
Që kafshojnë kudo.
Maj, 2 008
Gjakovë
NE TEATER
Mbrëmë në teatër
Shikova “Makbethin”
Në fund duartrokiten
Vetëm elita
Në thembër të Akilit
Fshihej jeta
Në sallë qante një fëmijë
Lotët i rigonin shi
Për jetën e pajetuar.
Gjakovë,
Janar,2008
ZJARR I MENDIMIT TIM
Netëve të gjata sa shekulli
Qëndroj si shkëmbi
Duke përkundur durimin
Heshtja tërbohet
Për unin tim
Dhe shpërthen
Drita e pranverës
Thellë në vatër
Gacat e mbuluara
Fshehin zjarrin
E mendimit tim.
PA KOMENT
Bukuria s’ka vlerë
Pa shëmtinë e saj
RREZE MASHTRUESE
Kot i ngulita sytë
Në hijen tënde
Në hijen që më ndjek pas.
E
Herë i tradhtuar
Herë i mashtruar
Nga futa e syve tu.
MË SHPËTO KËNGË
Ditë e ngarkuar plot halle
Natën mendimet shëtisin
Fluturon shpirti e mendja
Të gjitha ngushticave të botës
Asnjë vrimë për ikje....
Këngës thuaja malësorçe
Fyellit vrimat t’i pëlcasin
Kënga ime e bardhë.....
NGATËRRESA
E ndjeva fishkëllimën e plumbit
Kaloi përtej trupit tim i zjarrtë
Kujtim i kohës së ndryshkur mbeti
Anakronizëm i harruar....
Në mbamendje freski e tharë
Palë palë e paluar
Hedhur diku larg
Në plehun e kohës së shkuar
Kanuni në muzeume
Ka mbetur i ngujuar
Botën laike për ta mësuar.
P I S K A M Ë
Tërë ditën shikimi përvëlon
Natën,
Bukuria shëmton
Koha ndriçon dhimbshëmç
Natë e ditë,
Njësoi
Kallje brenda
Piskamë jashtë...
Kallje jashtë
E piskamë brenda....
STREHIM SHPIRTI
Ata nuk e dinë
Ku mëhifet shpirti
Në thembër t Akilit
Jo, se jo
Ka ndërruar vend vdekja
Jam strehuar buzë lumenjve
I tharë etje....
Erotikë:
VERSHIM MALLI
Kur imagjinoj puthjen
Sytë mbyllen në pllajë
Zemra ndal vrapin
Në bjeshkë dëbora shkrihet
Lumenjtë vërshojnë fushat
Shpirti është mbytur në valë
Rrezet kanë ngjyrë argjendi
Ti më dukesh si Kleoparta
Fillim në mbarim të zjarrtë
Mori Sose e artë.
SHIKIMI
Kur të shikoj
Flaka ndizet
Në bebëzat e mia
Në pasqyrë vërejta
Shkrumbin buzëve
Në shkrumnajë
Jam shndërrue
Dridhjet e zemrës
Nuk ndalen
E di edhe ti....
DASHURIA NË TREG
Më fal sytë
Të të fal këngën
Më fal puthjen
Të të fal zemrën
Mos më dhuro heshtjen
Se bëhem zjarr
Në hi shndërrohem
Mes nesh
Humbës nuk ka.
ÇAPKENE MOJ
Përndezjet i hedh flakadan
Zjarri ndizet në epshe
Dyluftim nxit bukuria
Pse hedh trupin në lëndinë?
Shkëndi zjarri puthjet tua
Vuajtje në shpirt
Çapkëne
Pse syrin e rrudh në pasqyrë
E verbëri më krijon në jetë
Mallë e kam kënaqësinë
Çapkene moj !.....
DASHUROJ PËR TË VUAJTUR
Dashuria është vuajtje
Vuajtja është dashuri
Sa shumë e dua vuajtjen
Hija ime pas dashurisë
Mister shpirtit
Statujë e ngrirë....
******
Tahir Bezhani lindur me 17 Maj 1947 në fshatin Smolicë të Gjakovës, nga nëna Razë e baba Avdulla. Shkollën fillore e kam kryer në fshatin Smolicë e Ponoshec, të mesmen në Gjakovë, kurse studimet e larta në SHLP “Bajram Curri” Gjakovë, në degën e Gjuhë-Letërsi Shqipe.
Gjatë karrierës, për aktivitet të treguar në angazhimin e Sindikatës së Pavarur të Policisë së Kosovës, në vitin 1995,
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në kohën regjimit të Serbisë, e dënon me dy vite burgim.
Tahir Bezhani, që kur ishte nxënës e student nis të shkruaj dhe të botojë poezi e prozë në faqet e gazetave dhe revistave letrare të kohës. Një kohë bashkëpunoj me “Rilindjen” dhe me periodikët tjerë.
Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës.
Në nëntor të vitit 2008 është pranuar anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit (W.P.S). është gjithashtu anëtar LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE ”PEGASI” ALBANIA. Në prill të vitit 2009 mori pjesë Simpoziumin e Dytë Ndërkombëtar”MUZA POETIKE PEGASI2009” ME OBJEKT “POEZIA BASHKËKOHORE”, ku u nderua me çmim letrar dhe me çertifikatë nga kjo LIDHJE dhe “Klubi Kafeja e Ideve”, Athinë, që drejtohet nga shkrimtari i njohur grek Dino Kubatis.
Deri më tash ka botuar këto vepra:
1. “Koha lind vigaj, monografi,2001, SHB ” Vatra” Prishtinë
2. “Përplasje kohe”, poezi, 2002, SHB ”Vatra” Prishtinë
3. “Pëlcitje e vonuar”,poezi,2004, SHB ”Vatra” Prishtinë
4. “Rapsodët e Rekës së Keqe”, 2005, monografi, SHB ”Pjeter Bogdani” Has.
5. “Shkollat shqipe në Rekë të Keqe” monografi, 2006, botoi “Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë.
6. “Smolica bastion i lirisë”, monografi, 2007 SHB ”Vatra” Prishtinë
7. “Frymëzim në errësirë”, poezi, 2008, botoi Klubi letrar”Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë
8. “Jetë në Furtunë”, kujtime, 2009, SHB ”Vatra” Prishtinë
9. “Piskamë e heshtur”2010, poezi, SHB ”Nacional” Tiranë.
10. “Urtësi nga Rekë e Keqe”, 2011, botoi KL”Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë.
Tahir Bezhani jeton e punon në Gjakovë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI HALIL HAXHOSAJ
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETI DHE STUDIUESI BILALL MULLIQI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI QERIM RAQI KOSOVE... (SUEDI)
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETI DHE STUDIUESI BILALL MULLIQI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI QERIM RAQI KOSOVE... (SUEDI)
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi