KMDLNJ: EULEX, vepron në bazë të Planit Ahtisari

Reagim i KMDLNJ-së përkitazi me Protokollin për Bashkëpunim Policor EULEX - Serbi.
Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës votoi Deklaratën e Pavarësisë, sipas të cilës Kosova u shpall shtet i pavarur në pajtueshmëri të plotë me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të hartuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari
Përkitazi me mundësinë e nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit mes EULEX-it dhe MPB-së të Serbisë, KMDLNJ thotë se ky protokoll bashkëpunimi nuk është befasues sepse, siç thuhet, është në kuadër të kompetencave që ka EULEX-i sipas Planit të Veprimit të Përbashkët, të miratuar nga Këshilli i BE-së, që është baza e këtij misioni, si dhe Rezolutës 1244, të cilës i referohet ky plan.
Teksti i plotë i KMDLNJ-së.
Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës votoi Deklaratën e Pavarësisë, sipas të cilës Kosova u shpall shtet i pavarur në pajtueshmëri të plotë me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të hartuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Deklarata e Pavarësisë mirëpret mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare, por "nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 për të zbatuar përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 dhe Planit të Martti Ahtisaarit".
Deklarata për Pavarësinë e Kosovës afirmon në mënyrë të qartë se Kosova do të veprojë në pajtueshmëri me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Sikundër dihet, Rezoluta 1244 e garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së, e cila nuk ekziston më, por ekziston Serbia. E, neni 60 i Kartës për krijimin e Unionit Serbi-Mali i Zi thotë se në rast të shpërbërjes së këtij unioni, Serbia do të jetë trashëgimtare e Rezolutës 1244 dhe të gjitha dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën.
Trembëdhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pra më 4 shkurt 2008, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Veprimin e Përbashkët për vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në përputhje me Rezolutën 1244. Sipas Veprimit të Përbashkët, EULEX-i duhet të plotësojë mandatin e tij përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, por duke ruajtur për vete edhe disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive.
Protokolli për Bashkëpunim Policor, që pritet të nënshkruhet mes EULEX-it dhe MPB-së së Serbisë, thotë shprehimisht se palët dakordohen të bashkëpunojnë në pajtim me Rezolutën 1244, Veprimin e Përbashkët të Këshillit të BE-së dhe Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të 24 nëntorit 2008.
Ky protokoll thotë se palët do të ndihmojnë njëra-tjetrën rreth aktiviteteve të palejuara, kriminale apo aktiviteteve tjera të paligjshme në vijën kufitare/kufirin administrativ. Pra, për Serbinë dhe Misionin e BE-së në Kosovë (EULEX) kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është kufi administrativ, sepse i tillë është edhe për Rezolutën 1244.
Për KMDLNJ-në Protokolli për Bashkëpunim Policor mes EULEX-it dhe MPB-së së Serbisë, është në kuadër të kompetencave që ka EULEX-i sipas Planit të Veprimit të Përbashkët, që është baza e këtij misioni dhe Rezolutës 1244, të cilës i referohet ky plan. Për KMDLNj-në ky protokoll për bashkëpunim policor nuk është aspak befasues, ashtu sikurse që nuk do të jetë befasuese kur në të ardhmen e afërt Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë do të themelojnë Komisionin e Përbashkët Implementues, apo kur do të fillojë bashkëpunimi mes komunave të caktuara të Republikës së Kosovës me komuna, institucione apo agjenci qeveritare të Republikës së Serbisë, ashtu siç parasheh Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, i hartuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» VV: Qeveria bisedon, Serbia vepron
» Ahtisari: Mosnjohja e Kosovës pengon zgjerimin e BE-së
» Filloi implementimi i planit sekret për ta përçarë LDK-në

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi