Franko Egro: Përtej emrit Maqedoni
Faqja 1 e 1
Franko Egro: Përtej emrit Maqedoni
Përtej emrit Maqedoni
Nga Franko Egro
Në formën më rebele, mosmarrëveshjet greko-maqedonase u manifestuan prillin e kaluar, në Samitin e zgjerimit të Natos, në Bukuresht.
Përtej marrjes së ftesës nga Shqipëria dhe Kroacia, vetoja greke ndaj Shkupit ishte kryelajm; ndoshta edhe për shkak të faktit se pakkush e kishte pritur këtë zhvillim.
Dëshpërimi i Shkupit ishte i pamat. Refuzimi grek befasoi si organizatorët, ashtu dhe vetë Presidentin e SHBA-së Xhorxh Bush; pasi të gjithë shpresonin në një zgjidhje të minutës së fundit.
Athina qëndroi stoike duke mos bërë asnjë lëshim. Ishte vërtetë një kulm, por edhe një tregues i krizës tejet të rëndë e të stërzgjatur gjeostrategjike, që me kalimin e kohës vetëm se po fiton trajta dhe dimensione gjithnjë e më komplekse, duke u futur madje nëpër labirinte, prej të cilave duket e pamundur të dilet.
Në thelb qëndron një pyetje e thjeshtë: Si duhet të quhet dhe të njihet Maqedonia? Një sfidë afro 180-vjeçare diplomatike kjo që dhe pse është trajtuar në nivelet më të larta të politikës globale, ende mbetet në udhëkryq.
Greqia nuk e njeh fqinjin e saj me emrin Republika e Maqedonisë. Shpjegimi është gjithashtu i thjeshtë: ky emër, sipas saj, nënkupton pretendime territoriale ndaj krahinave të saj veriore që njihen si Maqedonia greke.
Fillimisht Athina e pengoi Shkupin të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe madje vendosi edhe një embargo ekonomike; bllokoi hyrjen e saj në NATO, dhe tani kërcënon anëtarësimin e tij në BE.
Qëndrimet janë diametralisht të kundërta, pavarësisht negociatave, ndaj dhe kompromisi është larg. Zyrtarët maqedonas shprehen se është absurd shqetësimi grek se fqinji i tyre fsheh pretendime territoriale. Grekët ndërkaq ankohen se Maqedonia po sfidon dhe më keq po kërcënon identitetin kombëtar dhe historinë e këtij vendi.
Sipas Athinës, Republika ish-Jugosllave përbëhet nga sllavë dhe të tjerë banorë, të cilët populluan këtë rajon më shumë se një mijë vjet pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Kjo, sipas autoriteteve zyrtare, reflekton mungesën e respektit dhe dëshirës së mirë për të krijuar raporte të mira me fqinjët.
Sipas një marrëveshjeje të arritur në vitin 1995 me ndërmjetësimin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Sairus Vens, Maqedonia u anëtarësua në OKB me emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ose Fyrom. Asaj iu kërkua të ndryshonte flamurin e të rishkruante Kushtetutën, ku të nënvizonte premtimin se nuk do të dhunonte territorin grek ose të përfshihej në punët e saj të brendshme. Për këdo që ka qëndruar në Maqedoni e di se banorët e këtij shteti e urrejnë këtë emër, pasi u kujton epokën komuniste.
Ndonëse qeveria e Shkupit ka mundur t'i bindë 120 shtete që ta njohin me emrin Republika e Maqedonisë, ajo ende njihet si FYROM. Zyrtarë maqedonas janë shprehur se janë të gatshëm që ta pranojnë këtë emërtim si çmim për t'u anëtarësuar në NATO, por Greqia refuzoi.
Methju Nimic, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, u shpreh së fundi se ndihej optimist për një zgjidhje, por tashmë shumë pak besojnë. Edhe nga vetë të dyja kryeqytetet reagimet ishin tejet të rezervuara.
Shkupi insiston se zgjidhja e emrit konsolidon pozitat e këtij shteti në Ballkanin problematik. Sipas tyre, presioni grek rrezikon të shkaktojë destabilizimin e Ballkanit.
Ata shprehen se mosanëtarësimi në NATO shihet edhe si mangësi serioze për vetë ekzistencën e tij në një rajon ku pasionet dhe emocionet nacionaliste janë ende shumë të forta.
Ky anëtarësimi, por edhe integrimi në BE, do të shënonin një sukses të spikatur të këtij vendi në përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar raportet e brendshme mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që, për hir të së vërtetës, pavarësisht prej bashkëqeverisjeve të njëpasnjëshme, karakterizohen nga një problematikë e thekshme.
Pavarësisht se kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj çështjes së emrit, partitë shqiptare e nënvizojnë me forcë se ajo duhet të kapërcehet urgjentisht, me qëllim që vendi të realizojë objektivat madhorë, NATO-n dhe BE-në, ku ata do të ndiheshin më mirë dhe do të avanconin kërkesat etnike.
Shumë prej tyre, mes të cilëve spikat kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, kanë artikuluar më shumë sesa një herë se skenarë të kobshëm e presin vendin nëse nuk përshpejtohet integrimi.
Maqedonasit shprehen se emri është jetik edhe për të konsoliduar identitetin e tyre kombëtar, ndërkohë që duhet gjetur një zgjidhje e zgjuar pa referenca sllave, edhe për shkak të komunitetit të gjerë shqiptar.
Ky territor, nëpër shekuj është banuar nga grekë, bullgarë dhe sllavë, por të tria këto shtete nuk e kanë njohur atë si popull të veçantë, me gjuhë të vetën. Madje ata nuk njohin edhe Kishën Ortodokse Maqedonase.
Ky realitet kompleks i ka aktivizuar ndjeshëm qarqet nacionaliste; shumë prej tyre shprehen se duhet të kujdesen më shumë për veten dhe të mbrojnë me çdo çmim identitetin, pavarësisht prej dëshirës së sinqertë për t'u anëtarësuar në NATO dhe në BE. Ata nënvizojnë se, me veprimet e saj, Greqia mohon identitetin, kulturën, gjuhën dhe historinë, ndaj, rrjedhimisht, edhe kufijtë.
Por, nuk duhet nënvleftësuar edhe një tjetër dimension. Qeveria greke nuk i njeh minoritetet etnike brenda kufijve të saj dhe sipas shumë vëzhguesve të huaj, ajo mbetet ndër të paktat shtete që predikon mitin e pastërtisë greke.
Duke qenë se mbetet e paaftë për ta detyruar Greqinë që të pranojë linjën e saj, Maqedonia e ka intensifikuar ndjeshëm evokimin e së kaluarës, ku më shumë se gjithçka, peshë merr figura e heroit të lashtësisë, e Aleksandrit të Madh.
Së fundi, Shkupi e ka riemëruar stadiumin e vet kombëtar me emrin e Mbretit Filip, babait të luftëtarit të famshëm të antikitetit, si dhe ka filluar ekspedita të shumta arkeologjike për të mbështetur këtë tezë. Sipas tyre, edhe Aristoteli, mësuesi i Aleksandrit, është nga Maqedonia dhe jo nga Athina.
Emri mbetet në impas të thellë.
Propozimet, ecejaket diplomatike, ndërmjetësimet pasojnë rrëmbimthi njëra-tjetrën, por gjithnjë pa sukses. Inkursionet në histori pengojnë zhvillimin dhe ato vetë ecjen përpara.
Maqedonia e ka të domosdoshëm, mbase edhe jetik anëtarësimin në NATO dhe në BE, mbi të gjitha për të siguruar mbijetesën e saj. Greqia nga ana e saj nuk tërhiqet. Statusquo e plotë, që nuk është në dobi të askujt dhe nuk ndihmon askënd.
Zgjidhja është jetike, ndaj siç ndodh rëndom në kompromise të vështira, të dyja palët duhet të përgatiten për lëshime. Nga një zgjidhje përfundimtare ka vetëm të fituar dhe asnjë të mundur.

Shekulli
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nëntor, ishte dita e emrit të shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!
» Skender Korça: Pas emrit tënd
» REXHEP SHAHU:UÇK - PËRTËRITJA E EMRIT TË LIRISË
» Gëzim MUÇOLLI:KOHA E ERËS DHE EMRIT
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi