Berisha: Hapim perspektiva të reja për shqiptarët

Bota sot, Tiranë
Zhvillimi i turizmit dhe bumi turistik janë tipari më kryesor i këtyre viteve.
Berisha: Viti i krizës më të madhe botërore në Shqipëri u shoqërua nga një rritje prej 36 % të turizmit krahasuar me vitin e kaluar.
Kryeministri Berisha vizitoi sot fshatrat e Bregut, gjatë së cilës përuroi fillimin e punimeve për rrugën e plazhit Potam, në Himarë. Rruga, investim me vlerë 42 milion lekë, do të ndërtohet sipas të gjitha parametrave bashkëkohore duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e turistëve drejt plazhit dhe duke e bërë këtë vend më tërheqës dhe më të frekuentuar.
Në takimin e zhvilluar me banorët e zonës, në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”, kryeministri Berisha u shpreh se zotimi i qeverisë për të asfaltuar të gjitha rrugët që zbresin drejt detit, përbën tashmë një premtim të mbajtur. Kryeministri siguroi se brenda vitit 2010, do të asfaltohet çdo metër rrugë e fshatrave të brigjeve të Jonit dhe Adriatikut.
Kryeministri tha se paralelisht me projektin e asfaltimit të rrugëve do të ecet në drejtim të furnizimit me ujë të të gjithë zonës bregdetare, si dhe të zbatimit të një seri projektesh të tjera, në mënyrë që viti i ardhshëm të jetë një vit turistik më i mirë në të gjitha aspektet.
Fjala e plotë e kryeministrit
Sot ne inauguruam një seri punësh publike të cilat në tërësinë e tyre janë projekti më i madh pas ndërtimit të rrugës kryesore, janë rreth 25 km rrugë që lidhin fshatra e bregut me detin dhe plazhet e tij. Ky përbën një premtim të mbajtur nga ne. Zotimi ynë për të asfaltuar të gjitha rrugët që zbresin drejt detit, realisht po shkon drejt përmbushjes së plotë dhe brenda vitit 2010, nga Ksamili në Velipojë, ne do të asfaltojmë cdo metër rrugë të fshatrave të brigjeve të Jonit dhe të Adriatikut. Paralel me këtë projekt dhe po me kaq vendosmëri ne do të ecim në drejtim të furnizimit me ujë të të gjithë zonës bregdetare. Janë një seri projektesh në zbatim e sipër. Qeveria do ti përshpejtojë ato dhe do të bëjë çdo përpjekje që viti i ardhshëm të jetë një vit turistik edhe më i mirë se viti që lëmë pas.
Unë në emrin tuaj dua tu përcjell një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të thellë, atyre miliona qytetarëve nga vende të ndryshme, që preferuan dhe përzgjodhën Shqipërinë, që ju përzgjodhën ju, për të kaluar pushimet tyre vjetore. Kjo ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ka qenë një nder i jashtëzakonshëm për ne. Ndaj dhe ne zotoheni që vitin e ardhshëm ata të gjejnë kushte edhe me të mira. Një falënderim të përzemërt dhe një mirënjohje të thellë, dua tu adresoj qytetarëve shqiptarë, që hapën dyert e tyre për turistët dhe që ju kanë siguruar atyre, pushimet ndër më të qetat në jetën e tyre, me një mikpritje shembullore. Sezoni turistik po mbyllet, por mbi të gjitha ka shkëlqyer mikpritja e familjeve shqiptare ndaj miqve të tyre, që kanë bujtur në shtëpitë e tyre, gjatë pushimeve verore.
Zhvillimi i turizmit përbën një përparësi absolute për qeverinë tonë. Zhvillimi i turizmit dhe bumi turistik janë tipari më kryesor i këtyre viteve. Shqipëria këtë vit me sa duket do të zerë vendin e parë në botë, sipas disa agjencive të huaja, për rritjen e shpejtë të numrit të turistëve. Viti i krizës më të madhe botërore në Shqipëri u shoqërua nga një rritje prej 36 % të turizmit krahasuar me vitin e kaluar. Turizmi është ajo degë e ekonomisë shqiptare, nga e cila përfiton numri më i madh i familjeve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë.
Zoti Bollano, unë ju garantoj se së bashku me ju dhe qeveritarë të tjerë vendorë,të ultësirës bregdetare dhe të Bregut të Jonit, shumë shpejt do të takohemi për të bërë analizën dhe për të përcaktuar detyrat,përparësitë, për ndërhyrjet më të shpejta të mundshme, duke njohur se detyra e qeveritarëve është të shohin më shumë dobësitë, sesa sukseset. Sukseset flasin vetë, por dhe dobësitë flasin dhe duhet ti korrigjojmë. Duhet që qeveritë vendore dhe qeveria qendrore ti shndërrojnë në përparësi absolute, ndërhyrjet e shpejta për të përgatitur vitin e ardhshëm, një sezon turistik, më të mirin që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj. Një thirrje miqësore ju bëj të gjithë qytetarëve të Himarës, të Lukovës, të Ksamilit, të Sarandës dhe të bregut në tërësi që shfrytëzojnë mundësinë e zgjerimit të shtëpive të tyre, e shtimit të një kati, apo shtimit të një dhome, të përmirësimit të tyre pasi shteti do të garantojë kredi të buta dhe kjo është një nga mënyrat kryesore për të përballuar fluksin e një rritje më të madhe. Këtë vit Shqipëria ka patur rritjen më të madhe në botë për sa i përket turizmit.
Unë ju garantoj ju, se rritja e turizmit do të vazhdojë për vite e vite të tëra se kapaciteti i këtij bregu është dhjetëra herë më i madhe se ky që kemi ne sot, se vetëm Lukova, Saranda e Himara do të mund të marrin në vitet që vijnë rreth 3 milion turistë, aq sa pret sot vendi në tërësi. Por ne duhet të synojmë të përmirësojmë kapacitet , të përmirësojmë kushtet dhe tu ofrojmë turistëve kushtet më të mira. Këto kushte jua ofroni ju qytetarë me mikpritjen, me mirësjelljen, me qytetarinë që dëshmoni ndaj tyre. Qeveria vendore dhe qendrore do të bëjë të gjithë përpjekjet për të krijuar çdo kusht normal që turistët që vijnë nga mbarë bota të kalojnë këtu pushimet më të mira. Edhe njëherë ju përshëndes dhe ju falënderoj për mikpritjen që keni treguar ndaj të ardhurve dhe ju garantoj se qeveria do të jetë shumë aktive në transformimin rrënjësor të infrastrukturës në të gjithë ultësirën bregdetare dhe bregun Jonian në mënyrë që këtë degë kryesore të ekonomisë ta fuqizojë gjithnjë e më shumë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Shqipëria do të hapë përspektiva të reja për shqiptarët
» Berisha: Arrita një rekord të ri, 145 minuta not në Dhërmi! Gati për beteja të reja
» Berisha: Shqiptarët po kthehen në Shqipëri(Me video)
» Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane
» Berisha: Shqiptarët janë unikë dhe të pandashëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi