Yrjet Berisha: Transcendenca në roman
Faqja 1 e 1
Yrjet Berisha: Transcendenca në roman
TRANSCENDENCA NË ROMAN
(Besnik Mustafaj: "Vera pa kthim", botoi "Arbri", Tiranë, 1992.)
Nga Dr. Yrjet Berisha
Shkrimtari Besnik Mustafaj, është relativisht i ri në moshë, mirëpo deri më tash ka botuar disa vepra në gjini të ndryshme: "Motive të gëzuara", poezi, 1978, "Pragu i verës", poezi, 1985, "Bregu i lumit të kthjellët", prozë për fëmijë, 1986, "Fytyrë burri", poezi, 1987, "Përrallë me një mbret të vërtetë", prozë për fëmijë, 1988, "Vera pa kthim", tregime dhe novela, 1989, "Ndërmjet krimeve dhe mirazheve Shqipëria", ese, 1992, dhe romani: "Vera pa kthim", 1992. (Këto dy veprat e fundit janë botuar edhe frëngjishit në Francë) Të gjitha këto vepra janë botuar në Tiranë.
Pas provave të para që bëri në gjini të poezisë e prozës për të rritur e fëmijë, ky autor me plot sukses nisi veprimtarinë e tij krijuese edhe në gjini të romanit, që rëndomë teorikët e estetët, thonë se është gjini më e rëndë e krijmaritarisë artistike.
Romani "Vera pa kthim", i Besnik Mustafajt, hyn në rradhën e atyre romaneve që fillim e fund ka elemente fantastike, që më parë nuk ka qenë gjithaq i përhapur në letrat tona, por edhe i injoruar. Megjithatë duhet pohuar se ky lloj romani në letërsinë shqip nis me romanin "Kush e solli Doruntinën", të I. Kadaresë, botuar më 1980. Dhe fill pas tij një sprovë të tillë bëri edhe B. Mustafaj, me botimin e romanit për të cilin po shkruajmë.
Në letërsinë botërore ky lloj romani është i hershëm dhe është i lidhur me ëndrrat e vegimet. Këto dy elemente të rrëfimit mistik kanë dy kapitujt e romanit mbi Ninën e Semiramidën, të një autori anonim shkruar në shekullin e I para epokës së re. Ngjarja e tij ndodh në Babiloni. Pastaj me këtë orientim është romani "Dafnidi dhe Hola", i shkrimtarit antik grek Long ose Longus-it, që jetoi në shek. e II p. e. së re. Romani "Metamorfoza", që më tepër është i njohur me titullin: "Gomari i artë", Apulej shkrimtar latin. Elementet fanatstike hasen edhe në librin politik-ëndërrues: "Utopia", botuar, më 1516, nga Tomas Mor (1478-1535). Krahas këtyre veprave ka edhe shumë romane të tjerë.
Prandaj për të patur një pasqyrë sa më të qartë, atëherë në këtë rast duhet përmendur faktin, se suksesi dhe merita e romaneve latinoamerikanë (Borges, Markes, Kastaneda, etj) qëndron në faktin se janë të shkruar e të orientuar vetëm pse kanë shtresat e fantastikës, filozofisë etj., por edhe një ndikimi të madh kanë edhe nga romanët e F. Kafka-as, J. Joyce-it, Faulkner-it etj.
Pasi bëmë pasqyrimin e shkurtër të tipit të romanit fanatsik botëror, ku edhe e ka vendin romani i B. Mustafaj, që me fabulën që ka ky roman, hyn në tipin e romanëve fantastike e filozofik, që deri me tash këtë tip romani nuk e ka patur letërsia jonë.
Romani "Vera pa kthim", ka disa karakteristika specifike të afërta me ndërthurjen e fantastikës shqiptare me funksionalitetin e fuqishëm të përrallës, të konstruktuar sipas teknikës së rrëfimit në vetën e tretë njëjës. Subjekti i romanit është i thjeshtë: dashuria e ëndërruar, ose dashuria e pa realizuar ose edhe thënë ndryshe dashuria si plagë, si dëshirë, dashuria si ankth, dashuria e pashijuar realisht por e shijuar nga emocionet... Mirëpo dashuria e ëmbël ka hidhtësitë e veta. Dhe kjo dashuri është fatkeqësi e papritur. Dashuria e tillë është ireale. Dashuri e fanatzuar. Dashuri platonike. Dashuri e (e qenë) paqenë. Dashuri e menduar. Dashuri mitike. Dashuri e ëndërruar. Dashuri e realizuar vetëm në vepër. Ankthi i një dashurie trilluese. Kurtha e një dashurie. Dashuri mbi dashurinë e madhe e të paparë. Rrëfim habitës. Rrëfim i ankthshëm. Rrëfim provokues. Rrëfim i dashurisë së venitur.
Rrëfim i dashurisë jashtëplanetare. Rrëfim i të verbuarëve nga dashuria. Rrëfim i një epoke të ëndëruar. Rrëfim i një periudhe të amshueshme. Rrëfim i iluzioneve të parealizuara. Rrëfim i frymës së vdekur.
Romani mund të lexohet edhe si një studim analitik mbi jetën e një dashurie të trilluar, që tërë shtresat strukturore e narratorike në roman ndërlidhen përmes përrallës, baladës, dhe rrëfimit alegorik me simbole të fuqishme të shkruara me fjalë të peshuara që sintetizohen nga një legjendë e lashtë shqiptare e ngjeshur me shtresa medituese, lakonike, të papritura, rrëfim i befasishëm, rrëfim i afërt. Rrëfim që rri afër mitit. Mit që rri afër përrallës. Fabula e konstruktuar sipas formave të sipërpërmendura, i qëndron shumë më afër rrymës se filozofisë bashkëkohore, pikërisht ekzitencializmit të Sartr-it. Kur them kështu mbështetem në momentin e njohur në roman: Gori krijohet e "jeton", në fantazinë e Sanës, që si në ecencë, por edhe në transendencë ai është në korent të ngjarjes së krijuar sipas kritereve të Sanës.
Por krahas kësaj që u tha më lart, në këtë roman shkrimtari B. Mustafaj, thujase në çdo kapitull është i prirur të bëjë eksperiment rrëfimi por edhe një strukturë të re të romanit në formën e montimit të njohur nga teorikët e estetët bashkëkohorë të romanit si: flechback. Por në këto forma narracioni paraqitet denjësisht përralla mbi detarin dhe familjen e tij, konstruktuar sipas mënyrës së narracionit të njohur të përrallës popullore shqiptare, të strehuar në një ambient e kohë të lashtësisë sonë. Pikë rezervë e këtij strehimi të veçantë është fantastika, pastaj është rrëfimi tërheqës, kultura, tradita, filozofia, rrëfim që veç personazheve ka edhe qenie të tjera të gjalla, ka edhe elementet e legjendës, etj. Kështu romani "Vera..", i ka të gjithë këto shtresa arti të cytura nga malli i pashlyeshëm, fjala e dhënë a besa. (Këtë problematikë ka edhe romani "Kush e solli
Doruntinën", i I. Kadaresë). Besa a fjala e dhënë është fenomen i rrallë dhe i ruajtur me xhelozi, vetëm të populli ynë. Romani shquhet me vërshimën e elementeve të sistemit ekzistencialist, ngase jo rastësisht Gori kishte ardhur nga "atje". Dhe ardhja e tij nga "atje" është e paqartë se nga vjen. Ai nuk ushqehet me mish. Nuk djersitet. Nuk shëtit ditën, por vetëm natën. Ka aftësi të jashtëzakonshme që t'i lexojë mendimet e çdokujt. Parashikon ndodhi në mënyrë telepatike. Bën dashuri pa u hetuar. Ekzistenca e tij është aty dhe s'është etj.
Ashtu siç thamë edhe më parë arkitektura e romanit "Vera pa kthim", ka shtresa të nduardurshme të konstrukrtimit të romanit me kapituj të ngjeshur me vend. Kapitujt e romanit janë shkruar me fragmentarë e të montuar. Edhe brenda dialogut del një dialog irelevant dhe ireal. Momentet absurde dalin nga shtresat fabulative të përsëritura, të cilat kur lexohen tingëllojnë njëjtë por s'janë të tilla. Ja p. sh., si duken ato: "Gjithkush e di ç'i duhet atij... Dhe gjithkush e di ç'të duhet ty... Gjithkush e di që ju të dy s'jeni njësoj..." fq. 97.
Në romanin "Vera pa kthim", të Besnik Mustafajt, me karateristikë të veçantë del përralla mbi detarin dhe djalin e tij gjarpër. Në fakt kjo është një përrallë me elemente fatastike por që në shtresat e saja ka edhe shtresa mitike e shtresa të ekzistencializmit. Gjarpëri i përrallës në roman gjen strehim vetëm si djalë, por që këtu me një arkitekst del si arketip i së keqes dhe që ka elemente të një monstrumi, që si pasojë e veprimit të tij e pëson njerëzimi.
Epilogu i këtij romani është një shtresë e veçantë e arkitekturës së romanit, i cili është shkruar në mënyrën e ditarit, por i cili mundohet t'i zbërthejë fshetësitë e fabulës së romanit. Karakteristikë e këtij ditari është rrëfimi mbi Sanën plakë e të Sanës së re, që në njëfarë mënyre është bartëse e rrëfimit të romanit, që nga fillimi e deri në fund bëhet nga rrëfim i figurshëm. Rrëfimi është ndërtuar me gjuhën e ironisë dhe me fijet e zhdërvjellta të vijave e të ngjyrave karikaturale. Tërë ngjarjet dhe koha në roman i ngjan natyrës së ëndërrave, që shpalojnë një rrëfim sa të kuptueshëm poaq të pakuptueshëm. Subjekti i paraqitur në roman i ngjan një vegimi. Monologjet e dialogjet janë të shpeshta në roman. Kështu monologu i tij është tejet asociativ por që brenda këtij teksti shfaqen edhe shumë pikëpyetje që vështirë iu gjindet përgjegjia e sakët. Edhe dialogu në
tekstin e këtij romani zhvillohet në formë medituese, por ka raste kur rrjedha e këtij dialogu shprishet dhe shpesh i prinë paqartësisë, por edhe habisë dhe lojës së fjalëve. Struktura e tillë është normale, sepse ajo ndjek rrjedhën e ëndrrës që i ngjet një filim të pa zë që është bardhë e zi, dhe kështu në heshtje ngritet ngrehina e artit të tillë dhe zhvillohet në përmasa të shumta. Krahas kësaj tematike shumdiemnsionale, që paraqitet në roman fati tragjik, që portretizon vrragën e dikurshme që huazon shtresat reale dhe ireale të së kaluarës që kalojnë nga ëndrrat në zhgjëndrra dhe nga zhgjëndrrat në ëndërra. Struktura e tillë merr përmasa të mundshme të një montimi fantastik e filozofik.
Të skaliturit e personazheve në roman është bërë me elementet e romanit të parodisë. Dhe kështu kjo lidhmëri e tillë skalitet mbështetur në njëri-tjetrin. Forma e tillë sikur plotëson hapësirat e dukshme e të padukshme gjatë ngritjes së ngrehinës së romanit, që autori e thur ashtu dalëngadalë dhe nuk i bëhet vonë për vetë faktin se ka aty edhe kapërcime rrëfimi, ose strehim nga njëra pozitë në tjetrën. Forma e tillë përfill ekzistencën e rrëfimit por edhe ekzistencën e botës së personazheve që janë edhe nuk janë ndër të gjallë. Por ndodh që ata edhe këtë e bëjnë në vend të tjetrit, por ka raste kur rrëfimin retrospektivë ta bëjë edhe më shumë duke i dhënë formën interpretimit etj...
Brenda shtresave të shunmta të këtij romani, autori ka shfrytëzuar bukur të paraqiturit e problemit kompleksiv të besnikërisë së partenerëve që në letërsinë tonë popullore është i njohur përmes këngës së "Ymer agës", që në fakt ka shtresa të njohur të epit. Pastaj këtë afërsi të madhe, ky roman ka edhe me romanin "Kush e solli Doruntinën", të I. Kadaresë. Në fakt romani "Vera..." ka një moto të huazuar nga një proverb shqiptar: "I vdekur me të vdekur, i gjalli me të gjallët" fq. 3. Por përkundër këtij proverbi të vendosur në fillim të romanit, autori në këtë rast nuk e përfill moton e huazuar, por megjithatë, ai ringjallë të vdekurin e pavdekshëm të jetojë me të gjallët e vdekur. Dhe pikërisht ky fenomen i tillë cyt lexuesin në filozofinë ekzistencialiste. Por krahas këtij miti dhe përmes arkitekstit të përrallës popullore paraqet strukturën e romanit në formën e një parabolle
simbolike që shtjellohet bukur në poetikën e romanit.
T'i kthehemi sërish asaj pritjeje të madhe ku Sana, s'pret nëntë vite, as njëzet, por dyzet vite. Pritja e tillë shumëmirë paraqitet në këtë dialog:
"Të kam dhënë fjalën,- shtoi ai, zgjati dorën dhe e mbështolli me timen.
- Të kam dhënë një fjalë që as vdekja nuk do të ma bëjë dot të mos e mbaj. Të betohem!".
Thënë ndryshe, tematika arkiteturale e tërë tekstit të romanit bën pjesë edhe në tipin e romanit të sipërfaqes se mbyllur, siç do të thoshte W.Kayser, ose si do të thoshte M. Bahtin, edhe ky roman i përket kronotropit të prakut.
Romani "Vera pa kthim", i shkrimtarit Besnik Musatajt, është vepër e rëndësisshme në letërsinë bashkëkohre shqipe. Ky roman hyn në radhën e dhjetë romaneve më të mirë në letërsinë tonë. Karakteristikë cilësore e këtij romani është fakt se brumi i tij s'përfill poetikën e romaneve socrealist. Romani ka orientim modern, që në trungun e tij ka tipin e romanit fantastik, sidomos atëherë kur prek në tabanin e mitologjisë e fantastikës popullore shqiptare Poetika e tij poaq anon edhe në sistemet e sipërthënë të filozofisë bashkëkohore. Pikërisht ky tharm i tillë i hedhur në roman ka ndikur që projekti i këtij romani të konstruktohet në planin shumëdimensional që si i tillë i strukturuar, ai është sprovë e realitetit të paqenë dhe provë e irealitet që merr pamjen e një të qenme të pa qenë. Dhe kështu një gërshëtim i tillë i poetikës së romanit me shtresa të sipërshënuara kanë ndikur që
romani të kalojë nga shtresa e përrallës në atë të tekstit artistik, nisur nga rrëfimi i fantastikës popullore në atë të sistemeve filozofike. Personazhet e këtij romani pësojnë metamorfozë. Tërë romani ka një rrëfim asociativ por edhe i ndërtuar me narracion retrospektivë. Për të përmbushur zbarzëtitë e poetikës së romaint autori jep pjesë atij freski e shtresa ndërtimi nga ditari, ëndrrat, rrëfimet e tërthortë, ndodhi absurde, transendencë dhe shumë mjete të tjera artistike që e karakterizojnë prozën moderne, ku edhe e ka vendin romani "Vera pa kthim", i Besnik Mustafajt.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Yrjet Berisha: Proza e Camajt
» Yrjet Berisha: Ai ose askushi (Tregim)
» Yrjet Berisha: Dy shënime të një çenzori
» Yrjet Berisha: Poetika e romanit kryengritës
» Yrjet Berisha: Problemi tematik në prozën e Martin Camajt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi