Yrjet Berisha: Dy shënime të një çenzori
Faqja 1 e 1

YRJET BEIRSHA:
DY SHENIME TE NJË CENZORI
I)
Dorëshkrimi i titulluar “Eklipsë ... “ , i autorit U. K., bashkëpunëtor i rregullt i gazetës sonë të përditshme unë jam i rezervuar sepse është tekst surrealist. Autori nuk e kursen botën e (y)ndyrësisë nga ish-sistemi, por s’le pa vënë në thumb edhe ata të mëvonshmit. Mu për këto arsye s’dua të rrezikoj kokën time. Po veprova kundër kritereve të redaksisë, do të humbi edhe; anëtar i komisioneve, këshilltar i bankës, radhën e banesës shtetërore, kreditë bankare, pushimet në bregdet e në bjeshkë, bursat e fëmijëve etj!
Proza ka mbi treqind faqe, të shkruara në makinë shkrimi dhe është ndarë në kapituj e nënkapituj. Sipas një shënimi të shkurtër që autori ka vendosur në fillim të dorëshkrimit, ai këtë tekst e quan roman. Titulli i tij është zëvendësuar edhe me një nëntitull (shkruar me laps); tekst polifonik postmodern.
Mënyra e shkrimit të kësaj vepreje s’haset në letrat tona. …Jo po, trimin vra, hakun mos ia ha! (M’u kujtua një thënje e urtë popullore). ...Autori përdor forma të ndryshme rrëfimi. Mjete artistike të kësaj proze janë; ndërthuarja e fjalëve lakonike dhe larmania e mënyrave rrëfyese nëpër vende e pozicione të ndryshme, të pasuruar me monolog, dialog, shqiptuar në formë, moderne, postmoderne...
Personazhet kanë emra të ndryshëm: Ulkian, Ulin, Lul a Uliks etj., dhe kanë profesione të ndryshme. Këta emra karakterësh (s’)pasqyrojnë identitin e një personazhi. Kështu ndodh edhe me Ulianën a Blinën, që në prozë del me dy emra. Teksti ka gjuhë e stil therrës. Shoqëria dhe aktualiteti i këtij romani janë gërshëtuar dhe paraqitur ndryshe nga veprat e mëparshme. Forma ironike e shkrimit më tremb dhe më frikëson, sepse mund të bëjë jehonë marramendëse të lexuesit tanë që gjer tash nuk kanë patur rast të lexojnë prozë të tillë.
Unë s’dua të përzihem në problemet e të tjerërve. Nuk dua të kam punë me botën e mafiasë europiane. Kushedi, ndoshta edhe mund të ma ngrisin ndonjë kurth; një fatkeqësi komunikacioni a një ngjarje banale dhe kështu mund të më shkoj lëkura si të ishte e një qeni në vreshtë. Ditën e natë më kërcënojnë me telefon. Kokën s’dua të vë në rrezik. ... Karriera është shaka, krahasur me arsyet e fundit. Ai shkruan, se (y)ndyrësia kanë ndërruar qimet, janë shndërruar organizatë e fshehtë mafiozësh. Jeta është rrypa - rrypa; sot hipa nesër zbrita.
Mendoj se kjo vepër duhej të botohej, por ç’t’ju bëshë rrethanave të sipërshkruara? Autori mund ta botojë këtë vepër, por pa nënshkrimin tim. Unë nuk dua të lodhem për problemet e huaja. Redaksinë tonë e ka vërshuar një fushatë e paparë kundër autorit dhe librit të tij. Para disa ditësh kam marrë disa letra anonim që këkonin të digjet dorëshkrimi. Veç kësaj edhe kryeredatori ka patur ndërhyrje me telefon. Madje një ditë në redaksi erdhi një kryekrisëm me disa petrita dhe kërkuan; të ndërpritet botimi i librit. Kryeredaktori në këtë rast foli shtruar me ta. Mbasi i përcolli ata, mblodhi këshillin drejtues të gazetës dhe preras urdhëroi që të tërhiqet nga botimi kjo prozë.
Në këtë rast ( Tylqja qëndroi në kulmin e përkrahjes ) propozoi: ( “ Të gjykojmë publikisht këtë vepër të rrezikshme për shoqërinë tonë!”)
Kryeredaktori foli me gjakftohtësi: ( “ Pluhur mos të ngrisim, sepse do të zgjojmë kurreshtjen e lexuesve. Heshtja është mënyra më e mirë për të rrënuar këtë vepër! ” )
Përvoja ime dhjetë - pesëmbëdhjetë vjeçare nuk dua të më mbyllet në mënyrë absurde. … Pleqëria s’është larg. Nuk e kam lehtë. Do të më vristi, ai, i madhi atje lart (poqëse është në pozitë të duhur), po nuk pohova se, proza ka shtresa të realitetit dhe irealitetit. Ky libër është shkruar në formë racionale. Gjatë leximit futesh në shtresat e jetës, i kthehesh botës së njohur dhe të panjohur që na rrethon dhe asaj që është larg, që rrënjët janë në gjenet tona. Ka subjekt aventuristik që udhëhiqet nga koka e vet. Pikërisht këto elemente edhe them, se s’bën të botohet.
II.
Tregimi titulluar “Eklipsë driterrësirë”, i autorit U. K., botuar në gazetën “Thellandrra”, përkatësisht në shtojcën për kulturë, art, shkencë “Dardhania”, me shifër: “Katatarsis”, në detët e para të pranverës së sivjetshme më shqetësoj shumë! Ç’është e vërteta, tregimin e lexova jo një herë, por disa herë. Herën e parë e lexova në formën e leximit zakonshme, ashtu si lexohet gazeta, por kur vërejta se s’behej fjalë për artull të rëndomtë të gazetës i bëra një shënim me stilograf dhe e lashë që ta lexoj edhe një herë. Thesht e ndava për ta lexuar më vonë. Por këtë e bëra për të mos ngarkuar veten. Herën e tretë e lexova i nxitur nga përmbajtja e shkruar me parbolë dhe nga një shqiptim simbolik. Disi mu ngulit në tru një mendim i turbullt. Djalli e marrtë, tregimi ka një art të veçantë, ka një art të fshehtë, mitike dhe të pathënë. Aty vlon një shtresë jo e
rëndomtë e një tejjete. E lexova por isha në dilemë; se si ta klasifikoj? Në rreshtat e mposhtëm, do të parashtoj një problem a një qëndrim të veçantë.
Ajo që më vërtit nëpër kokë ishte pyetje e përsëritur dhe të stëpërsëritur, si e kanë botuar atë tregim?! Mua më bëhet se loja e dy personazheve me emër e pa mbiemër, tallët me lexuesit. E keqja më e madhe është se ky tregim është shkruar nën ndikimin e artit të huaj. Bota e fshehtë s’kursen asgjë. Ajo pasqyrohet në formën e simboleve të paqarta për lexuesin e zakonshëm. Stuktura në tregim bëhet radhë e paradhë! Personazhet herë shfaqen, herë zhduken. Ndonjëherë ndërrohen elementet e konstrukimit estetik. Shpesh shfaqet rrëfimi dhe krejt papritur zhduket nga rreshta e faqet e prozës. Në këtë formë edhe veprojnë personazhet, të cilët herë dalin si hije, herë si bimë, herë si frymë, herë si puhi freskuese, herë si vapë përcëlluese, herë si shi pranvere, herë si rreze dielli në dimër. Ndonjëherë pasqyrohet përshkrimi i ambientit ose gjendja shpirtërore e personazheve në formë të
ndryshme. Rrëfimi zhvillohet sipas ligjit të montimit e çmontimit ose lidhë e zgjidhë. Sipërfaqja e prozës shtrihet e mblidhet, brenda kufijve të imagjinatës së dy personazheve që shumëzohen e tkurrën, natyrisht, sipas hapësirës ose situatës. Ndërtimi i tillë sjellë mërzi, lodhje, dhembje koke, mundime në organizëm. Thënë më mirë, ajo mërzi e lemeri s’durohet. S’di ç’mëkate kam bërë unë lexuesi dhe parapaguaesi vjetor i gazetës që më mundon e me lodh mua të më hip në qafë ankthi i atij rrëfimi magjik, i cili s’më la të qetë dhe assesi s’më del nga mendja. U mundova disa herë ta harroj, por s’del nga mendja ajo prozë. Kudo që shkoj më ndjek ajo zymtësi, ajo skenë e heshtjes, ajo skenë e dialogut të heshtur e të kursyer, të ngjeshur e të përsëritur.
Proza fillim e mabrim është ngritur nga një dielmë e pahetueshme që në shikim të parë s’hetohet, por kur lexohet me vemendje të ngulitet në tru mu si rriqër! Këtë art e ndjek monologu i thënë dhe i pathënë brenda rreshtave e faqeve të tij. Këto konstatime s’janë të mjaftueshme. S’më rrihet pa i thënë edhe disa gjëra të tjera: Pse vallë personazhet e kësaj proze janë mbyllur në kafaz? Pse nuk i ka nxjerrë në natyrë? Po, a pak ambient kemi ne, a? Ç’ka dashur të thotë autori me ato simbole e metafora? Po si nuk u shikua pak më mirë kjo punë nga ata, që ma quajnë veten kompetentë të gazetës ose redaktorë. Me sa mend në kokë e botuan këtë vepër? Ë?! A s’ka mundur autori që brumin e këtij tregimi ta paraqet në një formë tjetër? Mundësisht më të kuptueshëm? Shkrimi i tillë s’është aspak i qëlluar. Kështu mendoj unë. Ta merr djalli atë emër të huaj e të paqartë që nuk e mbaj në
mend! Befasohem me këta njerëz, se si mund të jetojnë me emra të së kaluarës. Zoti im. Ku më shkon mendja edhe mua? Më falë o zot ( atje ku je e ku s’je) që të përziem në punët tua.
Perëndi (e përseris këtë pak si shpesh, por s’kam ç’të bëj) e madhërueshme, unë kam frikë se ai autor është si shkëmb. Ta merr djalli atë prozë, a fragment romani, a çfarë është dhe unë nuk e kuptoj, por shihet se ai me këtë punë të vazhdueshme do të futet në historinë e letërsisë ! Perëndi ç’po ndodh kështu me mua? Ai troket guximshëm në dyert e artit e shkencës kombëtar ( dhe jo vetëm të asaj, por edhe të asaj botërore kështu me ra të lexoj në gugëll, aty ku emri e mbiemri i tij pasqyron krijimet e tij përfshirë në disa antologji të botuara nëpër Evropë, media të shkruara, elektronike. Dhe o zot sa nuk më ra pika kur pashë se librat e tij kanë gjetur vend në bibliotekat e Nju Jorkut, Parisit, Londrës, Sanktpetersburgun e akullt) dhe unë dërdëllisi deri në pafundësi. Ha veten në amulli. Ai shkruan për të nesërmen, ndërsa unë, s’shakrravis as për të sotmen. E po edhe unë jam
dikushi! Edhe unë di të shkruaj, por, s’po dua, se sikur të marrë lapsin në dorë, mund t’i trembi shtatë krajli, siç thoshte gjyshja ime, ndjesë pastë! ( Gjyshe dheun e zi e paqë të lehtë të dëshiroj sepse duke të përkujtuar po t’i shpërpushi eshtrat e përzier me dhe e ujëra nëntokësor që në pranverë janë të shumta .)

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Yrjet Berisha: Dy shënime të një çenzori
Dreqi e marrtë, më mirë të mos kisha shkruar, për këtë çështje. Por ja që s’m’u durua pa shkruar. Habitem se pse heshtin të tjerët? Ma thotë rradakja ime e rëndë se kundër këtij autori duhet të shkruajnë të gjithë lexuesit që e kanë lexuar këtë prozë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, unë s’do të rri duarkryq. Do t’i porosis disa miq të mi, të shkruajnë kundër këtij autori. Pastaj le të guxojë redaksia e të mos i botojë. S’do rri me kaq, por do të kërkoj nga rekasia që edhe ata të shkruajnë për atë tregim dhe autorin: punën, krijimet, miqësinë, armiqtë, jetën e tij etj. Kështu do të kompletohet autoportreti i kirjmatrisë së tij që mua sa vjen e më bënë të pëlcas.
Ai, ç’është e vërteta, në fillimet e krijimtarisë, nisi të shkruajë për gjërat e njohura, disi pahetueshëm, në fshehtësi dhe me një paqartësi mjeshtërore shkroi, sipas kritereve të tij, pa përfillur askë. Në një krijim të më hershëm ai pasqyroi tymin e cigares si vëllo muzgu, si vello (jo e nuse) por si një vello e shtrigës. Merrne me mend ai guxoi që shokun tim më të mirë të jetës: tymin e cigares të ma etiketoj e të ma kriminalizoj vello shtrige dhe une dhe cigarepijësit e tjerë ishim shtriganë. Ai vazhdimisht bënte sprova dhe si për të më acaruar edhe më shumë, ai në heshtje punonte ditën e natën, nuk i bëhej vonë se i mungonte drita e mjaftueshme dhe pamja e natyrishme e atij ambienti të vdekur. Nuk i bëhej vonë se nuk e merr vesh askush se ç’bëjnë personazhet e tij në atë dhomë? S’dihet arsyeja, qëllimi i të qenit të tillë, por edhe përfundimi ishte krejt i papritur? Unë mendo se
aty ka djajë, s’ka njerëz. Ka fjalë të ngjeshura me simbole e figura që s’kuptohen! Brenda atyre faqeve ka disa skena teatrore, që nuk hetohen aq shumë, por të lënë pakokë, të fshijnë mendjen e kresë. Skenat e tilla i ngjajnë lojës së antiteatrit a teatrit eksperimuentues. Gjatë leximit të tekstit të tillë veshët m’i kaploj një melodi e komponuar, me tinguj të ndryshme. Kjo botë arti sillet brenda disa personazheve që kanë emra të ndryshëm që mbajnë peshën e rëndë të ngrehinës së një romani. Kjo peshë e rëndë duhet të analizohet, duhet të diskutohet shkoqur në mënyrë që të kuptohet sa më mirë.
Arti duhet patur brum që ne ta kuptojmë këtë kompozicion të përçudshëm që fare lehtë mund të shndërrohet në një vepër që mund të sfidojë edhe teorinë e romanit dhe historinë e letërsisë. Shkrimtari veprën e quan model i ri në artin romansor e estetik. Unë kësaj ia kam frikën. Shqetësohem se autori ka afëtsi e njohuri të përgjithshme, siç kanë veç studiuesit dhe artistët me nam (Tash se voni kam zbuluar në një faqe të pavërjtur të gugllës edhe disa shkrime të mëhershme nënshkruar me gradën doktorit të shkencave filologjike. Dhe shih habinë ai ka realizuar ëndrrën e çdo intelekuali! Kurse unë ha k., e mia! Dhe mirë më bëhshin!). Por ka diç që më kënaq mua, ai ka dobësitë që i pati edhe Konica: Është përtac. Ia ka ënda shëtia në natyrë. Bredhja nga njëra kafene në tjetrën. Kam frikë se mos i bien në duar paratë dhe ai do të bëjë namin dhe pastaj vaj halli për mua dhe miqtë tanë.
Ky shkrimtar e ky studiues, (s’më shkon mendja t’ia përmendi emrin, por edhe më vjen keq që ta quaj ashtu) në këtë tekst ka futur disa faqe rrëfimi të lidhura me një botë të huaj që unë nuk e kuptoj dhe s’dua ta shoh me sy. Në disa rreshta ka paraqitur mendime filozofike, sidomos në disa dialogje që nuk i kuptoj. Ndërtimi i prozës bëhet në formë të një rrëfimi shakllëzues. Narracioni bredh nga veta e parë në atë të tretën, por edhe në të pamundshmen si është veta e dytë. Pastaj në këtë tekst autori pahetueshëm monton artin e dramës absurde. Arnon monologun, që kur të lexohet do të mjegullojë edhe mendjet më të kthejllta. Gjithë këto dilema që i shfaqi këtu i bëj me qëllim, që ta hudhi poshtë artin, punën e tij. Unë ç’është e vërteta më parë s’kam provuar të shkruaj, sepse nuk ma ka marrë mendja për të shkruar. Ai i ka patur guxim të më sfidoj duke më ftuar në disa takime
letrare. Këto sfida i merrja si formë kompromituese para publikut.
Unë më parë shhkruaja disa raporte mbledhjesh, a kuvendesh të ndryshme për shkollën, a nëpër tubime e punë të ndryshme të lagjes sonë. Nga shkrimet e tilla u largova kur më ndodhi diçka e papritur, kur isha gjimnazist, me luti një mik t’ia shkruaj një letër dashurie të dashures së tij Lules së shëmtur në lagjen e re të qytetit. Unë isha njëri nga ata gjimnazist që kisha bukurshkrim të shkëlqyeshëm. Kështu që kur e pata shkruar atë letër harrova që në fund të letrës ta vë emrin e atij gomari. Dhe kur letra i ra në dorë asaj shëmtine të djallit, ajo në bazë të bukurshkrimit e kuptoi se unë e kisha shkruar atë. D.m.th., unë isha ai qyqani që e doja atë qyqe! Ajo nisi të më vardisej, por unë s’kisha as interesimin më të vogël për atë, edhe pse dorën në zemër ajo ishte nxënëse e mirë. Kishte trup të bukur që nuk e kishte asnjë vajzë. Por fytyra e saj ishte jashtëplanetare. Kështu kur
unë nuk e përfillja. Madje edhe e përbuzja. Lulja për këto arsye të tilla një mbrëmje m’i ndërsej dy-tre ujq (vëllezërit e saj) që më rrahen aq shumë derisa më shtruan për tokë! Më lanë të pafrymë, por paraprakisht më kërcënuan se do të më vritnin, nëse nuk e marrë nuse Lulen! Pas kësaj rrahje ata më dërguan lajmës dhe trima që më detyruan që pa bërë fjalë Lulen të marrë nuse ose në të kundërtën, do të më dhëndëronin me dheun e ftohtë. Mendo ç’mendo, në fund vendosa që më mirë të dhëndërohem me Lulen e shëmtur, se sa me dheun e zi të premtuar nga ujqit, të cilët tash u bënë dajët e fëmijëve të mi! Djalli ta merr edhe këtë bukurshkrim se dola prej temës së nisur. Dy-tri herë më parë u fala e u luta në sallonin e banesës ( i qofshim falë t’madhit ) të më ndihmoj të mos bëhem karikaturë a karakter i atij artisti që e adhurojnë stilin e tij, por me këta kryembyllet
unë s’dua të kam punë.
Atëherë kur fillova ta heqi nga mendja atë tregim, djali ma shtoj mërzinë edhe më shumë, kur vërejta se ai e lexonte me vemendje atë fragment të mallkuar. Gomari të madhe gati bëra kur më shkoj mendja që djalit t’ia rrëmbej gazetën nga duart. Kur mendova se me një veprim të tillë do t’i jepja fund këtij zemërim me atë faqe të zezë gazete, sakaq u ngrit gruaja d.m.th., Lulja dhe filloi të shfletojë gazetën. Unë plasja nga inati dhe vetëm unë e di se u përmabjta nga ajo gomari e mendjes sime. Veprimi i tyre më hidhëroj, por edhe më nxiti që një kohë të sillem anë e kënd dhomës. Nuk e di as vetë se ç’ju krua asaj nimfeje të kërkojë atë gazetë? Mbase do i madhi atje në qiell dhe atij shkrimtari nuk do t’i kujtohet të më vë në bisht të lahutës hsitorinë e nimfës sime. Mos ia dhëntë zoti këte mendje të keqe atij, se ndryshe do të më shpiente në varr para kohës. Zot më ruaj nga pena e
tij, se po më mori përpara, më mbyti lumi, njëherë e përgjithmonë. Ç’të bëj nuk di, ia kam frikën kësaj çështjeje, sa s’mund të merret me mend. Tash së voni më shkon mendja të shkruaj edhe unë! E pse të mos shkruaj? Jo jo, kjo punë s’shkon kështu! Ç’faj më ka ai mua? Unë më parë s’jam marrë me këtë punë. Mirë më thoshin miqtë: “Shkruaj, se pas shumë provove ia arrin qëllimit.”
Unë fjalëve të tyre nuk ua vura veshin. Ndërsa unë i përbuzja të gjithë ata që më flisnin, se ai shkruante e lexonte pa ndërprerë. Mua fare nuk më shkonte mendja, se ai do të nxirrte diç në dritë. Pas një kohe, fqinj i tij m’i nguli edhe dy-tri thika, kur më rrëfej, se ai paska botuar gati dhjetë vepra ( dhe i paska edhe poaq të pabotuara ) që unë nuk i kam parë, dhe kurrë mos i pafsha, se po i pashë mund të më bie pika në zemër! Zoti im më ruaj nga grushtat e këtij shkrimtari, i cili herët a vonë do të më vë në shenjestër. Nëse nuk e ka bërë në veprat e para ai do ta bëjë këtë me të tjerat! Mos ia dhashtë djalli të shkruajë për atë histori të Lules, se po shkroi mbi atë më mori Drini mua dhe plakën time! E di se ai një ditë do ta bëjë këtë, sepse para disa vjetesh më pat thënë: ‘Urime koleg!’ ‘Për çfarë më uron?!’ ‘ Sepse gjimnazi ka vënë në shenjestër imoralët, që
kohë më parë kanë hëngër mish zogëzash! ‘. Fjalët e tij më frikësuan, më lanë pa mend, pas një çasti mjegullie mora veten dhe iu përgjegja: ‘S’di gjë unë!’ Kurse ai sërish nguli këmbë: ‘Po, po koleg! Shkolla juaj ka marrë një nismë të qëlluar! Urime dhe mos u ndalni, se aty keni plot imoralë, e bobiqë!’
Nga ajo ditë, unë fillova t’i largohem takimit me të. Ç’është e vërteta atëbotë në gjimnaz ndodhi një rast i tillë, kur një koleg, imoral i tillë ishte buzë përjashtimit, por me insistimin tim dhe të disa kolegëve të tjerë, që ishim të zhytur në atë llum e heshtem këtë proces, sepse në të kundërtën edhe ne, bashkë me atë duhej t’i lanim duart nga gjimnazi dhe të jetonim nga kazma e lopata! Mbledhja u mbyll kur hodha hipotezën: ‘Ky është diferencim i sistemit totalitar!‘. Kështu në atë mbledhje të rëndë gjithë të parnishmit trembi gogoli totalitar.
Sqarimin tim e përkrahen edhe disa kolege e kolegë, ( d.m.th., u përkrah nga ata që kishin hëngër mollën e kopshtit të Edenit, siç i quanim në heshtje aventurat e gjimnazit) që herë pas here edhe pse, ishim të martuar, kishim marrë guxim të bënim flerte me disa maturantë! Drejtoria e ndërpreu fushatën e nisur, falë solidarizimit të sirenave të shkollës. Sikur të kisha heshtur atëherë sirenat e shkollës, unë do t’i laja duart i pari, tok me shumë kolegë.
Mu për këtë çështje kundërshtoj atë dhe tekstin e tij. Por duhet t’i ruhem atij, sepse po iu kujtua fushata e pambaruar e gjimnazit, do të më varros! S’është çudi se ai me gjuhën e rrotllave mund të më hedh në humnerë! E mira së mirës është të mos e preku gjarpërin në bisht, se mund të më kafshoj në gisht! Sidoqoftë, sulmi është mbrojtja më e mirë! Pastaj pse t’i djegu duart, kur kam shumë të krisëm (trima të çmendur) që për mua i bien murit me krye. Kam unë disa dobiça që po iu thashë, bëjnë të pamundshmen për mua. Ja kësaj i thonë kopili. Nxënësi i Lalës jam unë. Këtë punë e bëjnë më mirë se këlyshët e mi. E di se disa s’kanë guxim të shkruajnë, sepse ( siç kam kuptuar) i nderojnë veprat e tij. Janë edhe disa që s’dijnë të shkruajnë, por s’kanë vullnet. Ata këso punë bëjnë për mua. Po, do t’i ftoj në shtëpi dhe t’i çerasi me birra të ftohta dhe me disa
pjata me lakra rasoi, ata me kënaqësi do ta nënshkruajnë reagimin. Për të patur sukses kjo magji marramendëse, do t’ua merr mendjen edhe fisnikja ime! Bukuroshja ime e bënë këtë sakrificë pë mua me kënaqësi të madhe, por nuk e di se me cilin dobiç më shumë ia ka ënda të pallohet! Kur truphedhur ime t’i hyjë vallës, të mjerët do të dorëzohen. Me mua s’ka shaka! Mos më thashin nipi Lalës, po nuk e bëra këtë punë! Por këtë punë duhet ta bëj që askush të mos më zbuloj, sepse ai do të më bënte karikaturë e skilet, mua dhe plakën, (unë i them kështu por 15 vjet është më e re se unë) në forma të ndryshme, duke zbatuar metodën e montimit, ëndrrat, lashtësinë, simbolet, kontrapunktin, mitet, dekonstrukcionin, magjinë. Kështu më në fund do të portretonte kafkën time në veprën e tij! Natyrisht, ai s’është i krisur që të përmend emrat e vërtetë, mirëpo kur ta lexojnë të afërmit e
mi, kolegët, por edhe nxënësit, lehtë do të më zbulojnë. Pastaj ç’do të bëj unë?! Hapu tokë e të futëm i gjallë, sepse ndryshe s’kam si t’ia bëj?! Kjo bombë fare lehtë mund të më eksplodoj. Epo, ta ha djalli, unë vetë e kërkoj hurin në kurriz! S’më pëlqen ai tregimi i tij, a ai fragment romani dhe ç’më duhet mua t’i futi turinjtë në punët e huaja?! Më mirë është ta shikoj punën time, se mos po më del si puna e asaj anekdodeje: ‘...nxirrë një kashtë e dalin gjashtë!’ Po më ndodhi kjo, vaj halli për mua. Pastaj edhe spastrimi imoral në shkollë s’do të më kursej! S’është çudi se edhe bukuroshja ime të ma kthejë shipinën dhe do t’ia mbathë me ndonjë dobiç me të cilët e kam njoftuar unë! ‘Zoti i madh më ruaj nga vetvetja se nga armiqtë mund të ruhem vetë!’- ka thënë një filozof që tash nuk më kujtohet emri e mbiemri.

Similar topics
» Yrjet Berisha: Ai ose askushi (Tregim)
» Yrjet Berisha: Proza e Camajt
» Yrjet Berisha: Transcendenca në roman
» Yrjet Berisha: Poetika e romanit kryengritës
» Yrjet Berisha: Problemi tematik në prozën e Martin Camajt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi