Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
Faqja 1 e 1
Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
Dhe u nisëm…!
Udhëpërshkrim
Nga Ilir Sefaj
E kishim diskutuar shumë kohë më parë, së paku një muaj, po.
Do të shkojmë së bashku për të vizituar Shqipërinë. Me kaq e kishim përfunduar diskutimin tek restorant ‘Ambienti’.
Dhe u nisëm...!
Rrugës nuk ia kishim frikën (ka ikur...; he mos u ktheftë më ajo kohë kur kësaj rruge ia kishim frikën), dy të rinj prishtinas nuk i frikëson beteja, lere më se rruga jonë tashmë i ngjante një superstrade të cilën vendet perëndimore e kishin shijuar kohë më parë, mirëpo edhe tani nuk është vonë. Durimtarë jemi ne,, apo nuk është kështu?
Është paksa enigmatike, por kam përshtypjen se vetëm rrugëtimet të cilat bëhen me entuziazëm i përcjell shiu. Qoftë edhe nëse këto udhëtime bëhen verës, siç qe ky yni.
Nga Prishtina në Prizren, e për iftar. Për pak sa nuk i shpëtuam një dënimi nga një polic kureshtar i cili siç dukej kërkonte “gjahun” e tij. Më shumë se gjithçka tjetër (bile më shumë se muaji i shenjt i Ramazanit) na shpëtoi fakti se ne ishim udhëtarë, turistë, fjalë e pëlqyer kjo e fundit.
Dhe ja kufiri. Këtë fjalë e urrej tash e sa mot, e urrej edhe sot, por jo si dikur. Kjo fjalë më asocion gjithnjë në ndalesën (fatmirësisht tashmë formale) dhe kjo ndalesë më asocion në Shqipërinë. Mirëpo, ja që gjërat kanë ndryshuar tashmë. Shqipëria nuk është një Ndalu, nuk është një Stop për pjesën tjetër të kombit, për shqiptarët e Kosovës, për të cilët Shqipëria s’ishte veçse një mollë e ndaluar.
Ora shënon 23 e 30 minuta, sapo kemi thithur ajrin e pastër të qytetit të Tiranës. Hera e dytë në Tiranë. Dhe ja tek të bien në sy ndryshimet që kanë ndodhur kudo në Tiranë, kudo në Shqipëri. Zemra më bëhet mal. Tiranën qytetin tim, më vije ta gllabëroj të tërin, do ta fus në gjirin tim dhe do ta marrë me vete në Prishtinë. Një pjesë të këtij qyteti do t’ia falë babit tim, i cili ende nuk ka qenë në Tiranë, në Shqipëri. Jam i sigurt se edhe ai do ta vizitojë Tiranën, Shqipërinë. Seç më djeg një mall për ata që shkuan pa e parë Shqipërinë.
Për dikë do të mund të tingëllon paksa kreative, mirëpo të moshuarit (sidomos) e vendit tim luteshin: Mos vdeksha pa e pa Shqipërinë!
Kaq njëherë për njëherë!
Arditi ende po fle. Me siguri është i lodhur. Fjalën nuk e mbajti. Më kishte premtuar se do ngriheshim në orën 10. Tashmë ora shënon 11. S’ka gjë rruga e bën të vetën.
Të presim se çfarë do na shoqëroi këto ditë në Durrës, Tiranë, Shkodër..në Shqipëri.
Plazhi është plot, ai sikur nuk ka dëgjuar për muajin e shenjt, vapë e madhe xhanëm.
“Netë durrsake”, seç vodha diçka nga Kuteli.
Durrësi ka vajzat më të bukura në Gadishull. Çdo hamendje karshi kësaj të vërtete është vetëm trill momenti. Në këtë pikë jemi të një mendje me Arditin. Thënë të vërtetën, këtë konstatim paksa e zbeh fakti se vajza nga Struga ishte më e bukura në plazh, por nëse flasim përgjithësisht, jemi pro konstatimit të parë.
Sot është e mërkurë. Jemi zgjuar akoma më vonë, Ja tek po nisemi për të bërë plazh. Ditët janë më diell. Moti është me ne. Gjithçka po shkon mbarë.
Me Vehbiun pronarin e shtëpisë ku ishim ndaluar për të kaluar ca ditë të bukura fundgushti, biseduam gjerë e gjatë për Shqipërinë e Enver Hoxhës, për Shqipërinë e demokracisë e për çka tjetër jo...Normal, sikur çdo debat edhe ky yni përmbante në vete replikat e tij....
Shkodra, djepi i kulturës shqiptare. Shkodrën e paramendoja paksa më konservatore, rrugëve të qytetit takoje shumë vajza të bukura (si kudo në Shqipëri) me minifunde, biçikletat të cilat ishin të shumta rrugëve të qytetit, e që i ngisnin edhe zonjushat me rrobe elegante lenin një përshtypje paksa interesante për të rinj prishtinas. Një darkë në një restorant bajagi të preferuar në pjesën e vjetër të qytetit, me njëmijë e dyzet lekë, nuk është keq.
Ora shënon 1 pas mesnate, dhe ja tek jemi përsëri në Durrës...Kemi nisur ta ndjejmë veten venali, durrsakë...
Sot është e premte 28 gusht ditët po ikin shpejt. Nesër do kthehemi në Kosovë. Me siguri edhe unë edhe Arditi në mendjet tona, në shpirtrat tanë, po edhe në bagazhet tona modeste do të marrin një pjesë të Shqipërisë.
E shtunë 29 gusht...Ja tek arriti momenti i kthimit...Mirupafshim xha Vehbiu, mirupafshim Durrës, mirupafshim Shqipëri....

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Sefaj: PDK, në dimrin e saj
» Ilir Sefaj: Një hap i drejtë i Berishës...
» Ilir Sefaj: Kush po luan K...?!
» Ilir Sefaj: Rasti Bllaca dhe PDK
» Nisem nga Velania

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi