Ilir Sefaj: Një hap i drejtë i Berishës...
Faqja 1 e 1
Ilir Sefaj: Një hap i drejtë i Berishës...
Një hap i drejtë i Berishës...
Nga Ilir Sefaj
Siç dihet këto ditë kryeministri shqiptar, Sali Berisha shqyrtoi mundësinë e riatdhesimit të eshtrave të Nënës Terezë, eshtrat e së cilës prehen në oborrin Misionaret e Bamirësisë në kompleksin në qendër të Kalkutës.
Kjo kërkesë përkon me faktin se vitin e ardhshëm bëhen plot 100 vite kur në globin tonë ngjau mrekullia, u lind nëna e ngrohtësie, e ndihmës, e ndërgjegjes e krenarisë (sidomos për shqiptarët) e bamirësisë, nëna e shpresës, pra pikërisht më 26 gusht 2010 bëhen plot 100 vjet kur lindi Nëna Terezë. Kjo kërkesë e Berishës ngjalli reagime jo vetëm në Indi, nënshtetësinë e së cilës e kishte Nëna Terezë që nga viti 1951, por në mbarë opinion ndërkombëtar. Meqenëse kombësinë e Nënës Terezë janë munduar ta përvetësojnë kombe të ndryshme ndër ta edhe ai sllavo-maqedonas (sa ironike Nëna Terezë maqedone! Ndërsa kombi maqedon formohet shumë kohë pas lindjes së saj, nëse vërtet ekziston kombi maqedon) ky hap i Berishës duhet duartrokitur, ngase e madhja Nënë Tereza meriton të prehet në dheun e kombit të saj. Dilemave rreth nacionalitet të saj do ia vë kapakun vet Nëna Terezë kur ndër të tjera thoshte: ”Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Ky paragraf flet qartë për një grua madhore e cila në asnjë mënyrë nuk e fshihte identitetin e saj, përkundrazi krenohej me të.
Sigurisht, ekzistojnë mijëra fakte të cilat glorifikojnë riatdhesimin e eshtrave të Nënës Terezë, dhe se kjo ndërmarrje duhet konsideruar vetëm çështje kohe kur me një solemnitet të madh të bëhet rivarrimi i kësaj shenjtoreje aty ku e ka vendin, në zemrën e Shqipërisë, dhe natyrshëm ajo hapësirë ku do të prehen eshtrat e bijës së këtij kombi do të bëhej vend pelegrinazhi; pastaj edhe një arsye tjetër e madhe për të vizituar Shqipërinë.
India nënshtetësinë e së cilës e kishte Nëna Terezë me siguri do e konsideroj sakrificë largimin e mbetjeve të kësaj shenjtoreje nga vendi ku i dha famën, njëkohësisht nga vendi ku vinte shpresa, ku ndjehej fryma e humanitetit për mbarë njerëzimin nga Kalkuta, mirëpo përkundër kësaj kërkesa e shtetit shqiptar është tejet e arsyeshme, ngase njeriu edhe si i vdekur prehet me qetë në vendin ku i dha frymën e parë.
Siç dihet në prononcimet e zyrtarëve të lartë të Qeverisë indiane dhe akademikëve të këtij shteti, quhet e pandershme kjo kërkesë e Qeverisë shqiptare për bartjen e eshtrave të Nënës Terezë në Shqipëri. Sunil Gangopadhyay, president i Akademisë së Sahitya thotë se: “Për sa kohë që ata ishin komunistë, nuk e pranuan Nënën Terezë. E tani ata vijnë me këtë kërkesë. Ajo letër duhet të hidhet në shportat e mbeturinave”, mirëpo kjo që thotë presidenti i kësaj akademie nuk qëndron për faktin se Nëna Terezë nuk kishte të bënte asgjë me komunizmin në asnjë fushë të veprimtarisë së saj, tjetër është nëse Shqipëria komuniste e pranoi apo jo këtë misionare. Kjo që thotë kjo akademi duhet parë si diçka shume banale dhe kjo shkarje në asnjë mënyrë nuk e zbeh kërkesën e drejt të shtetit shqiptar.
Si do që të jetë, përkundër vështirësive që do të hasë shteti shqiptar për bërjen realitet të riatdhesimit të eshtrave të Nënës Terezë, nuk duhet hequr dorë nga kjo kërkesë, ngase kjo kërkesë është tejet e arsyeshme dhe si e tillë do të perceptohet me kohë edhe në opinion indian, por edhe atë ndërkombëtar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Sefaj: PDK, në dimrin e saj
» Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
» Ilir Sefaj: Kush po luan K...?!
» Ilir Sefaj: Rasti Bllaca dhe PDK
» Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion
» Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
» Ilir Sefaj: Kush po luan K...?!
» Ilir Sefaj: Rasti Bllaca dhe PDK
» Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi