Ilir Sefaj: Rasti Bllaca dhe PDK
Faqja 1 e 1
Ilir Sefaj: Rasti Bllaca dhe PDK
RASTI BLLACA DHE PDK
Nga Ilir Sefaj
Ditë më parë, para publikut lexues u shfaqa me një opinion timin në të cilin në njërën ose mënyrën tjetër, shfaqja mospajtimin tim në lidhje me potezin që bëri Qeveria e Kosovës, ku u krijua një opinion i përgjithshëm se do të kishim një modifikim të qeverisë, gjë e cila megjithatë nuk ngjau. Edhe pse supozohet se Infopress një e përditshme kosovare kjo, është “gazetë e PDK-së” ishte e vetmja gazetë kosovare që kishte botuar atë shkrim. E potencova këtë detaj për faktin se shkrimi i sipërpërmendur ishte kryekëput anti-qeveri dhe anti-PDK në këtë rast. Ky detaj pra, më bëri të kuptoj se më parë se gazetë e PDK-së Infopress na qenka gazetë e shprehjes së lirë, gazetë e zërit të qytetarit, dhe gjithsesi për këtë i jam mirënjohës kolegjiumit redaktues të kësaj gazete. Intenca e këtij paragrafi të sipërshënuar ka për qëllim ta bëjë me dije qytetarin e Kosovës se gjërat duhet shikuar me gjakftohtësi dhe pa paragjykime. Pra, asnjëherë nuk duhet bërë me gisht në drejtim të dikujt pa i shoshitur mirë gjërat. Në rastin Bllaca, ne sikur shumë shpejt bëmë me gisht drejt PDK-së, a ishte e ngutshme?! T’i kthehemi krye-protagonistit i cili javën e fundit pushtoi mediet jo vetëm kosovare. Nazim Bllaca emër i njohur tashmë për opinion kosovar, ditë më parë doli me disa video-incizime ku “dëshmonte” veprimtarinë e tij si agjent i SHIK-ut. Shumë mediume tona shumë shpejt trumbetuan për lajmin ekskluziv, shumë shpejt u dhanë gjykime nga më të ndryshmet, me një fjalë gjithçka ngjau shumë shpejt.
Rasti Bllaca dëshmoi se në Kosovë nuk ka gjasa të përmirësimit të sistemit të drejtësisë. Një “vrasësi me pagesë” në këtë rast i cili gjithsesi do duhej të ketë pasur dosje në polici, i lejohet aq publicitet, aq liri, madje edhe i mbajtjes së konferencave për shtyp, si mund të ndodh kjo. Sipas asaj që pohon vet ky zotëri, më parë se dëshmitar ai duhet gjykuar për veprimtari kriminale. Mirëpo, Kosova është vend i paradokseve dhe gjithçka tashmë duket normale në perceptimin e qytetarit të vendit. Si do që të jetë mënyra e publikimit të këtyre “dëshmive” nga ana e këtij dëshmitari tregoi se e gjitha është një puq politik i organizuar nga individë me të kaluar të dyshimtë, të cilët përpiqen ta destabilizojnë vendin dhe njëkohësisht mundohen t’i japin një imazh negativ partisë më të madhe në vend. Situata të tilla shumë shpejt do të mund ta përsërisnin Shqipërinë e 1997-es, dhe Kosova së cilës i duhet edhe gjatë kohë për të ecur vetëm, do të gjunjëzohej njëherë e mirë. Është e vërtetë se në Kosovën e pasluftës janë vrarë njerëz, sigurisht edhe të pafajshëm, megjithatë është shumë e padrejtë të tentohet të identifikohet një parti si PDK me krimin, më shumë se gjithçka tjetër ky ka qenë qëllimi i publikimit të këtij video-incizimi si dhe dalja para publikut të Nazim Bllacës.
Nëse thua se kam kryer vepra penale të ndëshkueshme më ligj, pa marrë parasysh motivin e tyre, ose të nxituar nga kushdo, para së gjithash je kriminel. Këtu nuk ka asnjë dilemë. Andaj një pjesë jo të vogël të fajit të kësaj drame e bartin edhe mos përgjegjësia e shumë televizioneve e medieve të tjera të shkruara, që i japin rastin një krimineli të vetëshpallur të flet pa kurrfarë kriteresh. Si do që të jetë, tani për tani gjithçka duhet lënë organeve të drejtësisë dhe të zbardhet e vërteta, jam kundër të gjithë atyre që ndjellin vëllavrasje, askujt nuk duhet lejuar një luks i tillë, i cili shpie në qorrsokak, i cili do të jetë tepër ogurzi për të ardhmen e vendit. Megjithatë, tendenca për të dhënë epilogë të ngutshëm është jo efektive, gjithçka është shpejt, shumë shpejt. Si postscriptum të të gjithë kësaj, dua ta bëjë me dije lexuesin eventual se autori i këtyre radhëve nuk ka gëzuar asnjë privilegj nga asnjëri pushtet në Kosovë, andaj qëllimi i këtij opinioni nuk është ta glorifikojë njërin dhe ta denigrojë tjetrin, thjesht janë pikëpamje të një njeriu të rëndomtë të Kosovës, i cili ia do të mirën vendit të tij. Paqe...!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Sefaj: PDK, në dimrin e saj
» Ilir Sefaj: Dhe u nisëm…!
» Ilir Sefaj: Një hap i drejtë i Berishës...
» Ilir Sefaj: Kush po luan K...?!
» Rasti “Bllaca”, edhe 6 të akuzuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi