Lamtumirë! Kenedi
Faqja 1 e 1
Lamtumirë! Kenedi
Lamtumirë! Kenedi
Beqir Sina, New York
Senatori amerikan Ted Kennedy u varros dje pranë dy prej vëllezërve të tij të vrarë John dhe Robert në varrezën kombëtare të Arlingtonit, pas një ceremonie mortore ku mijëra persona në rrugët e Uashingtonit i dhanë atij lamtumirën e fundit. Rreth orës 20:15 (00:15 GMT), ndërkohë kur në Arlington kishte rënë nata, arkivoli i senatorit të vdekur të martën nga një kancer në tru në moshën 77 vjeçare, u vendos pranë varrit të presidentit John Kennedy, tek i cili është vendosur një pishtar me flakë të pashuar.
Vetëm familja dhe të afërmit e Ted Kennedy morën pjesë në ceremoninë e transmetuar drejtpërdrejt në televizionet e vendit.
Arkivoli me trupin e senatorit i mbuluar me flamurin amerikan u përshëndet nga qindra persona sapo mbërriti në varrezë, siç ndodhi në trajektoren që ndan Arlingtonin nga Capitoli, selia e Senatit, ku u zhvillua një ceremoni e shkurtër lamtumire për patriarkun e fundit të klanit Kennedy. Vdekja e senatorit Eduard Kenedy, senatorit demokrat nga Masaçusti ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në qarqet politike dhe mediatike në SHBA. Ai konsiderohej ‘Luani' i liberalëve amerikanë dhe përkrahja e tij ndaj Barak Obamës brenda partisë demokrate, pati ndikim të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2008. Senatori Kenedi ishte patriarku i familjes më të famshme politike amerikane, ishte njëkohësisht njëri ndër anëtarët më me ndikim të Senatit amerikan. Në muajt e tij të fundit, Kenedi punoi pa shumë bujë për vënien në jetë të përparësisë kryesore legjislative të Presidentit, reformën e kujdesit shëndetësor, të cilën ai e quante kauzën e jetës së tij. Fillimisht, ai e përdori ndikimin e tij të fuqishëm për të mbështetur kandidatin për president Barak Obama në janar 2008 kur Senatori Obama ishte në betejë me senatoren Hillari Klinton për emërimin e Partisë Demokrate. Ai tha se zoti Kenedi ishte mbrojtësi i një ëndrre. "Jeta e tij e jashtëzakonshme në planetin tonë ka marrë fund, të mirat e jashtëzakonshme që ai bëri, jetojnë akoma". Presidenti amerikan tha se Amerika mund të mos shikojë më një Ted Kenedi tjetër: një ligjvënës veteran, që la gjurmë të pashlyeshme në të gjitha aspektet e jetës në Shtetet e Bashkuara nga kujdesi shëndetësor tek të drejtat civile e arsimi.
Por, senatori që do të zëvendësojë Eduard Kenedy ka mundësi të ndryshojë këtë strukturë të demokratëve. Përkundër shteteve tjera në SHBA, në Masaçust senatori zgjidhet me votat e qytetarëve. Sipas Kushtetutës së këtij shteti, zgjedhjet duhet të organizohen 145 deri në 160 pas vdekjes së senatorit të mëparshëm. Duhet theksuar që nga tani ka filluar rivaliteti për ta zëvendësuar Eduard Kenedy. Ka gjysmë shekulli që familja Kenedy ka mbajtur postin e senatorit të Masaçustit. Por gjithashtu nuk do të jetë lehtë që këtë postë ta fitojë ndonjë kandidat radikal, duke pasur parasysh se për gjysmë shekulli banorët e këtij shteti kanë votuar për një kandidat liberal. Është një trashëgimi aspak e lehtë, të cilën Ted Kenedi dhe Demokratët e pranuan përpara 40 vjetësh
Në librin më të fundit biografik "Kennedy Family", thuhet mes të tjerave se: " Pas vdekjes se Robertit ne vitin 1968, Tedi mbetej Kenedi me rangun më të lartë. Por tani Bob Shriver - djali i madh i motrës së Xhonit e Robertit - është një prej Kenedëve më të suksesshëm të brezit të tij, është ndër të paktët nipër e mbesa që i ka fituar vetë miliona dollarë në aktivitetin prej investuesi në bursë, në bashkëpunim të ngushtë me Xheims Uolfenson, i cili me kalimin e kohës do të bëhej numri një i Bankës Botërore, presidenti i saj.
Kenedët e kanë nuhatur mundësinë për ringritje. Bobi dhe trashegimtarët e tjerë të familjes, një dinasti e madhe dhe me shumë besim te vetja, kanë uri për rangje të larta politike. Vdekja e senatorit amerikan Eduard Kenedi ka filluar të ngjallë që tani spekulime se kush do të zërë vendin e tij në senat.
Shumë të rinj nga familja Kenedi janë të përfshirë në shoqërinë civile, por asnjë nga ata nuk e ka arritur nivelin e Ted Kenedit. Djali i tij, 42-vjeçari Patrik, është përfaqësues në Kongres i shtetit fqinjë Rhode Island, dhe është i vetmi nga familja Kenedi që mban ende një post publik. Ai do të duhej të shkonte në Masaçusets nëse do të kandidonte për postin e të atit.
Një nga nipat e Ted Kenedit, ish përfaqësuesi i Kongresit Xhozef Kenedi, është përmendur si një nga pasuesit e mundshëm. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë guvernatori i shtetit, prokurori i përgjithshëm dhe disa përfaqësues të tjerë të shtetit Masaçusets në Kongres. Ka po ashtu disa kandidatë republikanë në kongres. Masaçusets dominohet nga demokratët thuajse më shumë se çdo shtet tjetër amerikan.
Një emër tjetër që përmendet shpesh është edhe Karolina, bija e vetme e Xhon Kenedit. Ndërkohë që tani Karolina u bë pjesë e skuadrës së krijuar për përzgjedhjen e kandidatit për postin e zëvendëspresidentit të SHBA, Joe Biden. Është fëmija e vetme në jetë e Xhon Kenedit, ajo që mbahet shumë mirë mend nga amerikanët gjatë çasteve të funeralit të të atit. Për Barak Obamën, Karolina është lidhja "me një epokë politike më të kristaltë, më të ndritshme", shkruan një analist i njohur amerikan.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bajrush Morina:Lamtumirë Profa im! Lamtumirë Profa ynë!
» Vdiq senatori Eduard Kenedi
» Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson
» Alfred Papuçiu: Vdiq një legjendë e dinastisë më të shquar amerikane: Ted Kenedi
» Fritz Rdovani: V. I. Lenin, Xhon Kenedi dhe Papa Gjon Pali II...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi