Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dell premton mbështetje për FSK-në

Shko poshtë

Dell premton mbështetje për FSK-në Empty Dell premton mbështetje për FSK-në

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:34 pm

Dell premton mbështetje për FSK-në

Bota sot
Duke vlerësuar arritjet e deritashme, Ambasadori amerikan Kristofer Dell e siguroi ministrin Mujota, se do ti ofrojë MFSK-së mbështetjen e vazhduar në kuadër të kompetencave që i jep detyra e ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë.


Dell premton mbështetje për FSK-në MUJA
Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota priti në takim njohës, ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, z. Kristofer Dell.


Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota priti në takim njohës, ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, z. Kristofer Dell. Në takim ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Ministri Mujota i urojë zotit Kristofer Hill marrjen e postit të ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë. Ministri e njoftoi mysafirin me punën një vjeçare për procesin e themelimit të ministrisë dhe ngritjes së strukturës së FSK-së. Në këtë rast ministri falënderoi ndihmën e vlershme të SHBA-ve të dhënë për mes donacioneve. Ai po ashtu e vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë të gjertanishëm me ambasadën e SHBA-ve në Kosovë si dhe u rikonfirmua gatishmëria e MFSK-së për bashkëpunim të mëtejmë.Duke vlerësuar arritjet e deritashme, ambasadori amerikan zoti Kristofer Hill e siguroi ministrin Mujota, se do t’i ofrojë MFSK-së mbështetjen e vazhduar në kuadër të kompetencave që i jep detyra e ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë. Ai pohoi se projekti i ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së është projekt i yni i përbashkët dhe serioz. Po ashtu ai u zotua për angazhim personal për arritjen e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me një nga shtetet e SHBA-ve dhe të MFSK-së.
Dell premton mbështetje për FSK-në +dellFsk
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi