Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OVLUÇK: EULEX-i nuk ka të drejtë të thirret në Rezolutën 1244

Shko poshtë

OVLUÇK: EULEX-i nuk ka të drejtë të thirret në Rezolutën 1244 Empty OVLUÇK: EULEX-i nuk ka të drejtë të thirret në Rezolutën 1244

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 1:25 am

OVLUÇK: EULEX-i nuk ka të drejtë të thirret në Rezolutën 1244




OVLUÇK: EULEX-i nuk ka të drejtë të thirret në Rezolutën 1244 UQKA
OVLUÇK konsideron se EULEX-i nuk ka të drejtë të thirret në Rezolutën 1244, pasi që ky akt nuk është i BE-së, por i OKB-së, nisur nga fakti se shumica dërrmuese e shteteve të BE-së e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka dërguar një letër të hapur shefit të misionit EULEX Iv de Kermabo, përmes të cilës shpreh qëndrimin kundër nënshkrimit të protokollit eventual ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, duke rikujtuar se askush tjetër nuk mund të marrë vendime në emër të Kosovës, me përjashtim të institucioneve të saja legjitime.
"OVL të UÇK-së është kategorike në mosrespektimin e cilitdo protokoll eventual EULEX-Serbi dhe është kundër politikës dyanësore të EULEX-it kur janë në pyetje shqiptarët dhe serbët, siç qe rasti i demonstratave të "Vetëvendosjes" dhe ndërtimeve në "Kroin e Vitakut" në Mitrovicë.
OVLUÇK konsideron se EULEX-i nuk ka të drejtë të thirret në Rezolutën 1244, pasi që ky akt nuk është i BE-së, por i OKB-së, nisur nga fakti se shumica dërrmuese e shteteve të BE-së e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.
OVL të UÇK-së është e paluhatshme në qëndrimet e saj, sepse përfaqëson interesat kombëtare të luftës së UÇK-së. Nëse këtë nuk e kuptoni dhe mirëpritni, dijeni se kundër vullnetit tonë, Ju po i stimuloni tribunët nacionalist e fashist të Serbisë, të cilët mezi presin që sërish Evropën Juglindore të fusin në një labirint të ndër revanshizmave, i cili do të jetë vërtet humnerë e civilizimeve botërore", thuhet në letrën e Kryesisë së OVL të UÇK-së.
OVLUÇK përkujton se Evropa përmes ca makinacioneve të termave të jurisprudencës ndërkombëtare, kinse me të ashtuquajturat marrëveshje teknike dhe protokolle, po tenton që Kosovën ta konsiderojë ende si territor të Serbisë, duke eliminuar të drejtën në nënshkrimin e Paktit të Stabilitetit në Evropën Juglindore.
"Të gjithë popujt e Evropës Juglindore kanë qenë viktima të një sistemi dhe ideologjie shtetërore, tragjike për të gjithë. Veçanërisht kjo tragjedi kombëtare reflektoi për shqiptarët jashtë shtetit amë", theksohet në letër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi