Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur

Shko poshtë

Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur Empty Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:11 pm

Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur

Bota sot
Një anije maqedonase që transportonte turistë është mbytur sot në liqenin e Ohrit (jugperëndim), duke shkaktuar të paktën 19 të vdekur.


Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur --Ohri05
Kufomat e të vdekurve janë dërguar në Spitalin e Ohrit , ku duhet të bëhet obduksioni.

Konsulli shqiptar në Maqedoni, Alfred Hoxha, tha se nuk ka asnjë konfirmim për turistë shqiptarë në bordin e anijes.

Konsulli shqiptar në Maqedoni, Alfred Hoxha, tha se nuk ka asnjë konfirmim për turistë shqiptarë në bordin e anijes. "Jemi njohur me tragjedinë në brigjet e Ohrit, kur u mbyt anija me një grup turistësh bullgarë që ishin nisur të vizitonin Manastirin e Shën Naumit. Besohet se ngarkesa tej normave të anijes ka shkaktuar tragjedinë. Ajo kishte licencë për 43 pasagjerë, ndërsa mendohet që në bord të kenë qenë rreth 70 vetë. Nga të dhënat e deritanishme, nuk ka pasur shqiptarë, ata kanë qenë të gjithë bullgarë", u shpreh Hoxha.
Më shumë se dhjetë persona janë mbytur të shtunën kur anija turistike "Ilinden" u fundos në rreth 200 deri 300 metra nga bregu i ujërave të Liqenit të Ohrit, në afërsi të autokampit "Eleshec". Druhet se numri i viktimave mund të jetë më i madh.
Ngjarja
Anija ka transportuar një grup prej pesëdhjetë turistësh nga Bullgaria. Për momentin po vazhdon aksioni për nxjerrjen e trupave të viktimave. Janë angazhuar ekipe të policisë së liqenit me barka, ekipe të zhytësve specialë dhe të gjitha automjetet e ambulancave, me të cilat disponon shërbimi për ndihmë urgjente në Ohër. Arsyeja për aksidentin ende nuk është bërë e ditur, ndërsa vendi është i siguruar nga policia, e cila nuk lejon qasje. Në vendin e aksidentit pritet të mbërrijë ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.Jozyrtarisht, të parët në ndihmë të udhëtarëve në anijen e fundosur kanë ardhur persona nga autokampi me barkë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë një pjesë të madhe të tyre.Aksioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa shkaqet e fatkeqësisë ende nuk dihen. Autoritetet thanë se janë angazhuar ekipe të policisë së liqenit me barka, ekipe të zhytësve specialë dhe të gjitha automjetet e ambulancave, me të cilat disponon shërbimi për ndihmë urgjente në Ohër.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, ndërsa vendi është i siguruar nga policia, e cila nuk lejon qasje. Në vendin e aksidentit pritet të mbërrijë ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.Të parët në ndihmë të udhëtarëve në anijen e fundosur kanë ardhur persona nga autokampi me barkë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë një pjesë të madhe të tyre.
Reagimi
Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur ANIJA
Presidenti Maqedonas Ivanov ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në liqenin e Ohrit ku humbën jetën rreth 17 persona.Ai ështe nisur menjëherë drejt vendngjarjes ndërkohë që janë pezulluar të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin sot në shtetin fqinj.Sipas të dhënave të mediave vendase anija “Ilinden”, me 50 persona në bord po udhëtonte drejt manastirit të Shën-Naumit ku dhe është mbytur rreth 100 metër pasi është nisur nga porti.Gjithashtu mësohet se deri më tani janë nxjerrë nga forcat e kërkim-shpëtimit 15 persona ndërsa 5 të tjerë deklarohen të zhdukur.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Gruevski i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar.
Mesohet se anija është mbytur në një thellësi prej 7 metrash ndërkohë që të mbijetuarit e kësaj tragjedie janë dërguar për në spital.
Nga të dhënat që japin mediat maqedonase bëhet e ditur se anija e mbytur sot në liqenin e Ohrit ishte një anije 60-vjeçare.Pritet te bëhet dhe transportimi i të mbijeturave për në Bullgari nga një avion i nisur nga nga ky shtet.
Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur ANA
Policia lokale e ka cilësuar incidentin si një tragjedi të madhe. Njoftimet nga vëndngjarja thonë se ka pasur një shpërthim të madh dhe anija u mbyt me shpejtësi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur Empty MPB: Anija u fundos nga defekti teknik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:34 pm

MPB: Anija u fundos nga defekti teknik

Ndërkohë, gjykatësi hetues në Ohër i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë kapitenit të anijes.


Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur Anija

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se një defekt teknik e ka shkaktuar përmbytjen e djeshme të anijes së udhëtarëve në Liqenin e Ohrit. Në komunikatë thuhet se defekti teknik ka shkaktuar daljen e anijes nga kontrolli dhe animin e saj në të djathtë, që ka razultuar me fundosjen.Ndërkohë, gjykatësi hetues në Ohër i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë kapitenit të anijes.Kapiteni 23 vjeçar, Sotir Filevski, mbrëmë doli para gjykatësit hetues, ndërsa ndihmësi i tij është lëshuar. Në Maqedoni sot është ditë zie për fatkeqësinë ku e humbën jetën 15 turistë bullgarë. 42 udhëtarë i mbijetuan fatkeqësisë.Anija ishte ndërtuar në vitin 1924 në Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi