Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zef Përgega:“CA PIKA SHIU ENDE BIEN MBI OHER…!”

Shko poshtë

Zef Përgega:“CA PIKA SHIU ENDE BIEN MBI OHER…!” Empty Zef Përgega:“CA PIKA SHIU ENDE BIEN MBI OHER…!”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 09, 2012 2:45 pm

Zef Përgega:“CA PIKA SHIU ENDE BIEN MBI OHER…!” Zef_pergega24

Zef Përgega:“CA PIKA SHIU ENDE BIEN MBI OHER…!”

udhetim ne Maqedoni nga shkrimtari amerikan Gregory Lima

…Dikur ca pika shiu rane mbi qelq dhe zgjuan muzen e poetit. Si rruzuj loti rreshqiten mbi kristal dhe dielli i priti ne pellembe te dores, per te ndezur mallin e kriposur dhe faren. Oh, sa mall ka njeriu per token e vet! Sa zhuritje numeron shpirti per dheun e grabitur! Nje Zot e di sa pika shiu shoven ende bien mbi Oher! Mbi liqenin e tij shqiptar rete shtrydhen e lengun e vrullshem e derdhin mbi pullaze etnike arberore.

Malet vec mendohen. Ne vetullat e tyre te trasha duken qarte brazdat e zgjimit. Nje shkrimtar i madh amerikan me emrin Gregory Lima, i ndjek, i prek me mollezat e gishtave dhe me ta kuvendon. Ai e ndjek hijen e pushkes se gjate ne ato male te ndara, ku shqiptari e mekonte shpirtin me osten e sofres se shenjte dhe po aty ne fytyren e gurit farketonte besen e vet.

“Syte e pushkes ne shpinen e shqiptarit jane rritur si nje destinacion i gjate…!” Ky varg i Kadarese i peshonte mbi sup si ylber shkrimtarit amerikan, jo vetem si hap ne udhen e kureshtjes, por me teper si nje leve Arkimedi, per te levizur gurin e baltes, qe eshte hedhur mbi kete popull, qe jeton dimer, pa pare vere, nen rrebeshin e shiut politik, qe bie mbi Oher!

Copat etnike, qe na i shkeputen, per te mbetur jashte truallit, sa afer i kemi dhe sa larg per ti bere bashke!

Shkrimtari Lima ne librin e tij “Udhetim ne Maqedoni” ky mjeshter i fjales dhe filozof, me nje experience te madhe ne terren e auditore, niset nga Amerika te mesoje per nje marreveshje nen kollumen e Ohrit, qe u perfol si rreze drite mbi vale te liqenit.

NE EMBRION TE QELLIMIT

Para nisjes autori shtron ne bllokun e vogel te koshiences se tij intelektuale disa pytje . “A eshte duke u permbushur Marreveshja e Ohrit 2001, rezultatet e pritura te negociatoreve amerikan dhe atyre te Bashkimit Europian, per sigurimin e nje korrnize te qendrueshme, per nje akomodim nderetnik ne Maqedoni qe eventualisht do te conte ne rezultate reciprokisht te dobishme, te cilet mund te sigurojne paqe te vazhdueshme ne kete rajon te Ballkanit?!”

Raporti specifik i bazuar mbi kotradiksionin mes fjales ne leter dhe realitetit ne terren, fokusohet ne hapesiren shqiptare ne tokat e veta ne pjesen perendimore nen pushtetin maqedonas, ne te cilen mbizoteron popullsia autoktone shqiptare dhe vecanerisht ne zonen per rreth liqenit te Ohrit, aty ku marreveshja eshte negociuar e nenshkruar. Si more nga kane grabitur diellin! Pikepamja e ketij vezhguesi te mprehte eshte zhvilluar nga pervoja e me hereshme gjate krizes kosovare, si nje analize realiste dhe dashamirese per problemet shqiptare. Ne kete udhetim shkrimtarin Lima e shoqerojne shqiptaro-amerikanet Ndue Shala dhe artisti i skenes dhe ekranit Xhavat Limani.

NE NJE CEP TE URES SE VARDARIT

E kisha pare me vemendje foton e z. Lima ne kopetinen e dy librave te tij “Udhetim ne Maqedoni” dhe “Amerikani” ky i fundit kushtuar luftetarit te UCK-se shqiptaro-amerikanit Agron Mirdita. Kur e vezhgova foton me ngjau me nje nga nxenesit e Shen Palit ne Iliri, qe ishte rikthyer te studionte historine e re ne token e kastrioteve.

… Ai qe ulur I vetem ne nje karrike ne mes te salles se kultures se kishes “Zonja Pajtore” ne Detroit. I riu 87 vjecar, Gregory Lima, i ngjante nje malesori hunde shkabe, me fytyre te lare nga bora dhe dy sy te zinje si ulliri i shtatorit. Xhevat Limani me prezantoi me shkrimtarin Lima dhe nje ndjenje e befte me mbertheu sepse nuk kishte ndodhur kurre qe ne takimet tona te merrte pjese nje personalitet i tille i fjales se lire, madje ne vendin qe tani i perkasim e na perket. Thjeshtesia dhe sinqeriteti i shkrimtarit Lima ishin pjese e virtytit njerezor e human te ketij kombi. I diplomuar ne shkencat politike ne France e Gjermani, Lima ka punuar si korespondent shtypi. Mori pjese ne konferencen e Rambujese per Kosoven, studiues dhe analist i ceshtjeve shqiptare…

Ne qershor te 1999 kam hypur lart ne kalane e Shkupit ne nje cep te ures se Vardarit, prej ku Lima e projektoi shikimin dhe penen te shkruaj librin “Udhetim ne Maqedoni” ne shqip dhe anglisht.

MARREVESHJA DHE KONKLUZIONE

Gjate leximit te Librit te z. Lima lexuesi mund te kuptoje se cfare ishte ajo marreveshje qe nuk u muar vesh dhe konkluzionet qe nxjerr analisti amerikan.

Ne nje paragraf te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, qe kundershtoi Marreveshjen e Shen Stefanit thuhet: “Ashtu sic nuk jemi dhe nuk duam te jemi turq, ne do te kundershtojme me te gjithe forcen tone te gjithe ata qe duan te na kthejne ne sllave, austriake apo greke. Duam te jemi vetem shqiptare!”

Marreveshja e Ohrit midis forcave maqedonase dhe faktorit etnik shqiptar ne trojet e veta, ishte institucionalizimi i nje shteti multi etnik, i cili ishte i arritshem, duke siguruar hapesire te mjaftueshme, per pakicen shqiptare, qe te vazhdoje ne zhvillimin e identitetit te tyre si shqiptare ne gjuhe, kulture e simbole kombetare, duke pranuar perfitimet e shtetesise, nderveprimit te barabarte dhe mundesive te hapura. Sllavomaqedonasit argumentonin se pa shqiptaret nen kontrollin e tyre qendra e Maqedonise nuk do te mund te rrezistonte dhe shteti do te binte nen fqinjet sllave ose grek. Vetem me shqiptaret, si pjese integrale dhe themelore te shtetit, Maqedonia do te ishte e ndryshme dhe e qendrueshme. Perderisa argumentat se shqiptaret jane komponent i nevojshem, per te ardhmen e shtetit, ata gjithashtu thonin se shqiptaret duhet ti respektonin kushtet e dhena nga ta sllavomaqedonasit, duke kembengulur ne nje shtet unitar, nen kontrollin e tyre qendror.

Shqiptaret e nenshkruajne Marreveshjen ne Oher, e cila iu afrua nga nje diplomat amerikan ne thelbin e se ciles sipas variantit te trete, zgjidhja vinte me nje formule etnike, qe ka barazine ne kulture, gjuhe e liri. Shkrimtari Lima arrin ne konkluzionin se Marreveshja e Ohrit eshte koncepti i nje shteti multietnik. Ai shkruan: “Ajo qe kam gjetur, perseri ne fjali te shkruara eshte se elita politike sllavomaqedonase vazhdon te thote: “Ky eshte shteti yne. Ne sundojme, jo shqiptaret!”

“…Megjithese qeveria ka mungese respektimi ndaj kesaj marreveshje dhe natyrisht kjo do te kete pasoja edhe pse deri tani nuk ka patur ndonje reagim nderkombetar. Sllavet e Maqedonise nen masken e demokracise liberale ne fakt drejtojne nje diktature politike, dersa partite politike jo efektive shqiptare jane thjeshte pjese e teatrit politik te Maqedonise. Ajo perpiqet te ule numerin e shqiptareve dhe te rrise numerin e xhamive. Lajmi kryesor qe ato japin eshte, xhami + ekstremizem religjioz + dhune = shqiptare, duke e lidhur historine e shqiptareve me islamin dhe tmerret e turqeve…Te ashtuquajturit ekstremist Vehabit me mjekrra, gjeresisht besohet te jene te paguar nga Qeveria Maqedonase me pagen aktuale 500 Ero ne muaj, duke qene gjithmone te gatshem per incidente ne teatro politike anti-shqiptare!”

…Nga pala shqiptare ka mundesi se Marreveshja e udheheqesve politik shqiptar, firmosur me perfaqesuesin amerikan Robert Foswick nuk u bazua ne situaten ushtarake te periudhes kur u firmos. Firmosja nga pala maqedonase perputhej me situaten. Shqiptaret e Maqedonise e humben luften ne Oher, por ata nuk e humben ne Diber, Gostivar, Tetove, ne rrethinat e Kumanoves apo te Shkupit. UCK u thirr te firmoste Marreveshjen derisa ne dore kishte arme aktive ne Shkup, qe mund te kishin perfshire qytetin ne menyre te atille sa te nenshtronin ushtrine maqedonase… me qellim arritjen e finales, krijimin e Maqedonise Federale. Shqiptaret e firmosen marreveshjen fillimisht pa kerkur status te barabarte, te padiskutueshem, te cituara ne fjalite e para te kushtetutes Maqedonise dhe zbatimin e saj ne te ardhmen. Derisa kjo pike nuk rregullohet, shume pak do te ndryshoje ceshtja e shqiptareve dhe barazia positive per ta…Ali Ahmeti me kepuce me vrima dhe pa dy kacidhe ne xhep, per te pire nje kafe…pas firmosjes se Marreveshjes u transformua ne nje politikan i veshur si burre shteti ku nuk i mungojne tani edhe kepucet e reja, te paisura si duhet ne thember e ne dukje! - konkludon Lima.

Shkrimtari amerikan Lima me nje gjuhe te pasur dhe i mbeshtetur ne realitetin e fakteve te mberthyera ne nje kontradite te padrejte, qe ai e perjetoi vete dy here gjate udhetimit ne Maqedoni, na jep nje liber te kompletuar, madje nga me te arririt qe kam lexuar deri me sot per shqiptaret e Maqedonise. Ai te gjitha pikat e Marreveshjes i ka bazuar ne fakte te jetuara, duke na dhene te kuptojme fatalitetin e saj dhe te pasojave qe rendojne mbi kurrizin e shqiptarit. Lima percjelle mesazhin per shqiptarin, per tu shkolluar, per te qene bashke dhe per te bere sa me shume miq ne Shtepine e Bardhe.

VERE E THATE E TEJZGJATUR

Pas dimrave te ashper vijne verat e thata per shqiptaret e Maqedonise. Eshte sugjeruar qe te dy kulturat te mund te lulezonin dhe te zhvilloheshin me tej krah per krah, duke jetuar brenda kufijve te njejte, detyre e cila de te ishte e veshtire, por shume sfiduese, keshtu duke krijuar permes akomodimit te ndersjellte kulturor, projektin e ri te nevojshem per te ardhmen ne kete pjese se Europes Lindore. Shkolla shqipe eshte ne nje mjerim te vertete. Te gjithe sekretaret jane maqedonas, te cilet vendosin dhe ekzekutojne vendimet ne interest e tyre. Te shumten nxenesit udhetoje ne kembe dhe te kercenuar. Ne Maqedoni ka 92 shkolla te mesme dhe vetem dy prej tyre kane emra shqiptare. “Qeveria maqedonase gati nje dekade nga marreveshja e Ohrit eshte ende duke u perpjekur ne heshtje te shkaterroje arsimin shqiptar. Shqiptaret jane te diskriminuar nga kushtetuta dhe maqedonasit nuk duan te shikojne tek shqiptaret nje popull te arsimuar.! Diku merr vesh se nje ekip futbolli shqiptar perjashtohet nga aktivitetet. Brenga e kesaj kohe te re dinamike eshte humbja e mjekut qe vinte ne shtepine e shqiptarit me cante ne krah. Perurohet nje ambulance e re por nuk ka paisje! Me shume se dy femije per shqiptaret do te thote se do tu mungoje ndihma nga shteti. Lindja e binjakeve eshte e padeshiruar. Te kujton filmin e famshmem “Zgjedhjet e Sofit” Sofi ishte e burgosur ne kampin e shfarosjes se Aushvicit dhe duhet te zgjidhte se cilin femije duhej te mbante nga binjaket, djalin apo vajzen. Sociologjia e frikes jane aparaturat me te tmerrshme! Ne vitin 2001 kishte vetem 170 police shqiptare, nderkohe maqedonas ishin dy mije. Flitet per fusha te minuara, ku popullesia shqiptare eshte e rrezikuar nga kjo stine baroti shperthyes e vdekjeprures.

Muzika e nates maqedonase nuk mund ta zhduke shpirtin vozites te shqiptarit… Atje larg dalloj nje marinar me flamur kombetar shqiptar, ne bashin e nje varke mbi liqenin e vet te Ohrit. Ai lundron duke kenduar hymnin e lirise se vet. Do te vije dita!

PREGATITJA PER LIRI DHE HESHTJA E MEDIAVE

Pregatitja per liri ne Maqedoni ka marre krahun e shqiptareve. Heroi vozit derisa varken e vet ta ankoroje ne bregun qe ia ka fal zoti. Do t’i perballoje dallget qe i vijne perballe dhe mbas shpine. Tani ndergjegja e kombit eshte nje hov qe misherohet me eshtrat e idealit te te reneve. Vetem ajo nuk e njeh kolltukun dhe nuk e shet lekuren.

Luftetaret shqiptare treguan ne front nje disipline shembullore me rregulla dhe ligje strikte, sipas nje principi moral dhe fetar “mos ia bej tjetrit ate qe nuk deshiron ta beje ty” Pikerisht ky ishte ndryshimi midis luftetareve te lirise nga shqiptaret dhe forcave maqedonase qe kishin shkruar ne cdo mur “Vdekje shqiptareve”

Nderkohe qe forcat shqiptare po pergatiteshin te hynin ne Shkup te kapnin aeroportin, rafinerite, burgjet dhe ministrine e Brendeshme, qeveria beri thirrje per armepushim. Rezultati i ketij armepushimi ishte Marreveshja e Ohrit. Tri rezultate nuk u publikuan nga mediat.

Rezultati i pare ishte vrasja dhe keqtrajtimi i civileve. Skuadrat paraushtarake sllave u vlersuan me grada per genocidin, duke marre edhe paga nga qeveria. Shqiptaret kryengrites duhej te merrnin amnesti, por nuk moren asgje, madje disa kane mbetur akoma neper burgje.

Rezultati i dyte eshte se spatrimi etnik vazhdon ende. Masa te jashtezakonshme u moren per te ikurajuar kthimin e sllaveve maqedonas midis 30 mijeve a me shume qe u larguan nga konflikti dhe vendosja e tyre ne zonen perendimore ku jetojne shqiptaret. Per shqiptaret qe u larguan nuk pati asnje inkurajim.

Rezultati i trete, pavaresisht se cmund te thuhet per Marreveshjen e Ohrit , “baza e fuqise se sllaveve mbeti i paprekur”

Kushdo duhet ta di se edhe baza e shpirtit vital per liri te shqiptarit eshte nje themel keshtjelle ilire qe nuk i levizin muret, aty maqedonasit, heret a vone do t’i thyejne hundet!

ZEF PERGEGA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi