Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll I.Berisha:Vjeshta e gripit politik

Shko poshtë

Engjëll I.Berisha:Vjeshta e gripit politik Empty Engjëll I.Berisha:Vjeshta e gripit politik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:33 pm

Vjeshta e gripit politik

Engjëll I. Berisha
Mbi gripin e derrave

Shqiptarët s’kanë të bëjnë asgjë me derrat, sepse derrat e kanë organizmin më të dobët ndaj sëmundjeve, ndërsa populli ynë është shumë rezistentë ndaj dukurive pandemike politike. Për këtë arsye Ministri I Shëndetësisë shumë pakë po i frikohet epidemive të shkatërrimit në masë nga sëmundjet që mund ta kanosin popullin. Të paktën kështu ai deklarohet.
Subjektet politike më shumë planifikojnë se si do ta përhapin epideminë e besimit në masë për partinë e tyre, të votojnë siç ata e dëshirojnë, se sa të brengosen për ndonjë sëmundje e cila sipas konstatimeve mund ta zvogëlojë popullatën e botës në shkallë të ulët të natalitetit, e lere më nëse bie në Kosovë kjo epidemi, duke qenë se jemi kaq pak, nuk na duhet vetëm një javë me këtë grip dhe kushedi…
Informatat e çarshisë, të gazetave dhe informatat e subjekteve politike, paralajmërojnë për një vjeshtë plot ankth e frikë. Jemi mësuar edhe me një dukuri të re se nëse nuk e ka thënë në medium për ndonjë shqetësim të mundshëm, sikur nuk mund të ndodhë. Nëse nuk e thonë gazetat se ka rrezik nga epidemitë e gripit, nuk ka rrezik se mund të ndodhë. Por, nëse nuk e ka thënë ndonjë politikan, atëherë nuk e thotë as gazeta.
Por vjeshta po vjen dhe në Kosovë do të ndodhin tri gjëra me rëndësi: do të theksohet gripi i derrave, do të mbahen zgjedhjet lokale dhe do ndërrohen disa kryetarë të komunave. Cila është më alarmante?
Bota i ka ekspertët e vetë që mendojnë vetëm për sëmundjen, të tjerët për krizat e mundshme dhe ka ekspertë edhe për planifikime dhjetë vjeçare e njëqindvjeçare. Tek ne është ndryshe. Të njëjtat figura e bëjnë politikën mendojnë për ardhmërinë dhe konstatojnë gjendjen. Ne një palë njerëz kemi, të mendojnë edhe për votat edhe për shëndetin edhe për shtimin e popullsisë. Nuk jemi shumë dhe krejt lehtë një njeri mund ta mbërthejë situatën e popullatës. Mirëpo, një gjë nuk kënaqë, pse krejt lehtë bindet popullata. Kur politika, e kam fjalën për udhëheqës me ndikim në politikë nuk e paraqet situatën shqetësuese për aksidentët gjatë një viti ku vdesin më shumë njerëz, kur po rritet numri i të droguarve, kur janë hapur bordelet e shitjes së trupit skajeve të rrugëve, kur varfëria po e prekë skajshmërinë, atëherë edhe ata pakëz zëra që ngrihen gjatë vitit mbesin të pa dëgjuar. Masa sikur heshtë. Të ndikuar nga gripi politik, popullata aq sa është rezistente nga ndikimi i politikës ka krijuar edhe varshmërinë e saj për të pasur nevojë të takohet në turmën. Tani më jemi rezistentë, sepse shëndetësia thotë se Kosovën ka më së paku gjasë ta prekë në masë pandemia, ndërsa shënimet tjera thonë se në Kosovë ka popuj që lëvizin nga të gjitha shtetet e botës dhe mos me gjasë kanë sjellë kompaktibilitetin imunitativ ndaj fenomeneve që mund ta rrezikojnë botën, por jo edhe banorët e Kosovës. Derisa zhvillimi teknologjik, nga shkenca kimike-biologjike ka prodhuar virusin e derrave, sigurisht për ta përdorur në luftë special, në Kosovë dhe në Shqipëri po prodhohet virusi i gripit politik për ta bërë masën për vete. S’ka se sit ë quhet ndryshe vetëm si epidemik, se krejt pakëz u duhet politikanëve ta bëjnë masën për vete. Në këtë grip jam dhe unë si votues sepse edhe unë mendoj për një subjekt politik. Se duhet të mendoj për një subjek politik është krejt normale, por nuk është normale të ndikohem aq lehtë. Fakti që më bën të jem optimist për një të ardhme më ndryshe është se më një shtator nëpër shkolla janë regjistruar 500 mijë banorë. Këtë potencial të rinisë që në Evropë, e kemi më të zhvilluar, na e kanë lakmi shumë vende që kanë ecur me teknologji, por jo me prodhim të rinisë. Ky fakt më bën të shpresoj se do të ndryshohet mendimi në masë, do të prodhojnë vaksinë imunitative për të mos u ndikuar lehtë nga gripi i politikës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi