Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemail Ahmeti:Ali Podrimja ose ura e gjallë e letërsisë

Shko poshtë

Xhemail Ahmeti:Ali Podrimja ose ura e gjallë e letërsisë Empty Xhemail Ahmeti:Ali Podrimja ose ura e gjallë e letërsisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 12:41 pm

Ali Podrimja ose ura e gjallë e letërsisë



Xhemail Ahmeti:Ali Podrimja ose ura e gjallë e letërsisë Logo


Xhemail Ahmeti:Ali Podrimja ose ura e gjallë e letërsisë Jetmir_idrizi__ali_podrimja01-490x320
Kryetema: Ali Podrimja. Restaurant «Artemisia» në Kramgasse 74 të Bernës. Aty ishte ulur një mik i imi që jorallë kthehet në Bernë si «turist». Me njërën dorë mbante shtrëngueshëm bishtin e një filxhani me kafe dhe me tjetrën kishte afruar deri tek hundët një libërth të zi…
U tremb. Lëshoi librin. Përplasi filxhanin, saqë trembi kamerierin dhe hapi krahët ashtu siç e kemi zakon ne shqiptarët të përqafohemi para se të prishemi përjetshëm. «Ore ky Aliu poet i madh, ama se ç’ poetësh nuk ka prodhuar». Miku im është njohës i shkëlqyeshëm i skenave letrare shqiptare. Autorin, të cilin ai kishte zënë për fyti atë mëngjes, e njoh edhe unë. Bëhet fjalë për një vargshkrues të rëndomtë, pa ndonjë vlerë për t’u veçuar, të cilin tironsi im e kishte takuar një natë më parë në Zürich, gjatë shpalljes së shpërblimeve të një konkursi letrar – një nga ata konkurset që autorët e diasporës i organizojnë më shumë për të zbutur dhimbjet që ua shkakton kompleksi i inferioritetit se sa të zbulojnë vlera të reja.
Përderisa ai jepte e merrte me mëkatin e Podrimjes, i cili po «prodhuaka» shkrimtarë këndej e përtej globit mua mu parafytyrua kjo skenë:
Ali Podrimja i veshur me një mantel të bardhë, ulur mbi një makinë gjigante të fabrikës së djathit «Fromalp» në afërsi të Bernës, programon përqendrueshëm mbi tastaturë. Nga gypi i madh i makinës në vend të djathit dilnin kokat e poetëve të diasporës. Gjithë me radhë. Gjithë ata që miku im dhe unë mendonim se ishin mall made in Ali Podrimja.
«Pse ta bëjë një poet kaq i madh si Podrimja këtë?», ishte pyetja e tij që më nxori sërish nga parafytyrimi fiktiv në realitetin e atij mëngjesi.
Po. Pse e bën Podrimja këtë?
Qëllimi im nuk ishte që duke përsëritur dilemën ta konfirmojë paragjykimin e tij rreth rolit të Podrimjes në «zbehjen e autoritetit të Poezisë» si zhanër letrar . Më shumë ishte një monolog. Një pyetje vetes. Një pyetje që edhe unë – si shumë të tjerë – shpesh ia kemi parashtruar vetes, mirëpo si duket kur nuk na ka interesuar që t’i përgjigjemi asaj.
Po, para së gjithash çka bën Podrimja?
Situatën e shpëtoi një mik i mikut tim. Një edhe më jopoet se gjithë ata që i morëm ne atë mëngjes nëpër gojë dhe krejt ata që nuk i përmendëm fare. Përderisa ata dy diskutonin rreth një libri që donte ta botojë i treti i tavolinës unë djersitesha përbrenda duke u përpjekur ta shpor nga truri dilemën e ditës: Pse përkrahë Podrimja autorë si XY, emri i të cilit vazhdonte të zgërdhihej mbi tavolinën e populluar me cigare, filxhanë dhe shishe birre.
2.
«Léon Mendès verbeugte sich…». Kjo fjali, që shqip do të thotë «Léon Mendès u përkul…», nga fundi i kapitullit të parafundit në romanin «Katalanezi» i Noah Gordonit më ktheu sërish tek dilema rreth Ali Podrimjes. Lash romanin mënjanë. Fillova të bastis shkrimet e mia rreth lëvizjeve të tij diasporës.
Vlerësimet kritike mbi veprat e tij as që më interesonin, sepse ajo, kritika letrare ka dështuar përballë veprës së tij, ashtu siç ka dështuar përballë veprës letrare të Teki Dërvishit, Azem Shkrelit, Beqir Musliut dhe shumë të tjerëve.
Në Tetovë, në Basel, në Romë, në Tiranë, në Prishtinë, në New York, në Ulqin, kudo që jetojnë shqiptarët, brenda e jashtë Arbërive të Ali Podrimjes, ai gëzon një respekt të padiskutueshëm. Këtë e ka konstatuar besojmë çdokush që ka frekuentuar qendrave të hartës së lartpërmendur. Vjen ky respekt nga arsyeja se Podrimja «prodhon» autorë që ia marrin fytyrën «poezisë si zhanër letrar»? Nuk besoj. Do të ishte një kontradiktë e thellë me vetë konstatimin «poet i madh», që tironsi im nuk harronte pa e integruar në çdo fjali të tij.
Jo është diçka tjetër që e bën Podrimjen të veçantë. Ndryshe nga kolegët e tij të suksesshëm, ai luan edhe një rol tjetër, plus, që të tjerët ose nuk duan ose nuk munden.
3.
Ai vjen shpesh këndej, në pjesën perëndimore të Evropës. Mbledh autorët e mërguar dhe mban «mbrëmje letrare». Lexon poezi me secilin, pavarësisht kalibrit dhe rajonit nga vjen. Flet me ta. Pa fije snobizmi. Pa synimin që të mbajë ligjërata apo të bëj apele për këtë apo atë tabor politik. Mbush çantën me manuskripte dhe ikë në Prishtinë. Ua lexon tekstet njerëzve të pasionuar pas shkrimit bukur dhe u ndihmon atyre në botim ose u propozon të heqin dorë ose të përmirësohen.
Megjithatë, respekti, që diasporat shqiptare kanë ndaj tij, nuk qëndron në atë se sa libra «diaspore» ka arritur Podrimja të botojë në Prishtinë apo në Tiranë. Baza e respektit ndaj tij fillimisht vjen nga poezia e tij tejet e popullarizuar, ndërsa maja e këtij respekti, kulmi vjen nga diçka tjetër: nga ana njerëzore e tij.
Është poeti dhe intelektuali i vetëm – nga gjithë vizitorët e diasporës – që flet me njerëzit e kulturës këndej në mënyrë të çiltër, që i afron ata dhe u mbjell ndjenjën të mos jenë pjesa e hedhur anash, e përjashtuara, ajo e përbuzura e hartës shqiptare. Pa të, shumë poetë, ndër ta edhe shumë të mirë, nuk do ta kishin parë kurrë emrin në ndonjë antologji të poezisë shqiptare. Është ndër të vetmit intelektualë të sotëm që reflekton dhe flet pa ia gjetur asnjë gardh rajonesh e mendësishë në gjuhë e vepër. «Kur ai është me ne harroj se nuk jeton në Basel», më tha një i njohur gjatë një takimi letrar me Podrimjen.
Të njëjtin raport e has në Tetovë, në Ulqin apo gjetiu ku shkon Podrimja.
Ne mund t’ia kemi zilinë Podrimjes, ne mund ta shajmë, ta qortojmë atë se e ka përkrahur në botim ndonjë si ai autori që e kishte nervozuar tironsin tim. Një gjë ama atij nuk mund t’ia mohojmë: Ali Podrimja është dhe mbetet aktualisht figura më integrative intelektuale e kulturore shqiptare. Ai është pikërisht ajo Ura e gjallë e bashkimit kulturor të shqiptarëve që aq shumë e dëshirojnë idealistët.

4.
Ndoshta për këtë arsye, pikërisht në gjysmën e fjalisë së Gordonit «Léon Mendès u përkul…» mu shfaq portreti i Podrimjes parasysh. Padyshim se kjo ishte një thirrje që ma bënte ndërgjegjja ime për tu përkulur para Ali Podrimjes në shenjë respekti për atë që është dhe atë që bën.
Ndoshta edhe ai miku im nga Tirana pasi ta ketë lexuar këtë tekst timin – as për mua si një kritik jo aq i butë ndaj Podrimjes hapi nuk ishte fare i lehtë – do të thotë: «poeti dhe njeriu i madh Ali Podrimja».
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi