Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm Empty Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 1:27 am


Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm U1_KaloshCelikuKALOSH ÇELIKU

INTELEKTUALI I RREJSHËM

“Dhe Feridi faqe ndrron
Dje shante, sot lëvdon...”
Fan NOLI

Nuk e kam pasur mendjen të shkruaj për gazetë, ta ngre zërin, ta them mendimin tim të shkrimtarit për Intelektualin e Rrejshëm, me të cilin nuk jam pajtuar dje, nuk pajtohem sot dhe nuk do të pajtohem as nesër. Një: nga shkaku se kam menduar se atij një ditë do t’i ngihet syri. Dy: do të pendohet për mëkatet e bëra dhe tre: do të bjerë në “din e iman”... Shkurt, do të heshtë, do të pajtohet me fatin dhe do të tërhiqet atje ku e ka vendin, me “plot plagë në trup” të presë pleqërinë... Zonjën Vdekje. Po, me që asnjëra nga këto të tria nuk ndodhi me këtë Intelektual të Rrejshëm, ngase ai kohën e fundit na doli në skenë edhe me maskën e patriotit, qeshë i detyruar, se ndjej njëfarë përgjegjësie morale, përsëri të rrok lapsin... Mëngët t’i përveshi deri në bërryla... Lapsin ta nxjerr nga brezi... Lexuesve të mi besnikë, të cilëve gjithmonë jam përpjekur t’ua them të vërtetën edhe kësaj radhe t’u dal borxhit... Edhe pse, unë, ç’është e vërteta, Intelektualin e Rrejshëm e kam marrë shpeshherë si personazh negativ nëpër krijimet e mia letrare edhe në kohë më të vështira dhe e kam zhveshur para syve tuaj krejt pis e lakuriq. Vetëm se Intelektuali i Rrejshëm, si duket, nuk lexon gazeta, libra, nga karrierizmi i janë terruar sytë... Ose, kur është fjala për këto shkrime, i fut gishtat në veshë, bëhet i shurdh, e merr gjumi. Megjithëse, pa i lexuar ata, vite me radhë ka ditur të më dënojë dhe të më shpallë si nacionalist, separatist e irredentist. E vazhdon hujin e vjetër, edhe pse herë pas here e ndërron qimen. Pse?
Intelektuali i Rrejshëm që deri dje me zemër e me shpirt besnik i marksizmit dhe bolshevizmit... Në emër të këtyre siguroi disa punë, rrogë të madhe, veturë, dy - tri banesa. Shtëpi në Brezovicë, Prishtinë e... dhe karrierë politike. Me ermin e tyre në gojë binte në shtrat, lutej, shihte ëndrra dhe zgjohej nga gjumi. Por, me lulëzimin e partive të reja politike, Intelektuali i Rrejshëm ndyrshoi krejtësisht brenda një nate. Ai turret i pari të anëtarësohet, ta tregoj veten në ndonjë parti politike. E shanë partinë komunsite që, deri dje për merita të mëdha si i dëgjueshëm, ia mundësoi, të gjitha privilegjet: redaktor në redaksi, profesor universiteti në Shkup, Prishtinë e Tetovë, anëtar i tre akademive të shkencave, anëtarë i disa komisioneve, këshilltar partie i të gjitha partive politike shqiptare, njeriu numër dy i Ibrahim Rugovës... Dhe, i cili në fund përfundon në Kabinetin e Kiro Gligorovit... Pse e bënë këtë? E bën se e di cili është, nuk ka besim në aftësitë e veta krijuese. Me perëndimin e partisë moniste, që brenda një nate i siguronte vende pune, e me ardhjen e këtyre të tjerave në skenë, ai e di se ato vende pune do t’i humbë edhe brenda një nate. Mu për këtë, ky Intelektual i Rrejshën para zgjedhjeve turret si pa kokë, ia hedh këlyshit të tij melez besnik me zgjebe një asht, e rren mendjen se me “aftësitë e tij krijuese” që posedon, do të uzurpojë përsëri vende të tjera pune. Pasuri. Këshilltar në ndonjë Parti politike shqiptare. Bythekrye do t’i imponohet bërllokut komunist në hapjen e panaireve të librit: në Ulqin e Tiranë. O Imzot, ç’e gjeti të shkretin! Ki mëshirë për të si për besimtarin e dëgjueshëm, sepse e mashtroi Shejtani... Falja mëkatet!... Se, ai nuk diti që këmbët e huaja nuk të shpiejnë larg, të lënë në baltë. Për të hipur në Baba Tomorr nuk duhet të kesh vetëm këmbë, por edhe guxim e zemër. Po, edhe aq më tepër të duhen forca për të qëndruar në majë. Se, fryejnë erëra të forta, bie shi, breshër, shtie rrufeja... E ky Intelektuali ynë i Rrejshëm mendoi se gjithmonë jetohet me rrenë... Pazarllëqe... Përralla... Harroi se ndryshojnë kohët, vargjet nga poema “Vaji i bylbylit” e Ndre Mjedjes: /” Bylbyl? Ky shekull or’ e ças ndrrohet: /Bijnë poshtë të neltit, i vogli çohet...”/ E harroi se vërtetë lindin parti të reja politike, po ne njerëzit jemi po ata të njëjtit, nuk kemi ndryshuar edhe sot e kësaj dite. Ai vetë deri dje qe në radhët e para të Partisë Komunsite, çirrej e trumbetonte pë liri, barazi, vëllazërim-bashkim... E po ky Intelektual i Rrejshëm sot ulërin, derdh lot e shan të tjerët për krizën politike e ekonomike. Ky Intelektual i Rrejshëm qe hartues i planprogrameve mësimore në arsim, përpilimit të teksteve shkollore, lekturave shkollore, klasave të përziera, diferencimit të punëtorëve të arsimit, institucioneve kulturore, Enciklopedisë maqedone... E shante popullin shqiptar në mjetet e informacionit... Nuk e donte flamurin e “huaj” shqiptar... E po ky Intelektual i Rrejshëm, sot ngre zërin për popullin shqiptar: nëpër parti politike, shoqata e unione të viçave... I bie tavolinës me grushta, ngre duart lart dhe mezi e zbresim nga podiumi ku lexon “poezi” patriotike. E kërkon flamurin, hapjen e shkollave shqipe, universiteteve shtetëror e privat, kthimin e punëtorëve të diferencuar në punë, nënshkruan peticione... Vjell, e çka nuk vjell Intelektuali i Rrejshëm në emër të popullit dhe për popullin. Vallë, pse e bën këtë??? Thua, pse e do popullin shqiptar? Jo. Nuk ma merr mendja. Se, mu ky Intelektual i Rrejshëm dje e shante dhe e dënonte këtë popull. Atëherë? Dihet. Intelektuali i Rrejshëm kurrë nuk e ka dashur, as mund ta dojë popullin shqiptar. Ai gjithmonë e ka dashur, e do kolltukun, paratë. Karrierën politike.
Pas Natës, vjen Dita... Lind Dielli... Gurgullon Lumi... Vjen Pranvera... Çelin lulet... Kthehen dallëndyshet... Këndojnë zogjtë... Është koha edhe pas teje të lindë dikush, o Intelektual i Rrejshëm! Mjaftë më na prive nëpër “beteja”! I ndërrove maskat. E ngrite zërin. Derdhe lot krokodili. Nuk është koha e karnevaleve... E “roleve pozitive” në teatër... Populli e di rrugën e vet qoftë Dimër, qoftë Verë... Ai i njeh fare mirë bijat dhe djemtë e vërtetët edhe nëpër errësirë... Larg, shumë larg ua dëgjon zërin... Hapat... Tellalli kurrë nuk i ka prirë këtij populli. Po, burrat e pushkës e të penës... Tërhiqu nga lakmia për karrierë politike në kurriz të popullit shqiptar sa nuk është ende vonë, sa nuk të ka dënuar Zoti... Rehatohu pak, shtrihu në shtrat, dhe prite Zonjën Vdekje! E di se, është nisur me qerre, vjen rrugës... Lëre popullin të marrë lirisht frymë, t’i zgjedhë vetë më të zotët. Ai këtë e di më së miri, për këtë e ka mësuar edhe historia. Mos dil të rrahësh gjoks për trimëri atje ku nuk e ke vendin, pranë oxhakut, në ballë të popullit! Po, lëshoju rendin edhe të tjerëve, le ta thonë mendimin e vet, le t’i tregojnë zotësitë, se me siguri edhe më mirë se ti dinë t’u prijnë punëve nëpër beteja për fitore. Se, ky popull gjithmonë tradhtarët, sot ose nesër, i ka nxjerrë në sipërfaqe si kungujt mbi ujë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi