Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagime për protokollin

Shko poshtë

Reagime për protokollin Empty Reagime për protokollin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:20 pm

Reagime për protokollin

Gjermania asnjëherë nuk do të mbështeste çfarëdo cenimi të sovranitetit të Republikës së Kosovës, tha ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans-Diter Shtajnbah.


Reagime për protokollin EULEXX
Pas Britanisë së Madhe edhe Gjermania i sugjeron Prishtinës zyrtare që të mos e kundërshtojë protokollin ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor, duke besuar se ai nuk e cenon sovranitetin e Kosovës.

Pas Britanisë së Madhe edhe Gjermania i sugjeron Prishtinës zyrtare që të mos e kundërshtojë protokollin ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor, duke besuar se ai nuk e cenon sovranitetin e Kosovës. Prishtina vazhdon ta kundërshtojë atë.
Gjermania asnjëherë nuk do të mbështeste çfarëdo cenimi të sovranitetit të Republikës së Kosovës, tha ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans-Diter Shtajnbah.
Sipas tij, në protokollin midis EULEX-it dhe Serbisë nuk është e cekur fjala kufi administrativ, por vetëm kufi, me çka, sipas ambasadorit Shtajnbah, nënkuptohet kufiri ndërshtetëror. Në çdo rast, tha ai, bëhet fjalë për një marrëveshje teknike dhe jo politike dhe, si të tillë, Gjermania e përkrahë atë.
“Mendimi i qeverisë gjermane është se kjo marrëveshje teknike nuk prek sovranitetin e Republikës së Kosovës. Jam shumë i sigurt se për të gjitha temat, të cilat janë të hapura, shumë shpejt do të gjendet zgjidhja përmes dialogut”, tha ambasadori gjerman, Hans Diter Shtajnbah.
Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Për dallim nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Krasniqi tha se duhet vlerësuar gjendjen dhe, nëse bëhet fjalë për një protokoll që e ndihmon EULEX-in në luftimin e krimit dhe kontrabandës, që në Kosovë importohet nga Serbia, duhet përkrahur nënshkrimin e tij.
“Nëse qëllimi i protokollit është për të arritur sundim dhe rend të ligjit në gjithë Kosovën dhe në atë pjesë të Kosovës, nëse është për të siguruar dhe penguar krimin e organizuar, realisht është çështje e EULEX-it ndoshta edhe e BE-së, por konsideroj se është në interes edhe të Kosovës të sundojë rendi dhe ligji”, pohoi Krasniqi.
Ndryshe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi mendojnë presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Presidenti Sejdiu tha se qëndrimi i Prishtinës mbetet i pandryshuar, që nënkupton kundërshtimin e këtij protokolli.
“Kosova nuk është akter në këtë çështje. Kosova do të bashkëpunojë në mënyrën më të mirë të mundshme me EULEX-in, me ICO-në, me KFOR-in, me bashkësinë ndërkombëtare që ka investuar shumë në Kosovë dhe do të investojë për zhvillime të përgjithshme”, theksoi Sejdiu.
Ndërkohë, edhe kryeministri Hashim Thaçi thotë se Qeveria e Kosovës nuk është dhe nuk do të përfshihet në bisedimet për protokollin midis EULEX-it dhe Serbisë.
Ai tha se ka konsultime me përfaqësues të BE-së dhe Uashingtonit, por bisedohet për bashkëpunimin e Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë dhe jo përfshirjen e saj në këto marrëveshje që EULEX-i synon t’i arrijë me Beogradin.
“Kosova nuk është pjesë e atij pretendimi të aranzhimit teknik, por Kosova si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, do ta vazhdojë përkushtimin e saj shumë serioz në luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Bashkimit Evropian, me të gjitha vendet e rajonit, në mënyrë që të ketë paqe, stabilitet, rend dhe ligj, si dhe perspektivë evropiane”, deklaroi Thaçi.
Sidoqoftë, Prishtina zyrtare i ka shpallur të mbyllura diskutimet për protokollin e bashkëpunimit policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, duke e konsideruar atë shkelje të Kushtetutës së Republikës dhe anashkalim të institucioneve vendase.
Në anën tjetër EULEX-i thotë se e ka përkrahjen e BE-së për nënshkrimin e protokollit dhe se pas tij, paralajmërohet finalizimi edhe i dy marrëveshjeve tjera teknike me Serbinë për bashkëpunim në fushën e doganave dhe atë të gjyqësisë.(EL)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi