Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda

Shko poshtë

Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda Empty Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 1:01 am

Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda U1guljelmdeda1

Prof. Guljelm Deda. U diplomue me 1937 ne Padovë dhe u emnue profesor letersie e gjuhësie në Gjimnazin e Shkodrës, dhe me detyra të tjera kulturore.


More Lem, kuku për ty!

Ku je Lem e mos kjofsh kurrë,
paske kenë një goxha burrë,
profesor e djali ri,
femnat n’ty me pas lakmi,
bash artist prej Holivudi,
kush bre burrë k’shtu të përçudi ?
Bash je kthye n’surrat majmuni,
pse n’kurriz të vlonte huni,
krrus mbi kazma e lopata,
knetat me i kthye të thata,
katandis n’tridhjeteshtat kile,
me kandar peshue pa hile,
me iu dhimb drunit e gurit,
por jo kapter katil Zigurit,
që si qen të rrin mbi krye,
këto kocka me t’i thye.
Kockë e l’kurë si mos ma keq,
me tu duk bash vetja dreq !
hukubet me u pa me sy
more Lem, kuku për ty !
Në Pädovë provim ke dhanë,
komisioni asht çue ne kambë,
krejt gojë hapun i ke lanë.
tash rropatësh nëpër kneta,
ndër kanale të shkoi jeta.
Mall m’ka çue fotografia,
m’iku jeta e m’shkoj rinia,
pse kshtu desh nana partia,
kjo nanë shtriga e nanë lubia!

Shënim :



Kur na kishin izolue në Kuç të Kurveleshit të Vlonës, nje ditë prej ditësh vellai i Guljelm Dedes, kur vjen në takim, i bjen një fotografi kur kishte dale profesor, pas diplomimit të tij në Universitetin e Padovës, me notat ma të nalta që mund të jepëshin.

Lemi, me humorin karakteristik shkodran, një mbramje, kur ishim mbledhë në dhomën tonë nja njëzet veta, shumica shkodranë, duke pi nga një gotë raki maresh, veç u çue e duke na tregue fotografinë e tij, nisi të baje krahasimin e saj me veten duke na gajasë së qeshunit. Pastaj ja filloj të na recitoje disa vargje, të shoqnueme nga të qeshunat tona për se si ai i recitonte duke u dhanë theksin e duhun humoristik-satirik.

Kjo mbeti punë e pashkrueme. Një ditë duke kërkue ndër shkrimet që Lemi më kishte besue, me doli para ajo fotografia, dhe m’u kujtue ajo mbramje. Nisa me shtrydhe mendjen për me kujtue vargjet, dhe arrita ta rindertoj pak a shumë vjershen autosatirike të Lemit, duke qeshë me vetvete, ndërsa me kujtohej skena e asaj mbramje. Por vjersha ne vetvete përmban e përçon realitetin tragjik që përjetonin shqiptarët, ku spikat trajtimi shtazor që u bahej intelektualëve të lartë shqiptarë, ku Guljelm Deda radhitej ndër ma të shquemit. Por siç po shikojmë, askush nuk e luen çerpikun në këtë drejtim të vlerësimit të tyne, sepse vepra kane lanë, e siç dihet, Profesor Deda ka përkthye mjeshtrisht poemen epiko-heroike, prej 40 mijë vargjesh ne rimë, të poetit të madh italian, Lodoviko Ariosto.
Një kopje të dorëshkrimi prej katër vellimesh 400 faqesh ma ka lanë mue, dhe jam perpjekë që dikush të ia botojë, për t’i dhanë meritat e duhuna që iu mohuen tanë jetën e 45 vjetëve që kaloj në burgje e internime, e ku atë përkthim e bani pa asnjë qëllim përfitimi, duke punue mbi të 17 vjet, në ato kondita dënimi, që zor te kishte pranue kush tjetër, me pagesë e në kondita të mira, sepse poezia e Ariostos asht ma e vështira për t’u përkthye në gjuhë të tjera me vargje dhe me rimë. Kësaj pune ia doli Lemi (kështu e therrisnim) me një vullnet e kokëfortësi të jashtëzakonshme për t’i mbijetue shtypjes intelektuale që po i bahej atij dhe intelektualëve të tjerë shqiptarë të talentuem e të prirun për me i dhanë atdheut e kombit vepra me vlerë kombëtare dhe universale. Kjo e gjitha.

Lek Pervizi, Bruksel me 2 shkurt 2009.

45 vjet burgje e internime (1945-1990)
Vdiq në Perugia të Italisë më 1994.

Kjo nje pjezes kujtimi per perkthyesin e shquem shkodran, te kryevepres se Lodoviko Ariostos, Orlandi i Cmendun.
Nje intelektual i shquem shkodran, i burgosun politik,
Prof Guljelm Deda,
perkthen ne kondita te pamundshme kryevepren epike
te poetit te madh Italian Lodoviko Ariosto
Orlando Furioso (Orlandi i Cmendun)

Deshmi nga bashkevuejtsi Lek Pervizi

Prof. Guljelm Deda, lindun ne Shkoder, qyteti djep i kultures veriore shqiptare, pasi kreu gjimnazin framceskan, vazhdoi studimet ne Itali, ne universitetin e Padoves, ku diplomohet ne letersi e filosofi me vleresimin 30 e lavde, i asistuem nga profesori i shquem Italian, Taljavini. I kthyem ne atdhe jep mesim per letersi e gjuhe latinishte ne gjimnazet e Shkodres. Themelon e drejton revisten Rinia Shqiptare dhe drejton nje sektor te randesishem prane Ministrise Aresimit. Deri ketu punet shkojne mire po shpejt do te merrnin nje kthese tragjike, me ardhjen e komunisteve ne pushtet. Ia pushkatuen gjashte njerez te tij, axhallare e kusherij, dhe ai vete u burgos me janar 1945. Njohu, pervec burgut, punen e detyrueshme skllavnore ne keneten e Maliqit, prej ku i shpetoi vdekjes mrekullisht.
Lirue me 1951, dergohet me thye gure me varre ne nje gurore te malit Tarabosh. Nje dite prej ditesh e therret ne takim shefi i Deges Brendshme, kolonel Hilmi Seiti, i cili i propozon qe te bashkepunoje me sigurimin, (te bahej spiun) ku i ofrohej te punonte si professor dhe i lejohej te shkruente e te botonte nga krijimtaria e tij letrare. I sigurohej shtepi e te tjera privilegje. Mjafton te hidhte nje firme ne deklaraten e bashkepunimit qe kishte perpara. Lemi u pergjigj me perbuzje me nje jo te preme. Do te pushkatohesh ose te vdesish ne burg i kercenohet shefi i deges xhelat. Bani c’te doni, ja ku me keni. Por nje deklarate te tille te turpshme nuk do ta keni kurre prej meje. Profesorin tone e hypen ne nje kamion me disa bashkeqytetare te tjere e fill e ne Shtyllas per te hape nje kanal tjeter faraonik me te burgosunit. Prej atje degdiset ne Kuc te Kurveleshit te Vlones bashke me njeqind te denuem te tjere. Nje fshat krejt komunist mbi shpatin shkambor te malit. Me ate rast u njoha dhe u miqesova me Lemin, qe kishte qene shok burgu me vellane tim te madh Valentin.
Nga ato njeqind te burgosunit, gjashtedhjete ishin intelektuale te nalte te kohes se Mbretnise : ish ministra, profesore, funksionare te nalte, shkrimtare, poete, gjuhetar poliglote, avoketen, gjyqtqre, piktore, inxheniere, agronome, gazetare, ushtarake, ambasadore, fetare [ Dom Mikel Koliqi do bahej kardinal me 1993 ne moshem 90 vjec, pas 45 vjet burgje e kampe]. Nje ekip i vertete akademik, qe ishte ne dobi te neve te rinjve, per pasunimin e njohurive shkollore dhe pervetesimin e gjuheve te hueja si italisht, frengjisht, anglisht, gjermanisht.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda Empty Re: Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 1:07 am

Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda U1guljelmdeda21
Si u katandis Profesori pas 45 vjet burgje e kampe e megjithatë u tregue edhe në ato kondita te pa shpresë njeriu dhe i intelektuali i shpresës; i vendosun dhe i pamposhtun.

Lemi, sic e thirrnim, zakonisht lexonte ndonje liber ne qoshen e tij, ne ate dhome ku rrinim dhjete vete bri njeni tjetrit, si sardel;e ne kuti, ne dy rreshta. Dhe ja ne nje dite te qershorit 1957, vjen per ne takim, me nje leje speciale, i vellai, Paci, me vepren e Ariostos, Orlando Furioso, dhe nje leter nga miku i tij Prof. Mark Dema, perkthyesi i Eneides se Virgjilit nga latimishtja. Ai e keshillonte dhe e nxiste te perkthente Orlandin. I ndaluem sic ishte per cdo krijimtari letrare, se pakut do te kalonte kohen me ate perkthim, ne ate gjendje izolimi. Per kete pune e nxisnin edhe shoket e koleget e tij, qe kishin kalue burgjet, qe mendonin se vetem Lemi ishte ne gjendje me perkthye vepren e Ariostos. Isthe nje far levizje disidente e kundershtuese e heshtun dhe e nendheshme. Kjo levizje ishte propozue nga Prof. Pashko Gjeci, qe kishte perkthye Komedine Hyjnore te Dantes ne burgun e Burrelit, ma i tmerrshmi i regjimit. Ne kete vazhde ishin perkthye nga te burgosunit politike intelektuale, disa autore te medhej, pervec Dantes, siTasso, Petrarka, Bokaccio, Hugo, Balzac, Stendal, Tolstoi, Turgemiev, Pushkin, Lermontov, Mann, Dickens, Show, Schiller, Gete, Zvaig, etj.. Klasiket greko-latine etj. Regjimi kishte lejue nje pune te tille nga ana e te burgosunve, duke qene se pseudo letraret e tij nuk arrinin te kryenin per injorance gjuhesore dhe mediokritet kulturor.
Lemi dashje pa dashje u detyrue te provoje aftesite e tij gjuhesore e poetike. Me kete rast pata nderin te keme besimin e tij, sepse ai kishte kuptue se isha mjaft i forte ne gjuhen italiane, duke pase studiue ne Itali, dhe qe permateper e per cudi kisha lexue gjithe autoret e epikes kalorsiake, si Pucci, Bojardo, Tasso, dhe dy here vete Arioston. Lemi me lejoi privilegjin e leximit e te kritikes se pare mbi perkthimin mbi nje fletore te klasave fillore [ne Shqipni kishte mungese te madhe letre shkrimi dhe per shkollat]. Perkthimi i Lemi ishte i nivelit te nalte, qe i pershtatej cilesise se Ariostos, i perkryem. Nje kryeveper ne gjuhen shqipe. Lemi u bind per aftesite e tij, dhe nje dite, ne dhomen tone te mbushun plot me te burgosun, mes mjegulles se tymit te cigareve, recitoi oktavat e arta te Ariostos shqip, duke fitue admirimin e levdatat e te gjitheve, per nje perkthim aq te shkelqyeshem, duke i urue qe te kishte mundesi me e cue deri ne fund ate ndermarrje te veshtire. Dhe ndermarrja do te vazhdonte pavaresisht se konditat nuk ishin aspak te favorshme dhe te tjera vuejtje e pengesa mund te ndodhnin, sic ndodhen.

Ne qershorin 1958 na transferuen ne Lushnje qe do te bahej qendra e internimeve dhe debimeve ne shkalle kombetare. Te internuemit e te debuemit u caktuen ne punet e randa te bujqesise e te permiresimit te tokave kenetore te Myzeqese ne fermen bujqesore ma te madhe te vendit, prej 13 sektoresh-kampe internimi. Te internuemit duhet te punonin nga mengjesi deri ne darke per te fitue buken e gojes. Lemi dhe ne te tjeret u caktuem ne ndertimet e fermes dhe u vendosem ne sektorin-kamp te Plugut, ne nje lloje banese me kallamishte kenete, qe sherbente si fjetore. Flinim mbi disa krevate primitive. prej druni. Lemi e kishte nderpre perkthimin nga puna lodhese dhe vetem ne mbramje mund te pushonim. Kalonim kohen me diskutime e duke luejte letra. Kur nje dite, ja behu Prof. Mark Dema, me nje tjeter liber te Orlando Furiosos, ne nje botim ma te mire, me shenime e shpjegime. Pasi lexoi perkthimin e Lemit, mbeti entuziast dhe ia mbushi mendjen qe te vazhdonte punen qe kishte nise aq mire. Une e vellai im Valentin dhe shoket e tjere u bashkuenm me Markun. Lemi premtoi se do te vazhdonte perkthimin dhe do ta perfundonte, edhe nese kushtet e denimit ishin te randa dhe me te paprituna. Prej asaj dite Lemi, sa kthehej nga puna, permblidhesh mbi krevatin e tij dhe perqendohej mbi perkthimin qe po vazhdonte i suksesshem. Marku i kishte sjelle dhe nje pako me fletore e lapsa. Nje dite na u drejtue : - Flisni e bani zhurme sa te doni, pini cigare sa te mundeni, perdryshe nuk me ec puna e perkthimit. Dhe nje here tjeter : - Ne qofte se vazhdoj keshtu, kam frike se do te cmendem ma teper se Orlandi.
Me 1963 Lemi martohet me zonjushen Marie Muzhani, e bija e profesorit te tij Luigj Muzhani, e cila jetonte me vellaznit e saj ne Tirane. Lemi si internuem mund te martohej por me nje grue kurajoze dhe e vendosun a qe pranonte me nda vuetjet me te. E kjo grue ishte pikerisht Marie Muzhani. Ministria e Brendshme u dha nje dhome ne kapanonet e Savres, qender internimi. Barakat prej derrase ishin ndertue kastile per te internuemit. Ne dhome, qifti hynte e dilte nga dritareja e vetme neper nje shkalleze primitive prej druni.
Me kete rast familja e Maries i doli zot qe ta mbante Lemin pa punue, qe keshtu te merrej vetem me perkthimin. Megjithese banin nje jetese skami, qifti ishte i vendosun qe nisma te cohej deri ne fund. Une shkoja here pas here per te shikue se si shkonte puna e perkthimit. S’kishe c’ka me thane, asnje vrejtje, aq e persosun po shkonte radhitja e vargjeve shqip, si nje krijimtari e vertete e nivelit te nalte. Fama e ketij perkthimi ishte perhape dhe njerezit, qofte te internuem apo te lire, cfaqnin admirim e respekt per kete profesor te internuem, qe ne kushte te papershtatshme po kryente nje pune letrare aq te madhe e te vlefshme. Vecanerisht intelektualet e internuem si ai, perfshiheshin nga nje ndjenje krenarie se si nga radhet e tyne po dilte nje njeri aq i shquem per nga kultura. Puna shkoi deri ne nivel shtetnor, dhe nje kolonel i Ministrise Brenndshme vjen dhe e takon duke e pergezue per kete nisme. Oficeri kishte krye disa studime ne Itali. Kjo, sipas gjases, hapte nje perspektive te mire per Lemin. Maredhanjet me Bashkimin Sovietik nuk ishin shpalle te prishuna dhe vazhdonte te mbretnonte nji klime zbutese. Me qershor 1964 bahet nje lirim i madh dhe Lemi perfiton, mes gezimit te pergjithshem. Ai transferohet menjehere ne Tirane prane familjes se grues. Ishin shpresat se Lemi do te mund te punesohej diku si perkthyes. Por ndodhi prishja me Bashkimin Sovietik, qe do te spallej me te madhe ne raportin e shokur Enver Hoxha ne Kongresin e Peste te Partise se Punes. Raporti duhej perkthye urgjentisht ne gjuhet kryesore, ne menyre teper sekrete. Perkthyesit mbyllen nje jave rresht ne Komitetin Qendror. Nder to edhe Lemi per versionin italisht. Perkthimi i Lemit ra ne sy per cilesin e nalte, dhe pati fjale te mira e pergezime. Gjithcka dukej se po shkonte me vela te hapuna. Por si thone, e keqja vjen nga e kur nuk e prêt. Ja qe nja dhjete dite ma vone e arrestojne pa i dhane asnje aresye e bashke me gruen e pak placka i ngarkojne mbi nje kamion e i degdisin ne nje fshat te humbun te Karavastase nga ana e Fierit. Fshati koopertivist Nernenas. Pse nuk e kthyen ne Saver ku kishte miq e ishte ambientue? Lemi ishte i detyruem te punonte, por Maria, si grue kurajoze dhe e vendosun, mori persiper te plotesonte normen e tij, qe ai te merrej me perkthimin. Kunetet u treguen burra dhe e ndihmonin vazhdimisht. Ne kete menyre pas 17 vjet pune ngulmuese, Lemi arriti te perfundoje kete kryeveper te letersise italiane e botnore. Nje ndermarrje unike qe per konditat ne te cilat u krye, mund te quhej e pamundshme. Nje pune kolosale. Jo vetem per te qendrue besnik stilit dhe vargezimit me rime te poezise se Ariostos, por per sasine prej 40 mije vargjesh te shkrueme e te rishkrueme disa here ne kopje e te hedhun ne bukurshkrim. Ku te gjendej letra, qe s’kishte ne shitje as ne qarkullim. Ma se 500 fletore shkollore prej 16 faqesh dhe ma teper, dhe 3000 flete letre A4, qe gjendej vetem neper zyrat e qe miqte e dashamiret mblodhen per te. Makinat e shkrimit ishin monopol i shtetit e mjere kuj t’i gjendej ne shtepi ose perdorim. Lemit iu desh te punonte si nje murg, per te radhite ne bukur shkrim ato 40.000 vargje ne kater vellime prej 400 faqesh, nga tre oktava per faqe, qe perbanin 1600 faqe te shkrueme me dore. I kish thane nje miku : - Te me kishin mbylle ne nje qeli murgu, me nje krevat e nje tavoline, ne nje monastir te qete hajdede, por perfundova ne nje kasolle prej kallamash e balte, me policet e spiunet neperkambe qe bertisnin e silleshin si jena aty perreth.

Dyzet mije vargje te shkruem me dore, qe me kopjet e keqia e korrigjimet i kalojne te 100 mije rreshta njembedhjeterrokesh, te shruem, te korigjuem e te rishkruem. Sa durim e sa vendosmeni te hekurt te ketij njeriu qe pati forcen e guximin me perballue regjimin e terrorit e te diktatures, duke tregue se, megjithe dhunen, torturat e denimet, nuk kishte arrite me shue flaken prometeike qe ndizej ne thellesi te shpirtit te nje intelektuali shqiptar si Guljelm Deda dhe te shokeve te tij te tjere po ashtu te kalitun si ai.
Permbyllja. Megjithes se vepra doreshkrim u paraqit prane Akademise, Ministrise se Kultures dhe Lidhjes se Shkrimtareve te regjimit komunist nuk pati asnje reagim dhe nuk u ba asgja per botimin. Shembja e diktatures i dha Lemit mundesi me kalue me 1990 ne Itali, ku u prit shume keq nga autoritetet. Por ne saje te shoqates Komunione e Liberazione qifti mundi te gjeje strehin e perkrahje ne Perugia. Atje ai pati kenaqesine te tregoje aftesine e tij oratorike ne gjuhen italiane para studenteve te universiteteve te vendit, qe mbeten te befasuem nga aftesia e perdorimit te italishtes ne nivelin ma te persosun, pervec subjektit te trajtuem. Une e takova disa here. Por ate e zuri dridhja e duerve e nuk mund te shkruente ma. Pata mundesi te botoj ne revisten time Kuq e Zi disa kange nga Orlandi Cmendun te perkthyeme prej tij, per te cilen pune u gezue fort. Heren e fundit ai me dorezoi shkrimet e tij bashke me kater vellimet e perkthimit, me shprese se dikush do te dilte per te ba botimin, por edhe duke pa se shendeti po e linte e po keqesohej dita dites. Ai kishte nderhy prane disa institucioneve kulturore italiane deri dhe te Prof. Guzzetta ne Palermo, pa gjetun mirekuptim e perkrahje per botimin shqip te kryevepres se Ariostos. Vox clamantis in deserto.
Ne mars 1994 ai vdiste ne Perugia nga ajo semundje e pasherueshme qe e kishte mundue kohet e fundit, pa pase kenaqesine qe ta shihte perkthimin e tij te botuem. Edhe e shoqja, nje grue trime dhe krenare, nderroi jete me 1998,. Qifti nuk pati femi. Une kisha vazhdue botimin e perkthimit te Lemit deri ne shtate kange, ne revisten time te vogel e modeste.
Mbas kaq vitesh, duke mos pa asnje orvajtje te riabitilizimit e vleresimit te ketij intelektuali te shquem shkodran, sic ishte Guljelm Deda, vendosa te ndermarr nje nisme dhe u drejtova te Fahri Baliu, drejtori i gazetes 55 dhe i shtepise botuese me kete emen. Zoti Balliu u tregue i mirekuptueshem dhe e mori persiper kete botim, duke caktue njerez per redaktimin e vepres. Me kete rast ai i ban nje sherbim te madh kultures shqiptare duke nxierre ne pah nje figure madhore te saj e lanun ne harrese per shkaqe te pajustifikueshme. Njekohesisht i jep publikut dhe po ashtu kultures sone, perkthimin e nje nga kryeveprat e poezise epiko kalorsiake te letersise italiane. Kjo shkon ne nderin e Zotit Balliu dhe te ekipit te tij, si te gazetes ashtu te shtepise botuese qe ai drejton me sukses prej kaq vitesh. Nje merite e padiskutueshme e botimeve te 55 te z. Balliu, asht nxierrja ne pah e disa figurava te perndjekuna e te martirizueme nga diktatura si Pater Zef Pllumi dhe therorimi i dy poeteve te rinje, Vilson Blloshmi e Genc Leka. Kjo ne nje kohe kur ish te burgosunit e te internuemit politike i nenshtrohen nje emargjinimi te pacipte, duke harrue se ishin ata qe u sakrifikuen, u martirizuen e vuejten per lirine e demokracine, sa qe ne nje far menyre ferrin e tyne real ata e ngjasonin me ate abstrakt te Dantes, qe ishte poeti i preferuem i tyne.
Italia nepermjet institucioneve te saja kulturore duhej t’i kushtonte vemendje ketij rasti unik dhe specifik, ku nje intelektual i formuem ne nje nga universitetet ma prestigjoze si ajo e Padoves, arrin me perkthye nje veper aq te madhe poetike ne kondita te tilla qe konsiderohen te pamundshme, aq dramatike e tragjike ne kontekstin e nje shtypje te eger qe bante kerdine nder te pafajshmit, mes tyne intelektualet europeiste shqiptare, kryesisht me kulture italiane. Profesori Guljelm Deda kishte me meritue jo vetem dekoratat ma te nalta te qeverise e te presidences shqiptare por edhe ato te Italise
per nje kontribut te njohjes nga ana e publikut shqiptar te kryeveprave te letersise italiane, qe do te shenonte dhe forcimin e metejshem te miqesise midis dy vendeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi