Domosdoshmeria e organizimit te Kombit
Faqja 1 e 1
Domosdoshmeria e organizimit te Kombit
Situata e sotme në botë, Evropë dhe Ballkan ka specifika të reja. Globalizmi po ecë e po zë hapësira të reja dhe po kemi ndarje dhe integrime të reja në botë e Evropë. As në epokën e globalizmit nuk mund të themi se nuk kanë probleme edhe kombet e mëdha që e kanë zgjedhur më pare çështjen kombëtare. Por posaçërisht të theksuara janë problemet kombëtare të atyre popujve a kombeve që nuk e kanë të zgjedhur ende si duhet çështjen kombëtare. Nga këto dy aspekte të çështjeve kombëtare në botë del konkluzioni se objektivisht nuk mund të mendohet struktura e botës sot pa marrjen parasysh të çështjeve kombëtare në ontologjinë e botës dhe fenomenet rreth saj. Natyrisht që çështja kombëtare e popujve të botës ka ndikimin e vet edhe në situatën e sotme botërore dhe ecuritë a proceset e ndryshme ekonomike, politike, juridike, diplomatike, ushtarake, etj. Kjo ndodhë edhe në Evropë dhe Ballkan.
Se sa ndikim mund të ketë sot qoftë edhe problemi i një pjese të kombit jo vetëm në një rajon por edhe në një kontinent dhe në shumë kontinente e vërteton edhe rasti i Kosovës. Okupimi klasik i Kosovës nga ish-Jugosllavia dhe intensifikimi i shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia okupatore e Sllobodan Millosheviqit shkaktoi daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) e cila e ndezi luftën për çlirimin e vendit të vet nga okupatori socialshoevnist millosheviqian. As Evropa as bota nuk ndeji indiferent ndaj kësaj lufte, dhe pas disa viteve rezistencë të shqiptarëve të Kosovës, u mor me çështjen e Kosovës. Në vitin 1999, pas përfundimit të luftës së Kosovës kundër okupatorit gjakpirës, bota Këshilli i Sigurimit të OKB-së nxori një Rezolutë e cila nuk e zgjodhi çështjen e Kosovës por vetëm e prolongoi. Duke dalë prolongimi i padrejtë ndaj Kosovës KS i OKB-së (shumica e tij në krye me SHBA-në) u duk se pati vullnet që këtë Rezolutë ta shfuqizojë, por këtë vullnet nuk e pranoi Rusia. Rusia, me ideologjinë e saj hegjemoniste e përdori çështjen ende të pazgjidhur të Kosovës për hesape të veta. Pra, e përdori kartën e pengimit të pavarësimit të Kosovës për ti treguar muskujt si një nga superfuqitë e rimëkëmbura dhe për ta përgatitur terrenin për pushtimin e Gjeorgjisë, duke goditur indirekt edhe interesat gjeostrategjike të SHBA-ve dhe të NATO-s. Kombi shqiptar në Ballkan dhe në botë nuk duhet të flejë dhe të mos jetë i koncentruar rreth Strategjisë dhe taktikës së Rusisë kundër Kosovës, pasi që Rusia mund ta ketë të programuar që aleaten e vet-Serbinë ta këshilloj dhe nxisë (sidomos elementët millosheviqian që ende janë faktorë në këtë shtet) për invadim të Kosovës.
Është shkurtpamësi kombëtare, politike e ushtarake nëse pjesa më përparimtare e kombit shqiptar në Ballkan dhe botë është e kënaqur me stadin e tashëm të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare. Status-quoja e tashme shqiptare është “ forcim” i kombit në ricopëtimin e tij ende tragjik dhe ende të papërgatitur dhe të paorganizuar mirë para rreziqeve të reja aktuale që mund ta presin. Vetë gjendja në terren dhe ajo juridike si me Kushtetutën e kushtëzuar të Kosovës ashtu edhe me vazhdimin tani të Rezolutës nr. 1244 së KS të OKB-së që imponon de juren dhe de facton e opsionit të mëhershëm lëdëkëist federatë-konfederatë me Serbinë (mbetjen e ish-Jugosllavisë) shton më tej apetitet e Serbisë për okupimin e Kosovës pasi që edhe politika zyrtare e presidentit të Serbisë, z. Tadiç është e vendosur që pa luhatje ta mbajë Kosovën, si sot ashtu edhe nesër pas integrimit të ardhshëm të Serbisë në Unionin Evropian.
Kokat e kthjelluara të kombit shqiptar duhet ta dinë se në Kosovë ku edhe pse ka shkuar ca përpara statusi i Kosovës ende aty nuk janë të zgjedhura as të drejtat elementare të njeriut të qytetarëve të Kosovës, (e lëre më e drejta reale për shtetësi dhe sovranitet real të matshëm me shtetet tjera ballkanike) por, përkundrazi janë aq shumë të rënduara sa mund të priten edhe shpërthime pakënaqësish kundër administrimit dhe administruesve të tashëm të Kosovës. Gjithashtu, tepër shqetësuese dhe shumë frustruese është gjendja reale e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi.
Shqipëria ”demokratike” e londineze, mjerisht, është e kënaqur me status-quon kombëtare shqiptare. Qeveria aktuale e saj ka bllokuar demokracinë pluraliste në Shqipëri dhe po vazhdon të jetë shkaktarja kryesore e Gërdecëve në shtetin amë të shqiptarëve. Duke qenë kundërshtare e rreptë e shtetit kushtetues, kryeministri konfliktuoz e diktator i Shqipërisë, nën maskën e demokracisë po instalon në vendin e shqiponjave një regjim anti-qytetarë që synon të tjetërsoj e degjenerojë esencën e shpirtit (identitetit) shqiptar dhe të thyej boshtin kurrizor të kombit.
Këto që i shkruam për gjendjen aktuale të kombit shqiptar në Ballkan argumentojnë se sot shtrohet si domosdoshmëri e ditës riorganizimi i tashëm dhe organizimi në shkallë më të lartë në të ardhmen i kombit shqiptar në Ballkan, Evropë dhe në botë.
Cilat janë elementet parësore (primare) për riorganizimin dhe organizimin e mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të Kombit?
Ato mendojmë se janë:
1. Realizimi sa më i shpejtë i kombit i integrimit me vetveten. Realizimi i gjithanshëm politik, ekonomik, kushtetues, shtetëror, ushtarak edhe si njësi ku jetojnë po edhe në lidhje me realizimin e Programit kombëtar për integrim në një njësi më të madhe të të gjithë shqiptarëve në Ballkan dhe botë.
2. Riogranizimi dhe rikrijimi i të gjithë mekanizmave a organizmave të të gjitha formave që realizojnë QËLLIMIN SHQIPTAR, pra qëllimin e vetvetes sonë.
3. Riparimi politik. Emacipimi politik që përfshinë: profilizimin e të gjitha partive politike që veprojnë në trojet shqiptare. Riorganizimin dhe organizimin pa asnjë hezitim edhe i të majtës shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në trojet tjera shqiptare në Ballkan, sipas shembullit të standardeve majtiste në Evropë dhe botë. Kjo ngase djathtistët bënë dhe po bëjnë punë me shumë rreziqe dhe degjenerime të paguara për deshqiptarizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe botë.
4. Riparimi ekonomik. Krijimi i biznesit unik shqiptar dhe i tregut unik shqiptar. Forcimi i bazës ekonomike dhe i mirëqenies së kombit duke mos u mbytur në fushën e konkurrencës në tregjet ballkanike, evropiane dhe botërore.
5. Koncentrimi dhe zhvillimi i trurit, inteligjencës së veçantë shqiptare ngase asnjëri nga faktorët e lartpërmendur nuk bëhet pa i mbledhur, koncentruar e zhvilluar të gjitha energjitë trunore inteligjente të shqiptarëve kudo që janë.
6. Mendjet e ndritura kombëtare shqiptare duke imagjinuar, krijuar e realizuar rendin e vet të brendshëm do ta shohin domosdoshmërinë që gjithçka shqiptare të udhëhiqet nga një qendër kryesor kombëtare e cila duhet të jetë e përsosur, e shkathët, tejet i stërholluar, shumëformëshe, shumëdimensionale, kibernetike që është asi sistemi ashtu i programuar që vet analizohet, korrigjohet dhe që vetëforcohet vazhdimisht në përputhje të plotë me ndryshimin e rrethanave në terren, në ekonomi, politikë, jurisprudencë, gjeostrategji të thellë e të zgjeruar gjithëkombëtare. Një tru i tillë, një sistem e rend i tillë, një mekanizëm inteligjent vetërregullues dhe vetëforcues (VETSHQIPËRI) nuk bënë të lejojë kurrsesi anarki që kombi të shkojë spontanisht kah të dojë, por ta ORGANIZOJË dhe programojë andej kah është e domosdoshme dhe në interes të plotë të KOMBIT të shkojë. Ky mekanizëm i pastër kombëtar domosdoshmërish duhet ta ketë edhe faktorin “antivirus” kombëtar i cili qysh në fillim t’i eliminon përpjekjet individuale, grupore, partiake në dëmë të kombit.

Rrebele- Moderator
- Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009
Similar topics
» Nexhmije Mehmetaj: Domosdoshmëria e institucionalizmimit të shkollës së gjuhës shqipe në Zvicër
» Faruk Tasholli:Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani
» Të paharrueshmit e kombit!
» FIGURA TË KOMBIT
» Urdhri “Nderi i Kombit”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi