Rama po stukon PS-në nga tërmeti post-zgjedhor
Faqja 1 e 1

Lavdrim Lita
Sa për fillim, duhet thënë se dje, katër persona përfunduan në prangat e Antikrimit Ekonomik në Tiranë, pasi u kapën gjatë operacionit të koduar “Stuko”. Ata dyshohej se merreshin me falsifikim materialesh ndërtimi.
Por pasi keni parë titullin, ndokush mund të pyesë se ç’lidhje ka Edi Rama me stukon e sekuestruar? Kjo pyetje do përgjigje. Ne nuk e dimë se ku dhe kujt ia shisnin stukon këta të katërt, por gjithsesi dimë se Edvini po kërkon stuko për të mbyllur të çarat, plasat, gollat, gropat e kallamat e tavanit, si dhe shkallët, nga tërmeti elektoral. Rama shkon në Gjoricë - dhe mirë bën, por në shtëpinë e tij politike është bërë nami. PS po krijon një krater që do pak kohë të bëhet një grand canyon nga një meteorit në politikë, siç është Blushi. Ai kërkon ta fshehë këtë realitet me mjeshtëri fasadash e bojkotesh, por a fshihet dielli me shoshë?
Mirëpo kjo lojë fasadash, siç u pa edhe gjatë kongresit të jashtëzakonshëm të socialistëve, ku Egoarku zgjodhi bunkerizimin e debatit demokratik, nuk funksionoi. Kjo edhe falë zotësisë së kategorisë sonë mediatike, që u infiltruan e nxorën shoqërinë nga terri informativ. Rama po tregon se është i vetmi politikan që nuk mëson nga gabimet e tij. Edhe në këto momente që po konsumohet turi elektoral përpara zgjedhjeve brenda partisë kërkon ta stukojë mirë e mirë fasadën e demokracisë së PS nga të çarat fiziologjike. Ai nuk ulet të analizojë dështimin me arkitekturën bashkë me anëtarë e shtëpisë politike, por bën sikur ka gjithçka në kontroll, është Ai njëshi, edhe pse çatia po pikon.
Këto plasaritjet që po pëson figura e tij po i vijnë kryesisht nga kazma e “mendimit ndryshe” me diarkinë Ben Malaj dhe fjalët hithra të Ben Blushit, të cilët çdo ditë dalin e kundërshtojnë me sukses Ramën, me qëllimin e pafshehur për ta shembur egoarkun nga froni. Merret me mend se ata, çdo ditë, me një tufë fjalësh plot gjembaçë gërvishtin figurën e Ramës në publik. Ndërsa këta fishkëllejnë me tam-tame, Rama - dinak për nga natyra - po i fut kolona të tjera ceparakthi, d.m.th më të forta, fronit të tij në PS. Pa leje KRT-je, kuptohet. Usta i kësaj argjinature është vetë ai, por në procesin e punës së meremetimit, ai ka marrë një punëtor, një hyzmeqar krahu që t’i bëjë llaçin. Materialet e ndërtimit ua siguron vëllai nga Fieri. Besoj e keni kuptuar se kë ka zgjedhur për të bërë gati stukon? Po! Padyshim, është Maqo Lakori, ky personazh grotesk që shëtit në prehrin e Ramës cep më cep të Shqipërisë, pa iu prishur makiazhi i cergosur. Në të vërtetë, nuk di të bëjë kalkulime politike përfituese, por Maqo Lakrori, më shumë se po fiton, po humb. Ai po humb dinjitetin përballë një garë që përditë e më shumë po i ngjan një festivali humori në salla të mbyllura. Aty natyrisht nuk flitet për platformë brenda PS, por njëri i bie patkoit e tjetri gozhdës, duke luajtur cicmic në publik. Sa bajate janë ato mbledhjet elektorale që ngjajnë më një cirque du soleil, ku njeri është i shkurtri dhe tjetri i gjati. Kontrast është gjatësia.
Sa për platformë politike, Lakrori thotë se do të bjerë qeveria Berisha, në vend që të predikojë rënien e “qeverisë Rama” brenda PS, pasi aty duhet ta ketë mendjen... Por jo. Nga ana e vet, Rama është më bombastik në fjalimet e degdisura prej rreperi, i cili nuk këndon më këngën “Çohu”, as “Ulu”, por “Bojkot”. Përveç bojkotit qorr, ai deklaron se do të bëjë edhe protesta. Mirëserdhe në shesh Skënderbej! Ah, po, më falni, ka një problem... Ai nuk e mbush dot sheshin me militantë. Duke mos pasur tension politik, sepse perceptimi që e majta me kryqtar Ramën nuk ka fituar, edhe vetë elektorati nuk do ta ndjekë. Ai nuk është Jezu Krishti, paçka se bën përditë liturgjinë vox clamantis in deserto (Një njeri që bërtet në shkretëtirë).
Po kërkon të krijohen kushte artificiale për të krijuar një tension politik artificial, me qëllim forcimin sa më shumë të polarizimit mes krerëve Rama-Berisha. Egoarku nuk lexon, ndaj sillet me atë ç’i ka ngelur; një gjuhë dhune, pa takat real.
Përsa u përket protestave, kam qejf të shikoj se sa veta do t’i shkojnë në mitingje Edvinit, kur ky nuk na jep as përshtypjen se i beson “kauzës” se vet personale. Kam qejf të shikoj Egoarkun teksa bën politikë aktive dhe të mos fshihet mbas fustanellave të zëdhënëseve të Bashkisë (apo të selisë ylberiste). Rama duhet të bëjë politikë në parlament me të deleguarit e qytetarëve, me komisione hetimore, me iniciativa popullore etj. Deputetët nuk janë pasuri personale e Edvinit, nuk janë robotë që lëvizin me komandim. Edhe pse këta të PS po duken të tillë, kam besim se ata do ushtrojnë presionin e duhur që e majta t’u rikthehet tryezave të politikës parlamentare. Edi Rama kujtoi se me këtë zgjedhje po bën diversitet në politikë, por në të vërtetë kjo stratagjemë po kthehet në një diversion okult. Tashmë shumëkush po e kupton se ai nuk di të bëjë politikë të mirëfilltë - meqë ka karakter emocional - në një mejdan ku kërkohet të jetë racional.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rama, letër publikut për Kolegjin Zgjedhor
» Termeti i sontem në Shqipëri!
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» Tërmeti 'rrafshoi fshatra'
» 02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi