Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri-Kosovë: Nivel i ulët i bashkëpunimit ekonomik, pengesa nga të dy qeveritë

Shko poshtë

Shqipëri-Kosovë: Nivel i ulët i bashkëpunimit ekonomik, pengesa nga të dy qeveritë Empty Shqipëri-Kosovë: Nivel i ulët i bashkëpunimit ekonomik, pengesa nga të dy qeveritë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2015 2:52 pm

Shqipëri-Kosovë: Nivel i ulët i bashkëpunimit ekonomik, pengesa nga të dy qeveritë


Shqipëri-Kosovë: Nivel i ulët i bashkëpunimit ekonomik, pengesa nga të dy qeveritë Largea_lufta-596x3581439981618


​Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është ende në nivele të ulëta, pavarësisht se deri më tani dy qeveritë kanë realizuar dy mbledhje të përbashkëta dhe kanë firmosur një sërë marrëveshjesh pothuajse në çdo fushë.
Të këtij mendimi janë ekonomistët në Tiranë, ndërsa bazohen edhe në të dhënat zyrtare të numrit të bizneseve që operojnë sa në Shqipëri dhe në Kosovë; ku 300 biznese kosovare janë të regjistruara në Shqipëri dhe 500 biznese shqiptare janë të regjistruara në Kosovë.
Besart Kadia, ekonomist dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike thotë për KosovaPress se shkëmbimet tregtare janë të ulëta mes dy qeverive edhe pse potenciali është i madh.


Shqipëri-Kosovë: Nivel i ulët i bashkëpunimit ekonomik, pengesa nga të dy qeveritë Shqiper12546

"Shqipëria me Kosovën janë dy shtete që kanë të njëjtin trend zhvillimi, kanë të njëjtën infrastrukturë institucionale; janë të dyja shtete në zhvillim, me mungesë të theksuar të ekonomisë së tregut, ndërkohë që po mundohen të krijojnë stabilizimin e brendshëmdhe kanë mungesë tradite dhe komunikimi e dhe me palët e tjera, apo shtete të tjera në marrëveshjet bilaterale, dhe duhet të përfshijmë edhe grupet e interesit të cilat gjithnjë bëjnë lobim në shtyrjen e këtyre marrëveshjeve dhe kundër interesit të tyre. Qeveria shqiptare dhe qeveria e Kosovës, duhet të kuptojnë që shkëmbimi apo bashkëpunimiekonomik midis dy shteteve , ka potencial të madh,por gjasat janë që të mos jenë të rëndësishme për të dyja shtetet në të ardhmen, për vetë faktin se lloji i produktit apo shkëmbimit tregtar që ne kemi është shumë i ngjashëm me njëri-tjetrin. Të dhënat e fundit në Shqipëri tregojnë se ka afërsisht 300 biznese mikro nga Kosova ndërkohë nga Shqipëria drejt Kosovës janë 500 biznese të regjistruara me origjinë shqiptare që tregon një nivel të ulët edhe të shkëmbimit ekonomik," tha Besart Kadia.
Sistemi i ndryshëm i taksimit krijon po ashtu probleme dhe pengesa në rritjen e bashkëpunimit ek onomik mes dy vendeve tona; ku aktualisht Shqipëria ka implementuar taksën progresive. Sipas tij, çdo ndryshim taksash apo çdo ndryshim tarifash doganore, apo çdo lloj strategjie tjetër e tregtisë me jashtë duhet të ndërmerret nga të dyja qeveritë njëkohësisht.
"Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka ndryshuar sistemin e taksimit, duke implementuar taksën progresive, që në një farë mënyre për çdo biznes nga Kosova që do të operojë në Shqipëri i ka bërë jo konkurues dhe jo të njëjta. Pra, ideja është që çdo ndryshim taksash apo çdo ndryshim tarifash doganore apo çdo lloj strategjie tjetër e tregtisë me jashtë duhet të ndërmerret nga të dyja qeveritë njëkohësisht. Dhe e dyta që është e rëndësishme për tu theksuar është se çdo lloj bashkëpunimi ekonomik apo lehtësim të tarifave dogan ore zakonisht përkthehet në mungesë të ardhurash për të dyja qeveritë respektive... dhe në kohë krize në mungesë të të ardhurave në buxhetin e shtetit, kjo kuptohet që shtyhet për më vonë ," tha më tej Kadia.
Nga ana tjetër, Kadia nuk e sheh si negativ shkëmbimin e lartë tregtar të dy vendeve me Serbinë. Përkundrazi, sipas tij kjo marrëdhënie e mirë tregtare me Serbinë ndikon pozitivisht edhe në stabilitetin politik të rajonit.
Kadia shton se nuk është e rëndësishme që të konkurrojmë Serbinë apo dikë tjetër, por ne si Shqipëri dhe Kosovë të prodhojmë dhe të specializohemi në ato fusha ku jemi të afta për të prodhuar, dhe për të cilat tregu ka nevojë.
"Është një presion pozitiv në një farë mënyrë që bizneset shqiptare por dhe në Kosovë tà « specializohen në ato fusha ku ato janë të afta për të prodhuar. Unë nuk pretendoj që të konkurrojmë me Serbinë për disa lloj produktesh bujqësore, siç kundër edhe Serbia nuk mund të konkurrojë me Shqipërinë sa i përket për shembull mineraleve apo turizmit ku ne kemi potencial. Për integrimin në BE ne duhet të shohim më shumë integrimin rajonal në Ballkan, specializimin e shteteve të vogla të Ballkanit në ato fusha apo në ato sektorë ku ato mendojnë se kanë avantazhe afatgjatë konkurrues. Në këtë kuptim shkëmbimet tregtare me Serbinë duhet të jenë në një farë mënyre pozitive edhe për stabilitetin politik midis shteteve të rajonit dhe jo e kundërta. Me lidhjet e reja të infrastrukturës dhe marrëveshjet e reja që janë nënshkruar dhe me mbikëqyrjen e Gjermanisë në Berlin dhe në Vjenë, të dyja këto do të çojnë drejt një integrimi më të madh ekonomik me shpresën për më shumë stabilitet dhe njohje eventualisht tà « shtetit të Kosovës," tha Kadia.
Në dy mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, sidomos në sektorin ekonomik, por implementimi i tyre po has vështirësi. Shumë biznese ankohen se paguajnë tarifa të larta në doganë apo kanë pengesa të tjera tregtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi