Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nesër nënshkruhet një protokoll bashkëpunimi Kosovë-Gjermani

Shko poshtë

Nesër nënshkruhet një protokoll bashkëpunimi Kosovë-Gjermani Empty Nesër nënshkruhet një protokoll bashkëpunimi Kosovë-Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 9:51 pm

Nesër nënshkruhet një protokoll bashkëpunimi Kosovë-Gjermani



Nesër nënshkruhet një protokoll bashkëpunimi Kosovë-Gjermani BERLIN

Prishtinë - Sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave kanë nisur negociatat dypalëshe në mes të Qeverisë së Kosovës (MEF) dhe Qeverisë gjermane, në lidhje me protokollin e bashkëpunimit në fushën ekonomike. Ndërkaq, nesër më 23 shtator, si rezultat i këtyre negociatave, do të bëhet nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim. Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të martën kanë nisur negociatat dypalëshe në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës (MEF) dhe Qeverisë Gjermane, në lidhje me protokollin e bashkëpunimit në fushën ekonomike. Shfrytëzimi i mjeteve të cilat janë zotuar në konferencën e donatorëve nga Qeveria gjermane si dhe projekte konkrete, të cilat do të financohen përmes këtyre donacioneve kanë qenë temë diskutimi në negociatat dypalëshe në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe Qeverisë Gjermane, në lidhje me protokollin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, tha Bashkim Isufi, shef i kabinetit në ministri të MEF-it. Sipas Isufit, kjo marrëveshje është nënshkruar edhe në fillim të këtij viti, si rezultat i konferencës së donatorëve vitin e kaluar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi