Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liderët theksojnë masat për klimën

Shko poshtë

Liderët theksojnë masat për klimën Empty Liderët theksojnë masat për klimën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2009 12:08 pm

Liderët theksojnë masat për klimën

Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar samitin e OKB-së për klimën në Nju Jork se brezi i tij do të gjykohet nga historia, nëse dështon në luftën kundër ngrohjes globale.


Liderët theksojnë masat për klimën ----xobamade


Ai tha se nëse nuk adresohej ky problem brezat e ardhshëm përballeshin me një katastrofë të pakthyeshme.
Presidenti tha se njerëzimi e kishte kuptuar shumë vonë shkallën e kërcënimit nga ngrohja globale.
Por ai shtoi se në tetë muajt e fundit Amerika kishte bërë më shumë se më parë.
"Kjo është një epokë e re. Jam krenar të them se Shtetet e Bashkuara kanë bërë më shumë për të promovuar energji të pastër dhe për të reduktuar ndotjen nga dioksidi i karbonit në tetë muajt e fundit, sesa është bërë herë tjetër në historinë tonë."
Liderët theksojnë masat për klimën --ob-tx

"Ne po bëjmë investimin më të madh të qeverisë në energjinë e ripërtëritshme, një investim që të ka si qëllim të dyfishojë kapacitetin nga energjia e ripërtëritshme prej erës dhe burime të tjera të ripërtëritshme në tre vjet."
Në mbarë Amerikën, biznesmenët janë duke ndërtuar turbina të erës dhe panele solare dhe bateri për makina hibride me ndihmën e garancive për kredi dhe lehtësim taksash, projekte këto që po krijojnë vende pune dhe industri të reja," tha presidenti Obama.
Liderët theksojnë masat për klimën Okb-berisha1
KM Berisha merr pjesë në Samitin mbi Ndryshimet Klimaterike, gjatë vizitës në SHBA


Duke hapur samitin, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, paralajmëroi se mosarritja e një marrëveshjeje për ndryshimin e klimës do të ishte e pajustifikueshme.
"Mosarritja e një marrëveshjeje të gjerë në Kopenhagë do të ishte e pajustifikueshme moralisht, dritëshkurtër ekonomikisht dhe jo e mençur nga ana politike. Nuk mund të shkojmë kësaj rruge."
"Nëse kemi mësuar një gjë prej krizave të vitit të fundit, është se fatet tona janë të ndërlidhura," tha zoti Ban.
Liderët theksojnë masat për klimën --Jintao

Presidenti kinez, Hu Jintao, the se vendet e zhvilluara kishin nevojë për mbështetjen e duhur financiare për të ndihmuar vendet në zhvillim që të marrin teknologjitë e pastra për energinë.
Duke folur në takim, presidenti Hu foli për masat,të cilat Kina ishte gati të ndërmerrte.
"Fllmisht ne do të intenifikojmë përpjekjet për të ruajtur energjinë dhe përmirësuar efiçiencën energjitike."
"Ne do të përpiqemi të ulim emetime për njësi të GDP-së në mënyrë të dukshme deri në vitin 2020,krahasuar me nivelet e vitit 2005.
"Së dyti ne në mënyrë të fuqishme do të zhvillojmë energji të ripërtëritshme dhe energji bërthamore."
"Ne do të përpiqemi që deri në vitin 2020 të rrisim deri në masën 15 për qind përdorimin e karburanteve jo nga qymyrguri."
"Së treti do të rrisim sipërfaqet pyjore me 40 milion hektarë."
"Së katërti do të rrisim përpjekjet për të zhvilluar një ekonomi ekologjike, që shkakton emetime të pakta dhe të rrisim punën shkencore dhe kërkimore në teknologji që nuk shkaktojnë ngrohje globale," tha presidenti Hu.
E teksa vendet më ndotëse të botës, Kina dhe SHBA-ja premtonin më shumë masa për të luftuar ngrohjen globale, presidenti Nicolas Sarkozy i Francës lëshoi një paralajmërim të fortë për nevojën e veprimit tani.
"Ne duhet të vendosim, jo vetëm për vendet tona, rajonet tona, madje edhe kontinentet tona."
"Për herë të parë ne nevojitet të vendosim për planetin tonë. Kemi përpara, ose katastrofë, ose zgjidhje."
"Ne vendosim për të gjithë planetin. Vendimet që nuk i marrim tani ne vetë nuk mund të merren nga ata që do të vijnë më pas."
"Asnjëherë një zgjidhje nuk ka qënë kaq vendimtare për historinë e njerëzimit, " tha presidenti francez.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi