Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës

Shko poshtë

Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës Empty Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 24, 2009 6:44 pm

Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës

Bota sot, Nju-Jork


Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës 2usa_sej
Presidenti Sejdiu gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikan

Presidenti Sejdiu e ka falënderuar Presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, si dhe shprehu besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje.


Nju Jork, Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në një pritje të organizuar nga Presidenti i SHBA ve. Presidenti Sejdiu e ka falënderuar Presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, si dhe shprehu besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje. Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës 3usa_3971Presidenti Sejdiu dhe zonja e parë në një pritje të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve
Presidenti Sejdiu gjithashtu u takua edhe me Xhems Xhons (James Jones), Këshilltar i Presidentit Obama për Siguri Kombëtare, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ndër të cilët edhe Ndihmëssekretari i Shtetit për Evropë, Fillip Gordon. Gjatë kësaj pritjeje, Presidenti Sejdiu pati biseda të frytshme edhe me shumë burrështetas të tjerë, ndër të cilët edhe me Kryeministrin e Spanjës, Presidentin e Qipros, Kryeministrin e Nepalit, Kryeministrin e Grenadës, zëvendëskryeministrin e Xhamajkës, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Kryeministrin e Malit të Zi, Presidentin e Maqedonisë dhe Kryeministrin e Turqisë. Në vijim të vizitës në SHBA, Presidenti Sejdiu do të vazhdojë takimet bilaterale me burrështetas të tjerë të cilët marrin pjesë në Asamblesë Përgjithshme të OKB-së.

Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës 6usa_397

Presidenti Sejdiu mbajti fjalë rasti në Pritjen Vjetore të Liderëve Ballkanikë
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në kuadër të aktiviteteve gjatë vizitës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një fjalë rasti në Pritjen Vjetore të Liderëve Ballkanikë, të organizuar nga Rutgers Institute.Të pranishëm në takim ishin Ekmeleddin Ihsanoglu, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ilir Meta, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Stjepan Mesiq, President i Kroacisë, Haris Silajxhiq, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Ahmet Davutoğlu, Minister i Jashtëm i Turqisë e liderë të tjerë.
Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës SEJDA
Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, si dhe anëtarët tjerë të delegacionit të Kosovës.
Presidenti Sejdiu foli para liderëve ballkanikë në Rutgers Institute për zhvillimet dhe të arriturat e rëndësishme në vendin tonë pas pavarësimit të Republikës së Kosovës. Ai vuri theksin në përpjekjet e rëndësishme që po i bëjnë liderët dhe institucionet e Republikës së Kosovës për të siguruar sa më shumë njohje për shtetin e ri, anëtarësimin në shumë institucione të rëndësishme dhe synimin për anëtarësim në sa më shumë institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Presidenti Sejdiu gjithashtu theksoi rëndësinë e qasjes paqësore dhe integruese të të gjitha shteteve të Ballkanit. Në këtë kontekst ai përmendi edhe rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi rajonal, si një kusht shumë i rëndësishëm për stabilitet në rajon dhe për ecje të përbashkët drejt integrimeve në institucionet euroatlantike.
Gjithashtu, nisur nga shembulli i Republikës së Kosovës, Presidenti Sejdiu ka theksuar si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit dhe prosperimit të rajonit respektimin e komuniteteve pakicë në çdo shtet ballkanik.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, u takua me emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani.
Sejdiu falënderoi Obamën për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovës KATT
Presidenti Sejdiu e informoi atë për zhvillimet e dukshme pas pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë edhe themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve shtetërore të Republikës.
Ai gjithashtu e falënderoi emirin Al Thani për mbështetjen që shteti i Katarit i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos në diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe kërkoi që shteti i Katarit ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Sejdiu e njoftoi emirin Al Thani edhe për vizionin e Kosovës për një të ardhme euroatlantike, duke mbajtur tragjeditë e kaluara vetëm si pjesë e memories.Emiri Al Thani premtoi që shteti i tij do të bëjë çdo gjë që është e mundur që njohja e Republikës së Kosovës të realizohet sa më parë. Dy burrështetasit diskutuan edhe çështje që i takojnë edhe sferave të tjera, siç janë arsimi dhe ekonomia.Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi