Kalosh Çeliku: Njerka dhe kopilat e shitur për një torbë taxhi
Faqja 1 e 1

KALOSH ÇELIKU
NJERKA DHE KOPILAT E SHITUR
PËR NJË TORBË TAXHI
Unë pas Luftës së Dytë Botërore erdha në jetë duke bërtitur e qarë, ashtu si të gjithë fëmijtë, siç lindin edhe sot e kësaj dite. Nëna më lindi duke punuar në arë pas një mullari me bar në mes të Dimrit. Dhe, nga andej doli me gjithë mua në grykë, foshnjë duke ia dhënë në dorë Babait.
Babai nga gëzimi në mes të fushës shkrepi pushkë. Edhe në familjen tonë, më në fund lindi djalë. Lajm i ri ky për familjen. Katundin. Murgo lehu në lëmë. Ulëroi si ujk. Gjeli i përplasi fletët dhe hipi në gardh. Këngës i dha zjarr.
Vite më vonë, pas lufte, Burri i Njerkës ma përzuri në pabesi Nënën, matanë detit. Babain e rrasi në burg. Përkujdesjen time, tashti e mori në dorë Burri i Njerkës dhe Njerka. Vite të vështira ato, kur unë fillova të rritem nëpër livadhe, bëj hapat e parë në Shkollë. Nuk kisha libra, nuk kisha fletore, nuk kisha laps, nuk kisha çantë si Kopilat e Njerkës. Unë e kisha një gjysëm libri, disa fletë fletoreje, një gjysëm lapsi dhe një copë gome nga çizmet e grisura të Babait. Megjithatë, në njërën dorë gjysmën e bukës në dorë, e në tjetrën librin, rrokesha pas bishtit të Sagjinit që më tërhiqte zvarrë rrugës pas kullosave për te Zabeli Çelike. E pak më vonë, me dhenë edhe qafë për qafe me ogiçin me këmborë te Përroni i Thanës.
Vite të vështira ishin ato në atë kohë në prehërin e Njerkës. E kaloja ditën me bukë thatë e natën pa gjumë me ëndërra të tmerrshme mes xhindeve që më hidhnin dorë më dorë mbi çatia majë lisave. E në mëngjes, pak para agimit më kthenin në shtëpi, në shtrat. Tjetër jetë bënin Kopilat e Njerkës. Tambël pinin me kusi sa t’u dojë barku. Mish hanin gati për çdo ditë. E mua m’i hidhnin eshtrat që t’i lëpi pak, matanë sofrës në një shkam me tre këmbë.
Edhe kur u rrita, unë u rrita pa Nënë. Njerka më tepër kujdesej për Kopilat e vet në shtëpi. U rrinte gati pas çdo kërkese. E mua më dënonte me punë. Herë pas here edhe pa bukë. Kopilat e saj kishin edhe para. U jepte bursa për t’u shkolluar brenda e jashtë shtetit. E mua më thoshte: ti shko mëso te hoxha!
Vitet ikën njëri pas tjetrit me varfërinë në shpinë. Edhe unë u rrita me shumë mundime dyerve të hallkut në Shkup e Prishtinë. Përndjekjeve të Njerkës që të bëhem djalë i mirë e me besë. Një ditë e kreva edhe shkollimin. Dhe, duheshte të gjej punë. Njerka përseri më mori në mbrojte, më tha: ti duhet të punosh si mësues në malësi. Shkaku se atje, për ty kemi më shumë nevojë. E kopilat e vet i punësoi në Qeveri. Ministri. Redaksi. Edhe kësaj radhe e dëgjova Njerkën, shkova si mësues në malësi.
Gjatë ndryshimeve “demokratike” kur më isha bërë burrë dhe shkrimtar, kisha krijuar familje, Njerka përsëri më këshilloi, tha: ti duhet ta duash “Tatkoto”. E ke baba. Edhe mua, Njerkën si nënë!
E kundërshtova. E Kopilat tu, që natë e ditë më rrinë mbi kokë?! “Vëllazërit”, që përditë më spiunojnë në Polici?! Edhe sot në “demokraci” si dje në komunizëm, vendosin për Lirinë dhe të drejtat e mia kombëtare: gjuhën, shkollën, historinë, kulturën... Gjithë jetën e kanë shitur veten një torbë taxhi. Në emër të shqiptarëve luftojnë për Liri, arsim, kulturë... Shqipëri etnike. Argatë bëhen në botimin e “ Makedonska knizhevnost... Makedonska enciklopedija...” Dhe, të nesërmen më thonë mua, ti dil protesto në rrugë. Ashpër reago në mjetet e informacionit. Qesharake, sot unë u them: gjithë jetën e kalova me reagime në gazeta e protesta në rrugë. Edhe ata t’i dua?! Po. Patjetër, duhet të reagosh në mjetet e informacionit, më tha Njerka. Vëllezërit tu janë akademikë. Anëtarë të Akademisë së Shkencave Maqedone.
Jo, iu përgjigja. Problem nuk kam me “vëllezërit” sllavomaqedon, po me vëllezërit sllavoshqiptar. Fundi i fundit, pa e pastruar Oborrin tim, nuk do të merrem me pastrimin e Oborrit të Komshisë. Unë kurrë nuk ju kam dashur e as mund t’ju dua juve si prindër të rrejshëm. Unë e dua Babain dhe Nënën time të vërtetë!
Hë, lexues i nderuar si thoni ju?! A duhet Burri i Njerkës (Tatkoto), Njerka dhe Kopilat e saj pas gjithë këtyre dënimeve?!... Përndjekjeve... Burgosjeve... Vrasjeve... Shitjeve... Falsifikimeve të historisë... Letërsisë shqipe...
Jo. Atëherë, natën e mirë! Dita vjen nesër... Dita...
Kopila, ikni nga sytë – këmbët! Kokën po të doni, futeni edhe në hale! Sytë, lani me gjiriz!...
Njerka, kurrë nuk bëhet Nënë... Kopilat, akademikë...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
» Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi