Berisha pritet në New York, nga Lartësia e tij, Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Në New York, Kryeministri Berisha u prit ngrohtësisht nga Lartësia e tij, Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Ky takim u zhvillua në Rezidencën e Misionit të Katarit pranë OKB-së në New York dhe ishte një finalizim dhe zgjerim i diskutimeve të nisura me Lartësinë e Tij në vizitën e suksesshme të Kryeministrit Berisha në Katar.
Në këtë takim që kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Emiri Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani u shpreh se ndihej i kënaqur që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Katarit po zhvillohen dhe janë në një nivel shumë të mirë. Të dy liderët shprehën vendosmërinë dhe angazhimin e tyre për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh.
Kryeministri Berisha, duke shprehur kënaqësinë për këtë takim, tha se qeveria shqiptare dhe ai personalisht do të impenjohen për forcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria ka njohur një zhvillim të madh vitet e fundit dhe qeveria po bën përpjekjet maksimale, veçanërisht për të krijuar një klimë sa më të ngrohtë biznesi. Shqipëria, - tha Kryeministri Berisha - është një vend me potenciale të mëdha, me një pozitë të admirueshme gjeografike dhe përballë një tregu shumë të madh, si ai europian.
Kryeministri Berisha shprehu interesin e Shqipërisë, veçanërisht për investime në fushën e shfrytëzimit dhe përpunimit të gazit të lëngshëm. Në këtë drejtim, Kryeministri mori edhe mbështetjen e Emirit të Katarit.
Kryeministri Berisha u shpreh se kompanitë e Katarit janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri dhe janë të favorizuara gjithashtu nga një sistem fiskal i përshtatshëm. Kryeministri u shpreh se ndjente kënaqësi që një kompani e fuqishme e Katarit po punonte me sukses në fushën e turizmit në Shqipëri dhe se shpresonte se suksesi i saj dhe bashkëpunimi i mirë me palën shqiptare do t’i hapë rrugën edhe shumë kompanive të tjera të Katarit që të investojnë në Shqipëri.
Një fushë tjetër me interes për investitorët nga Katari, u shpreh Kryeministri Berisha, do të ishte infrastruktura, që është edhe një prioritet i qeverisë shqiptare. Modernizimi i infrastrukturës së vendit do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë.
Emiri Al Thani u shpreh shumë i interesuar për mundësitë që ofron Shqipëria për afrimin e kompanive të mëdha të Katarit dhe se ai do të angazhohej personalisht në suksesin e këtyre kompanive. Ai ripërsëriti faktin se komuniteti i biznesit kishte shprehur interes të veçantë për turizmin, duke qenë se 30 për qind e popullsisë së Katarit gjatë gjithë vitit e shfrytëzonte shumë atë. Në këtë aspekt, u shpreh ai, edhe turizmi shqiptar do të përbënte një fushë me shumë interes për ta.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku Kryeministri Berisha u shpreh se shpresonte se edhe Katari do ta vlerësonte njohjen e Kosovës. Emiri Al Thani tha se ai vetë do të kishte një takim në New York me Delegacionin e Kosovës dhe do të diskutonte me ta gjerësisht për këtë. Ndërkohë, ai u shpreh se e gëzonte ecja e Kosovës në rrugën e modernizimit.
Emiri Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani iu përgjigj shumë pozitivisht ftesës së Kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë dhe u shpreh se në vijim të agjendës së tij do të shohë mundësinë të vizitojë shpejt Shqipërinë, për t’u njohur nga afër me bukuritë e potencialet e saj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pas pak minutash pritet të votojnë Berisha, Rama, Topi, Basha e Meta
» Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha, pas kthimit nga vizita në New York
» POEZI NGA THANI NAQO
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Cikël poetik nga Thani Naqo

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi