Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet në Zvicër Roman Polanski

Shko poshtë

Arrestohet në Zvicër Roman Polanski Empty Arrestohet në Zvicër Roman Polanski

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:53 pm

Arrestohet në Zvicër Roman Polanski

Regjisori i famshëm Polanski mori Oskar në 2002


Arrestohet në Zvicër Roman Polanski Polanski%20(Small)

Regjisori i filmave, Roman Polanski është ndaluar nga policia pas një urdhër arresti amerikan 31 vjeçar, kanë bërë të ditur autoritetet e Festivalit të Filmit në Zyrih.
Organizuesit thanë se Polanski, 76, u ndalua nga policia të shtunën, ndërsa shkoi në Zvicër nga Franca për të marrë një çmim për punën e tij shumë vjeçare.
Policia në Zyrih nuk e konfirmoi menjëherë informacionin.
Zoti Polanski pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare në 1977, por ai u largua në Francë para se të dënohej.
Regjisori me origjinë polake nuk ka shkuar në SHBA tashmë për më shumë se 30 vjet. Ai ka shmangur të filmojë edhe në Britani nga frika e ekstradimit.
Oskari që atij iu dha në 2002 për filmin The Pianist u mor nga Harrison Ford.
Organizuesit e festivalit të Filmit në Zyrih thanë se arrestimi i tij kishte shkaktuar "shok dhe zhgënjim", por se ata do të vazhdojnë me planet që kishin për të bërë një retrospektivë të veprës disa vjeçare të regjisorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi