Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman Empty VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 09, 2012 12:04 pm

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman

Tregon D.

-Fragment -

-Nuk kam turp prej teje, - përsëriti për të dytën herë. Çfarë i kishte ndodhur asaj në jetë? Nuk mund ta pyesja. Ajo do të fliste.
-Përse nuk më thërret në emër? – e pyeta.
Ajo u mblodh kruspull e, përsëri, tha diçka të pabesuar:
-Kam turp! Po emri yt është kaq i bukur! –
Grua e çuditshme. Në ç’botë kishte jetuar ajo?
-Më thirr atëherë “i dashur”, - thashë.
- I dashur, i dashur, - guiti ajo!............................
Të dielën shkova në dhomën e saj që ta marr për një kafe në lokalin më luksoz. E gjeta kur sapo kishte nisur të bënte kafenë. Vara pallton dhe ia mora xhezven nga duart. E plotësova për dy filxhanë. E mbusha nga shishja me ujë Tepelene dhe e vura mbi furnellën e vogël të gazit. U ulëm të dy në divan.
-Të kisha thënë që kafenë do ta bëj unë, - i thashë. Më thuaj, a e kam bërë ashtu si duhet? –
Ajo la filxhanin e saj mbi xhamin e tryezës përballë.
-Fute kafenë në gojë, po mos e përcill. Dua të ma japësh mua nga goja jote! –
Vuri kurrizin në prehrin tim dhe priti. Ajo grua m’i mbushi sytë me lot. E shtrëngova fort pas kraharorit. Duart m’i lidhi pas qafe, ku mbështeti fytyrën dhe unë ndjeva se si qafa m’u lag.

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman 556506_504643109563206_1425696408_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi