Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Treshja: Konkluzionet Kryesore.

Shko poshtë

Treshja: Konkluzionet Kryesore. Empty Treshja: Konkluzionet Kryesore.

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:18 pm

Treshja: Konkluzionet Kryesore. Treshja ka rishikuar pozicionet e dyja palëve. Pa paragjykuar në pozicionet e dy palëve për statusin, parimet në vijim mund të hapin një rrugë drejt një zgjidhje:

1. Beogradi dhe Prishtina do të fokusohen në ndërtimin e natyrës speciale të marrë-dhënieve ekzistuese mes tyre, veçanërisht në dimensionet e tyre historike, ekonomike kulturore dhe humane.

2. Beogradi dhe Prishtina do të zgjidhnin problemet e tyre të ardhshme në një mënyrë paqësore dhe nuk do të futeshin në veprime ose prirje që do të konsideroheshin si kërcë-nim për palën tjetër.

3. Kosova do të integrohet plotësisht në struktura rajonale, posaçërisht ato që përfshijnë bashkëpunimin ekonomik.

4. Nuk do të ketë kthim në statusin para 1999.

5. Beogradi nuk do të qeverisë Kosovën.

6. Beogradi nuk do të rivendosë një prezencë fizike në Kosovë.

7. Beogradi dhe Prishtina janë të përcaktuar të bëjnë progres drejt asocimit dhe eventualisht anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu të ecet progresivisht drejt strukturave euroatlantike.

8. Prishtina do të zbatojë masa të gjera për të rritur mirëqenien e serbëve të Kosovës sikurse edhe komuniteteve tjera joshqiptare, posaçërisht nëpërmjet decentralizimit të qeverisjes lokale, garancive kushtetuese dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e fetare.

9. Beogradi dhe Prishtina do të bashkëpunojnë në çështjet e shqetësimit të dyanshëm, përfshirë:

a. Fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e të zhvendosurve.

b. Mbrojtjen e Minoriteteve.

c. Mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

d. Perspektivat e tyre evropiane dhe iniciativat rajonale.

e. Çështjet ekonomike, përfshirë politikën fiskale dhe energjinë, tregun dhe harmonizimin
me standardet e BE-së dhe ndërtimin e një strategjie të rritjes së përbashkët ekonomike dhe zhvillimit në linjë me iniciativat rajonale ekonomike.

f. Liri të lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve.

g. Sektorin bankar.

h. Infrastrukturë, transport dhe komunikacion.

i. Mbrojtjen e ambientit.

j. Shëndetin publik dhe mirëqenin shoqërore.

k. Luftën kundër krimit, veçanërisht në fushat e terrorizmit, trafikimit të njerëzve, armëve dhe drogave si dhe krimin e organizuar.

l. Bashkëpunimin mes komunave dhe Qeverisë të një prej dy palëve.

m. Arsimin.

10. Beogradi dhe Prishtina do të vendosin trupa të përbashkët për të implementuar bashkëpunimin.

11. Beogradi nuk do të përzihet në marrëdhëniet e Prishtinës me Institucionet Ndërkombëtare Financiare (IFI).

12. Prishtina do të ketë autoritet të plotë për financat e saj (taksimin, të ardhurat publike etj.).

13. Procesi i Stabilizimasocimit të Kosovës me BE-në (Tracking Mechanism) do të vazhdojë pa pengim nga Beogradi.

14. Komuniteti ndërkombëtar do të mbaj prezencën civile dhe ushtarake në Kosovë pasi të jetë përcaktuar statusi.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi